E premte, 27.12.2024, 08:38 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Ymer Keta: Treva e Lurës, nga Lashtësia në ditët tona

E enjte, 17.10.2019, 08:00 PM


Treva e Lurës, nga Lashtësia në ditët tona

Lura, Hyjneshë e natyrës dhe Turizmit

Mrekullitë e Lurës, duhet t’i ketë zili Bota, ti duam e ti admirojmë, ti njohim e ti vlerësojmë,   janë  ; “Bukuria  netyrore - rrëzatimi i karareve të dheut dhe bashkëjetesa e vëllazërimi fetar”.

Nga Ymer Keta

Lura është një krahinë  shqiptare në zemër të Gegnisë. Është administruar si Mal më vete të Gegnisë, përkrah Dibrës, Matit, Mirditës, Martaneshit,Kurbinit, Fushës Arbrit, Bendës (Malësia e Krujës),Tomadhea (Malësia e Tiranës) dhe Çermenikës.  Këto male janë emërtuar që në shekullin e XII në kohën e shtetit të Arbërit dhe atë të Skënderbeut, ku njiheshin si shtyllat e shtetit. Lura ishte në planet strategjike të romakëve,bizantinëve, sllavëve, osmanëve(turqëve)dhe maqedonasve., për ta përdorur si bazë pushimesh e përgatitijesh ku stërvisnin luftëtarët.  Është vënë re  nga studiuesit që një pjesë e madhe e territorit të banuar nga Fisi Ilir i Penestëve(midis Matit e Drinit të Zi) nga historianët e lashtësisë emërtohej (Iliri) Yliri. Brenda këtyre teritoreve  përfshihet dhe zona e Lurës. Ky emërtim i përgjigjet  natyrës së ashpër të kësaj treve  me male të larta dhe dimra të gjatë me zona të xhveshura e klimë alpine.  Lura është shembulli i artë jo vetëm në shqipëri por edhe në  Botë. Në një shtëpi jetojnë bijë të së njejtës nanë, gjysma të krishterë e gjysma Muhamedanë. Kryqi dhe gjysëm Hena, montohen në një Oxhak të Kullës Lurjane. Aty ku festohen edhe Pashkët edhe Bajrami në një familje.                                                                                                Emri i Lurës nga të gjitha makrotoponimet e gjalla të vendit tonë është më pranë emrit të lashtë të Ilirisë-Iliria-Hilluria-Luri-Lurja-Lurjanët dhe Lura.                                                                                      Kalaja e Skënderbeut dhe zbulimet arkeologjike, me mure të trasha , si në Murest në Koldoçe, në Përmajë(Pregjë) në Livadhin e Xhare(Borie –Lurë), në qafë Qytezë                           (Fushë-Lurë), në troje(Krej-Lurë). Kisha në Fushën e Pelave, shenjat e rrugës se kalldramur të karrocës nga Pllau i Gjurit të Lurës,  në Borie –Lurë. Qafë-Qytezë-Përmaje e Përbate (Arrmollë) gati 35 km e gjatë.                                                                                                                    Lura është vend i fortifikuar në të gjenden vende të fortifikuara si ; Karakolli në “Xhaxhaj”,Qafë Qytezë. Karakolli i Skënderbeut në Pllajë, apo toponimet  ; Trojet, Përmajtje, Maja e Rohesë,Qafa e Ladisakut,Kepi si Lule, Kurjaku, etj. Këto të dhëna vërtetojnë se Lura është banuar që në lashtësi. Në Lurën e sotme, kanë banuar fisi i Ilirëve, Penestët.

