Kulturë
Demir Krasniqi: Në Gollak po vajtojnë bylbylat
E enjte, 26.09.2019, 05:55 PM
Në Gollak po vajtojnë bylbylat
-
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir
Krasniqi
Ç’
po vajtojnë bylbylat , me zë t’ dhimbshëm pyllit –
Pse
n’ Gollak , çobanët ma s’ po i bien fyellit ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , malit veç prej mallit –
Pse
n’ Gollak , çobanët ma s’ po i bien kavallit ?!
Refreni :
Ah,
medet , ah medet –
Ku
jem kanë e ku kem mbet ?!
Toka
e shpija i lamë shkret –
Loza
jonë në botë u tret !...
Ç’
po vajtojnë bylbylat , n’ lisa të ograjës –
Pse
n’ Gollak , çobanët ma s’ po i bien gajdes ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , përmbi sheftelia –
Pse
n’ Gollak , s’ dëgjohet askund çiftelia ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , n’ maje përmbi blinj –
Pse
n’ Gollak , nuk ka ma bagëti , as barinj ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , maleve mbi kreshta –
Pse
n’ Gollak , s’ këndojnë ma barinj , as baresha ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , te lisat mbi gropë –
Pse
n’ Gollak , nuk ka ma as viça , as lopë ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , gjithkund mbi zabele –
Pse
n’ Gollak , nuk ka ma as qengja , as dele ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , mbi shkoza , mbi krela –
Pse
n’ Gollak , nuk ka ma as pula , as gjela ?!
Ç’
po këndojnë bylbylat , mbi degë nëpër molla –
Pse
n’ Gollak , nuk shihen nxënës duke shkua
te shkolla ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , përmbi plepat plakë –
Pse
n’ Gollak , nuk luajnë ma vashat guracakë ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , maleve për qejfe –
Pse
n’ Gollak , s’ këndojnë ma as çikat me defe ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , përmbi rrema kaçe
–
Pse
n’ Gollak , nuk sheh ma vasha nëpër bahçe ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , nëpër maje ftoi –
Pse
n’ Gollak , nuk sheh ma gra që shkojnë te kroi ?
Ç’
po vajtojnë bylbylat , duke fluturua –
Pse
n’ Gollak , nuk sheh ma bujq duke lëvrua ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , me zë t’ shterët si sorrë –
Pse
n’ Gollak , nuk sheh ma kortarë duke korrë ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat, n’ hava kur bien shi –
Pse
n’ Gollak , nuk sheh ma n’ lama duke fshi ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , nëpër mal të madh –
Pse
n’ Gollak , nuk sheh ma kosëtarë në livadh ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , ftua përmbi ftua –
Pse
n’ Gollak , nuk sheh ma gra duke gatua ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , duke u rrotullua –
Pse
n’ Gollak , nuk sheh ma gra duke tëhollua ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , qershi mbi qershi –
Pse
n’ Gollak , nuk sheh ma në lamë duke fshi ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , nëpër lisa mbarë –
Pse
n’ Gollak , nuk sheh ma kund drithëra n’ hambarë ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , përmbi rrema fieri –
Pse
n’ Gollak , nuk sheh ma kah
bluan mulliri ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , në kodra te Hani
–
Pse
n’ Gollak , nuk ndien ma që po bien tupani ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , n’ vende për merak –
Pse
n’ Gollak , nuk sheh ma krushqi me bajrak ?!
Ç’
po vajtojnë bylbylat , n’ lisa përmbi puse –
Pse
n’ Gollak , s’ sheh kerre t’ kuqe , që shkojnë me marrë nuse ?!
Ç’po
vajtojnë bylbylat , për krushq me bajrak –
Pse
n’ Gollak , s’ ka oda , shtëpi , as oxhak ?!...
Ç’
po vajtojnë bylbylat , n’ rrema nëpër fiq –
Pse
n’ Gollak , nuk ka ma mysafirë , as miq ?!...
Gjilan, më 16.09.2019.
Demir Krasniqi