Mendime
Enver Bytyçi: Nuk janë të gjithë njësoj!
E shtune, 05.10.2019, 11:01 AM
Nuk janë të gjithë njësoj!
Nga
Enver Bytyçi
Një
gazetar, gjatë bisedës në studio, më thoshte se "të gjitha palët kësisoj
kanë vepruar, politikanët tanë janë thuajse njësoj".
E
dëgjoj këtë teori ekuivalente, në funksion të relativizimit të dështimeve dhe
dramave të qeverisjes së Edi Ramës, jo vetëm në bisedat dhe debatet televizive,
por në shumë biseda të lira midis njerëzve.
Tragjedia
është se një teori e tillë diversive ka ngjiz te jo pak njerëz. Ndaj për të
gjithë ata që duan të jenë të kthjellët në këtë çeshtje dua të sqaroj si më
poshtë:
Qeverisja
e sotme si dhe në të kaluarën ka kaluar disa sisteme - sisteme totalitare,
autoritare dhe demokratike.
Sistemi
totalitar dhe autoritar dallojnë nga ai demokratik, sepse ky i fundit i zgjidh
krizat politike e sociale brenda sistemit. Kjo do të thotë se në demokraci
krizat zgjidhen përmes reformave dhe rrotacionit.
E
kundërta ndodh në të dy sistemet e tjera. Për udhëheqësit totalitarë dhe
autoritarë përgjegjës për krizat janë kundërshtarët e madje edhe
ndërkombëtarët, sepse ata nuk shohin asnjë të metë në ushtrimin e politikave të
zhvillimit. Sie tillë na shfaqet qeverisja e sotme e zotit Rama.
Në
demokraci nuk ndodh kështu. Qeverisja e dobët largohet përmes votës dhe
rrotacionit në sistemin demokratik. Kështu ndodhi në vitin 2013. Në demokraci
rrotacioni i krijon mundësi subjektit politik që del në opozitë të reformohet,
të reflektojë dhe të vetëkorrigjohet. Ndërkohë eksperienca e palës qeverisëse
shërben gjithashtu si një pasqyrë e reflektimit edhe për gabimet që ajo bën.
Kësisoj
në demokraci nuk janë njësoj të gjithë politikanët, edhe nëse ata kanë një kohë
të gjatë në politikë. Opozitarizmi është parapërgatije për një qeverisje më të
mirë. E tillë ka qenë periudha më shumë se gjashtëvjeçare e opozitës së sotme
në Shqipëeri. Edhe nëse ajo ka gabuar kur ishte në pushtet, ka marrë ndëshkimin
e votës së lirë të qytetarëve. Madje edhe në ikje ka respektuar standardin
demokratik të zgjedhjeve të lira, ndryshe nuk do ishte larguar nga pushteti.
Nga
ana tjetër, ballafaqimi i opozitës së sotme dhe denoncimet e saj politike janë
dëshmi se politikanët shqiptarë nuk janë njësoj. Këtu bën pjesë gjithashtu
filozofia e intepretimit të ligjeve të zhvillimit të shoqërisë njerëzore.
Analistët tanë ende përmendin psh gabimet e para 25 viteve të zotit Berisha dhe
mohojnë faktin se ai vetëm tetë vite më vonë do të ishte krejt ndryshe. Prandaj
dhe realizoi një qeverisje të sukseshme, së paku në mandatin e parë të saj.
Ndërkohë qeverisja e sotme e nisi që ditën e parë të qeverisjes me ushtrimin e
gabuar të vullnetit politik të njëshit të ardhur në pushtet.
Mohimi
i së drejtës për të ndryshuar është miopi intelektuale. Por është dhe një
adresim dashakeqës. Këta analistë, moderatorë e gazetarë, ndërsa ia njohin
Gramoz Ruçit të drejtën për të ndryshuar pozitivisht, ia mohojnë këtë të drejtë
Lulzim Bashës, thjesht se e shohin atë si rival të Edi Ramësj.
Mjaft
më njerëz! Mos gjykoni sipas oreksit politik, por sipas principeve të
zhvillimeve në demokraci. Dhe nëse Shqipëria konsiderohet ende një demokraci,
kjo ndodh falë ekzistencëes së një opozite demokratike dhe të vendosur për t'i
dhënë fund qeverisjes së narko-diktaturës të Rilindjes!
Nuk
janë të gjithë njësoj. Dallojnë midis tyre dhe vëllezërit e motrat, jo më
politikanët. Nuk janë e nuk mund të jenë njësoj as në edukim, në formim,
karakter dhe bindjet e tyre politike e filozofike!