Mendime
Skender Jashari: Si Serbia ashtu edhe propaganduesit e terrorizmit islamik, kundër disa ish të dënuarëve të Grupit të Dobrosinit
E premte, 13.09.2019, 08:00 PM
Si Serbia ashtu edhe propaganduesit e terrorizmit islamik, kundër disa ish të dënuarëve të Grupit të Dobrosinit
Nga
Skender Jashari
Serbia në vazhdimësi, akuzoi, arrestoi, përndjeku
nacionalistët shqipëtar, veçmas
Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, të
cilët Identarisht, Ideologjikisht dhe Shpirtërisht janë të
lidhur, drejtuar nga Europa dhe SHBA-të, të cilët i promovojnë Kulturën,
Historinë dhe Interesin Kombëtar
Shqipëtar. Serbia idëshiroi si nacionalist me orientim oriental,
turkofil, islamofil, në shkallë e parë drejt asimilimit a spastrimit etnik-
kjo është e theksuar në masë të
madhe në Luginë të Preshevës.
Sikur ambasadori rus në Sofije, që kishte paraparë mundësinë e instrumentalizimit të “miletit islam të Ballkanit” në vitin 1815, pasuar nga akte të tjera të
Carizmit rus, të njejtën ka
ndjekur edhe Serbia dhe Greqia.
Të njejtën ka ndjekur Serbia po ashtu
edhe pas
viteve 1990, por edhe sot.
Të akuzuarit kryesorë të Grupit të Dobrosinit, Skender dhe
Valon Jashari; shkaku i të qenit të vetmit Shqipëtar katolik të Luginës së
Preshevës; pjesëmarrës në luftë në Luginë të Preshevës; të tradhëtuar nga disa
shqipfolës më 16.05.2001 gjatë luftës në Luginë dhe të kapur robë nga forcat
serbe; që s’pranuan në asnjë mënyrë t’i shërbenin Serbisë apo së paku të
heshtnin karshi terrorit dhe gjenocidit
serb kundër Luginës së Preshevës etj, bëri
që të përndjeken nga Serbia dhe
shqipfolësit e Luginës që i
shërbenin Serbisë. Më 2003, u detyruan
të ikin për Kosovë, gjoja për vend më të
sigurtë!
Në Kosovë nga mars 2004( trazirat e
Marsit), pastaj në prill 2004( Skender, Valon dhe Luan Jashari tenton t’na
vriste agjenti i Serbisë F.I. nga Lotovica, komuna e Bujanovcit), e që për fat
të keq kuptuam që edhe në Policinë e Kosovës,
kishte si polic hetues Q. H. që
mbrojtën agjentët islamik të Serbisë. Më
27.05.2009, njejtë ndodhi
tentim-kidnapim dhe për pasojë tentim-vrasje
kundër Skender Jasharit, por që sërish
disa polic hetues( një grup e
tyre), mbrojtën agjentët islamik të Serbisë, derisa kryeministri i
Republikës së Kosovës vetëm i quajti në medie
si agjent të Serbisë, me rastin e arrestimit të asaj grupe. Natën e
Pashkëve 2012, sërish “xhihadi thërret”, kërcënon me heqje
koke- sërish polic në policinë e
Kosovës, mbrojtën B.B. i identifikuar si kërcënues të asaj nate.
Më 01.07.2012, i arrestuar nga Fraksioni
politiko-kriminal i EULEX-it, fraksion ky i trashëguar nga Fraksioni politiko-kriminal i UNMIK-ut, i përbërë
nga zyrtarë politik, polic, prokurorë
dhe gjyqëtarë që vijnë kryesisht nga vendet e Europës Lindore dhe Jug-lindore,
në të cilat ende drejtëpërdrejt apo tërthorazi,
janë nën influencën pansllavike të Rusisë dhe
qëndrim miqësor ndaj Serbisë por jo edhe ndaj Republikës së Kosovës.
Me rastin e arrestimit të Skender
Jasharit, më 03.07.2012, prokurori i Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it,
Maurizio Salustro, akuzon për terrorist
islamik-akuza të tilla vazhdimisht Serbia bënte, duke tentuar që t’i identifikonte familjen e Skender e Valon Jasharit, si familje
muslimane, e jo si Shqipëtar katolik.
