Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Receta
E premte, 30.08.2019, 03:37 PM
Nga Fritz RADOVANI:
RECETA
PER
“DEMOKRACI” NGA JUDA
PRESIDENTI “DEMOKRAT”
“HERO I
VRASJEVE TË RINISË
NDER KUFINJ...”
1989: RAMIZ ALIA: POROSI NË BYRONË POLITIKE PËR
“RILINDJEN”:
“Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e
Pushtetit politik të armiqve tanë! Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij
Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji.
Në respektimin e të drejtave të njeriut. 2.Në
krijimin e pluaralizmit politik..
Kundërshtarët tanë do t’i nxisim që të
krijojnë parti sa të duan të majta e të djathta dhe të qendrës, por gjithësesi
këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne. Në krye të këtyre
partive, duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do
të marrë pushtetin, do të shajë komunizmin në themel e në çati. Në këtë mënyrë
do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës antikomuniste. Ne na
intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të
parendësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin…Të
sekuestruarve dhe të shpronsuarëve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u
njihet prona, por asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tyre dhe në forma të
ndryshme do t’i ngatërrojmë me njeri-tjetrin… Të burgosurit dhe të
persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Por këta duke iu dhënë nga një pashaportë
dhe duke iu bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria. Pasuria e tyre na
përket neve sepse ne e bëmë. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore...
Ne komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së
cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne
dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjisaturash, do të arrjmë
që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na
përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmës, që e kemi planifikuar dhe po e
përgatisim vetë. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë e jona... Kurrë nuk
do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e
fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do
të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë
do ta gëzojmë Ne dhe fëmijët tanë. Prandaj gjithmonë të jemi të përgatitur për
të dyja rruget e mbajtjes së pushtetit: Rrugen paqsore dhe rrugen e luftës së
armatosur. Për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëzit tepër të vendosur
që i kemi përgatitur gjithë këto vite me mund e sakrifica. Mjerë ata që do të guxojnë të na
dalin përpara e të na kundërvihen. Nëse lind nevoja do të kemi edhe mbështetjen
e aleatëve të jashtëm ideologjk në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’ua
përmend.
Përveç alealëve ideologjikë, nëse do të jetë
nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi
ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Shoku Enver
dhe unë, i kemi ruajtur këto lidhje të domosdoshme dhe jetike, që në fund të
fundit, garantonin pushtetin tonë popullor, të cilin do ta mbajmë si sytë e
ballit edhe tani edhe në të ardhmen dhe përgjithmonë, pavaresisht nga rrethanat
e vështira aktuale, ndaj sido që të rrokullisen punët, ujët do të rrjedhë në
mullirin tonë. Për këte jeni të garantuar sot e përgjithmonë.
Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë
përjetësisht tona!..”
***
30 VJET Asht mirë me ua rikujtue Rinisë
Shqiptare disa nga porostë e Ramiz Alisë:
Ky pra, ishte presidenti i parë terrorist i
“demokracisë” në Shqipni, një vrasës tinzar në
1945 në Masakren e Tivarit, dhe
prap në “Revolucionin Kultural 1967” në Shkoder...
1989: Ma në fund edhe surrati i vertetë i Judës
së “Demokracisë vrastare Ramizjane!”:
Fraza ma aktuale per
rrezikun e Trojeve Shqiptare dhe të Dardanisë së Lirë, sot asht kjo: “Përveç aleatëve ideologjikë, nëse
do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të
cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha.” Gjithshka
në perputhje sot me “Veprat e qeveritarve të shartuem!”
Kjo asht “Rilindja” e tiranve e thanun me
gojen e Judës plot gjak, helm e vnerë e pabesi.
Gjithshka asht perpjekje per me skllavnue
deri në zhdukje të mjerin Popull Shqiptar!..
Shqiptarë! Trokitni tek Ambasadorja e Re
Amerikane zj. KIM...
E vetmja Derë Shpetimi asht Ajo në SHBA, me
Emnin e Presidentit D. TRUMP !
Melbourne, 30 Gusht 2019.