Lurasit, kanë dhënë ndimesë të veçantë në konsolidimin e shtetit shqiptar, nën udhëheqien e Skënderbeut. Gjatë kësaj periudhe , Lura për vetë pozitën gjeografike të “pafavorshme për pushtuesit” ka shërbyer si barrierë e pa kapërcyeshme nga armiqtë dhe si vend strehim për ushtrinë e skënderbeut dhe për banorët e (matanë-drinit) nga pushtuesit sllav.  Kjo del në pah sidomos, në ndihmën që ka dhenë Lura gjatë rrethimit të kalasë së Çidhnës (Kidhnës)(8) më 1452 ku të gjithë ata që shpëtuan nga masakrat u strehuan në Lurë. Gjithashtu Skënderbeu, për të maskuar ushtrinë zgjodhi si vendstrehim Lurën, ku sulmoi ushtrinë turke në Albulenë, kur u zu rob Hamza Kastrioti.                                         Në kohën e pashëlleqeve në shekullin e XVII krahas dibranëve, matjanëve edhe lurasit morën pjesë  në mbrojtjen e Pashallëkut  të Ali Pashë Tepelenës. Gjithashtu u dalluan edhe në luftën kundër Tanzimatit, ku u shqua Staf Ajazi.                                                                     Kontributi i Lurasve ka qenë i madh edhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ku morën pjesë Kol Bibë Doçi, Hasan Kaci,Halil e Ali Mena, Ali Han Vladi etj. Edhe Hyrjetin Lurasit  e pritën  me armë 1908-1909.  Krahas të tjerëve me Ramadan Zaskocin, u dalluan edhe Lurasit  me në krye Hasan Kacin në luftë kundër Xhavit Pashës. Po kështu edhe në betejën e                             Qafës – Prushit mbi 70 luftëtar luras si ; Bush, Mudë e Bibë Vladi,Kol Bibë Doçi, Ali Sinan Murati.  Më 1910 në drejtimin e Isuf Karahasanit në Brezhdan, rezistenca e lurasve qe e madhe kundër ekspeditave të Shefqet Turgut Pashës 1910-1911 që s’pranuan të shkojnë ushtarë në turqi, e që s’paguan të dhjetën e xhelepin si ; Hasan,  Isuf e Islam Kaci,                         Bush Vladi, Isen Het Murati etj për këtë Hyrjeti u dogji kullat. Gjithashtu për t’ju kundëvënë aneksimit të viseve të Dibrës nga shtetet ballkanike, lurasit rrokën armët dhe morën pjesë në luftë kundër Serbëve e Malazezëve në Kakarriq të Lezhës më 17 nëntor 1912.                             Në zjarrin e kësaj lufte të përgjakshme, përveç luftëtarëve matjanë e katër-grykas , ngelën të vrarë lurasit Ali e Suf Mena, Sul e Sadik  Buci,Adem Nikolli dhe Dem Përleka.                                                                                                           Lura pati përfaqësuesit e vet edhe në ngritjen e Flamurit në Vlorë shpalljen e Pavarsisë më 28 nëntor 1912, ku  Dom Nikoll Kaçorri u zgjodh Nënkryetar i Qeverisë  së Vlorës.                         Me fillimin e Luftës I-botërore shtetet ndërluftuese pushtuan shqipërinë.                                Rezistenca e Lurasve kundër pushtuesve Austriakëve, qe ndër më të përgjakshmet, ku ushtarët Austro-Hungarez për t’u hakmarrë ndaj lurasve, vranë  e burgosën 108  persona, nga këto ;  46 burra dhe rreth 60 të tjerë i internuan  në kampet e përqendrimit në Kotorr e në vende të tjera. Gjithashtu, futën të gjallë në dhe, Gjemile Gegën, e cila ngeli në histori.                                                                                                                                           Në vitet 1920-1921, serbët e dogjën Dibrën e Lura u bë vendi i pritjes së muhaxherëve Dibranë si dhe të bashkuar, luftuan heroikisht nën udhëheqien e Elez Isufit e Ibrahim Gjoçit  duke e nxjerrë ushtrinë serbe jasht Dibrës. Po kështu në vitin 1924, 30 burra nga Lura morën pjesë në lëvizien e Marsit në përkrahje të Fan Ndolit, kundër Ahmet Zogut.                         Kur Ahmet Zogu me ndihmën e Serbëve-Sllav e Rus, u kthye në shqipëri e mori pushtetin, aktivizoi disa  luras në shërbim të shtetit e qeverisë tij në Gardën mbretrore, me grada si oficera aktiv dhe rezervë dhe Xhandar si ; Bajraktari, Doçi etj.

Me pushtimin fashist  7 Prill 1939, lurasi Sali Çupi që ishte i burgosur doli nga burgu, s’erdhi  në shtëpi, por, u radhit  e  u rrjeshtua përkrah Mujo Ulqinakut në Durrës duke rezistuar e luftuar kundra forcave pushtuese. Edhe në luftë e II Botërore shumë luras  u rreshtuan përkrah çlirimtarëve të kualicionit antifashist botëror, ku tre prej të cilëve dhanë gjakun  për çlirimin e vatanit si Gjok Doçi, Dylejman Skana dhe Ali çupi.                                                                         Me idetë komuniste  pati dhe nacionalistë që s’u bashkuan me çlitimtarët, të cilët u radhitën përkrah kundërshtarëve e dolën në mal. Ata u vranë, u dogjën shtëpitë, u burgosën, u internuan jo pak po 34 vetë si ; Tahir,Hasan,Bajram, Lam,Qazim,Ali, Isa Mena, Preng Gj. Rajta, Gjon M. Rajta dhe Gjergj K. Rajta, Llesh Bibë Doçi, Hasan Haziz Doçi,Ali B. Gjoçi,Demë N. Gjoçi,Gani Liman Bruçi, Isuf Han Buci,Baftjar Hasan Koçeku, Abaz Dull Kaci,Mersim D. Vladi, Sulë D. Vladi,Osman Xhetan Ajazi,Hajredin S. Buci, Sul H. Buci, Vësel A. Buci, Met Rr. Hoti, Sali H. Hoti, Qazim e  Habib  Gjogjegja, Ibrahim Ahmet Nezha,Ahmet e Demë Ali  Murati   dhe Met Hoti.

Në Internim u dërguan familjet ; Preng Gjergj Rajtës Sul Gjoçit,Hasan e Haziz Koçekut, Man Tollja dhe Met Hoti.                                                                                                                                                                                                                                                                Të dënuar ; Ali, Isa e Ramiz Mena,Sul Gjoci,Xheta, Ali e Brahim Gjoçi, Ibrahim Habib Koçeku, Halim e Baftjar  Hoti, Sbri Gjogjegja Dalip Ali Murati,Ramadan Zog Nezha,Elez Osman Nezha,  Ndue,Gjergj,Gjon,Bush   e Mark Rajta,Can e  Nezir Gjoçi,  Selman   Kaçrri,Hajredin, Bajram e Vesel Buci, Osman,Stafë e Sulë Ajazi.                                                                                        Të cilësuar kulakë : Familja Mena, Gani Bruçi e Sulë Gjoçi.                                                                                           Shtëpi të djegura nga Pushteti Popullor ; Tahir Menës Preng Gjergj Rajtës dhe Ibrahim Gjoçit.                                                                                                                                                                        U Konfiskuan ;    4 Kuaj, 6 Mushka,70 lopë dhe 1290 krerë bagëti të imta.

Pozita Gjeografike :  Fshatrat në Komunën e Lurës ; Arrëmollë,Arthi,Borie-Lura, Fushë-Lura, Gurë-Lura, Krej-Lura, Pregj-Lura,Lura e vjetër, Sumaj e Vlashaj.    Lura kjo perlë e maleve, përbën një njësi të vogël gjeografike me një sipërfaqe prej 1280 ha, në grumbullin qëndror të maleve, në rrjedhën e sipërme të Setës e të Mallës, midis malesh në pjesën perëndimore të Dibrës. Lura kufizohet ; nga lindja me  Reçin,nga Jugu me Katër Grykët dhe Matin, në perëndim Neshta e ndan me  Matin  e Selitën e Mirdites.                                                          Qendra e Lurës është një luginë Alpine  me lartës mbidetare 1040m, në gjerësinë gjeografike 41 gradë,40’ e 19”. Ajo rrethohet nga malet ; si Neshta, Pllaju, Runja, Rruveshi, Bakullina, Kreshta dhe vargu buzë Breshtës së Mirditës me Gurin e Kuq.                                                                                                          Natyra e ka bërë këtë  të shenjtë si kala natyrore, të rrethuar si kala, me male si karakolle me bedena, ku ka një sipërfaqe goxha të madhe prej 1280 ha, duke u ndodhur në pjesën lindore të malit të quajtun “Kunora e Lurës” në lartësinë mbi detare 2121 m, me 14 liqenet piktoreske-Akullnajorë e natyror që janë një bukuri e rrallë. Liqeni më i madh është 32 ha, liqeni i Pishave 13 ha, liqeni i Zi 8 ha, liqeni luleve tjerë... si i Lopëve, i Kallabës e i Koçekut.              Këto liqene sipas gëjëdhënave të hershme e të shumta  kanë edhe veti kurative.

Liqenet kryesisht rrethohen me lëndina të gjelbërta , nga pisha të larta , nga uji i kristaltë dhe i kulluar, nga lulet shumëngjyrshe me aromën e tyre të mrekullueshme etj. Pamjet që të ofrojnë këto liqene janë magjepse. Në to ka dhe shumë histori që tregojnë banorët e hershëm, duke përmendur dhe legjendat e Zanave, ku këtyre u është kënduar e pëshkruar nga shumë shkrues e njerëz të shquar, me shumë dashuri e intelegjencë.                                               E përsëri  forca e  Zanave mbetet e pa përshkruar. Ata ishin të shumta, mund të përmendim Zanat e Mashotit, të Lurës. Bukuria e Zanës së Lurës që dilte çdo mëngjez të lahej e të qëndronte në majën e një guri, duke tërhequr dhe mahnitur çobanin. Ai u dashurua marrëzisht prej saj, por nuk gjente mënyrën  si ta tërhiqte pas vetes, si ta fitonte zemrën e saj dhe ta merrte për grua. Kështu që çobanit ju desh të bisedonte me shumë zana, t’u kërkonte ndihmë sepse vetëm ata ia dinin gjuhën njera -  tjetrës, me qëllim që djalit Lurian, t’i realizohej dëshira dhe atëhere çobani me dashuri do ta pushtonte në krahët e tij.

Kështu u bë. Çobani e mori Zanën dhe e dërgoi në shtëpi. Bëri një dasëm plot hijeshi e lumturi me veçantinë e bukurinë e lurasve. Nusja vezullonte si Hëna e plotë. Thuhet se në një kohë prej tre vitesh Mbretëresha e liqeneve mbeti shtazënë e lindi një djalë që fluturonte me fletë. Intelegjenca e lurasve çdo gjë njeh.                                                                                                                           Fatkeqësisht këtu gabuan. Padurimi që nusja të fliste, i çoi deri aty që ta humbisnin atë.              Në këto krahina zanat janë të bukura e lozonjare, me zgjuarsi e me lëviziet e tyre ata, në çdo moment janë tërheqëse.  Kështu u shpjegonte banorëve dhe ish hoxha i Gurit të Lurës  Sul Brunga, ku për 24 vjet mbaroj studimet në Stamboll Turqi. 20 vjet për industrinë mekanike,  e 4 vjet për  teologji,  i cili  shquhej nga Hipnoza e sugjestioni.                                                                 Në turqi kishte mësuar të kishte kompleksitet, kishte mësuar si të sillej e të fliste  me zanat që ndodheshin midis banorëve në Lurë. Gjithashtu Sula jepte shpjegime se ata që studiuan për “token” nuk patën “fat”, se per të punuar tokën duheshin” argat”, ndërsa unë studiova për “kokën” më duhej vetëm zanat(xhindët )ti kem ngat(pranë) e prandaj kam fat “...  Sula nuk njihej vetëm si hoxhë, por edhe si mjek,sepse vërtetë kishte dhënë shembuj dhe rezultate në shërimin e njerëzve me probleme shendetsore e  komplekse mendore. Gjithashtu ai, në vitet kur feja u ndalua me ligj, lëshoj një gatër që punonte me ujë duke përpunuar drurin, vepër që se kishin bërë dhe njerëz kopetent e të shkolluar.                                                 Ai ishte i gjithanshëm.   (8)                                                                                                                       Prandaj dhe ideja e Odisesë se ata janë shtriga, menjëherë e dërgon lexuesin te kujtesa e një legjende tjetër që përgjithson numërin e madh të zanave. Kjo treve i ka quajtur herë zana e herë xhindë, ku janë quajtur dhe si shprehje të vjetruara në malet shqiptare.  Tregimin e fillonin me Zanat e Mashotit të Lurës. Zanat e Liqeneve të Lurës, Zanat e Malit, ajo shpjegonte se ato janë vajza me fletë të duket sikur fluturojnë. Nuk shihen lehtë. Kur flet me to, nga forca e syve të tyre verbohesh.Ata dine gjithçka. Nëse ata I zemron ata të shitojnë,të mallkojnë, pra të lënë me shenjë, të sëmurin, por, nëse di të sillesh mire, të nderojnë e të shërojnë.

