E merkure, 30.10.2024, 06:39 AM (GMT)

Kulturë

Zymer Mehani: Kosova

E marte, 13.08.2019, 06:20 PM


Zymer Mehani

KOSOVA...

Shpirt n'poezinë time

Zemër t'kam n'poemë

Dhe e artë më je

Me shkëlqim që praron

Shqiponje më je

N'qiell që fluturon

Ishe kataklizmë

Plot krizë

Në netët e errëta

T'furtunës, t'stuhisë

Shpesh ishe pa gjumë

Shëmbëlleje në një lumë

Ishe mort dhe dasmë

Rrinte lart koka jote

Kështjellë e lartësuar

Prore e papushtuar

Ishe dhe je plagë

E dhembjes dhe e mallit

Ishe shkëndijë shprese

Sot je xixë e strallit

Dot nuk je njëngjyrëshe

Por je kuq e zi

Je fushë e paanë

Je kopshi i lulëkuqeve

Je e Shqipnisë nanë

Je tokë e mallkuar

Nga dreqi e i biri

Je shkëndijëz e ndezur

Je gur xhevahiri

Je dritë që zbardhëllon

Je xixë që flakëron

Je dhe ishe çdoherë

Varr e ferr për të tjerë

Që u munduan prore

T'mirrnin besë e nder

Betejë e përgjakshme

Ëndërr e pakapshme

Je fole ku prore i rritë shqipet

Je vetë krahu i shqipes

I prerë n'fluturim

Je vetë plaga ime

Që m'vret,, m'djeg në shpirt

Shpesh e djegur

E rrënuar

Gërmadhë e shkatërruar

Kur erdhën taborret

Ty për të të nënshtruar

Më je shtat i gurtë

Në kohë ringëllon

Njëqind herë u vrave

Por sërish po jeton

O melhem i dhembjes

Për plagët e mia

I pashuar mall

N'zemër sa një mal

Më je dritëz ylli

Më je lot i syrit

Shpesh i hidhur bar

Dhe kore e tharë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora