Udhëpërshkrim
Engjëll Koliqi: E bukura Torino frymon edhe me vlerat e traditës shqiptare
E diele, 05.10.2008, 08:00 PM
Reportazh udhëpërshkrues:
Engjëll Koliqi
E bukura Torino frymon edhe me vlerat e traditës shqiptare
Formula e këtyre ditëve të bekuara, që do të mbetet në histori, për mua, përfshinë këto dy komponente – shumë të rëndësishme: fillimi i miqësive të reja, me njerëz vërtetë të vlefshëm dhe fillimi i komunikimit me shkrimtarin tonë të madh – Ismail Kadare.
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Dy javë më parë, gjatë një bisede telefonike nga një mike virtuale mora një lajm të mirë. Me zërin e saj të thekshëm, sikur në manifestime të nxehta patriotike – "me zânin pushkë" - siç thoshte gjyshja ime Alberika (Lokja Likë), lajmin për ardhjen e shkrimtarit tonë të madh – Ismail Kadare në Torino, ma kumtoi patriotja tashmë e dëshmuar – Ferderova Dauti. Ajo, duke ma dhënë lajmin e mirë nga Pavia, njëkohësisht edhe më ftoi që të jem i pranishëm në Torino, në të premten e 26 shtatorit, për të ndarë çaste të këndshme dhe të lumtura me shumë bashkëkombas, që kishin paralajmëruar ardhjen e tyre, jo vetëm nga Italia, por edhe nga vende të tjera. Për pak ditë lajmi ishte përhapur në të katër horizontet dhe shumë miq më telefononin, për të më pyetur se si mund të kenë një ftesë, për të marrë pjesë në ligjëratën e Kadaresë, që me ftesë të Këshillit Organizativ, do e mbaj, në kuadër të manifestimit multikulturor "Torino Spiritualità" – (Torino - Përshpirtëri).
Grup shqiptarësh në Torino |
Ashtu edhe ia bëmë. Sipas marrëveshjes, unë dhe Zonja Vitore shkuam në Torino të enjtën e 25 shtatorit. Meqë Ajo ishte organizuar më mirë, edhe ka mbërritur para meje. Kur mbërrijta unë – pak mbas orës 16, Vitorja kishte prenotuar edhe dhomat, në hotelin treyjësh "Astoria", afër stacionit kryesor hekurudhor të Torinos. Që të mos sillem vërdallë, duke kërkuar hotelin, Vitorja – bashkë me Delina Kuçaj, erdhën dhe më shoqëruan në stacion, sapo kisha zbritur nga treni. I rregulluam plaçkat në dhomat që kishim marrë në hotel – ajo në dhomën 316 (kati i tretë), kurse unë në dhomën 113 (kati i parë) dhe dualëm të shëtisim, respektivisht t'i vizitojmë pikat kryesore të bukurive të rralla të qytetit të Torinos.
Me shumë dinjitet dhe me një gjentilecë shembullore, na shoqëroi Delina – kjo vajzë e bukur në shpirt dhe në trup, që mbasi kishte mbaruar studimet universitare këtu – bile kishte bërë edhe master (magjistraturë), ishte kthyer në Shqipëri, për ta ushtruar profesionin e Saj të ekonomistes, në atdhe. Atje ishte punësuar në njërën nga ministritë e Qeverisë Shqiptare, në sektorin e financave, si profesioniste.
Vitore Stefa – Leka dhe Delina Kuçaj – përbri Lumit Po |
Megjithëse kishte një agjendë shumë të ngjeshur, me plot takime diplomatike – ministri i kulturës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Romë – poeti ynë i madh – Visar Zhiti, erdhi në Piazza Vittoria (Sheshi Fitorja), për të na takuar – bashkë me konsullin e nderit të Shqipërisë në Piemonte – Giovanni Firera. U përqafuam fort dhe biseduam gjatë me Visarin, mikun tim të shtrenjtë, që nuk e kisha takuar për disa vite. Ai na tregoi shumë gjëra interesante, gjithnjë me shprehje të thekshme poetike, që tregimeve e rrëfimeve të tij i jepnin një muzikalitet të këndshëm. Ai na tha se këtu në Torino ndjehet gjithnjë i kapluar nga emocionet, duke kujtuar Migjenin, që ndërroi jetë këtu. Emocione i shkaktoheshin edhe kur kujtonte shumë figura e ikona të mëdha të kulturës italiane, që kanë vepruar në këtë qytet të bukur – në të parin kryeqytet të kësaj Italie. Biseduam gjatë edhe për zhvillimet aktuale kulturore, në të gjitha trojet shqiptare dhe për kontributin e madh, që protagonistët tanë të kulturës po japin për bashkimin shpirtëror të kombit, që do i paraprij edhe bashkimit të tërësishëm fizik.