Zanat e malit në këto anë kur thurnin këngën e vajtimit të bënin të harroje gjithçka e çdo dhimje që mund të kishe. Ata këndonin me melodinë e tyre të dhimbëshme, legjendën e burrit që shkoi në kurbet e ngeli  në Fushën e Korabit në akullnajë. Zanat me zërin e tyre shkrinin akullin dhe sillni të vdekurin të bisedonte embëlsisht me nenën dhe gruan e re të sapomartuar. Ky art, ky komunikim hamendësues është vërtetë qetsues, duke lehtësuar e shëruar zemrat e tyre.   (9)                                                                                                                         Studiuesi Hilmi Kolgjegja(biri i kësaj treve, me një intelegjencë të rrallë) e ka krahasuar Lurën me Hirushen e përrallës. Lura   si hapsirë është një potencial për zhvillimin e ekoturizmit, ku në kohën e sistemit të kaluar, me iniciativën e Ish Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Dibrës Rexhep Doda u ndërtua Hoteli, për turisët që vizitonin Lurën, duke u bërë një Atraksion e duke ja shtuar vlerat trevës.  Gjatë stinës së Dimrit këto ujra mbulohen nga akulli, malet, ta ngrënë humorin me freskinë e tyre, të bëjnë me energjik dhe më të frymëzuar. Kalimi nepër këto gryka, lëndina, me aromë bimësh , nepër liqenet natyrore dhe brigjet e lumenjëve e bëjnë këtë vend përrallor.                                                                             Maja e Kunorës të ofron një sërë pamjesh të bukura si ; malet përtej kufirit shtetror si Skërteci , Korabi,Sorokoli, malet e Hasit,  etj. Më pas mund të shihet edhe  bregdeti  i Durrësit.    Nga Lura kanë dalë Teologë, Zvendës Kryeministra, Ministra,Gjeneralë,Shkrimtarë,mësues, Mjek,Inxhinierë, ndërtues,oficer, Kengëtare shumë e shumë profile tjera  që kanë bërë emër  e ja kanë shtuar vlerat Lurës.                                                                                                                                               Lurën e kanë vizituar mjaft  vizitor të huaj si Edit Durham,Jovan Han, Ambasador si Ai Amerikan, poeti Gjergj Fishta i cili në veprën e tij citoi, kush nuk ka vizituar e parë Lurën ska vizituar shqipërinë.  Kullat në Lurë kanë filluar të ndërtohen nga fillimet e shekullit të XVIII-të   Lura qe ajo që përkrahu proceset demokratike për ndërrimin e sistemit.                                 Populli lurian i thuri keto vargje ;

Këtu i thonë Lurë,                                                                                                                                         Han Pula Gurë,                                                                                                                                                  Ku s’piqet kalleni,                                                                                                                                     S’blue Mulleni

Poemë Lura Krenare.

Që nga Grama tek Liqenet e Lurës                                                                                                                             Nga Skavica n’grykë  t’Radikës                                                                                                                                                  Dhe nga Deshati në Fushë të Stutjes                                                                                                            Nga Kaptina e Martaneshit në dalje t’Bulqizës.

Dibrën, drini e çan përmes                                                                                                                             Duke e ndarë atë n’dy pjesë                                                                                                                               Si në fusha dhe në male                                                                                                                                Sofër Dibrane t’i  s’u ndale !

