Kulturë
Përparim Hysi: 'Pirroja - Mbreti i Epirit'
E hene, 12.08.2019, 05:29 PM
"PIROJA-MBRETI I EPIRIT"
Tregim
Nga
Përparim Hysi
Tregimi
im nuk ka të bëjë fare, me MBRETIN E EPIRIT-PIRON! Titulli është metaforik dhe
këtë metaforë e kam vjedhur nga KATERINA e Madhe e Rusisë. Kjo i ndërronte
dashnorët e saj,ashtu si"mbreti gratë" dhe njërin prej tyre që kish
bërë"dalje", nuk di pse e
quajti "PIROJA-Mbreti i Epirit". Gjithmonë e vras mendjen të ketë
qenë me origjinë ilire ky"favoriti"? Sidoqoftë, unë nuk kam tagër
si historian dhe as vullnet për të
shkruar një tregim historik,por, në e titullova kështu tregimin tim, kjo ndodhi
se diku në një provincë ku më çoi puna,
unë njoha të gjashmin e "PIROS..." si"favorit". Këtë radhë
ky,PIROJA, që njoha unë, ishte burri i ligjshëm i një "KATERINE"
(besë e Zotit, i kishte këto hire, pse t'i hyj
në hak?), por qe sevdallisur me
një fytyrë abrash e qimeshëllirë që ta shpallte që së largu. Kur të vinte afër,
fytyra prej breshke të jepte një kontonacion që,me të vërtetë, nuk ndiheshe
mirë.
* *
*
Në
provincë më çoi puna. Shkolla ku shkova për kontroll qe goxha e madhe dhe vetëm
mësuesët që jepnin gjuhë-letërsi qenë
katër. I thirra që të katra që t'i njihja. Erdhëm dhe që të katra ishin në
moshë të mesme dhe,secila, atë ditë do kishte ndenjur më shumë para pasqyrës. Zakonisht, me
njerëzit i ndërtoj lehtë urat e komunikimit dhe,tek po u tregoja se cili do
ishte objekt i kontrollit, për t'ua
lehtësuar,sado pak atë trysninë që ndjejnë gjithë mësuesët, u thashë:-Kam qenë
mësues vet dhe e njoh mirë tensionin që
ndjeni. Duhet të çliroheni nga emocionet dhe duhet të fiksoni një gjë në kokë:
aty, në fund të bankave, ai që po vëzhgon,është një specialist që po bën
detyrën dhe,sido që do jenë rezultatet në këto ditëkontrolli, kurrë nuk do t'ju
"shesë", por duke ju vënë në dukje anët negative dhe pozitive,
gjithmonë fjala ime do anojë nga e mira.
E
kam patur si platformë pune timen dhe gjithmonë jam ndarë me vartësit e mi,
miqësisht.
* *
*
Të
katra qenë ballë meje dhe, tek u hodha një sy "vëzhgimi", e vërejta
tensionin e njërës prej tyre që aty, ballë meje, sikur nuk ndihej mirë. Një
dridhje e lehtë e buzës së poshtme dhe pas saj një si psherëtimë dhe,me
sa vura re, sikur nuk e kish "mendjen në mësim". Tërë jetës si
mësues, i imponohesha klasës dhe, kur merrja fjalën, "auditori" i
vogël, por dhe në ishte i madh, bëhej sy
e veshë. E vura re fustanin gjelbërosh
që kish veshur dhe, pse ta mohoj, fekste mbi koleget e tjera. Pra, siç mendova,kjo është
mësuar që ta"përkëdhelin" dhe këtë "lloj virusi" mundohet
ta kalojë dhe nga unë. Në fakt, sikur kish një atmosferë butësie mbi vete:
butësia në çiklat e syve,në fytyrën e bardhë qumësht, në flokët si një pyll i
zi, lëshuar pak hergjele dhe ajo që më
çuditi tej mase: ca gishta të një dore elegante që kurrë nuk duhet të
kishin larë enët. Tek u shkunda nga ky"studim kaq preçiz",mbi këtë, të"përkëdhelurën, më erdhi
ndërmend një tregim i EMIL ZOLA që thotë,ndërmjet tjerash:" Në do që bukuria të bjerë më shumë në sy, vëreni të
pozojë në mes të të shëmtuarave". Ky përkim qe vetëm rastësi që nuk varej
as nga unë, por as nga dikush
tjetër:
qenë kolege dhe jetonin me familjet e tyre në provincë dhe,ndërsa tri të tjerat ishin sforcuar për t'i
"zbukuruar" sado pak,gishtrinjtë e trashë nga punët e stinës,edhe në bujqësi, kjo
tjetra: e kish tetë në qesetë. Duket i kish shkuar mirë kungulli mbi ujë.
