Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shefqet Dibrani: Falsifikimi i fotografive nuk mund të jetë frymëzim për udhëheqje efektive

| E diele, 07.07.2019, 09:01 AM |


Analizë:

FALSIFIKIMI I FOTOGRAFIVE NUK DUHET TË JETË FRYMËZIM PËR UDHËHEQJE EFEKTIVE

Duke kërkuar shënime për “udhëheqje efektive”, interneti më dërgoi te Blogu “Fondacionit Clinton”, mu tek kjo fotografi e cila prej kohësh është shfaqur e komentuar në rrjetet sociale si një takim madhështor i Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova me Presidentët e SHBA-ve Bill Clinton dhe George W. Bush.

Shkruan Shefqet DIBRANI

Fotografia për të gjallë të dr. Rugovës nuk ka qenë e njohur, prandaj edhe atëherë ngjallte dyshime, por një kërkim i lehtë na sjell në përfundime shqetësuese për papërgjegjësinë që kemi për prezantimet publike të falsifikuara, qofshin ato shkrime apo fotografi. Falsifikimi i kësaj fotografie, (nëse me kohë është ditur?!), do të duhej t’i vinte në lëvizje institucionet përkatëse të cilat merren me hetimin e këtyre rasteve. Të paktën është dashur të reagonin strukturat e LDK-së, për të ndalur avazin e sajesave dhe falsifikimeve të porositura. Madje LDK-ja e ka pasur për obligim për të reaguar për të gjithë librat kulturor, monografik e historike në të cilët falsifikohet, njolloset ose shtrembërohet realiteti historik dhe personaliteti i dr. Rugovës.Veçmas LDK-ja është dashur të ishte më e ashpër kundër bashkëpunëtorëve të dr. Ibrahim Rugovës të cilët kanë shtrembëruar fakte historike, pastaj do të duhej të reagonte edhe kundër atyre libraveqë kanëzbehur, mohuar apo falsifikuar kohën e udhëheqjes së dr. Ibrahim Rugovës, madje është dashur të niseshin procedura hetimore dhe penale. Por siç duket vet lidershipi i LDK-sëdhe vartësit e tij janë të interesuar për këto zbehje, ashtu siç po dëshmon mënyra e tyre në udhëheqje dështuese, përçarëse dhe shkatërruese.

Ndërsa përvoja amerikane na mëson se si duhet respektuar njëritjetrin, si duhet pranuar udhëheqjen e tjetrit dhe si duhet avancuar mënyrat e udhëheqjes efektive.Fotografia origjinale e tre presidentëve amerikan është vetëm një shembull. Ajo është marrë nga Blogu i Fondacionit Clinton.

Në shënimin e ekspertit  TerryPearce, mbi rolin e vizionit, komunikimit dhe frymëzimit në udhëheqje efektive”, thuhet se ky shkrim (sigurisht bashkë me këtë fotografi), figuron edhe në Blogun e Qendrës Bush, të paktën që nga data 27 mars 2015, përkatësisht në këtë vegëz: Clinton Foundation, 27 mars 201. https://stories.clintonfoundation.org/terry-pearce-on-the-role-of-vision-communication-and-inspiration-in-effective-leadership-ba3c1eb51ff5

Fotografia që po diskutojmë është e publikuar edhe në  PresidentialLeadershipScholars”. Në këtë Blog thuhet se “Udhëheqësit presidencialë të Lidershipit shërbejnë si një katalizator për një rrjet të larmishëm udhëheqësish që sollën së bashku ndryshime, ata duke bashkëpunuar kanë bërë ndryshime në botë, sidomos kur mësojnë për lidershipin nëpërmjet lenteve të përvojave presidenciale të George W. Bush, BillClinton, George H.W. Bush dhe Lyndon B. Johnson”.Edhe fotografia në fjalë paraqet një mesazh të tillë mjaftë të fuqishëm për lidershipin e vendit tonë, se si ata do të duhej për të komunikuar e bashkëpunuar nëse dëshirojnë për ti shërbyer vendit dhe ardhmërisë!

https://www.presidentialleadershipscholars.org/about/, ose në rrjetin social Twitter: https://twitter.com/PLSprogram

Kjo fotografi, është identike me fotografinë e më sipërme, në të cilën shihet manipulimi, përkatësisht falsifikimi skandaloz madje pa pasur nevojë. Nëse dr. Rugova, nuk ka bërë udhëheqje efektive gjatë mandatit të tij, as kjo fotografi edhe sikur të ishte reale, nuk do t’ia rriste madhështinë.

Këtu e kemi fotografinë më të kompletuar!

- FORT WORTH - 29 shtator 2014. “FONDACIONI MILES”, Mbështet Programin e Lidershipit

Ky fondacion është krenar për mbështetjen që i bënë programit të lidershipit amerikan të Dijetarëve Presidencialë. Po ashtu shihet se ky Fondacion i ka dhënë rëndësi mënyrës për të paraqitur në opinion sa më mirë një partneritet në mes katër qendrave presidenciale: 1. Qendra Presidenciale e George W. Bush, 2. Fondacioni BillClinton, 3. Fondacioni i Bibliotekës Presidenciale George H.W. Bushdhe 4. Fondacioni LyndonBainesJohnson.

St. Gallen, 06.07.2019

Shkrimi është publikuar në profilin e autorit në Facebook: https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/analiz%C3%AB-falsifikimi-i-fotografive-nuk-duhet-t%C3%AB-jet%C3%AB-frym%C3%ABzim-p%C3%ABr-udh%C3%ABheqje-efekt/10157574242227386/