| E hene, 30.09.2019, 08:21 PM |
Ilirishtja ende Jeton në gjuhen shqipe
Nga
Gjon Keka
Është
shkruar dhe dokumentuar se gjuha arbënore është gjuhë e lashtë ilire dhe faktet
janë ato që flasin çdo ditë. Kam gjetë më qindra dokumente historike ku
dokumentohet vijimësia iliro-arbënore.Ndërsa këtu bashkëngjitur(nxjerr nga
libri“Leben im Bild ,i vitit 1916.“)nënvizohet qartë vijimësia iliro-arbënore
sikur që shkruan:
"Baza
gjuhësore është pra ajo ilire, e cila ende jeton sot në gjuhën shqipe".
Por,ajo
që sot duhet potencuar këtu ,është se duke
parë mohime dhe njollosje ndaj figurave qendrore,mohim të identitet
kombëtar europian të arbënorëve dhe të kulturës e traditës ,shihet tepër qartë
se në mesin e popullit tonë ,sot, ka mbetje otomane që nuk i përkasin kësaj
vijimësie,sepse të kësh vijimësi iliro-arbënore do të thotë të keshë në vete
vijmësin e kulturës europiane dhe të vlerave e civilizimit të përbashkët
europian.[©Gjon Keka]