Kulturë
Zymer Mehani: Duke e ndihmuar familjen, ai e ndihmon edhe atdheun
E diele, 27.10.2019, 10:19 AM
Duke e ndihmuar familjen, ai e ndihmon edhe atdheun
(Shkrim
për mikun tim dhe të librit, z. Florim Beqiri, librashitës, me rastin e botimit
të librit të tij të parë “Koha që nuk kthehet më” (Ditar i tij si librashitës),
Prishtinë, 2019)
Shkruan
Zymer Mehani
Florim
Beqiri, një emër tashmë i njohur nga shumë lexues kryeqytetas, mik i libri dhe
yni, tash e 20 vjet, me kujdes të veçantë dhe me përkushtim gjithnjë është në
shërbim të lexuesve si librashitës, që veprimtarinë e tij e zhvillon në sheshin
“Zahir Pajaziti” të Prishtinës. Me vite të tëra, ky dashamirës i librit, bëri
punën e librashitësit në të ftohtit e dimtit dhe në vapën përcëlluese të verës,
në ditët e vjeshtës me stuhi e shi, në ditë pune e në vikende, asnjëherë pa u
ndalur. Pra, ky njeri, punën e tij e bëri në kushte kurrfare, por dashuria për
librin prore i dha forcë dhe vullnet që të jetë në shërbim të lexuesve dhe
kësofare duke e ndihmuar familjen, doemos e ndihmoi edhe atdheun. Themi kështu
duke u bazuar në faktin se te z. Florimi shumë shtresa lexuesish: nxënës,
arsimtarë, e sidomos studentët prore gjetën zgjidhje, ngase te stenda e këtij
librashitësi, ata gjetën librat dhe literaturën e kërkuar, të cilën ndodhte që
të mos e gjenin në libraritë e kryeqytetit, e madje as në Bibliotekën Kombëtare
“Pjetër Bogdani” të Prishtinës.
Unë
Zymer Mehani, si mik dhe bashkëpunëtor i z. Florim Beqirit jam vetë dëshmitar
kur te stenda e tij afrohej studenti kosovar, z. Florimi me këmbëngulje gjente
zgjidhje për kërkesat e tij rreth literaturës së kërkuar, ngase tek ai parësore
ishte që t’u ndihmojë studentëve, për të cilët shpesh më thoshte:
-Prof.
Zymer, këta (studentët) janë e ardhmja e kombit.
Këto
ditë Florim Beqiri e botoi librin e tij të parë: “Koha që nuk kthehet prapa”
(ditar i tij si librashitës), në të cilin shpalos dromca kujtimesh nga më të
ndryshmet, që posa t’i lexosh, do të të kaplojnë emocionet. Unë po ndalem në
faqen 112 të librit në fjalë, ku me admirim dhe sinqeritet të thellë z. Florimi
ka ravijëzuar portretin tim, duke më bërë nder të veçantë dhe personazh të
rëndësishëm të librit të tij.
Ja
se çfarë ka shkruar z Florimim miku im i vlerave të larta njerëzore dhe
kombëtare e kulturore:
“Zymer
Mehani. Pasi që çdo ditë e kam ditë pune, ditët, datat fare nuk kanë ndonjë
rëndësi për mua. Megjithatë e kuptoja
se jemi në ditët e para të muajit, kur
pranë shtëpizës sime të librit vinte profesori i gjuhës shqipe, Zymeri. E dija
se e kishte marrë pagën dhe e dija dashurinë e tij që kishte për librin. I dija
edhe cilat libra i kishte interes t’i blinte; e dija se kurrë nuk do të
kërkonte të bënte Pazar për çmimet e librit, që i caktoja unë. E dija se më çmonte njëjtë ashtu si librat,
për të vetmën arsye se i donte librat me
zemër dhe mua më njësonte me to.E dija
se shpeshherë do të blinte më shumë sa që kishte para me vete. E dija se pastaj
me një përulje do të më pyeste kur mund
të paguante pjesën e mbetur. E dija se saktë në atë ditë do të shlyente borxhin e mbetur. E dija se ai
në bibliotekën prej mijëra librash
kishte investuar para të mëdha. E dija se raftet e librave i kishte për qejfi. E dija se mblidhte secilin botim
gramatike, fjalori gjuhësor, koleksionues si asnjëri tjetër i letërsisë për
fëmijë. E dija se kur para nxënësve do të shpjegonte për shkrimtarët: Naim Frashëri, Sami
Frashëri, Pashko Vasa, Luigj Gurakuqi, Jeronim de Rada, Migjeni... ai në klasë,
në tavolinën e tij, do të vendoste kompletin e librave, e të gjithë nxënësit do
t’i shihnin veprat me sy e me shqisën e të dëgjuarit do të dëgjonin ligjëratat
e profesorit (Zymerit). Zymeri ndodhte të paguante për një libër shumë të madhe
e në të njëjtën kohë të më dhuronte falas dhjetëra, qindra libra. Nuk kisha
mundësi ta kundërshtoja apo të kërkoja çfarëdo marrëveshje tjetër, bëhej fjalë
për zemërgjerësinë e tij. Zemra nuk mund
të preket! Ky është Zymeri, djali nga Llapi, dashuria e të cilit për librat
është e veçantë. E di se kur ndonjëri nga studentët dëshpërimisht në kërkim të
fundit të librit të nevojshëm do të pyeste se mos gjendet në librarinë
time, ndonjërit nga ata që do t’i
telefonoja së pari do të jetë Zymeri. Ndodh ta ketë edhe nëse e ka, do t’ia
japë secilit student pa asnjë shpagim...”
Z.
Florim Beqirin e falënderojmë nga zemra, që më bëri personazh të rëndësishëm të
ditarit të tij.
Zoti
ju bekoftë, miku im me familjen tuaj!
Podujevë, më 15 gusht
2019