E shtune, 21.12.2024, 12:23 PM (GMT)

Kulturë

Prend Buzhala: Takim me Abidin Krasniqin, përkthyesin e Lahutës së Malcís në frëngjisht

E enjte, 31.10.2019, 08:16 PM


TAKIM ME ABIDIN KRASNIQIN, PËRKTHYESIN E "LAHUTËS SË MALCÍS" FRËNGJISHT

Nga Prend Buzhala

Një takim me vlerë: me përkthyesin e ri shqiptaro-francez Abidin Krasniqi. Adidini ka përkthyer frëngjisht "Lahutën e Malcís" të At Gjergj Fishtës. "Le luth des Montagnes" Une épopée albanaise. Botues : L'Harmattan, Paris 2019 e që është ndër shtëpitë më të mëdha botuese të Francës. "Kam bërë punë të pandërprerë disa vite", thotë Abedini.

1.

Tashmë "Lahuta..." ligjëron edhe frëngjisht. Abidini kishte ardhur për të vënë kontakte me institucione e njohës të folkloristikës, më saktësisht, të epikës shqiptare. "Do ta përkthej edhe një antologji me këngë epike shqiptare", zotohet Abidini.

Të mos harrojmë:më 1958 "Lahuta..." ishte përkthyer gjermanisht nga albanologu austriak Maksimilian Lambertz. Shënim nga radio Vatikani:

"U përkthye disa herë italisht, duke nisur nga imzot Jul Bonati. E pastaj nga Ernest Koliqi, që deshi ta realizonte plotësisht, por u ndal vetëm tek disa kangë: Kanga XXVI “Koha e re”(1962); Kangët XII-XIII- XIV-XV, të shoqëruara me hyrje (1971) dhe Kangët II-III-IV (1973). Përpjekje për ta përkthyer në italisht bëri edhe Atë Fulvio Cordignano, që e vlerësonte shumë kryeveprën e Fishtës, të cilën e bëri të njohur në bashkësinë e jezuitëve aq, sa të nxiste sivëllain, Atë Giovanni Giorgiani S.I., kryeredaktor i programit “Orizzonte Cristiana” pranë Radio Vatikanit, të mbronte diplomën me “Lahutën”, duke ia përkthyer në italisht të gjitha pjesët, që i duheshin. Kjo punë diplome ruhet në Bibliotekën Françeskane, në Shkodër."

Disa vite më parë (2008), përkthimin në anglisht të Epopesë Shqiptare, e bëri albanologu i njohur, i ndjeri Robert Elsie dhe Janie Mathie -Heck, sponsorizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

2.

Tash “Lahuta...” flet edhe frëngjisht.

Ai sot ia dorëzoi një ekzemplar Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Prishtinës. Kësaj ardhe, ai do t’i ketë kontaktet e para në Prishtinë e në disa qendra në Shqipëri, për prezantimin e përurimin e veprës. Deri më tash e kanë vlerësuar lart përkushtimin e madh të Abidinit në këtë përkthim.

Edhe unë sigurova një ekzemplar me nënshkrimin e autorit...

Përgëzime të pafund për këtë punë kaq të rëndësishme!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora