Shtesë » Shkenca
Libri që po trondit botën, 41 shkencëtarët që studionin UFO-t dhe që janë gjendur të vdekur
E merkure, 01.10.2008, 11:15 PM
Shkruar nga Armin Tirana
A ekziston një konspiracion botëror i prirur për të fshehur fenomenin e UFO-ve? A është e vërtetë se qeveria amerikane e njeh të vërtetën lidhur me alienët dhe madje u studion shkencën nëpërmjet një operacioni "inxhinierie së prapthi", por tenton të prishë provat e kalimit të vizitorëve mbi Tokë për të mos humbur autoritet?
Përgjigjja është pohuese dhe na shtohet nga rindërtimi i hollësishëm dhe i saktë i historisë "sekrete" të ufologjisë, i bërë për herë të parë nga Alfredo Lissoni dhe i karakterizuar nga dokumente dhe prova të okultuara nga grupe misterioze pushteti me emra tejet magjepsës: Majestic 12, Men in Black, Revealers.
Pas një kërkimi të filluar më 1993 dhe të zgjatur për 9 vjet të mira, autori vë së bashku copërat e një mozaiku gjigant që ka parë ndërtimin në vitin 1947 dhe pas rënies së një UFO-je në Roswell të New Mexico-s e komisioneve të para studimore amerikane, si publike, ashtu dhe sekrete. Nëpërmjet një serie studimore "Projects", qeveria amerikane tentoi që të fusë në dorë teknologjinë e jashtëtokësorëve dhe ia arriti.
Në këtë libër, Alfredo Lissoni eksploron për ne sekretet e misteriozes Area 51, shtetit të 51-të të Shteteve të Bashkuara, strumbullarit të të gjitha mistereve të teknologjisë aliene; rindërton operacionet debunking (diskredituese) dhe cover up (fshehjeje) të presidentëve amerikanë nga Trumani tek Bushi Junior (i riu); zbulon prapaskenat e incidentit ajror në Walesville, që e bëri qeverinë hije amerikane të armatosej kundër alienëve dhe të nënshkruante në vitin 1955 një pakt shumë të fshehtë bashkëpunimi antialien me "armikun", Bashkimin Sovjetik.
Akoma do të shqyrtohen, më së fundi do të shpjegohen dhe do të futen në një kontekst logjik disa prej mistereve më shqetësues ufologjikë të dekadave të fundit: gjymtimet e kafshëve, vdekjet misterioze të shkencëtarëve, "zbulimet" e pilotuara të inteligjencës, letërkëmbimet sekrete të siguruara nëpërmjet Aktit mbi Lirinë e Informimit (X-files e vërtetë), rrëzimet e UFO-ve, disqet fluturues tokësorë, Rendi i Ri Botëror, taktika në formë pike (që alienët të mos shfaqen publikisht).
E gjitha kjo duke ndjekur fillin e manipulimeve dhe të konspiracioneve të urdhëruara nga grupe pushteti në hije: Trilateral, Bildeberg, CFR, MJ-12, CIA, UFO Study Group. Një libër alarmues, që falë malit të dokumenteve të pakundërshtueshme, më së fundi hedh një dritë të re mbi konspiracionin botëror të CIA-s lidhur me disqet fluturuese. Ky libër u kushtohet të gjithë kërkuesve në fushën e ufologjisë dhe të mbrojtjes hapësinore, të cilët kanë ndërruar jetë në rrethana misterioze.
Kapitulli I, Vijnë Njerëzit me të Zeza
Gjithçka filloi natën e 23 qershorit 1947, kur një avion C-46 i marinës rrëzohej në Mount Ranier në shtetin Uashington. Mëngjesin e së nesërmes qendrat ushtarake bregdetare të Uashington-it filluan t'u lëshojnë apele me radio të gjithë avionëve në fluturim, duke ofruar një shpërblim për gjetjen.