Si në fusha dhe në Male                                                                                                                                   Gurrat zbresin tuj gurgullue                                                                                                                          Me vreshta, ara, liqene e kodra                                                                                                                     Plot gjelbërim jan mbuluar.

Malet me kësula t’bardha                                                                                                                              Drinit ato, i bejnë karshi                                                                                                                              Bëmat e tyre tuj shtu kanë ardhë                                                                                                                  Për pushtuesit t’merr janë kthy.

Veprat në Lurë                                                                                                                                             Shtohen  në çdo vit,                                                                                                                       ujëmbledhësit janë kthyer në Tece,                                                                                                               Që,Lurës i japin Dritë.

Pleqtë e Lurës ;   1. Doçi   (Ka patur çiflig në Gjoricë të Grykës Vogël) Llesh Doçi ishte ngarkuar nga pleqtë e Dibrës të kluvendonte me Selim Pashën e Turqisë e të binte në ujdi me te, tek kullat e Grezhdanit, ku Selim Pasha në kambë është  çu, 300 nuse Dibër t’i du. Për dasmën e 300 cucave me 300 duvakë,  sipas zakonit të maleve të dibrës,kush  e  si do t’i shoqëronte  vajzat, e se armët do ti kishin pa fishekë, por Barutin e kishin rezervuar në Mat. Pra Mati e prodhonte, e Dibra e digjte Barotin. Lleshi në krye të 500 krushqëve (përcjellësit e armatosur si dhe 300 djem të hypur mbi kuaj se gjoja ishin cucat e Dibrës që do të martoheshin me oficer të taborit  turk të mbuluar me duvak. Çudia e kësaj miqësie, trokiste në mendjen e Dibranëve, vërtitej si një pikëçuditëse dhe pikëpyetjeve të mëdha dhe tragjike... kur Selim Pasha do të takohej me Llesh Doçin koburja e plakut të Lurës këndoi 7 herë e Selim pasha ra për tokë, pastaj nuk u muer vesh asgjë. Djemt e zgjedhur të Maleve të Dibrës, si Shqiponjat që bien mbi tufën, ranë mbi ushtrinë e Selim Pashës.Dollam Kuqtë e maleve përleshen me Festekuqt e Stambollit e fusha e Dibrës digjej flakë e zjarr e tymi shkonte në qiell. Ushtarët dhe oficerët e Selim Pashës për t’i shpëtuar vdekjes hidheshin  në Drinin e Zi, që gjarpëronte i kuq.

Nuk mbeti asnjë për be që t’i jepte myzhde Sulltanit për dasmën e madhe. Llesh Doç e Zeg Gjegja u kthyen në Lurë dhe festuan fitoren, ku Zefi nxorri nga jaka e Kajuces fyellin dhe ja mori këngës për shtatë palë qejfe.                                                                                                                    Pritna mirë or Selim Pasha,                                                                                                                                       M’i don nuse a, mi don vasha,                                                                                                                                          Në të holla e në të trasha.                                                                                                                                                               I don prej malit a prej fushës,                                                                                                                                                  me flori për rreth Gushës.                                                                                                                                    Selim Pasha prej Stambollës,                                                                                                                                                     Merre n’i pafsh kambët e Bollës !                                                                                                                           Një selam e pret Sulltani,                                                                                                                                   “M’preu Dibra e Llesh Dibrani”                                                                                                                                  Nji selam si një tërmet :                                                                                                                                        Mos t’vijë keq Sulltan Mehmet...                                                                                                                             Trim kish kanë ky Selim Pasha,                                                                                                                         S’donte gra , por donte vasha.                                                                                                                              Në qafë t’Qenokut sa tue dalë,                                                                                                                                                     Ky  Llesh Doçi e thotë nji fjalë :                                                                                                                        Kemi ndodhur fukara,                                                                                                                                              Por sa t’kemi Dibrën vlla,                                                                                                                                           Bukë e kripë, sa Deti ka...                                                                                                                                                      S’ka ç’na bën Sulltan Mehmeti.                                                                                                                               Lurë e Dibër, besa –besë,                                                                                                                                          Trim ma i pari kush të vdesë.                                                                                                                               Trim ma i pari n’fushë t’mejdanit                                                                                                                              Kjo qe fjala e Llesh Dibranit, “që t’i dalim zot vatanit”.                                                                                                                                            Kjo këngë u përhap më shpejt se flaka,që i vu Selim Pasha Dibrës. Gojë më gojë u këndua nga Nandë Malet e Dibrës. E ndonse  kanë kaluar mbi 200 vjet nga dita e asaj dasme të madhe, edhe sot jehona e saj ka ushtuar në fyejt e barive të Dibrës. Thuhet se duvaku i kuq u përjetësua dhe në kanunin e Maleve të Dibrës.                                                                                       2.Vladi (dy Pleq)                                                                                                                                                   3. Mena                                                                                                                                                                4. Haldeda (i njohur ne ketë trevë për bukë) Buka që gatuhej për miq, nuk e thenin pa vendosur tjetrën në dollap)pasi afër shtë pisë së Haldedës e Cup Aliut,  në Arrmollë dhe Must Ajazit,ku kalonte rruga e udhëtarëve apo e qeraxhijve. Sipas të gojëdhënave, nuk mbyllej dera e Kullës së Haldedës, pa dalë njeri nga djemtë  jashtë e të verefikonte se mos ka ngelur njeri përjashta në borë e tufan.