Më 18 dhjetor 2013( vetëm 2 muaj
pasi dënohen me
dënime politike nga Fraksioni i
EULEX-it i dirigjuar nga Serbia, të 16
tetor 2013), policia dhe xhandarmëria e Serbisë, minojnë dhe
detonojnë me eksploziv, duke shkaktu djegëjen e tërsishme të shtëpisë në
fshatin Rahovicë, komuna e
Preshevës. Më 19 dhjetor 2013,
derisa ishin Skender e Valon Jashari në Qendrën Korrektuese në Dubravë,
pra vetëm një ditë pasi ishte minu e djegur shtëpia e
familjes së ngushtë, në vendlindje( Rahovicë-Preshevë), i vijnë kërcënimet nga agjentët e
Serbisë, që : “edhe në burgun e Dubravës kemi me ju sulmu a me ju
helmu”. Më 7 shkurt 2014, sulmohen
Skender Jashari nga dy persona kriminelë ordinerë, të cilët
vetëpublikuan që ishin dorë e Serbisë! Drejtoria e Pavionit dhe
Drejtoria e përgjithshme por edhe
Drejtori për Siguri në Qendrën Korrektuese në Dubravë kanë
qenë shumëherë të informuar me shkrim dhe gojarisht nga Skender dhe Valon Jashari, por kanë lënë
të rrezikohej jeta e tyre. Raportet
policore për rastin, përpilohen nga disa
polic të Istogut, të cilët hapur mbronin
agjentët e Serbisë, e për më keq, pastaj
gjyqëtari A. M. si gjyqëtar në Degën e
Gjykatës Themelore të Pejës në Istog, mbron definitivisht agjentët e Serbisë.
Ndërsa
në gusht 2013, në Prishtinë, në banesë, gjuhet me gurë në dritaret e banesës së familjes së ngushtë të Skender e
Valon Jasharit. Derisa vëllau i Skender e Valon Jasharit, pra Luan Jashari,
në Prishtinë në muajt e fillim vitit 2013( kur edhe ishte ngritur
aktakuza politike e Fraksionit të EULEX-it, të dirigjuar nga Serbia,
kundër Skender e Valon Jasharit), është përcjellur dhe kërcënuar. Njejtë i kangjarë edhe
në muajt shtator-tetor 2013, kur dënohen me dënim politik Skender dhe
Valon Jashari në Grupin e Dobrosinit.
Paralelisht menjerëzit e Serbisë nga muaji qershor 2014,
edhe disa zyrtarë korrektues( pas muajit
korrik edhe Agron Rexhaj-si
drejtor i pavionit të Sigurisë së lartë). Nga qershor 2014, edhe një i bashkëdënuar në Grupin e Dobrosinit, bëhet
vegël e Agjentëve islamik të Serbisë,
sa që mbronte terrorin e Serbisë kundër Skender e Valon
Jasharit. I njejti edhe gjatë rigjykimit
më 07.09.2014, akuzonte Skender
Jasharin, gjoja sikur antiislamist
që fyej përmes facebook-ut-( duke mbrojtur agjentët
islamik të Serbisë, që operojnë në Trojet tona- veçmas në Kosovë, e
asesi s’jam antiislamist).
Kërcënohet
Skender Jashari më 25.08.2014, në
Pavionin e Sigurisë së Lartë( Pavioni VIII) të Qendrës Korrektuese të Dubravës,
nga dy kriminelë ordiner, të cilët agjenti i Serbisë(
drejtori i pavionit VIII, Agron Rexhaj), i kishte rekrutu në celulat e
vehabistëve që ekzistojnë në këtë institucion(Skender Jashari
kishte dorëzu kallëzim penal kundër këtij Drejtori, për rekrutim, radikalizim,
ekstremizim të terroristëve islamik në Burgun e Dubravës).[1]Më 26 gusht 2014,
Ministria e Drejtësisë të Republikës së Kosovës( Shërbimi Korrektues), i dërgon
Skender dhe Valon Jasharin, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, për
shkaqe sigurie, që mos të rrezikoheshin nga njerëzit e
Serbisë. Më 31 tetor 2014, edhe në Qendrën e Paraburgimit në
Gjilan, kërcënohen Skender dhe Valon Jashari. Shkaku i rrezikut që i kanosej, Shërbimi Korrektues(
Ministria e Drejtësisë), i vendos në Qendrën e Paraburgimit në
Lipjan.
Më 28 tetor 2016, njoftohen nga fqinjët
Skender e Valon Jashari, që disa kamion dhe një eskavator, kanë rrafshuar dhe hequr gërmadhat e shtëpisë së demoluar disa herë dhe së fundmi
të minuar e djegur plotësisht nga
policia dhe xhandarmëria e Serbisë, në fshatin Rahovicë, komuna e
Preshevës. Derisa 13 tetor 2016, kishte ndryshuar aktakuza, nga prokurori politik i fraksionit të EULEX-it,
të dirigjuar nga Serbia, ndërsa më 28
tetor 2016, Serbia heqte gërmadhat e
shtëpisë së tyre.