Apeli merrej rreth orës 15:00 edhe nga Kenneth Arnold, një biznesmen nga Boise i shtetit Ohio, i nisur pak kohë më parë nga aeroporti Chealis dhe i drejtuar për Seattle për çështje biznesi. Sapo ka dëgjuar njoftimin radiofonik, Arnold u drejtua me një frymë drejt vendit të supozuar të katastrofës, duke fluturuar në 3000 lartësi dhe në rreth 30 kilometra larg nga Zinxhiri i Yakima Falls.
Piloti po synonte drejt kraterit të shuar të Mount Ranger, kur papritmas vëmendja e tij u tërhoq nga një vezullim; kur ka kthyer kokën, është ndeshur në "9 objekte argjendi në formë pjate dhe të mëdha sa një avion C-54". Disqet dukeshin se fluturonin në formacion në formë pyke.
Njëri nga këta kishte dy krahë të mëdhenj formë bisht dallëndysheje dhe një si dritare qendrore gjigante. Kur disqet u larguan në horizont, Arnold u llogariti shpejtësinë: 1900 kilometra në orë! Një shpejtësi që asnjë avion në atë kohë nuk ishte në gjendje ta përballonte!
Kur piloti kërkoi t'i ndiqte, disqet u vunë në njëshkolonë vertikalisht dhe u zhdukën me shumë shpejtësi drejt kufirit kanadez. Arnold ia tregoi aventurën e tij shtypit dhe një kronist me fantazi formuloi termin "flying saucers, disqe fluturues". Lindi kështu epoka e disqeve fluturuese.
Shpejt të gjitha gazetat nuk do të flisnin për gjë tjetër. "Corriere della Sera" e 8 korrikut botonte në faqe të parë: "Fenomeni ka arritur kulmin më 4 korrik kur një sasi e konsiderueshme personash që festonin festën kombëtare është ndeshur në disqe fluturuese.
Piloti Vernon Baird ka deklaruar se ka rrëzuar një disk fluturues pranë parkut kombëtar të Yellowstone". Në të vërtetë historia ishte paksa ndryshe: Më 7 korrik 1947 togeri Vernon Baird po pilotonte një dymotorësh P-38 në fluturim në 10000 metra sipër parkut të Yelloestone, duke proceduar me rilevime fotografike, kur papritmas është ndjekur nga një UFO "në formë yo-yo-je". Deklaroi: "Procedonte me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke e rritur me shpejtësi.
Kishim urdhër që t'i rrëzonim me çdo kusht, por u kujtova pas kësaj se pavarësisht se po fluturoja me 360 milje në orë, mjeti i çuditshëm më parakaloi me shpejtësi. Po tentoja ta ndiqja, por atëherë kuptova se po arrinin të paktën një duzinë yo-yo-sh në formacion të çrregullt, tamam sikur gjuajtësit rreshtohen për sulm".
Ndërsa Baird, i terrorizuar, tashmë imagjinonte një sulm drejt Tokës, yo-yo-ja e parë ndahej më dysh, duke u rrëzuar përdhe (për këtë arsye gazetat do të shkruanin, në mënyrë të gabuar, se piloti kishte "rrëzuar një UFO").
Por me gjithë kërkimet e Pentagonit dhe të bazës Bozeman, nuk u gjet asgjë, të nesërmen gjithmonë "Corriere" raportonte për një disk fluturues të rrëzuar në New Mexico; më 11 korrik i takonte Italisë: "Pjata fluturuese" vërtiteshin rreth kullës "Garisenda" në Bologna.
Por përgënjeshtrimet e para nuk do të vononin. Më 5 korrik "Corriere d'informazione", në referimin e një vale shikimesh në Kanada, jepte shpjegimin e parë "tekniko-racional", një eksperiment sekret amerikan në New Mexico, "Në White Sands, gjatë një eksperimenti gjuajtjeje mbi V-2 e 25-të gjerman, 8 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të shpërthimit të një serbatori...". Por miti i UFO-ve, siç do të quheshin më tej, ishte larg nga të vdekurit.
