| E hene, 21.10.2019, 07:50 PM |
Behar (Nazmi) Begolli - Deitë dielli për atdhe
Nga
Zymer Mehani
I
Behar
(Nazmi) Begolli u lind më 06. 03. 1978 në fshatin Tërrnavë të Podujevës. Kishte
kryer shkollën e mesme dhe ishte profesionist i karatesë. Karakterizohej me
disiplinë dhe ishte tërheqës.
Behari
gjatë muajve të parë të vitit 1999 ishte informuar se diku në trevën e Llapit
po bëheshin ushtrime ushtarake dhe e kishte parë të arsyeshme që edhe ai të
inkuadrohej në ato formacione, në mënyrë që t’i dalë krah atdheut të robëruar
nga serbosllavët.
Një
ditë, behari m’u drejtua:
-Abej!
Po deshe, më lejo t’i shkoj në ndihmë UÇK-së.
Vërejta
nga sytë e tij të përndezur se kishte një vullnet të veçantë dhe i thashë:
-Ti
vendos!- dhe ofshana, pastaj vazhdova:
-E
djali im, Esadi që ka shkuar në Gjermani...
Behari
ma ktheu:
-Ai
ka shkuar me arsye e po deshe, unë do të kyçem në UÇK.
Unë
i thashë:
-As
të them shko, as mos shko.....- ngase kisha një përgjegjësi edhe si xhaxha i
tij që isha, por edhe për faktin se asokohe, babai i tij ndodhej larg Kosovës,
në SHBA.
....Nga
këmbëngultësia e djaloshit vërej qartë një vullnet të çeliktë, që të kyçej në
radhët e UÇK-së dhe i thashë:
-Po,
gjenerata juaj është e kyçur në ushtri....dhe besoj se do të të thërrasin edhe
ty....
Dhe
ashtu ngjau. Ai shkoi aty ku deshi dhe s’u kthye më me shpirt.
Behari
u vra më 21 maj 1999.
II
Me
shpërthimin e luftës, çdo pijkëpjekje me Beharin ishte njëherazi edhe takim me
një djalosh me karakter të fortë dhe gjithnjë më të pjekur. Fytyra e tij
bardhoshe, asokohe bëhej e vranët, ngase dëshironte që sa më parë të rreshtohej
në radhët e ushtarëve çlirimtarë të UÇK-së. As bisedat s’ishin më si më parë me
djaloshin trim, sepse mungonin edhe ato llafosjet e këndshme të gjirit familjar
dhe se këmbëngultësia dhe vendosmëria e tij për t’i shërbyer atdheut i kalonte
të gjitha.
Tanimë
lufta ishte përhapur kudo në Kosovë e shpirti luftarak i beharit ishte i prirur
për revolt rinor me dufin guximtar, i gatshëm për luftë. Shpesh fliste me shokë
e miq për luftën e drejtë dhe të domosdoshme të UÇK-së. Ishte edhe sportist i
shquar i artit luftarak-karatesë, element edhe ky që dëshmon për shpirtin
luftarak të tij.
Shpeshherë
bisedonte me të afërmit edhe për mizoritë e egra të njësive paramilitare dhe
militare serbe ndaj popullatës civile shqiptare, pa kursyer, fëmijë, gra, as
pleq. Në këso rastesh, me mllef të madh, por dhe krenarisht deklaronte se
kishte gjak shqiptari, se i përkiste kombit të trimit Adem Jashari dhe s e do
të luftonte edhe ai pa ngurruar kundër agresorit serbosllav.
Nuk
u desh të pritej shumë dhe erdhi çasti i shumëpritur, kur djaloshi iu bashkua
radhëve të UÇK-së për ta dëshmuar dashurinë dhe besnikërinë ndaj atdheut dhe
kombit. U inkuadrua në radhët e luftëtarëve të lirisë vullnetarisht dhe
menjëherë filloi t’i kryente detyrat që i ngarkoheshin. Guximi i beharit i
tejkalonte shpesh edhe normat e pashkruara dhe shumë të rrebta të luftës.
Shokëve u ndihmonte me këshilla që të ishin të kujdesshëm, ngase çdo tepërim
guximi mund të ishte më i rrezikshëm se moskujdesi.
Edhe
pse i ri, Behari inkuadrohet me tërë qeien e tij në radhët e UÇK-së, duke ia
shtuar luftës sonë çlirimtare edhe një pushkë, nga e cila pothuajse asnjëherë
nuk ndahej.
Beharit
gjithmonë i dukej se po e ngarkonin pak me obligime dhe detyra dhe kështu u bë
i dashur sinqerisht nga ushtarët e tjerë, por edhe eprorët, ndërsa fjalët e tij
nguliteshin thellësisht në mendjet e bashkëluftëtarëve.
Edhe
ushtarët më të moshuar te Behari gjenin energji dhe vullnet të pashuar prej një
luftëtari të denjë.
Lavdi
dëshmorit Behar Begolli!