Kulturë
Klajd Kapinova: Studiuesi prof. Gjon Frani Ivezaj sërisht me gjurmime serioze historike në rrënjët kombëtare
E merkure, 03.07.2019, 07:36 PM
Studiuesi
prof. Gjon Frani Ivezaj sërisht me gjurmime serioze historike në rrënjët
kombëtare
Nga
Klajd Kapinova
Pas
dy veprave të para serioze me shënime historike:“Copëza
historie kombëtare” (Studime historike, Shkodër, 2012) dhe “Fisi Ivezaj në rrjedhat e historisë” (Studime
historike, Shkodër, 2016),historiani bashkëkohorë Gjon Frani Ivezaj, mbas hulumtimeve shumëvjeçare vjen me veprën e tretë me motive të pastra
atdhedashëse: “Gjurmime historike në
rrënjët kombëtare” (Studime historike, Shkodër, 2019).
Historia e popullit të vogël,por të lashtë shqiptar,
gjatë shekujve ka kaluar tallaze të mëdha luftrash për mbijetesë përballë
synimeve grabiqare pushtuese, në të cilën, kanë lindur vazhdimisht burrat e
shquar të kombit, që bënë emër shumë të mirë, duke dhënë gjithçka të shtrenjtë
për të mirën e Atdheut dhe ndër shekujt që vijnë do të mbetën ndera dhe
krenaria jonë.
Sikurse shihet edhe në librin e ri, që lexuesit kanë
në dorë, del se qëllimi i studiuesit Gjon Frani Ivezaj, është pikërisht
zbardhja sa të jetë e mundur e të vërtetës, nën dritën e fakteve historike të
disa nga ngjarjeve dhe figurave kryesore të Malësisë, historia e ngjarjeve
shumë të rëndësishme, që mbetën të shënuar me gërma të arta në analet e
historisë shumë shekullore kombëtare shqiptare.
Në faqet e librit, me copëza shënimesh historike
kombëtare, përfshihen tema të ndryshme, që e përbëjnë gjithë volumin e botimit
në fjalë.
Me endje, mund të kundrohet njeri pas tjetrit trajtimi
historik i epokës së ndritur të ilirëve tanë ndër shekuj, duke përshkruar
ngjarjet kulmore kryesore, episode, data dhe personazhe, të cilët lënë gjurmë
të thella në kujtesën dhe dokumentet historike asokohe.
Një punim shumë domethënës hulumtuesi Ivezaj i ka kushtuar
heroit legjendar Gjergj Gjon Kastriotit, si kryetrimi i Arbërisë, tashmë i
njohur në të gjithë botën si Mbrojtës i Krishtërimit dhe civilizimit europian dhe
arbëror nga barbarët mizorë të Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane.
Nëna e jonë e shtrenjtë Shqipëria, ka qenë tokë e begatë,
ku, kanë dalë trima të pendës dhe pushkës, klerikë katolikë dhe personalitete
të shquara, që kanë dhënë shumë për Atdheun gjatë shekujve, tëcilët mbeten
padyshim një ndër fytyrat më të ndritura të kombit ndër shekuj, të cilët autori
në unison i ka përshkruar me objektivitet dhe fakte të pasura historike.
Si për të treguar, se koha nxjerrë në skenën
historike figura të pendës, historiani Ivezaj, jep në dimensionin kohor real
figurat e klerit katolik të shquar atdhetar, që ende sot respektohet dhe
nderohet nga të gjithë shqiptarët në trojet etnike e diasporë.
Përmbatja e jetës dhe vepës konkrete të tyre, ka
qenë dhe është sot një temë e preferuar gjithnjë për studiuesin skrupoloz
shqiptaro amerikanë, sepse aty është vijimsia krenare e identitetit të pastër
iliro arbëror i popullit tonë.
Me modesti dhe zgjuarësi,ai ka nxjerrë në pah me
prova historike pikërisht lashtësinë e qytetit bregdetar shqiptar, gjurmët e
civilizimit, të cilët, nisin mijëra vjet para epokës së lindjes së Krishtit.
Malësia historike, nxorri gjithnjë bijtë e vet më
të mirë, që i dolën zot Atdheut, me pushkë dhe gjoksin hapur ballë për ballë,
në betejat e përgjakshme, duke dhënë jetën me ndërgjegje pë idealet e shenjta
të trojeve etnike brez pas brezi shqiptare.
Në libër, me mjeshtëri dhe stil tërheqës, janë
trajtuar gjithashtu disa nga figurat e njohura të Malësisë, si: Gjurashajt, e Trieshit Bajraktari i Kelmendit
Mark Toma Pllumaj, Prekë Uli Gjokaj, baca Luli Ivezaj etj.
Libri
i ri “Gjurmime
historike në rrënjët kombëtare”, i cili, pasqyron një tematikë të pasur
historike dhe të larmishme nga trojet etnike shqiptare dhe posaçërisht
nga treva e tij e begatë me histori shumë shekullore, ka për autor studiuesin
me përvoj Gjon Frani Ivezaj.
Ndryshe
nga autorët e tjerë të fushës së madhe dhe të larmishme të historisë, prof.
Ivezaj, paraqet në mënyrë racionale një hyrje të re në librat historikë që ka
shkruar deri tani, duke u shkëputur nga zhanri steriotip letrar, që shpesh i
pasqyrojnë librat e rinj.
Nëditët
tona moderne, jemi dëshmitarë se kemi parë dhe lexuar shpesh, që disa autorë
dhe historianë për t’i bërë librat e tyre më tërheqës, në vend të fakteve, datave,
dokumentëve, argumentëve dhe ballafaqimeve të pikëpamjeve historike, bëjnë përshkrime
të merzitshme me trillime letrare, fenomen ky masiv, qëështë kthyer në modë në
shumë vepra e reja me profil historik, që botohen në trojet etnike shqiptare
dhe jashtë saj në diasporë.
Gjatë
hulumtimeve të herë pas hershme në arkivat dhe muzetë e Europës, autori Ivezaj,falë
përvojës dhe vizionit të tij, ka mundur të zbardhë në këndvështrime të reja
ngjarje, data, personalitete të historisë sonë kombëtare, të cilat përfshijnë
shekuj dhe epoka, duke u futur thellë në lashtësinë e trojeve tona, qysh nga
epoka e ndritur ilire.
Kështu
ai ka nxjerrë fakte të reja mbi studimet
ilire dhe përhapjen e fiseve të tyre në Ballkan. Kështu sipas
autorit, Ilirët, ishin të ndarë në fise, si komunitete të vetëqeverisura nga
një këshill i më të vjetërve dhe një udhëheqës i zgjedhur fisnor, duke iu
referuar veprave që kanë botuar gjatë shekujve autorë të ndryshëm antikë,
gjeografë, udhëtarë, kronistë etj.
Më së shumti ai është përqendruar
në esencën e elementit gjeografik, që ka qenë një faktor kryesor, i cili,ka përcaktuar
bindshëm vijimsinëe autoktonisë së ilirëve tanë.
Pikërisht këtu gjenden një pjesë ë rëndësishme e historisë së
përshkruar nga udhëtarëdhe studiues seriozëgjatë shekujve të ndryshëm deri në ditë tona.
Si risi e spikatur në vepër del se
studiuesi Gjon Frani Ivezaj i referohet në analizat e tij historianit të shquar
latin të periudhës antike Plini Plaku, i cili, në shënime e tij shkruan se “Liburnët, para se të dëbohen prej Umbrëve,
mundën të pushtonin një pjesë të bregdetit…”
Në
librin e Ivezaj, lexuesit do të mësoj më shumë mbi Kojën e Kuqit, e cila ka
nxjerë burra trima dhe bajraktarë, si: Preçot Gjeloshin, i cili së
bashku me Oso Kukën e Vraninës kanë luftuar herokisht në luftë kundër carëve të
Cetinës; Pretash Zeka, ishte bajraktari i Kojës së Kuqit, i cili tregoi
heroizëm të pashoq kundër barrieres turke dhe serbo malazeze. Ai ishte në
ballin e trimave të Kojës, që mori pjesë në Kryengritjen e Malësisë së Madhe të
vitit 1911.
