| E merkure, 23.10.2019, 05:42 PM |
Bardhyl Maliqi
VEGIM
DRITE
Vegim drite kjo bukuri e
bardhë,
etyd pranveror në mëngjes
prilli
apo udhë buzë lumit ku
vjeshta
si det ka fryrë erërat
përsëri
dhe fustanella bëhet
kambanë,
që thërrat lutjet e Krishtit
të mbushin mbase enën e
shpirtit.
Por unë jam bërë si gjithçka
tretësirë,
erërat e kohrave më bënë mik
me një gur
përsëri për Rean, për
Leonine, por jemi në prill.
Moj bejka nga Konispoli, ti
peshë e shpirtit tim,
portretin e dhimbjes u bëj
poetëve martirë,
në peisazhet dimërorë ku nuk
ka më tela telefoni.
Nën një qiell të grisur, det
të kam zili,
që dallgëzon për dashurinë
në një cast dyzimi.
Në një trendafil ere desh më
mbyte tek shëtisja dashurinë
dhe bëhesha si i
vogël në gëzimet e mëdha.
Mëkat që gjithë fjalëve të
bukura
qurkun e shenjtë u hodhi
vjeshta me thellësi nazike.
Post Shen Valentin , ti je
dashuria,
me diell, me shi, me enigma
vijash?!
Apo ngrohtësi e vendlindjes
doli
si etyd shpirti për të
ringjallur peizazhet e vrarë,
se Maraz më ka mbetur
Femijëria!
Tek bodrumi i gjyshe
Ballkos, te koshi i plehrave
në agsholin e mëngjesit, në
muzgun e një dite
ne dhe lisat me duar të
shtrira presim shirat e para
e pllumbat mplaken për
merakun e fundit
tek më pyesin sikur më luten
për Taip Madanin.
Koha më flet me zëra si
klithma çafkash
dhe jashtë ravijëzohet si
portret mëngjesor
Era. Apo unë e bej Erën të
nxjerrë nga vetja?!
Sa herë ja kam ndjerë
psherëtimën vjeshtës së artë
në agimin e kësaj jete,
nëmëngjesin e një dite
dhe i jam lutur erës të më
shpjerë te fëmijëria,
te shtëpia jonë në Pargë, në
Paramithi.
të mundja Zeusin nga Dodona
në shesh të Konispolit
do ta zbrisja me mall, me
dashuri.
se kam një ëndërr të bukur
baba,
dua të të takoj patjetër ty.
U ndamë në një stinë
shtegtimesh
heshtëm kur mund të flisnim,
por tani s’ka kush na pret
udha që bëra në ravgimet e
vjeshtës
më sjell si vegim fëmijërinë
time
atje në Konispol, ku
shkruaja poemën e gurit,
mes vizatimesh të një
matematike të thjeshtë
sikur të gdhendja para kohe
karakterin e burrit
tek mblidhja si boçe pishe
lajme plot helm...
TI MËRGON
BASHKË ME DIELLIN
Ti mërgon me diellin
Lediona, me yjet me natën,
me lekurën qumështore dritën
konkuron
dhe me sytë e kaltër qiejt
dhe ujrat.
Ti je mendjehapur si gji
oqeani,
ti erdhe nga uji, por linde
buzë dritës,
i ngjan pulëbardhës dhe
pemës së qershisë,
këldhet në valë e në dallgë,
se kërkon të vish,
shkon si zog i detit mbi
dallgë e mbi shkumë,
bën flirt me natën kur
“gardianët” bien në gjumë.
Dhe kërkon të rrish me të si
këngë vere,
me trupin si kishë ku falja dëshiron të hyjë.
Je si do të doja të isha, si
vegim drite, si iluzion optik,
dhe ti porsi unë edhe i duam
marrëzitë,
se erdhëm nga uji, a erdhëm
nga yjet,
se edhëm nga qiejt, kjo s’ka
rendësi,
si diell në perëndim bie ky
shi, pos mortem,
si vaj qelqesh në dritare, si zjarr, si agoni….
Pkëla uji, pikëla drite, pikëla
nate, pikëla dite,
prej ëndërrës dalin, drejt
ëndërrës shkojnë,
ngushëllimi këmbëshpejt
mbaroi, tani është në ikje,
si antiharresë do të kujtojë
plagët kozmike.