* *
*
Tek
sforcohesha që të ndahesha nga këto hamendësime fare të kota që nuk kishin të
bënin fare me punën time, kur dha ballë LIA. Sa më pa, m'u hodh në kokë
dhe,ashtu siç ndodh me gratë e atyre anëve që kur takohen me një burrë të njohur,e
puthin në të dy faqet, kështu bëri dhe LIA. Mikja ime e tridhjetë vjetëve më
parë,LIA nuk qe vendase, por kish marrë ato zakone. U përqafuam si dy miq të
mirë dhe LIA më bëri paralajmërimin: sa të mbarosh kontrollin dhe do vish për drekë tek unë. 10 minuta që këtu e kam
shtëpinë. U tha, u bë. LIA përpara dhe unë pas saj,se rruga qe si rrugëdhish,
dhe, pasi hapi derën, pa u futur mirë brenda, më puthi miqësisht e shumë
ngrohtë. Qe liberale e madhe LIA! Nga ato femrat që kish nevojë për fre. Unë me të qemë kolegë qysh në vitet
'60-të dhe tani qenë mesvitet 90-të. Drekën, pothuaj, e kish gati dhe,sa e
shtroi, fillloi të më tregonte.
-
E pe atë,pilivezën?- më pyeti
-Cilën?-
pyeta unë.
-
Atë fustan gjelbrën që ma ha lastarin
lart,- tha ajo.
-Po
lëre LIE, atë muhabet,- thashë unë.
-Jo,
jo, nuk e lë fare. E di pse e kam inat. Jeton si pashalleshë. Punë nuk zë me
dorë (vërja re gishtat si të jetë hankozonjë) dhe ka konfortin më të mirë të
jetesës,aq sa nuk e gjen as në qytet. Burrin e ka flori:sa ta shohësh,aq i mirë
është. Ai ka emigruar jashtë dhe nuk pushon me të dërguar
kësaj"hankozonjës" edhe qumësht dallëndyshe. Punët në shtëpi po ia
bën vjehrra. Dhe kjo...këtu LIA pushoi sikur do të gjente fjalët e duhura dhe,
pasi i gjeti,tha:- Kjo "kuçka" vete e shkarrëzehet me atë
surratbreshkën e qimeshëllirin. I tha këto dhe nuk mendoj se unë që vija së
pari për kontroll, mund ta njihja këtë njeri me këto dy atribute kaq të shplarë
e kaq neveritës.
-
Po kush është, moj LIE, se më vdiqe?
-
Po drejtori i shkollës? Kush tjetër?
Se,gjoja,kjo kuçka e dashuron dhe
aq u janë qorruar sytë që të dyve,sa,ndonjëherë, nuk e fshehin dot
"mëkatin".
Ti
më njeh,- më tha LIA,- unë kam qenë e "hedhur" vet, por
kjo"dashuria" e kësaj"kuçkës" me këtë surratbreshkën ma
sjellin mu në grykë.
-Epo
dardhën e qullur e ha breshka,- mbështeta LIEN
unë.
Ajo:-
A ua çjerrë dot maskën?
-Jo.Jo,-
i thashë unë.
-Më
shkoi dreka dëm,- tha duke qeshur LIA.
* *
*
Tri
ditë që ndenja për kontroll sikur më zuri "gripi" I LIES. Përqasja
"qimeshëllirën" me të shoqin e kësaj, të bukurës. Për fat, i shoqi
kish ardhur me leje dhe kjo,KATERINA ( jam në ujërat E KATERINËS së MADHE), ma
solli në shkollë e më njohu me të. U ulëm ballas dhe,ndërsa vështroja këtë burrë
bukurosh.më vajti mendja tek ai"PIROJA-MBRETI I EPIRIT" që KATERINA e
MADHE e kish hedhur si fshesa pas derës.
Kjo,KATERINA, që është përballë meje, si fshesë pas derës, ka hedhur të shoqin.
QIMESHLIRA a surratbreshka, drejtori, militant i thekur partie, bënte kokrrën e
qejfit.
LIA
që më ndiqte në të gjitha ditët atje, më tha:
-
Aha, të zuri "gripi i kuçkës"!
LIE,-
i thashë,- e di që do të mbetet hatri, por më ndodhi si me Leninin. Ajo,
kurioze, duke e ditur se unë nuk i lë mendimet gjysëm, më tha:- Po ç'LENIN zë
në gojë që të zëntë prdhesi!
LIE,-i
thashë,- ia nxorën në shteg LENINIT një dhelpër (kishin dal për gjah) dhe ai
nuk e qëlloi.
-
Pse nuk e qëllove,Vladimir ILIÇ?
-Ishte
shumë e bukur....
Dhe
unë,- tha LIA,- gjeta kishë ku të falem.
Tiranë,
24 korrik 2019