Disa ditë pas shikimit, Arnold mori një telefonatë nga Ray Palmer, botues i revistës ezoterike "Fate". Ky i fundit, duke folur në mënyrë eksplicite për jashtëtokësorë, tha se kish mësuar për shikime të tjera dhe për një rast me rikuperim fragmente alienësh; pasi Arnold për momentin konsiderohej nga shtypi eksperti i vetëm i fushës, Palmer e ftonte, me pagesë, të intervistonte dëshmitarët e tij, për të rakorduar më pas me gazetën.
Piloti pranoi dhe zbuloi se X-files i ri ishte zhvilluar në orën 14 në 21 qershorit, tri ditë përpara shikimit të tij. Të përfshirë, katër roje bregdetare të ishullit Maury (Tacoma, në kufi me kufirin kanadez): Harold Dahl, djali i tij dhe dy njerëz të ekuipazhit. Dahl, i cili po këqyrte Puget Sound në varkë, kish parë të zbrisnin nga "një mjegull e madhe" 5 trupa rrethorë, të mëdhenj 30 metra, në formacion.
Dukeshin të impenjuar në një manovër ndihme: rrethonin një objekt të gjashtë, i bllokuar në 500 metra lartësi mbi vertikalen e bregut. Ky i fundit qëlloi një breshëri fragmentesh në ujë, pjesë të të cilave ranë mbi motobarkën e Dahl-it, duke e dëmtuar atë. Një copë goditi në krah djalin e Haroldit, ndërsa një copë tjetër, metalike, vrau qenin. Më pas, sikur të ishte lehtësuar, disku rifitoi lartësi dhe, duke u rreshtuar në formacion, u largua drejt detit të hapur me të gjithë grupin.
Të nesërmen Dahl kishte takuar një koleg dhe mik të tijin, Fred Crisman, dhe i kishte treguar gjithçka. Fillimisht skeptik, Crisman kishte vendosur që ta rrihte bregun me shpresën që të rikuperonte ndonjë prej fragmenteve misterioze dhe të nesërmen ia kishte arritur; i përkulur për të mbledhur një fragment metalik, kishte gjetur mbi kokë një disk fluturues të ngjashëm me ata të shkruar nga Dahl! UFO-ja kishte dalë nga një re e madhe dhe kishte kryer një rreth të madh sipër gjirit përpara se të largohej.
Ndërsa Crisman, i shtangur, qëndronte për të fiksuar lëvizjet e këtij objekti të çuditshëm, Dahl merrte telefonatën e një të panjohuri që e ftonte për drekë. Njeriu pranoi, duke menduar për ndonjë klient të mundshëm. Në fakt, roja bregdetare gjatë kohës së lirë zhvishte materiale recupero dhe shpesh i ndodhte që të vihej në kontakt me të panjohur. Në mesditë Dahl takoi bashkëbiseduesin misterioz.
Ishte një burrë elegant, i veshur krejtësisht me të zeza. Sapo të dy u ulën në tavolinë, njeriu me të zeza filloi të përshkruante në mënyrë të detajuar gjithçka që i kish ndodhur Dahl-it një ditë më parë, në afërsi të ishullit Maury; pastaj, në vend që të bënte siguruesin, kish shpërthyer: "Kjo provon se di shumë lidhur me përvojën tënde. Lejomëni që t'ju jap një këshillë, zoti Dahl. Për sigurinë tuaj dhe atë të familjes tuaj, harroni gjithçka keni parë. Mos flisni me asnjeri...".
Pavarësisht kërcënimit të "man in black", (me këtë term, në të ardhmen do të etiketohen të gjithë individët misteriozë, ndoshta agjentë qeveritarë, që kërcënonin ufologë dhe dëshmitarë), Dahl iu rrëfye Arnold-it. Piloti paralajmëroi Aeronautikën.
Menjëherë U.S. Air Force dërgonte kapitenin Davidson dhe togerin Brown të bazës Hamilton në shtetin California, për të marrë në pyetje Dahl-in e Crisman-in. I zhvilluar në praninë e Arnoldit, takimi nuk qe aspak i kënaqshëm. Crisman e Dahl tregoheshin nervozë, të frikësuar dhe ngurrues.