5. Ajazi                                                                                                                                                                                 6. Përleka(i cili përfaqësonte tre fise ; Shqutin,Kaçrrin dhe Rajtën.                                                  7. Gjoçi                                                                                                                                                   8. Skana                                                                                                                                                                        9. Nezha                                                                                                                                                        10. Kaci                                                                                                                                                        11. Gjogjegja.

(Pra ishin 12 pleq të dheut ku në njëment të caktuar për një mosmarrveshje”Vrasje që ndodhi” u vendosën rregulla që u quajtën “Pesë Kararet”) që nuk ka asnjë mal apo bajrak në Gegni.

Sot Luraedhe pse është boshatisur po bën ndryshime, duke ndërtuar, Hotele, bujtina, për të pritur e akomoduar turistët. Edhe pse Odat janë shtruar me tapete,pleqtë e Lurës flasin me vete…” .                                                                                                                    Por, problem është infrastruktura rrugore, ajo në qendër të Lurës, çatitë e shtëpive të braktisura, rrugët automobilistike nga Livadhi i Turkut në Perlat të Mirditës e deri në Qendër të Lurës, si dhe ajo që vjen nga Peshkopia. Të dyja këto  vlejnë për të dëshiruar, janë gjithë gropa, ku erozioni, shirat dhe bora gjatë dimrave  e kanë bërë punën e vet: Pushteti vendor dhe ai Qëndror, mblidhen e u  premtojnë banorëve në Lurë vetëm në Fushata Elektorale për vota, problem ky që Lura ka ngelur e harruar edhe pse është perlë e Evropës.

Bibliografi ; Islam Cani, Kidhna dje dhe sot, faqe 274                                                                                                      A.Përleka Nga Lashtësia në ditët tona botim i vitit 2003                                                                                                                Kristo Frashëri “Revista e studime historike” 1975, f.141.                                                                                                 Defteri i Vilajetit të Dibrës, H.Sharofi dhe vepra e tij ,Tiranë 2000 f.235                                                    M.Murra, Gaz.Oshtima e Maleve 2 nëntor 1989.                                                                                                                                      J.G.Han Udhëtim në viset e Drinit të Zi                                                                                                                                  Edit Durham, vizitë  Brenga e Ballkanit Tiranë 1990,f.202                                                                                                                                   Viçnc  Zmajeviç,Misionarët e Çidhnës 18.janar 1706 f.110                                                                                        N.Dedaj,Fabian Barkata, Romani “Lule”  2001 f.270-278.                                                                   H.Kolgjegja,Folklori Dibër 1990.                                                                                                                               S.Bestrovci, Marrëdheniet shqiptaro-serbo-Malazeze 1878 Prishtinë f.82.                                                      F.Daci  Enciklopedia e Dibrës f.211-220

Ymer  Keta, Lezhë, Studiues, publicist-shkrimtar.  26 shtator 2019.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora