| E premte, 18.10.2019, 07:03 PM |
QARK DITËVE TË TUA FEHIME SELIMI-BUKURIA E ZGJUAR FEMËRORE, DALLËNDYSHJA E PËRHERSHME E LETËRSISË LËVIZËSE!
Nga
Dr. sc. Bardhyl Maliqi
Në vetullate tua prehet fluturimi i dallëndyshes, poetja jonë Fehime
Selimi! Poetët si piktorët e fjalës së bukur skicojnë buzëqeshjet e tua tek ato
fluturojnë nga shtegu i harkuar i vetullave në ëndrrat tona njerëzore. Ne vijmë
tek ty me një grusht dashuri më tepër, të mbledhur në sqepin e pëllumbit të
bardhë të shpirtit gjatë leximit të veprës tënde, Fehmije.Midis këngëve vargu
ytdhe malli i një moti shkrihen e bëhen një dhe
çdo herë kur dita e re i jepte dritë dashurisë sonë, soditjet shpalosen
para buzëqeshjes dhe kënga jote e ka të freskët
ngjyrën e blerimit. Çdoherë kur të rrihnin erërat e të pagëzonin me të
gjitha emrat poetja jonë! Dhe ditët e tua janë mërgimtare të palodhura që
rrugën e vet e masin, me kujtime…e ne poetët bashkëkohës me ty në to bëhemi
çerdhe e zogjve të lodhur në muzgjet e pritjes.Ditët e tuajanë bredhëse të
përjetshme, që në vetvete e ruajnënjë legjendë të heshtur,e ju në të jeni
përrallë e pasosur…Ditët e tuajanë stinë të harruararrugëve të jetëse ty në to
je djep i vjeshës së vonë ku përkunden zgjimet.
Nuk ështe kohë e pakohë, legjendë e shirave që bien ende mbi fushat
tona. Historia shtrinte këmbët në legjendë. Grykave kriste pushkë, shpateve
dëgjohej këngë e fyellit derisapërbotshëm binte shi mbi fushat tona. Dhe ne
Fushat i linim shkret e maleve bënin dasma. Mes dasmave e vdekjeve legjenda
shtrinte këmbët në histori. Dhe ne pa të pa titujemrat e mbiemrat na i
ndërruan. Herë na thane Muhamed, herë Krishtit dhe ne i besuam. Dhe Emra e
mbiemra mbetën e ne, në binarë të kohës dhe Kohën e shaluam.
Ne e dimë Fehime se përmbledhjen e parë letrare “Fjala ime ka etje” që e
botove më 1980 në Shtëpinë Botuese “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, ka ende
etje. Madje etje të pashuar, ndoshta prandaj e e shkrove dhe botove “Lule në
ethe” më 1982 në Prishtinë tek “Rilindja”. Por mbase titulli i librit tuaj
të tretë ”Dita e trembëdhjetë” më 1990 që e botove sërish në “Rilindje” ishte një fletëthirrje e gabuar
për vdekjen tënde të parakohshme, ende një poete 51 vjeçare.
U mblodhën poezitë e tua në sirtarë kujtimesh dhe “Kohë shirash” u botua
fatkeqësisht pas vdekjes tënde më 2007 nga Shtëpia Botuese “Vatra”. Ikja juaj
para kohe la një boshllëk jo vetëm në zemrat tona, por edhe në letërsinë tonë,
sepse ty ende gjithsesi nuk e kishe thënë fjalën e fundit. Qoftë i përjetshëm
kujtimi yt Fehime! Këto kam përshpëritur edhe në Filat, Pargë, Konispol e
Sarandë këto ditë të zgjimit të kujtimeve të tua në Çamërinë tonë. Kam
përshpëritur qark ditëve të tua Fehime Selimi-bukuria e zgjuar femërore,
dallëndyshja e përhershme e Letërsisë Lëvizëse!
E Letërsisë Lëvizëse them me zë
të lartë, pasi letërsia, posaçërisht
poezia e ka përqasjen e zogjve brenda saj. Lëvizja është dimension i përhershëm
filozofik dhe jetësor. Më kujtohen lëvizjet e qarqeve letrare në Shqipërinë e
ditëve të mia: Gjirokastër, Tropojë, Shkodër, Elbasan, Korçë e Vlorë, Durrës e
Tepelenë, Lezhë dhe Sarandë. Ato janë si llampa lëvizëse të flakës poetike.
Është e bukur ideja e Manifestimeve Letrare të Letërsisë Lëvizëse pasi
përkujton dhe përqëndron figura të denja poetike si Fehmie Selimi. Shpërndan
fidanët e njomë të poezisë së saj për të harlisur e gjethuar në vitet që vijnë. Letërsi Lëvizëse në vite dhe kohë
të ndryshme, në qarqe letrare e vendbanime të ndryshme ku kulmojnë flakët e
poezisë, që na ndriçojnë rrugëte reja të pashkelura më parë. Ju thashë se
letërsia dhe artet s’janë monopol i askujt, ato shtegëtojnë në kohë dhe hapsirë
për të gjetur rrugëkalime të reja, të
pashkelura më parë.
“Mes dasmave e vdekjeve/ Legjenda shtrinte këmbët në histori” -
citova më lart një strukturë poetike të Fehimes. Le të qëndrojë pak tek
metafora legjenda shtrinte këmbët për të kuptuar seç është letërsia si e
tillë. Kush tjetër i shtrin këmbët? Mbase koha, mosha, përvoja, nata, dita,
hieja, dielli, reja, gëzimi e trishtimi. Dhe kështu pa fund. Poeti e zbulon
këtë lulnajë metaforike me nuhatjen e tij të pashoq. Kështu nëse unë them “Mes
ëndrrës dhe zhgjenrrës koha shtrin këmbët në ditët tona, s’ka thënë diçka të
re, por kam kam bërë një fotoflash të metaforës së Fehimes. Për t’u kuptuar më
mirë po ju përsërit një apo dy tema diskursi me nxënësit dhe studentët e mi.
Nëse unëpyes sepërse i përdorim syzet me madhësi, formë e ngjyra të ndryshme
dhe ju më përgjigjeni se doni ta shikoni realitetin më mirë, ta ndryshoni
dhe performoni atë –s’keni bërë asnjë gabim. Përdorimi i syzeve na ka bërëtë
ndryshëm nga dje. Ai na detyron ta shndërrojmë realitetin ashtu si përdorimi i
salcrave dhe vajit ndryshon shijen e ushqimeve. Emëruesi i përbashkët mes
szyeve dhe salcrave është pikërisht ideja e ndryshimit. Provoni tani të
ndryshoni pozicionin e shikimit për të përftuar qindra foto të reja mbi
relitetin e njëjtë që mund të jetë kurora e një rrapi si në eksperimentin tim
me nxënësit. Kështu, në çdo hap të etërsisë lëvizëse na bafasojnë prurjet e saj
të reja. Por gjetjat e mira dhe të denja artistike kanë autorësi të lakmueshme
si atë të poetes suaj dhe tonës Fehime Selimi!