Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Shqiptarët me “prejardhje“ turke dhe arabe – thoshte Dr. Muhamed Mufaku
E shtune, 24.08.2019, 07:39 PM
Shqiptarët me “prejardhje“ turke dhe arabe – thoshte Dr. Muhamed Mufaku
Shkruan Fahri
Xharra
Doja
edhe unë në kafen e Rrugës së Ngushtë, në Gjakovë, pranë kafes italiane doja
t`i përmblidhja do shkrime të cilat janë brenga më shqetësuese kombëtare
; Prejardhja e shqiptarëve ? Ishte viti
2015, viti i përmbysjes totale morale të
shqiptarëve në të gjitha tokat e veta.
Po
çka na ligjëroi Hoxha dhe i helmoi dhe qindra të rinj e pleq?
”-Osmanët
u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në
Kosovë.
–
Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit.
-Gjatë
kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi.
-Statistikat
e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë,
vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë
shqiptarë.
–
Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car
Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve.”
Vetëmohimi
kombëtar nga vet shqiptarët kishte filluar herët, ashtu në atë mënyrë që ne nuk guxonim as të
flisnim e as të reagonim, se pse bëhej
në emër të shkencës ““Në universitetin gjysmë të braktisur, ndërsa shokët copëtoheshin nga tanket, në një kthinë të heshtur, një student nga Peja vijonte të shkruante
doktoratën e vet “Zanafilla arabe e shqiptarëve”. Është doktor i ardhshëm
Muhamed Mufaku. Ai që do t’i gjendej pranë Serbisë në orët e këqija të saj. Më
pranë se tanket. Doktorata e Mufakut tridhjetë e ca vite më parë dëshmon se
projekti i turqizmit të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë një frymëzim i rastit”
( Në kafen Rostand f. 172).
“Hoxhë”
Irfan Salihu në të ardhmen mund të prezantohet edhe si myderriz, myezin, myftar e çka jo tjetër, por këta tituj të shpifur nuk do t’i bëjnë të
besueshme dhe shkencore përrallat e tij. Megjithatë, është e tmerrshme që imamë të tillë kaq të
poshtër lejohen të flasin publikisht nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar
në çerdhe gjarpinjsh antishqiptarë. Me fenë islame kjo propagandë nuk ka të
bëjë asgjë. Paraqitjet si kjo e Irfan Salihut janë pjesë e një agjende
antishqiptare dhe tregojnë se në çfarë mjerimi gjendemi si shoqëri. ( Enver
Robelli )
Një
dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe
të Tiranës librin “Shqiptarët në botën arabe”. Autori i librit është një tjetër
dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoratë të vitit 1981 në Universitetin e
Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to. Ja pjese nga
teksti i paraqitjes: “Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe
arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për prejardhjen e shqiptarëve prej
vendeve arabe. Kështu, të dhëna të tilla
shpalosen së pari në një histori arabe me titullin ‘Tuarih Tuaf’, në të cilin shpjegohet gjerë e gjatë së
shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet
osmane”. ( (Ismail Kadare )
“Deri
tani Kadareja u shfaq me qëndrime antiturke, antiaziatike, antikomuniste e antiislame, që i lidh ato me mjeshtëri, kurse tani merret me “makthin” e “arabizmit”
të shqiptarëve _-ankohet Dr. Mufaku .
Sa
vështirë kur dikush ta paralizon mendimi ne porositur Zoti Mufaku!
Kadareja
e kishte përrallosur historianen franceze Nathalie Clayer dhe librin e saj
”
“Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” për veprën e saj “Në
fillimet e nacionalizmit shqiptar” dhe Mufaku e ndiente vetën të ofenduar me
qëndrimin e Kadaresë ; normalisht prekëse kur dikush e thyen teorinë
serbe për “prejardhjen “arabe të shqiptarëve
“E
për këtë niset nga disertacioni im “Lidhjet letrare shqiptare-arabe” që u
mbrojt në Universitetin e Prishtinës në vjeshtë të vitit 1981, dhe u botua si libër në Tiranë më 2009. Pasi
që në hyrje është dashur të shkruhet për lidhjet historike është përmendur një
traditë e pasur që trashëgohej me shekuj te shqiptarët e te arabët për
“prejardhjen arabe të shqiptarëve”. Edhe pse në disertacion flitet shprehimisht
se “këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” (f. 28 nga disertacioni i botuar
në Tiranë), arsyetohet Muhamed Mufaku. Por
nëse ““këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” atëherë pse shkruhet në një
disertacion shkencor . Ik ore, ik!
Perandoria
Osmane ashtu si na hodhi neve pas për disa shekuj në fushën kulturore dhe
shkencore, këtë realizoi me sukses edhe
me vendet arabe. Ndalimi i shqipes nuk u bë për të na mbrojtur nga serbet, por për të na asimiluar tërësisht. Shqiptarët
që fituan pozita në perandori, nuk i
fituan pse ndjeheshin shqiptarë patriot, por pse ndjeheshin osman dhe të gjithë ata
qeveritarë osman, pa përjashtim, nuk kërkuan ndryshimin e ligjit, që ndalonte gjuhën e tyre amtare. (Lis
Bukuroca )
Për
realizimin e kësaj teme, pranë kafesë së
zezë italiane u shërbeva me të gjithë këta autorë sepse po shkruhet për
mua : “ Fahriu besohet të jetë konvertuar katolik gjatë qëndresës së tij në
Kroaci. ( Në Slloveni . Lublanë isha une fxh) Në Jugosllavinë e Titos dhe Sllobodanit ka
qenë modë e shërbimit sekret jugosllav që në bashkëpunim me Kishën Katolike dhe
Opus Dein të konvertonte tradhtaret shqiptarë në katolikë, dhe ti bënte ata armiq të myslimaneve
shqiptarë të Kosovës. Fahri Xharra është një nga yjet e racizmit, urrejtje nxitjes dhe histerisë kundër
myslimaneve në Kosovë. . Ne po e quajmë Xharrën të sëmurë mendor duke shpresuar
që shprehjet e tij të jenë vërtet pasojë e ndonjë sëmundje. Këtë e bëjmë për ta
lehtësuar Xharrën nga përgjegjësia e rëndë morale që mbajnë thëniet e tij që
ngjajnë me jezuitët e mesjetës në Europë. Në këtë rast Xharra duhet të kërkojë
sa më shpejt mjekim. Nëse dëshiron ai mund t’i vizitojë disa mjekë
popullorë musliman që t’i këndojnë
Kur’an dhe t ’ja heqin xhindet që ka në kokë ose ndonjë mjek të njohur psikolog
nga mjekët e shumtë që ka Shqipëria dhe Kosova.
Dhe
këta që e kërcejnë vallen e dreqit shkruajnë ” Katoliku fanatik Fahri
Xharra, një prej propaganduesve të
Shqipërisë së Madhe dhe nacionalizmit të sëmurë laik-katolik, duhet patjetër të vizitohet tek ndonjë mjek
psikolog. Nacionalizmi i tij katolik ekstremist dhe racizmi i tij i theksuar po
krijon habi tek opinioni i gjerë.” ( diku në shtypin ekstremist islamik)
Të
jesh arab apo turk është privilegj në këtë shoqërinë tonë gjithëpërfshirëse
shqiptare.
Referencat:
(Kadare : “ Mëngjeset në
Kafe Rostand, faqe 172, ; Enver Robelli ““Hoxha” Irfan Salihu llomotit e gënjen
për historinë e shqiptarëve dhe të Kosovës . ; Muhamed Mufaku : “Kur
romansierët shndërrohen në historianë e historianët shndërrohen në teologë!”
Lis Bukuroca : Millosheviçi, hero i
shqiptarëve? : Hoxhë Irfan Salihu: Në Kosovë s’ka pasur shqiptarë – ata i solli
Turqia (VIDEO) )