Vitorja ishte merakosur, pse Lekë Gjoka nuk ka telefonuar sot nga Tirana, duke u gajluar për te, se si do të vinte nesër nga aeroporti, këtu në qytet. Leka, i cili kishte ardhur për pushim në atdhe – nga Florida e SHBA-ve, megjithëqë të shtunën kishte dasmën e vëllait në Shqipëri, nuk ishte duruar pa ardhur për ta takuar Ismail Kadare-në. Ai kishte prenotuar biletën ajrore (Tiranë/Romë/Torino dhe Torino/Romë/Tiranë), për të ardhur të premten paradite dhe për t'u kthyer menjëherë në mëngjesin e së shtunës, që të mos mungoj në dasmën e vëllait, për të cilën edhe kishte ardhur me familjen e Tij, nga Amerika e largët.
Duke ngrënë darkë, në restorantin afër hotelit "Astoria" , ku ishim të vendosur, tek sa po prisnim për të ngrënë, befasisht kamerierja na pyetë – nëse jemi shqiptarë?! Po – iu përgjigjëm, me të shpejtë, duke e pyetur – poashtu shpejt – po ti?! – Unë jam nga Berati – u përgjigj vajza e bukur, shqip. Unë qesha me të madhe dhe iu drejtova Vitores, duke i thënë: - Nënëmadhja shqiptare e Motërmadhja Ime, kudo Ti je e privilegjuar – përderisa unë nuk takoj asnjë nga Kosova, ti këtu gjen vasha të bukura, nga Berati Yt i bukur, që të shpalli edhe qytetare nderi! Qeshëm të gjithë me zë, kurse më së shumti u ndie e gëzuar kamerierja e re, që na shërbente. Ajo na tha se këtu studjon ekonominë dhe punon në orët e darkës, që të fitojë paratë për studime dhe ta lirojë kështu familjen nga preokupimet e shpenzimeve të saj. Sa nuk qajti, kur i treguam se ligjhërata e Ismail Kadare-së, nesërmbrëma fillon në ora 20:45, kur ajo duhej të punonte.
Pamje e bukur e Torinos, përbri Lumit Po |
Edhepse nuk kam fjetur deri në orët e mëngjesit, rreth orës 8 jam zgjuar dhe kam shkuar poshtë, në restorantin e vogël të hotelit, për të ngrënë mëngjesin. Rreth orës 9 erdhi edhe Vitorja. Mbas pak minutash mbërrijti edhe Delina. Nuk vonoi shumë dhe, nga aeroporti, telefonoi Lekë Gjoka, i cili kishte mbërritur nga Tirana. E udhëzuam që të vinte nga aeroporti, me autobus. Pak mbas orës 11 mbërrijti patrioti i dëshmuar, Ai që i ka hapur dhe i mba të forta – me frymë patriotike dhe në nivel të lartë profesional e kulturor – faqet elektronike shqiptare – "lezha.net" dhe toplistën e madhe – mailinglist – "memedheu". Erdhi pra burri i bukur, me hijeshi shembullore fizike e shpirtërore – Lekë Gjoka. Jemi ulur të gjithë bashkë, për të pirë kafe, dhe kemi vazhduar bisedën. Leka, megjithëse i lodhur e edhepse nesër në Shqipëri e kishte dasmën e vëllait, e kishte marrë këtë rrugë të gjatë, duke ndërruar nga dy aeroplanë në një drejtim, vetëm e vetëm ta takoj dhe ta përshëndes personalisht të madhin Ismail Kadare, por edhe të njihet nga afër me shumë miq, me të cilët me vite të tëra ka komunikuar dhe ka bashkëpunuar nga larg. Edhe me këtë rast Lekë Gjoka e dëshmoi në vepër patriotizmin e Tij shembullor. Derisa po bisedonim për shumë çështje, për njerëzit që nxisin polemika, deri në shamata të padurueshme – në shtyp dhe në interent, Ai rakomandonte një injorim total. Vetëm nëse i injorojmë plotësisht – thoshte Leka – ata do të ndalen, të lodhur duke llafosur vetëm me vetëveten e tyre. Përderisa flisnim për detyrat dhe përgjegjësitë qytetare të emigrantit të mirë jashtë vendit, Ai shpesh e përsëriste thënien e ish presidentit amerikan – Kenedy: "Mos pyet se ç'po bën atdheu për ty, por më parë më thuaj se ç'po bën ti për atdheun"! Ç'po bëj unë për atdheun tim, duhet ta pyesim të gjithë veten tonë -rakomandon patrioti Lekë Gjoka. Ai madje,