Akuzat
politike të Fraksionit
politiko-kriminal të EULEX-it, të dirigjuar
nga Serbia, që dënoi politikisht(
edhe gjyqtari Arkadeusz Sedek e kishte
thënë:” dënoheni për shkak të ruajtjes së Paqes dhe Stabilitetit në
Ballkan”), duke i akuzuar për terrorizëm
kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë, në Dobrosin komuna e Bujanovcit, e që Gjykata
Supreme në lëndën PML.241/15,
pastaj Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e vërtetuan përfundimisht pafajsinë e
tyre. Derisa Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, bënte
spektakët gjegjësisht terrorizëm
gjyqësorë, në lëndën PKR.nr. 56/12, policia dhe xhandarmëria e
Serbisë demolonin shtëpinë e Skender e Valon Jasharit, e jo të dikujt tjetër; njerëzit e Serbisë( agjentët
e Serbisë dhe agjentët islamik të Serbisë), kërcënonin dhe rrezikonin familjen e ngushtë të Skender dhe Valon Jasharit e jo të tjerëve; po ashtu kërcënonin, rrezikonin dhe
sulmonin Skender dhe Valon Jasharin edhe në Burgjet e Kosovës, e jo të tjerëve-
nga kjo mund të kuptohet përse shënjestroheshin këta e jo edhe të tjerët.
Ndërsa pas shpalljes përfundimtare të pafajshëm të Skender e Valon Jasharit, në rastin e Grupit të Dobrosinit, intensivisht fillojnë kërcënimet nga agjentët dhe agjentët islamik të Serbisë. Futjen e Skender dhe Valon Jasharit në Lista të Zeza, ku kërcënonin që do i ekzekutonin( shih foto 1), kërcënime të panumërta të agjentëve islamik të Serbisë kundër Skender Jasharit. Së fundmi, njerëzit e Serbisë, përdorin agjentët islamik të tyre, të cilët në Trojet Shqipëtare, në Shqipëri, Kosovë etj, vetëidentifikohen si turkofil, propagandues të islamit radikal-vehabizmit, duke shpifur shkrime në portale, gazeta dhe rrjete sociale. Qëllimi i shkrimeve të tilla është kërcënimi serioz, nxitja e akteve terroriste dhe kryerja e akteve terroriste islamike kundër Skender Jasharit; si dhe veprimi i agjentëve të Serbisë kundër Skender Jasharit siç vepruan agjentët islamik të Serbisë me porosi të Serbisë, me rastin e tentim-kidnapimit dhe tentim-vrasjes të 27.05.2009, duke akuzuar pastaj vetëm terrorizmin islamik e jo terrorizmin islamik të dirigjuar nga Serbia.
Pasojat tashmë
shihen, qindëra e mijëra kërcënime përmes mjeteve të komunikimit, përcjellje dhe kërcënime në vende publike etj.
Agjentët islamik të Serbisë, në kuadër
të portaleve dhe gazetave të caktuara,
kanë fyer, shpifur, kërcënuar dhe
akuzuar Skender Jasharin, si në titujt:”Facebook-u
mbron faqen ekstremiste Feja e Shqiptarit eshte Europa dhe Skender Jasharin”apo “Skënder
Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në Zelandën e Re!” apo ” Katoliku
fashist Gjergj-Skender Jashari sulmon rolin e hoxhallarëve në Luginën e
Presheves” apo “ Islamofobi
Gjergj-Skënder Jashari sulmon përsëri: Harruam Europën, për çallmen
osmano-islame!”
Sikur Qeveria e Serbisë reagoi ashpër me rastin e lirimit të Skender e Valon Jasharit në Grupin e Dobrosinit, duke e quajtur vendim-gjykim skandaloz :”SKANDALOZNA ODLUKA: Osnovni sud u Gnjilanu oslobodio svih deset pripadnika tzv. Dobrosinske grupe optužene za terorizam”,[2] të njejtin reagim e shohim edhe në shkrimin e titulluar nga agjentët islamik të Serbisë:” Facebook-u mbron faqen ekstremiste Feja e Shqiptarit eshte Europa dhe Skender Jasharin”, ku mbi fotografinë e Skender Jasharit, i armatosur me armë anti-tank, shkruhet :”Ekstremisti katolik Skender Jashari duke demostruar aftesite e tij terroriste me nje kundra tank dhe duke i treguar autoriteteve kosovare qe ai thyen kodin penal te Kosoves duke mbajtur arme pa leje.!”
Foto 2. Akuza të reja mediatike të publikuara nga portale dhe gazeta që propagandojnë terrorizmin islamik-shihen që akuzat e tilla janë të njejta me akuzat që Serbia dhe Fraksioni politiko-kriminal i Eulex-it( me dëshmitarë të fshehtë të Serbisë) kishin akuzuar Skender Jasharin si pjesë të Grupit të Dobrosinit.
Më:13.09.2019
Skender Jashari i burgosur politik
nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime
joformale ushtarake.
[1] Me këtë kallëzim ka filluar të sensibilizohet situata e tmerrshme në Qendrat Korrektuese dhe të Paraburgimit të Republikës së Kosovës, në lidhje me radikalizmin dhe ekstremizmin islamik në Burgjet e Kosovës.