Bëj kujdes vajzë, mos u
fshih pas maskës,
botës një llambë a një dritë
i mjafton,
i njejti mur, ai peng malli,
e njejta dhomë,
ku kemi harruar Konispolin,
qytetin tonë.
A ka dalje nga profetësia?
Rekuem për letrat,
kjo nuk është prozë, esse as
një poezi,
atje jemi ne, që erdhëm nga
uji, nga yjet,
nga lundrimet e largëta, nga
brigjet e joshjes,
nga shkulmet e dallgëve të
kaltra të mallit,
te brigjet e këngës që klith
si poezi.
Pas një shtegu drite si
prindër orvatemi,
te shuajmë urinë e ethshme
të djalit.
Jemi në udhëtimin e parë
drjet botës,
ndaj rritu vogëlushja ime,
nesër do të përjetosh
të gjitha gjërat që nuk
ndodhën sot.
Kjo shtëpi nuk më përket
mua,
do të ikim, rruga për në
tempull është e gjelbër,
dhe Krishti na pret i
përgjakur, me syrin si lot.
Ka brigje, ka shpresë -
thoshte nëna. Babai,
vëllai im i palindur, motra,
përse duhet,
ky kthim në bankën e parë? O
ba, do të dish,
a mund të kthehemi? “Rruga
për në shtëpi
është abatarja e mallit”,
thotë babai.
Për një djalë të vogël që
erdhi nga yjet,
për mua si ozonin, për yllin
e bardhë,
ky është një varg me 5 këngë
të detit ,
të oqeanit. Është kjo dorë
që më përkund,
një pikë uji, që bëhet burim
jete
dhe udhëtimeve të shpirtit
ravëgon pa fund.
Dhe ndodh zbutja e zemrës
nga malli,
nga ikja e Evës, nga ndarja
nga Adami,
për të zbuluar një galaktikë
të re,
ku varrmihësit janë të
panevojshëm,
se pluhur i bardhë yjesh do
të jemi ne,
ndaj mos mërgo me diellin,
se ti s’je si ne!
NJERËZ,
DUAJENI NJERINË!
Njerëz, duajeni
njerinë!-është zëri juaj,
është thirrja juaj Për
Krisht dhe apostuj,
trëndafila dhe dafinë. Jam
unë dhe deti,
perëndia juaj, këshilla e
nënës e tillë ka qenë,
e bukura dhe dhimbja,
shenjtëria juaj!
Tri strofat për nënat i kam
qarë me lotë mbuluar,
me foton e Melina Mërkurit
në duar,
të qindra Melinave
atdhemohuar.
Nëna, shenjtërimin tuaj e
lus me sy detari,
për mustaqet e burrit
betohem, me besë shqiptari,
unë Sotir Jani, lukovijoti,
Sotir Bregdetari!
Njerëz, duajeni njerinë!-dhe
në gaz të varrosur
fjalëmbla - të dua, jemi bij
të perëndisë,
guri i atdheut na u bë
patkua, na shenjtëroi
balta e tij, Saranda, ajo më
ngacmoi e para,
ajo më mësoji që njeriun ta
dua njeri!
Shëtis Athinës, por jam
përjetë lukovjot,
më dëgjon ti Akropol dhe ju
politikanë,
mos u bëni xhelozë së mua
balta e mëmëdheut
më rëndon, do të vdes aty ku
linda, në Shqipëri!
do të vdes duke mbledhur
portokalle,
pas do të lë dashurinë time
të madhe!
Kujtoni ku ishim, ku jemi
dhe ku do vemi,
mos u bëni xhelozë, ne me
bukë e ju me gurë,
neve lule, ju xhandarë, për
cilët trima ne u vramë?!
Gjithnjë ndezur rri
pranvera, në qerpikë lulëzoi,
Himara taksa s’pagoi, në
daçi mbesni pa gojë!
Dimë se ç’duam ne
shqiptarët, kush do sharë
e kush do vrarë, kush do
shkulur me rrënjë e farë...
Dashuria s’harron kurrë, dashuron kush është burrë,
puthja buron dashuri. E do
nderin, o Njeri?
Trembet djalli nga thimjana,
jemi të gjithë Kapedana.