Ngatërroheshin në tregimin e ndodhive të tyre, duke deklaruar se i kishin humbur fotografitë e bëra UFO-ve. Kjo i bindi dy ushtarakët se rojet bregdetare kishin gënjyer prej mitomanisë.
Megjithatë, në çdo rast, Davidson e Brown i morën me vete fragmentet e mbledhura nga Crisman që t'i analizonin në shërbimet sekrete të Aeronautikës. Pak orë më pas të dy oficerët, me fragmentet e çmuara, ngjiteshin në bordin e avionit të tyre 8-25, të drejtuar për në Hamilton, ku dhe nuk do të arrinin kurrë.
Avioni i tyre shpërtheu në mënyrë misterioze në fluturim, në lartësitë e Kelsos. Të nesërmen, duke nuhatur një konspiracion, gazetarët kërkuan Dahl-in e Crisman-in, por këta qenë bërë të pagjetshëm (në vitin 1994 Crisman ka dalë sërish në skenë, duke i dhënë një intervistë revistës kaliforniane "UFO", duke konfirmuar historinë e tij).
Disa ditë pas këtyre ndodhive tragjike, Palmer po përgatitej të botonte me tituj të mëdhenj historinë e Dahl tek "Fate", kur mori telefonatën e një njeriu misterioz të veshur me të zeza; në mënyrë të prerë, ky i ofroi një propozim të çuditshëm: të gjitha koordinatat e avionit të rrëzuar më 23 qershor në këmbim të heshtjes lidhur me çështjen Dahl.
Njeriu e njihte me përpikmëri pikën ku ndodhej avioni i rënë, në rrëzën e South Tacoma Glacier, shumë më në jug nga ku të gjithë pilotët, përfshi Arnold, e kishin kërkuar. Në këtë mënyrë, Palmer do të mund të fuste në xhep shpërblimin për gjetjen, ama në këmbim do të duhej të censuronte intervistën e Arnold me Crisman dhe Dahl.
Palmer e refuzoi ofertën (për të qenë të saktë, informacionet e man in black rezultuan të sakta: avioni u gjet pikërisht në pikën e treguar. Këto detaje më janë treguar nga regjisori Mario Gariazzo, ufolog i grupit serioz dhe shumë të famshëm amerikan NICAP. Një ndodhi e tillë, për aq sa dimë, nuk shfaqet në librat më të dokumentuara të ufologjisë.
Kapitulli III, Trilateral Commision kontrollon planetin
Kissinger ishte njeriu kryesor i Trilateral Commision. Kundër këtij institucioni ekonomiko-politik shumë të fuqishëm ka shpërthyer në vitin 1993 ufologu Jimmy Guieu, një pionier i investigimeve të botës së pazakonshmes.
Në një seri home video të njohur si "The Doors of the Future", francezi akuzonte organizatën e fuqishme se vepronte në mënyrë okulte me Majestic 12 në dëm të njerëzimit.
Sipas së bashku me Trilateral Commision apo thjesht Trilateral do të vepronte "Council on Foreign Relations", në të cilin një majestic bënte efektivisht pjesë, domethënë Berkner dhe një klan politikanësh dhe mësuesish universitarë evropianë, ajka e shoqërisë, zakonisht të mbledhur "për të komplotuar" pranë hotelit "Bildeberg" në Oosterbeck dhe nga i cili ata do të merrnin emrin.
Sipas thënies së Guieu, Bildeberg, Council e Trilateral nuk ishin gjë tjetër vetëm organizata fasadë të përdorura nga Majestic 12 për punët më të ndyra, si puna e trafikut të drogës, që shërben për të financuar në mënyrë të paligjshme Majestic.
Për Guieu, qëllim i final i gjithë kësaj do të ishte arritja e "sinarkisë", një qeveri botërore e ndarë njëlloj midis fuqive industriale të Evropës, Amerikës dhe Azisë (Japoni).
"Ekziston një oktapod i keq që e merr emrin nga hoteli "Bildeberg", i cili ka asamblenë kushtetuese të tij qysh nga viti 1954!", - ka denoncuar Guieu: "Janë një shoqëri shumë sekrete amerikane, e përbërë nga shkencëtarë të Project Manhattan (ai i bombës atomike, që përfshi edhe Condon, shënimi im.), një melting pot që duhej të favorizonte ngritjen e Majestic 12.
Është e njohur se George Bush Sr., përpara se të zgjidhej President i Shteteve të Bashkuara, ka qenë themelues i Trilateral Commision, se drejtonte CIA-n dhe drejtonte Zapata Petroleum Co., dhe David Rockefeller financoi fushatën elektorale të Dwight Eisenhower dhe, me këtë, përpunoi strukturat sekrete të Majestic 12".
Fatkeqësisht, ka të vërtetë në këtë pohime, por të përziera nga Guieu me dokrrat e zbuluesve; filli konspirativ dhe paranojak që ka rezultuar dhe që qysh në vitet tetëdhjetë ishte vënë në lojë në një libër gjysmë humoristik të Neal Wilgus të titulluar "The Illuminoids", mbi "shoqëri sekrete dhe paranojë politike", është marrë në mijëvjeçarin e tretë nga amerikani David Icke, që imagjinon se prapa krahëve të qeverisë hije ka një racë dinake reptiloidësh alienë që kontrollojnë gjithçka; kjo përzierje idiotësish dhe gjysmë të vërtetash sigurisht që nuk ka kontribuar ndaj kërkimit. Përkundrazi, ka siguruar efektin e kundërt, diskreditimin e pak të dhënave koherente.
Sigurisht që Trilateral Commision është real. Është një organizatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 1973 me iniciativën e David Rockefeller, president i Chase Manhattan Bank, dhe i drejtuar deri në korrik të 1976 nga Zbigniev Brzezinski.
I frymëzuar ka mundësi nga mendimi politik i Kissinger, Trilateral Commision lufton për një bashkëpunim më të ngushtë midis vendeve të industrializuara, Amerikë, Evropë Perëndimore, Japoni, të goditur në masë të ndryshme nga sfidat e vendeve socialiste e të Botës së Tretë dhe nga krizat politike të brendshme e të jashtme.
Në vitet nëntëdhjetë bënin pjesë 60 liderë politikë e sindikalistë, studiues (60 amerikanë, 60 japonezë, 85 evropianë) dhe sipërmarrës. Përveç Brzezinskit, më pas i hyrë në administratën Karter si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, aderuan vetë Karter, W.F. Mondale, Cyrus Vance të Departamentit të Shtetit, W.M. Blumenthal të Thesarit, Harold Broun të Pentagonit (ky i fundit, për saktësi, ka marrë pjesë më 5 prill të vitit 1966 në një debat lidhur me UFO-t të organizuar nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve me cilësinë e Sekretarit të Air Force. Me të qenë Hynek e Quintanilla të Blue Book dhe i nderuari L. Mendel Rivers).
Për sa i përket akuzës së disa politologëve, sipas të cilës Trilateral do të ishte "një organizëm vendimmarrës me pretendimin për të drejtuar botën kapitaliste në vend të qeverive legjitime", rrëfejmë se u besojmë. Në vitin 1991 bankieri amerikan David Rockefeller, duke besuar se fliste me veshë të besuar, pranonte ekzistencën e "një konspiracioni që ekziston prej dyzet vjetësh; ai ka për qëllim të vendosë fshehurazi një qeveri botërore, të bazuar mbi sovranitetin kombëtar të bankierëve. Armiku ynë është vetëvendosja kombëtare e popujve...".
Por se prapa gjithë kësaj janë alienët, kjo është e gjitha për t'u demonstruar.
Enti tjetër i vënë në shënjestër vazhdimisht nga "zbuluesit" është CFR-ja. Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë (Council on Foreign Relactions) është truri dhe motori i politikës ndërkombëtare amerikane. Të qenit pjesë e tij, përveçse është shenjë prestigji të madh, është sinonim pushteti të madh.
Kështu që nuk mrekullon fakti që të gjesh brenda tij qoftë një anëtar të Majestic 12, Lloyd Berkner, qoftë dy anëtarë të 54/12, Kissinger dhe Brzezinski. CFR-ja nuk merret me ufologji, por me politikë, bile me politikë të nivelit të lartë, dhe kjo shpjegon se pse në të kaluarën disa majestic kanë tentuar gjithçka, boll që t'i infiltrojnë.
Kancelari gjerman Schmidt e ka përshkruar kështu CFR-në tek "Njerëz në pushtet": "Anëtarët e kësaj qendre formimi qenë avokatë, bankierë, disa industrialistë dhe docentë universitarë. Council botonte dhe boton akoma edhe tani periodikun e shkëlqyer "Foreign Affairs", fillimisht nën drejtimin e Hamilton Fisch Armstrong dhe më pas të William Bundy.
Ky punonte të mirëpriste në debatet e tij të reja të përzgjedhur me kujdes, duke u përgatitur më parë detyra me rëndësi të vogël. Gjatë karrierës së tyre ata përfundonin nganjëherë të mbulonin detyra me përgjegjësi në Departamentin e Shtetit, në Pentagon, në Shtëpinë e Bardhë apo në pika të tjera kyçe të politikës ndërkombëtare, nga politika tregtare tek politika e çarmatimit.
Në periudhën e pasluftës, John McCloy qe për shumë vite me radhë President i Council-it. Më vonë morën pozicione me rëndësi në brendësi të tij David Rockefeller e Cyrus Vance. Natyrisht që në të bënin pjesë disa personazhe të spikatur të Harvardit, të MIT të Cambridge dhe të Princeton University.
Nga periudha e viteve gjashtëdhjetë kujtoj me kënaqësi Henry Kissinger, Zbigniew Brzezinsk dhe Nelson Rockefeller, me cilësinë e Guvernatorit të shtetit New York".
Vetë ai CFR që kishte rritur shumë anëtarë të ardhshëm të Trilateral Commision (Brzezinski, Vance, David Rockefeller) do të arrinte pashmangshmërisht të përplasej me vetveten, siç e pranon vetë Schmidt më poshtë në librin e tij: "Ndërsa Carter pësoi influencën e konceptimit trekëndor SHBA - Evropë - Japoni, e përhapur nga i ashtuquajturi Trilateral Commission nën David Rockefeller, nga fundi i viteve shtatëdhjetë u krijuan slogane dhe korente të reja mendimi...".
Për Zbigniew Kazimierz Brzezinski (23 mars 1928), sociolog polak i Harvard, asistent i Presidentit McGeorge Bundy, dimë se qe konsulent i Departamentit të Shtetit dhe i RAND Corporation, një shoqatë që realizoi për qeverinë si një studim mbi banueshmërinë e planetit, ashtu dhe një raport lidhur me disqet fluturuese i titulluar në mënyrë domethënëse "UFO: What to do?", akoma i klasifikuar dhe "jo i disponueshëm për shpërndarje të jashtme".
Lidhur me polakun, francezi Jimmy Guieu në një libërth të titulluar "Ceux qui tirent les fichelles de l'economie et de la politique mondiales" (Ata që lëvizin fijet e ekonomisë dhe të politikës botërore), i bën një referim takimit të Parisit (Trialogo 41) të vitit 1989, në të cilin merrnin pjesë Hubert Curien (ministri francez i akuzuar se ka bojkotuar kërkimin lidhur me UFO-t), Jacques Delors, Jacques Chirac e Zbigniew Brzezinski, së bashku me disa politikanë që mblidheshin në hotel "Bildeberg" në Maastricht dhe që, sipas Guieu dhe të tjerëve, do të ishin të gjithë pjesë e qeverisë hije...
Projekti "Blue Book"
Projekti "Blue Book" (Libri blu) ishte një prej serive sistematike të studimit e verifikimit të UFO-ve (Objekteve fluturuese të paidentifikuara), i kryer nga Forcat Ajrore Amerikane (U.S.A.F). Ky projekt filloi në vitin 1952 dhe ishte ringjallja e dytë e një studimi të këtij lloji. Urdhri për pezullimin e këtij projekti u dha në dhjetor të vitit 1969. Projekti "Blue Book" kishte dy qëllime: të përcaktonte nëse UFO-t ishin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe të analizonte shkencërisht të dhënat që kishin lidhje me UFO-t. Në kohën që "Blue Book" u pezullua, kishte mbledhur rreth 12,500 raportime mbi objektet fluturuese të paidentifikuara duke arritur në përfundimin se shumica e tyre ishin keqinterpretime të fenomeneve natyrore si retë, yjet, etj, apo objekte fluturuese të zakonshëm. Disa prej tyre u cilësuan si mashtrime. Raportimet mbi UFO-t janë të arkivuara dhe janë të disponueshme nën "Aktin e lirisë së informimit", por emrat dhe informacionet personale të gjithë dëshmitarëve janë redaktuar.
Incidenti "Roswell", autopsia e një alieni
Incidenti "Roswell" përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Roswell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet. Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë atje. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone top-sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO. Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe Roswell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFO-t. Në vitin 1995, sipërmarrësi i videove, Ray Santilli nxiti debate të shumta me të ashtuquajturën "autopsia e alienit", kur pretendoi se kishte xhirime të kryera në një kamp ushtarak amerikan, menjëherë pas përplasjes në Roswell. Në fillim Santilli i paraqiti filmimet që dispononte në një audiencë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të mediave, studiues UFO-sh, etj, në Muzeun e Londrës më 5 maj, 1995.
Lista e personave që studionin UFO-t dhe u gjetën të vdekur në mënyra misterioze. Libri u kushtohet atyre:
1.Zigmund Adamski, vdekur në rrethana të paqarta
2.Gjen. Ailleret, incident ajror
3.Dr. Vladimir Alexandrov, i zhdukur
4.Dr. Alistair Beckham, i djegur nga rrufeja
5.Prof. Keith Bonden, incident rrugor
6.Ten. Brown, incident ajror
Arthur Bryant, sëmundje
7.Dr. Robert Charroux, sëmundje
8.Richard Church, i vdekur në rrethana misterioze
9.Dr. Vimal Dajibhai, i rënë nga një shkëmb
10. Kap. Davidson, incident ajror
11. Antonio De Falco, i helmuar
12. Frank Edwards, incident rrugor
13. Dr. John Ferry, i goditur nga rrufeja
14. Prof. Colin Fisher, i vrarë
15. Dr. Olavo Fontes, sëmundje
16. Gjen. James Forrestal, i vetëvrarë
17. Rosa Gigante, i helmuar
18. Waveney Girvan, i vdekur në rrethana misterioze
19. Dr. Antonhy Godley, i zhdukur
20. Dr. Roge Hill, i vrarë nga një e shtënë
21.Inxh. Frank Jennings, infarkt kardiak
22.Prof. Morris Jessup, i vetëvrarë me gaz
23.Dr. Trevor Knight, helmim nga shkarkim gazi
24.Inxh. Willy Ley, i vdekur në rrethana misterioze
25.Prof. James MacDonald, i vetëvrarë me revole
26.Charles Maney, i vdekur në rrethana misterioze
27.Tog. Robert McGouan, i vetëvarur
28.Jean Miguéres, i vrarë
29.Dr. Victor Moore, mbidozë qetësuesish
30.Dr. Peter Peapell, i mbytur
31.Dr. Richard Pugh, i vdekur në rrethana të paqarta
32.Kap. Edward Ruppelt, sëmundje
33.Dr. Scott Rogo, i therur me thikë
34.Dr. David Sands, i vetëvrarë
35.Dr. Frank Scully, i vdekur në rrethana misterioze
36.Dr. Ashad Sharif, i mbytur me litar
37.Prof. Avtar Singh Gida, i zhdukur
38.Inxh. Edwin Skeels, i mbytur
39.Inxh. Wilber Smith, i vdekur në rrethana misterioze
40. Marc Thirouin, i vdekur në rrethana të paqarta