| E marte, 03.09.2019, 07:57 PM |
Alfabeti arbëror - alfabet i lashtësisë së kombit tonë arbëror europian
Nga Gjon
KEKA
Gjuha
jonë arbërore dhe alfabeti i saj kanë ekzistuar gjithmonë,kjo është vërtetuar
dhe po vërtetohet edhe sot se gjuha arbërore si gjuhë e lashtë europiane ka
patur vazhdimësi si në të folme ashtu edhe në të shkruar.
E
vetmja periudhë kur gjuha jonë u sulmua dhe u ndalua për pesë shekuj ishte
periudha e errët e pushtimit otoman, pikërisht në këtë periudhë të errët kombi
ynë, identiteti i ynë europian dhe fati i gjuhës së kombit tonë u tentua të
varroset dhe të zhduket përgjithmonë.
Por,jo,
ishin arbërorët e urtë të cilët edhe pse të dëbuar nga vatrat e tyre ,aty ku u
vendosën e ruajtën gjuhën dhe traditat e lashta arbërore, poashtu ishin etërt
dhe kleri krishterë katolik që ruajti dhe avancoi kulturën dhe gjuhën e kombit
tonë arbëror europian.Kështu që edhe sot kur po shkruaj unë shkruaj nga
shkronjat të cilat i përdorën paraardhësit tanë, pra gjuha jonë është gjuhë e
gjallë ashtu si gjuha e gjallë e kombit gjerman. Me këtë kuptojm se alfabeti i
gjuhës arbërore nuk u shpik dje, as në Kongresin e Manastirit, por alfabeti
arbëror ka ekzistuar gjithnjë,vetëm se mund të thuhet që në Kongresin e
Manastirit u rilind alfabeti i cili u plotësua dhe standardizua sipas kohës dhe
rrethanave. Me pakë fjalë Rrënjët e gjuhës sonë arbërore dhe alfabetit janë
rrënjët që na tregojn gjenezën tonë si komb me kulturë dhe identitet brenda
kontinentit europian.
(Burimin e alfabetit në faqen e bashkëngjitur e mbaj unë pasi ka individë që po e keqpërdorin duke i përvetësuar pa fije turpi dhe ndërgjegje.)