Kulturë
Kastriot Frashëri: Lamtumirë miku im Agim Musta!
E enjte, 25.07.2019, 07:16 PM
LAMTUMIRË MIKU IM AGIM MUSTA!
Nga
Kastriot Frashëri
Dje
është ndare nga jeta në moshën 89 vjeçare ish-i dënuari politik, nje nga
social-demokratet e pare te Shqiperise, studiuesi dhe miku im z. Agim Musta.
Prej mese 25 vjetesh miqesie me zotin Agim Musta kemi qene pjese e disa projekteve mbi memorien historike dhe botimin e qendreses antikomuniste dhe burgjeve te saj. Zoti Musta ishte i pari autor qe pergatiti harten e burgjeve ne Shqiperine komuniste mbushur me te perndjekurit politike nga sistemi dhe me punimet e tij ka sensibilizuar shume institucione nderkombetare per te drejtat e njeriur dhe torturen. Te gjitha keto i kemi ndare bashke permes diskutimeve pa fund dhe takimet me studiues te huaj.
Agim
Musta, u dënua me 13 vite burg nga Gjykata Ushtarake e Tiranës për veprimtari
antikomuniste. Pas 1990 e deri me sot u angazhua fuqishem jo vetem per
integrimin e ish-te perndjekurve dhe te burgosurve politike por edhe per
evidentimin e tyre duke na lene pas nje memorie te gjalle te qendreses se tyre
antikomuniste kunder regjimit.
Eshtë
autor I shumë botimeve, “Mandelët e Shqipërisë”, “Dosjet e Gjalla”, “Kush ishte
Enver Hoxha”, “Mjerim pa fund”, “Gjëmat e komunizmit në Shqipëri” etj.
Sot
shoqeria shqiptare humbi nje njeri te urte, te mençur, nje studies te
perkushtuar, e perkrahes se idealeve socialdemokrate ndersa miqte e tij humben
nje enciklopedi ku mesonin me urtesine e tij apo orientoheshin per gjithshka u
interesonte me fakte dhe deshmi te gjalla e te pakundershtueshme.
Do
tè më mungosh shume Gim,
Lamtumire
mik i mire!