Me Visar Zhiti-n dhe me Konsullin Giovanni Firera |
Pastaj, që të gjithë bashkë shkuam në pallatin e shkrimtarëve të qytetit të Torinos, që quhej – Shtëpia e Lexuesve, ku nga ora 14:30, analisti i mirënjohur shqiptar – Mustafa Nano, mbajti ligjëratën e tij, me titull: "Rifillimii një përspektive politike dhe sociale në Shqipëri". Në kuadër të këtyre ditëve të përshpirtërisë ("Torino Spiritualità") ishin ftuar ligjërues nga pjesë të ndryshme dhe nga kultura e civilizime të ndryshme të botës. Krahas ligjëratës së Mustafa Nano-s, në të njëjtin pallat – në një sallë tjetër të Shtëpisë së Lexuesve, mbahej edhe një ligjëratë tjetër – e karakterit fetar, të rendit "Yoga Sutra". Aty – në shtëpinë e shkrimtarëve dhe të lexuesve, si dhe të artistëve, me këtë rast kemi takuar shumë veprimtarë shqiptarë, të ardhur nga shumë vise të Italisë, nga Franca, nga Zvicra, si dhe nga vende të tjera europiane. Ndjehesha i nderuar dhe i privilegjuar në çastet kur i shtrëngonim duart me veprimtarë të dëshmuar, si: Alban Daci-n – drejtuesin famoz të forumit rinor nga Gjenova dhe Petraq Qafzezi-n – autorin e librit "Lulekuqet mbi mur", nga i cili libër ka dalë filmi i mirënjohur i regjisorit Dhimitër Anagnosti. Sidomos i nderuar dhe i privilegjuar jam ndjerë, kur jam njoftuar me Profesorin Vincenzo Cucci – drejtuesin e shoqatës "Vatra Arbëreshe", me seli në Chieri të Torinos dhe me çiftin shqiptaro-italian – Natasha Shpuza e Marzio Barbero, të cilët janë gjithnjë të palodhshëm në shërbim të shqiptarëve dhe të çështjes shqiptare. Duke qenë profesionistë të dëshmuar – sidomos Marzio, që është njëri ndër ingjinierët më të shquar të Radiotelevizionit Italian – RAI, këta i kanë dhënë ndihma të mëdha Radiotelevizionit Shqiptar – RTSH-së, ku një jetë të tërë ka punuar Zonja Natasha.
Në këtë ditë speciale të 26 shtatorit, gëzimi për njohjen nga afër dhe përqafimin me Ismail Kadare-në, nuk ka mbetur gëzim i vetëm, sepse gëzimet janë shtuar njëri mbas tjetrit, duke takuar patriotë dhe veprimtarë të dëshmuar të çështjes kombëtare, të ardhur këtu – siç u tha edhe më parë, nga shumë vise të Italisë dhe nga vende të tjera. Ishte një kënaqësi e madhe të kalonim çaste me çiftin korçar – patriotët Shuip e Engjëllushe Mala. Zonja Ferderova, nga Pavia kishte ardhur me bashkëshortin e Saj – Hate Dauti-n, një patriot çam, me të cilin ishte një kënaqësi karakteristike të ulesh, të bisedosh dhe të bashkëpunosh. Zotëri Hate, ishte një veprimtar që donte – me çdo kusht – Shqipërinë Etnike dhe kërkonte ulje të tensioneve ndërpartiake dhe në mes ideologjive të ndryshme politike.
Ishte një kënaqësi e madhe dhe një privilegj i madh për mua, qëndrimi disaorësh në këtë pallat – në Shtëpinë e Lexuesve të Torinos. Gjatë këtyre orëve të paharrueshme, pata fatin të "takohem" me shumë vepra kapitale të artit dhe të kulturës bashkëkohëse, të ekspozuara në holin e bukur të këtij pallati prestigjioz, ku as në oborr nuk lejohej asnjëfarë zhurme, madje as pirja e duhanit. Sa më thoshte instikti, se jam i vogël të jem brënda këtij pallati të kulturës dhe të artit, sa më bënte të ndjehem edhe unë një artist dhe shkrimtar i madh dhe i denjtë të bashkëpunoj me artistë dhe shkrimtarë të kombeve të tjera, me të cilët nga diversitetet mund të krijojmë një pasuri të madhe botërore, të artit dhe të kulturës ndërkombëtare.
Me Lekë Gjokën dhe Vitoren |
Vetë manifestimi multikulturor – shumëditësh – "Torino Spiritualità" (Torino – Përshpirtëri), e ka një karakter të tillë – pasurimin e përgjithshëm të kulturës botërore, me vlerat e marra nga kultura dhe civilizime të ndryshme – pra, pasurimi nga diversiteti kulturor. Për këtë qëllim, edhe karakteri dhe organizimi i këtij manifestimi të madh multikulturor, ishte gjithëpërfshirës – takime, dialogje, leksione me ligjërata, lexime me komentime, "workshop" – shitblerje e veprave kulturore e letrare dhe të arteve pamore, të autorëve të ndryshëm nga mbarë bota, si dhe spektakle shembullore kulturore - artistike. Meqë janë të shumta veprimtaritë e këtij edicioni të manifestimit, që mund të quhet edhe festiavali multikulturor "Torino Spiritualità", për t'i përfshirë të gjitha duhet shkruar libra të tërë, prandaj për të kuptuar rëndësinë e madhe të kësaj ngjarjeje të madhe multikulturore, në këtë reportazh udhëpërshkrues po përmendi vetëm disa shifra dhe disa tituj të veprimtarive të këtyre ditëve. Në secilin edicion të këtij manifestimi marrin pjesë aktive, mbi 30.000 (tridhjetëmijë) persona. Së paku 120 (njëqindenjëzet) mysafirë specialë – kombëtarë dhe ndërkombëtarë, ftohen në secilin edicion të këtij manifestimi, për t'u angazhuar aktivisht, së paku në një nga sesionet e festivalit disaditësh multikulturor. Janë 14 (katërmbëdhjetë) lokacionet në qytetin e Torinos, në të cilat realizoihen sesionet e këtij manifestimi, në ditët dhe orët e caktuara nga organizatorët. Janë mirë të organizuara 12 (dymbëdhjetë) pikat e shitblerjes së librave dhe të veprave të krijimtarisë kulturore – artisitke, të autorëve nga vende të ndryshme të botës. Me këtë rast, në Krahinën e Piemontes, organizohen 10 (dhjetë) marshime përshpirtërie, me pyetje drejtuar Zotit dhe njerëzve. Janë të rezervuara, në çdo edicion të këtij manifestimi, 7 (shtatë) ditë të kushtuara festivaleve kulturore – artistike. Çdo herë, nga tri mbrëmje janë të rezervuara për lexime dhe komentime, kushtuar veprës famoze "Il cantico dei Cantici" (Hymni i Hymneve), edhe në përkujtim të të madhit – Kamasutra. Nga titujt e ngjarjeve karakteristike të edicionit të sivjetëm të manifestimit "Torino Spiritualità", po veçojmë: ligjërata – siç cilësohjet këtu – magjistrale "lectio magistralis" e Ismail Kadare-së "Përgjegjësia e së drejtës dhe e drejta në përgjegjësi", pastaj ajo e Francesco Torralba-s, në kuadër të ciklit "Shpresa e Individit" - pastaj "Shpresat e Italisë", nga Marcello Flores, dialogu për shpresat e botës "Shpresat në Islam në botën bashkëkohëse" - Abdennour Bidar e Renyo Gualo, pastaj tema "Teologjia e shpresës" – dialog nga Jürgen Moltmann dhe Ugo Perone, "Ta dëgjojmë botën nëpërmjet pasioneve" – leksion i Jean – Luc Marian, me prezantim paraprak të Ugo Perone-s, "Shpresa dhe dëshira mes krishterimit dhe induizmit" – dialog i Stefano Piano-s me Francois Xavier D'Sa, madje dialogu i titulluar "Shpresa pa fe" i Eugenio Scalfaro-s, me Walter Berberis dhe Alessandro Baricco, "Perëndimi i Dashurisë" – leksion e Jean – Luc Nancy, si dhe dioalogu i promovuar nga Raimon Panikkar "Shpirti i Fesë", me ndërhyrje nga Kala Acharia, Francois Xavier D'Sa, Jiso Forzani, Mohammad Haddad, Alan Lew, të udhëlhequr nga moderatorja Milena Carrara Pavan Jane, si dhe shumë ngjarje e veprimtari të tjera interesante, që në këtë edicion të manifestimit "Torino Spiritualità", kalojnë shifrën 90 (nëntëdhjetë).
Unë – Engjëll Koliqi me Ismail Kadare-në |
Sapo mbarova takimin me miqtë italianë, pak pa ra muzgu – Marzio e Natasha erdhën e më muarën, afër hotelit ku isha i vendosur. Mbasi bëmë një shëtitje shumë të këndshme, në disa pika të bukurive karakteristike të Torinos, vizituam kështjellën e bukur dhe pastaj, në restorantin prestigjioz "Catullo" – përbri Lumit Po, ata na ofruan një darkë – një grupi veprimtarësh shqiptarë, të ardhur nga vende të ndryshme të Italisë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pastaj – me nguti, shkuam para Pallatit Carignano, aty ku kishte funksionuar parlamenti i parë italian, ku Ismail Kadare veç kishte filluar ligjëratën e tij të paralajmëruar – "Përgjegjësia e së drejtës dhe e drejta në përgjegjësi". Për ata që i njohin vlerat dhe aftësitë e shkrimtarit tonë, nuk është për t'u habitur fakti, se platoja e hapur – para Pallatit Carignano, ku ligjëronte Kadare, ishte e mbushur plot me njerëz, që sigurisht ishin mbi 1000 (mbi njëmijë). Nga interesimi i madh për këtë temë, shumë të ndjeshme, atij iu bënë shumë pyetje, në të cilat përgjigjej me plot përgjegjësi dhe me argumente. Sidomos prekëse ishte pyetja dhe përgjigjëja për pozitën e palakmueshme të miliona shqiptarëve, që janë jashtë atdheut, pa kurrëfarë të drejtash kombëtare. Ai, duke u përgjigjur në këtë pyetje, mori shembull gjendjen e kombit tonë në periudhën e gjatë nën pushtimin otoman, kur nga mbi 3000 (tremijë) shkolla në Shqipëri, vetëm një ishte në gjuhën shqipe. Edhe sot – tha Ai – në Turqi jetojnë miliona shqiptarë, pa kurrëfarë të drejtash kombëtare dhe pa asnjë shkollë në gjuhën shqipe. Ai shfaqi bindjen, se përfundimisht kombi ynë do i përballojë të gjitha sfidat dhe se së shpejti do klëndellemi dhe, guximshëm, do ecim drejt përspektivave të civilizimit, në familjen europiane të kombeve – aty ku e kemi vendin e merituar.
Mbas përfundimit të ligjëratës, njerëzit, e sidomos shqiptarët, e rrethuan Ismail Kadarenë, sepse ishin të shumtë ata që dëshironin ta përshëndesnin, me shtrëngim dore dhe ta merrnin autografin e Tij, në librat që i kishin blerë në hyrje të pallatit, ku ai ligjëronte. Edhepse, ende i panjohur si shkrimtar, unë mora guximin dhe ia dhurova shkrimtarit tonë të madh dy libra të mi – librin poetik "Il mio secolo si chiama amore" (Shekulli im quhet dashuri) – në italisht, botuar në vitin 2005 në Empoli dhe librin "Madre Teresa – um amor sem limites" (Nënë Tereza – një dashuri pa kufinj) – në gjuhën portugeze, e botuar sivjet në Belo Horizonte të Brazilit. Kryeshkrimtari ynë më uroi vazhdim të mirë dhe përspektiv në krijimtarinë letrare dhe më premtoi një komunikim të rregullt, me gatishmërinë për përgjigje ndaj ftesave për pjesëmarrje në manifestime të mëdha kulturore – mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, ku mendojmë se është e nevojshme dhe e vlefshme pjesëmarrja e Tij e drejtëpërdrejtë. E paralajmërova, menjëherë, për kërkesat e shumta të Akademisë Letrare të shtetit Minas Gerais, për një udhëtim në Brazil, si dhe për dëshirën e Këshillit Organizativ të manifestimit mbarëkombëtar "Takimet e Dom Mikelit", në Stubëll të Karadakut – në Kosovë, për një ligjëratë të Kadaresë, në edicionin jubilar – të XX-tin me radhë, në vitin e ardhshëm. Ai më premtoi se do i shqyrtojë, me shumë seriozitet, këto kërkesa dhe beson të mund t'i përmbushë, që të dyja.
Mbasi u përshëndetëm me Isamil Kadarenë, me Visar Zhitin, me konsullin e nderit të Shqipërisë në Piemonte – Z. Giovanni Firera dhe me të tjerët, një grup shqiptarësh vazhduam shëtitjet dhe bisedat e përzemërta – mes nesh – deri në orët e vona të mbasmesnatës. Gjithnjë na shoqëronin çifti i mrekullueshëm – Marzio e Natasha, të cilët sërish na ofruan pije, në një lokal karakteristik – shekullor, në të bukurën qendër të Torinos. Formulë e parë e bisedimeve tona ishte gjetja e një strategjie mbarëkombëtare, për përballimin sa më të lehtë të sfidave dhe për përspektivat e sigurta, me garancitë e zhvillimit të gjithëmbarshëm të vendit dhe të popullit tonë.
Megjithëse kishim ndejur deri vonë, edhe në mëngjesin e së shtunës së 27 shtatorit, u zgjova herët. Sapo mbaruam mëngjesin, në hotelin ku ishim vendosur dhe i dorëzuam dhomat e i muarëm plaçkat tona, mbërrijtën aty Marzio e Natasha, për të na shoqëruar edhe sot, në këto orët e fundit të këtij qëndrimi të paharrueshëm në Torino. Ata na shoqëruan për disa orë, në disa pika karakteristike të bukurive të Torinos. Një mrekulli e rrallë, që nuk shihet kudo – trotoareve të mbuluara, por edhe të pambuluara, përgjatë rrugëve të drejta dhe të gjata të qendrës së Torinos, në vargje shumë të gjata, ishin libraritë e hapura. Mijëra e mijëra libra, ndër më të ndryshmet, ekspozoheshin dhe shiteshin në librarinë më të gjatë në botë – siç ma konfermonte edhe Zotëri Marzio. Mbas mrekullisë së librave, shkuam dhe e vizituam Muzeun Egjiptian, ku pamë mrekulli të tjera, që nuk mund të shihen kudo. Veç tjerash, në këtë muze, pamë edhe pjesë dhe mure të tëra të një tempulli origjinal të egjiptianëve të vjetër, si dhe varreza me kufoma origjinale, ende të padekompozuara, edhepse të vjetra – së paku 2500 (dymijepesëqind) vjet para Krishtit. Këtë vizitë triditëshe – të paharrueshme – në qytetin e Torinos, e përfundova me vizitën në Muzeuin Egjiptian.
Rreth orës 13:40 – mua, Vitoren, Ferderovën dhe Hateun, që po udhëtonim në drejtim të Milanos, për të vazhduar pastaj secili për në shtëpinë e vet, në stacionin hekurudhor qendror "Torino Porta Nuova", na shoqëruan çifti bashkëshortor – Marzio e Natasha, si dhe e palodhshmja Delina. Marzio e Natasha ishin kujtuar edhe të na blenin dhurata. U përshëndetëm, me përqafime si vëllazërore, nga tradita shqiptare, me urimin për t'u ritakuar sa më parë, në një manifestim ndërkombëtar, të organizuar nga Mërgata Shqiptare në Itali.
Me Vitoren, Lekën dhe me çiftin bashkëshortor – Natasha Shpuza e Marzio Barbero |
Gjatë ligjëratës së Mustafa Nano-s |
Vitorja me Ismail Kadare-në
|