Kiçua vërtet këndoi, iso i
bëri dhe përroji,
iso bre, i bëjmë dhe ne,
rrotull rrapit degëgjerë,
ku mblidhet Nivicë e tërë.
Vemi ku na shpie prilli,
te kënga e te bilbili, ku
çel bari e tërfili.
Oh ç’më zuri dashuria, e
gjeta ku ra shamia,
trimi mbetet i mrekulluar,
puthjen ka për të fituar.
Një shaka në valle bërë,
tronditet bregu i tërë.
Qemë akoma të parritur,
aguridhë e të padirsur,
po zemra pluskon mbi valë,
do ta marrë kush ta marrë,
me një puthje ne u dehëm, pa
unaza, por u deshëm,
do jemi gjithë jetën bashkë,
do jetojmë dhe në Mars!
NË TË GJITHA KUPTIMET ERBAIN
Në të gjitha kuptimet e fjalës ‘erbain’,
brenda poezive të dyzetë vjetëve
aty ku psherëtin prej thellësisë së shpirtit Ismet Ozel,
përmes simbolizmit dhe hermetizmit të tij
do t’iu përcjell kambanat e një zëri krejt të artë,
të një zeri që shpirtra drithëron në preludin e vet,
apo në çdo kandjellje të vacantë.
Aty ku paraqitetsi statujë e bardhë dimërore,
i lodhur, nën vellon e gjetheve cipëbakërta,
Krezus, humbja që të ka ty në të,
qoftë edhe pa krisma dyfeku që ndjelllin vdekjen e një zogu,
në pllajat e mjegullta të maleve të pavarura,
aty ku dyert e shiut në errësirë thurrin lavdërime,
lavdërime për hënën dhe për largësinë e yjeve.
Ne e dimë se një mace në Vaterlo nuk ka asnjë rëndësi,
pasi ndiçimi i hënës nuk i tremb zogjtë e natës,
është ndriçimi i flakes së barutit që ndjell viktimat
dhe të bën t’u vesh supet dhimbjeve në vrapimin
e natës e të ligjërosh këngën e parë për ushtarin e vdekur.
Nga shikimet e vagulluara nën pushtetin e frikës së natës
shpesh vijnë përkufizime makthesh dhe fobish.
Por kur ndizet një dhimbje duhet ndjerë gëzimi,
se organizmi reagon në përshtatje mëngjesi.
Ishte me vlerë dje fjala ‘partizan’, që sot ndjell pështjellim,
ankkthin e rikthimit dhe frikën bashkëkohore,
se mos harmonika e një revolucionari na bëhet qefin,
qefin për të dashurën në një mëngjes lirie.
Kalaja e gjakut na thërret me dhe pa revoltë
se e duam jetën dhe pa sembim ja themi:
“e dashura ime jetë”, jam i njejti njeri,
që thur prelude në një vjeshtë në musht,
ndaj kurrësesi mos u shemb, ajo çka të mban gjallë,
është sensi i së ardhmes, ndaj ngrihu të shkojmë në dasmë!
Oh ç’mazut vjershash të këqija mbushur me shpifje,
plot me shpifje për të dashurën time,
shpesh në shtresa të fëlliqura me gjak, ku na thërrasim
të zgjojmë mikun në një natë me borë
me thirrje propogande, provokime,
me dëshpërimin e një enigme të zgjidhur
në një deklaratë paqje, harmonie e bashkëpunimi.
Amentu, besoj te tezat kundër mendjes
në blunë e Mesdheut që thellohet drjt horizontit.
Hiqma nga brenda këtë dyshim mizor, ose eja ti,
ose merrmë mua atje, Ismet Ozel,
se vdekja allafrënga në tri kohë vjen:
“ils sont eux”, ata janë ata që janë,
ujë i kripur në matarenë time,
kufoma mes dhëmbëve tanë,
radhët pas fotografisë sime të fundit
duke i buzëqeshur xhelatit tim...
FJALA
GJITHNJË NDRIT...
Llambi, dje u shove, nuk bën
me dritë,
por fjala tënde, gjithnjë do
‘ llamburitë...
Ti u shove
poet, por na le një testament,
si fjalë ari,
shkruar mbi argjend!
Na le tokën, ne të gjithëve,
jo vetëm
Gentit, djalit tënd
Na le plugun dhe farën,
na le ujin dhe burimin,
që etjen plisit ti t’ia shuajmë.
