| E marte, 15.10.2019, 06:49 PM |
Ndarja e “Nobelit” Peter Handkes është krejtësisht politike
Shkruan
Fahri Xharra
Më
së paku shqiptarët ende nuk po e kuptojnë se ç`është diplomacia. Diplomacia për
publikun e gjerë flet me shenja. Bisedat ndërmjet diplomatëve kurrë nuk bëhen
publike.Neve na tregohet krejt diçka tjetër , ndërsa mbrenda bisedohet krejt
diçka tjetër.
Diplomacia
e mirëfilltë flet me shenja, flet me gjuhën e trupit, flet në mënyrë të koduar
të cilën gadi 99 % prej nesh nuk e kuptojmë.
Kush
e ka vërejtur nga ne, që Zonja Ollbrajt e jep përgjegjën me anën e një broshi
të kapur ne cepin e majt të jakës së bluzës së saj? Por ja që ajo ashtu
vepronte. Më kukjtohet një rast , ajo shkruante që një brosh të vuar në jakën e
e setres së saj në një takim zyrtar në Moskë ishte i parakohëshëm, dhe për këte
ajo shprehte keqardhje.
Më
pëlqeu Ag Apolloni në një deklaratë të tij kur e thotë, dhe ka të drejt :”
Ndarja e Nobelit për Handken,është tendencë për të rehabilituar krimet e
Millosheviqit sepse ta vlerësosh këtë njeri ( Hanken ) për qëndrimet që ia njeh bota
sot, për qëndrimet politike në
kohën kur sot ka shkrimtarë shumë më të mirë në letërsi, është padyshim
provokim”.
Shkrimtari
Lis Bukuroca shkruan : ” Akademia është farsë, sepse ajo nuk mund të vlerësojë
një shkrimtar dhe ngre në një rang botëror, sepse vlerësimi i drejtë sot është
i pamundur, sepse se paku dhjetëra janë ata që e meritojnë në vit! Kjo është
një shou, që po dëmton letërsinë, që manipulon, sepse kur fiton çmimin Handke,
pas mohimit të masakrave të dëshmuara nga Gjykata, atëherë përfundon humori
i kademisë ....”
Por
nuk mbaron me kaq. Ne po e shohim se autoriteti i shqiptarëve të të dyja
shteteve tona po bie për ditë e më shumë. Shqipëria nuk shihet më si shpresë e
demokracisë, si vend i vuajtjeve nga komunizmi, sikur se shihej në vitet e
90-ta. Po Kosova ? Ne jemi edhe më poshtë. Europa dhe Amerika nuk na
shikon më me simpatinë e viteve të 90-ta , e as me dhëmbjen e viteve
1998-1999. E dini pse, sepse siç
thoshte Amasadorja Amerikane Tracy Ann
Jacobson “ e keni dhier krejt....” Apo jo ?
Prandaj
ndarja e çmimit Nobel këtij njeriu ( Handkes ) nuk është pa lidhje, është një
sinjal i fortë diplomatik që ne shqiptarët nuk jemi në rrugën e duhur.
Që
është një sinjal i fortë diplomatik, e
shohim në dy veprimet gjermane të këtyre
ditëve : “Klubi gjerman i futbollit, St. Pauli, e shkarkon mesfushorin turk
Cenk Shahin për mbështetjen e Erodoganit për aksionin në Siri”.
Por më e forta, me një sinjal të fortë diplomatik është tjetra: “ Një bombë letrare
kundër fashistit Handke, Gjermania e nderon me çmimin më lartë letrar të saj,
Sasha Stanishiqin nga Bosnja.” ( shkruan “Dialog Plus”
E
shihni që diplomacia i ka shenjat
signalet e saja të koduara.
Fatbardhësisht
që Gjermania, një superfuqi ushtarake dhe ekonomike e Europes është me ne.
Pse
shkrimtari boshnjak Stanishiq të nderohet me çmimin letrar gjerman ? Sepse ai në romanin e tij “ Herkunft “ e
tematizon helmin nacionalist dhe fashist të atyre që Handke ende i adhuron edhe
publikisht.
Një
mik më shkroi :” Reagim i mençem gjerman, që me anë e Stanishiqit edhe një herë të kujtohen krimet serbe dhe ndëshkimi i
merituar i tyre me bomba.”
Të
rikujtojmë që “Nobeli“e ka nobeluar edhe
Ivo Andriçin , një fashizoid , përkrahës haptas i Hitlerit , dhe antishqiptar
tëpërbetuar, e që në njejtën kohë jetonte edhe
edhe shkrimtari i madh kroat
Miroslav Kërlezha, një patriot i pastër kroat.
AFP
(Agence France-Presse) , 10.shkurt. 2015 shkruante nga Jerusalemi për Kadarenë
: “NUK BËHESH HYJNOR NËSE E FITON
NOBELIN! “ Shumë herë është parashikuar si fitues i Çmimit Nobel për letërsinë,
por nuk e ka fituar ende. Dhe romancieri shqiptar Ismail Kadare nuk e ka
problem nëse nuk ndodh. Kadare, romancieri dhe poeti më i mirënjohur i
Shqipërisë, ishte në qytet për të marrë Çmimin e Jeruzalemit për veprën që
shpreh dhe paraqet më mirë idenë e lirisë së individit në shoqëri, çmim i cili
më parë është fituar nga autorë të tillë si Arthur Miller, Haruki Murakami dhe
Ian McEwan.”
Dhënja
e Çmimit të Jeruzalemit, Kadaresë ishte edhe sinjal i madh politika që edhe
Israeli është me ne. Por ne……
Por
si po shkojnë punët Çmimi Nobel për shqiptarët vështirë që do të jepet ndonjë
herë, pa u këthyer kombi ynë ty ku e kemi vendin . Në Europë, pra !
Fahri Xharra,15.10.15
Gjakovë