Me shkrim të gjitha na i le,
me një tapi prej noterie.
Po lot nuk na le, as heshtje e vaj.
Na le këngën dhe ison të mos kemi vetmi,
zërin tënd na le, të zgjohemi herët.
Kur jeta të shterojë, pak tokë na le
për vdekjen
tënde, te vendi yt,
pak dhe hi e ca zaje deti e shkulmë dallge.
të mbollëm në
krah të varrit një bli të bardhë
që një fole ta ngremë si mbi ballë,
të çlodhen zogjtë në fluturim,
që të këndojnë
një këngë vaji,
për ty or
Llambi, or miku im!
DRITËHIJE
TUNDUESE
Dritëhije tunduese ka në
psherëtimat e fjalëve,
në oborrin e festës ku
shfaqen pantera dhe
shenja abstrakte fshehin
horizonte, ndërsa
perënditë nuk na pranojnë
lutje të shtirura,
ndërkohë që në shkëlqime
verbuese shfaqen
vetëm pikëllime gjysmështize
flamurësh të vrerosur.
Alfabete të zhdukur në
algjebrat e udhës dhe
pranë varrit të vdekjes së
parë doli
një këshillë e urtësisë sime
praj të marri,
ndërsa kurioziteti vret duke
qeshur
relievet në kohën që nuk
soset.
Kur zonjës hijerëndë i ranë
pendët
dhe flatrat e iluzioneve në
shpejtësinë e lodhur
në qytetet e mbyllur nga
brenda nën gërmadhat e harrimit
fathënës të këqinj dolën të
veshur si të ishin nuse.
Ishin shtatë në një të
vetëm, të verbër në gjykime,
pasqyra të liga të vetvetes
që me kutin e tyre
matnin hapësirën që u dilte gjithnjë mangët.
Ndaj nganjëherë pyes kohën
nën degën e thyer
teksa kundroj lumin e së
bardhës,
kur dikush si vetja ime e
dytë hap dritaren.
Që ta dini unë s’jam kurrë
vetëm,
i kam të gjitha trajtat e
emrit tim,
por dhe jetët e tyre të
ngjizura brenda një jete.
Fjalë e orgji, por jo rastësisht si bleta
gumëzhijnë kur braktis kosheren
në fluturimet e saj në
trajtë të një tete.
Everest i padukshëm jam unë,
por ende s’kam arritur në
Kiimanxharo.
Një çast duket Evropa nën
krahë avioni,
pastaj kontinenti im më
fshihet nën mjegulla.
Dal nga ëndërra nën zjarr xixëllonjash.
Zot apo rob zoti jam unë në
këtë sarkofag,
ku përplasen zhurma në
Luginën e Pasvarrit?
Në absurd, pa busull, pa
hijen e malit nën një diell pezull
mendoj se shpella jeton te
fjala,
aty ku është mbërthyer një
trëndafil si rob lufte.
Pa dëshmitarë në çastin e
mëparshëm,
teksa në zgrip u thurr krimi
i fjalës
në kushtin e munguar, në
kohën e munguar.
Qytetit i tregoj një fjalë
me lojrat e mendjes
në labirinte, pa as një lloj
komoditeti,
ku nuk kam as lutjen e
natyrës as fillin e Arianës,
po si do të kthehem vallë
nga gjeometria e absurdit?
Gruaja më pret në breg të
pikëllimit
në pakohësi, në Apokalips ajo mbiu
aty si fik deti dhe qan me
pafajësi.
Po kujt i bëhet vonë veç
meje,
që për dijen e ardhjes
këmbëprerë e pres,
duke lënë gjurmët e mia te
rruga.
Maja në zbritje, në bregun
tjetër vetmi,
ah sikur prej të shkuarës të
zbulohej
një ekuilibër i ri. në
testamentin e turmës
skeleti i frikshëm i gjuhëve
të vdekura
pa mëdyshje të turrej para
furtunës!
Unë do të isha i pari që nën
krimin e së qeshurës
të vihesha në kërkim të
rrënjëve në ajër,
ndërsa fjalë të pathëna me
shpejtësi skëterre
të dilnin nga mitra bashkë
me të porsalindurit.
në garë me kohën misteri i
fjalës mbase vendoste
si në kubizëm, bashkë me
njeriun, me shpirt,
e të qeshur pa faj një Fat
të ri,
ku gjysmat e së vërtetës të
dilnin në dritë
si dëshmi pas vdekjes, jo në
spiritizëm,
por në tempullin e dijes dhe
dritës,
pa pablo eskobarët dhe pa
ndërvarësi.
Qyteti bregdetar plus një i
çmendur
kultivon ëndrra si serra ku
trekëndëshi
pitagorian çvirgjërohet nën
hirin e fjalëve...
U NGJALL
MANXURANA
Udhëtoj pa fund ndër librat
e tu Spiro Thomari,
pi ujë dashurish të vonuara
në prozë e poezi,
duke dallgëzuar detin e
përlotur midis dy puthjeve
apo më mirë midis dy
dashurive të trazuara prej dhimbjesh.
Hedh hapa mbi rrjetën e
merimangës, kur kapet bukuria
dhe me sytë e zemrës kundroj
dritëhijet e një jete,
mbi një varr, i humbur, ngre
një memorial,
kur përplasen botët si
intrigë e bardhë planetesh.
Mbi krahët e shpresës si
gjethe të lodhura
përzihen dëshirat nëpër erën
vjeshtake,
ngjiten edhe zbresin nëpër
maja malesh
me frikën se malli si retë
s’ngrihet prapë,
pa kërkuar të zbresë si shi
laraman
në tokën e huaj, dhimbjen e
çmontoj
si minë në gjoksin e zbrazur
të detit,
si pranverë pa lule nuk mund
të pres prapë!
Ndaj rimbush mushkritë dhe
ndjej se jetoj,
ndaj çdo çast i bukur duhet
shijuar sërish,
le t’i mprehi dhimbja
dhëmbët porsi bishë,
mbi plagët e lodhjes zemra
ndizet pishë!
Mbi dallgëzat jelebardha unë
zhytem prapë,
lot në shtegëtim apo zog i
bardhë,
me shpirtin e mbushur me
isot e vendit tim!
U ngjall manxurana si djali
motak
mbi zemrën e dridhur
shtrihet e ngrihet prapë,
ndërsa hëna e bukur më
troket në xham…
Peisazh I trishtuar me shishet
e birrës bosh,
me diellin dhe botën që
dridhet nga ethet,
në livadhet e gjoksit ku
dallgët flenë e zgjohen
dhe pres pelerinën e shiut
mbi flokët e natës,
që ja vodha yjet për t’i
mbjellë brenda vetes,
por heshtja mik i rrallë në
zemër bën fole.
ndërkohë pres pranverën,
stinën e vonuar,
duke u rrokullisur në
tatpjetën e ditëve.
Vargjet e mi si laureshat
nëpër gjethe,
pa këngë në rrugën e harruar
të buzëqeshjes!
Gjokszbrazur qëndroj si
oxhak i boshatisur,
si malli pa vashat, detin, hënën dhe retë,
fushave djerrë të mbjella
dikur nga ëndrrat e mia,
i zbardhur, shpirtrazuar
thellë nga dashuria,
tani veç përvidhem si rreze
e këputur.
Deri kur? Dallgë e rrudhur
mbi shkëbenj të trishtuar
do të jetë horizont i pamjes
sime? Deri kur?
Është koha të çohem, të rend
drejt zgjimit,
pak qiell duhet, rrugë
ajrore veç për fluturimet!
Është koha të shuhet lemza e
nënës, të marrë rrugë
shpresa e bardhë nën
vezullimin e dritës së hënës
me puthjen e parë dhe
puthjen e fundit.
S’e kuptoj pse rend nëpër
erë, kërkoj bardhësi
kur fati si erozioni
shpirtin ma thërroi,
tek kërkoj këngëzogun në
syrin e prillit,
por lodhem dhe në djepin e
detit u shtriva
të përgjuem dhe lodhjen ta
fshij.
Por ti erdhe me thonjtë e
ndezur të barotit
të thithje nektarin e zemrës
së djegur,
mpakur në dhimbje në pikëzën
e lotit!
Ku ta çoj mallin si bulëz
mureve të pritjes,
kujtimet vërshojnë si lumë i
dalë shtartit.