Njeriu, ndjehet krenar kur shikojnë
se si malësorët tanë atdhetarë edhe në kohë paqe nderojnë dhe vlerësojnë në përjetësi
Nënë Terezën në fshatin e Kojën e Kuqit, duke
ngritur një permendoren.
Ajo
ipërkushtuarEngjellit
të përboshëm të mirësisë sot shën Nënë Terezën (Shën Tereza e Kalkutës, sikurse
e ka emëruar shenjtin e ri papa Francesku nga Vatikani, në Romë, shënimi im
K.K.), ka lartësuar edhe më shumë emrin e vet.
Ka mbetur simbol shprehja e Saj
para mediave të botës, duke pranuar me krenari se është shqiptare: “Me gjak, unë jam shqiptare.
Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë katolike. Sipas
profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht
Zemrës së Jezusit.” - Nënë Tereza.
Nëse e shikojmë me kujdes historinë
e Malësisë dhe të zonës që prof. Ivezaj ka marrë në studim, del se shqiptarja
me famë botërore dhe fituese e Çmimit
Nobël për Paqe(17 Tetor 1979) shën Nënë Tereza (shpallur në Shtator të vitit
2016) dhe përmendorja para kishës së shën Ndout në Malin e Kojës së Kuqit,
është një nder dhe krenari, për të gjithë malësorët dhe në veçanti
për banorët e kësaj treve heronjsh e trimash për liri dhe pavarësi.
Atje
janë përuruar shumë permendore, si: permendorja e bajraktarit të Kojës së Kuqit
patriotit Pretash Zeka Ulaj dhe përmendorja e 7 trimave dëshmor të Kojës së
Kuqit, si: Marash Luca, Gjeto Toma, Kolë Doka, Tomë Uci, Gjeto Gjeka, Cakë Uci,
të cilët ranë dëshmorë në istikamin e Deçiqit kundër taboreve të
ushtrisë turke.
Të
gjithë temat janë trajtuar me korrektesi dhe fakte historike. Gjatë lezimit të
librit në fjalë po marr një shembull të tretë dhe shumë domethënës.
Me
vlerë hstorike është trajtimi i ka bërë studmit të tij prof. Gjon Frani Ivezaj,
të culin e ka titulluar: “Trimi dhe patrioti i kombit shqiptar baca Luli
Ivezaj.”
Ai
mbasi bën një parakalim të shkurtër të ngjarjeve më të rëndësishme historike të
krahinës së Malësisë, rikujton se historia jonë nuk i lë në harresë deshmorët e
lirisë dhe trimat e fisit Ivezaj të Grudës së Malësisë kreshnike.
Kështu i pari i
krahinës së Grudës ishte atdhetari i shquar Vuksan Gela, e cila vërtetohet nga
burimet historike të shkruar nga autorët e huaj dhe shqiptarë.
Atdhetari e luftëtari i mirënjohur
Vuksan Gela, ishte një derë e fortë dhe me zë të nderuar në të gjithë trevën në
fjalë. Për këtë figurë të shquar ka shkruar shumë vargje patrioti edhe poeti i
madh kombëtar atë Gjergj Fishta OFM, në poemën e famshme të tij Lahuta e
Malcisë.
Sot, gjurmët e hershme të vëllëzërve të
Grudës, mund të gjenden si dëshmi fare lehtë tek stërnipërit e tyre, të cilët
trashëgojnë dhe mbajnë me krenari brez mbas brezi emrat dhe mbiemrat e të
parëve të tyre malësorë etnik shqiptarë.
Baca Luli si luftëtar trim u dallua në luftën e
kalasë së Deçiqit, në Luftën e
Spushit, Luftën e Pllamicës, në Luftën e Shkodrës, në Luftën e Vranës. Ai në
vitin 1875 plagoset (varrohet) në kalanë e Shkodrës, duke luftuar me armë në
dorë në mbrojtje të kishës së Zojës së Shkodrës, nën udhëheqjen e kryetrimit e
patriotit të madh Smajl Martinit Ivezaj të Grudës.
Pavarësia e
Shqipërisëdhe trojeve shqiptare; Koja e Kuqit duke ngritur permendoren për Engjellin
e Mirësisë shën Nënë Terezën ka lartësuar edhe më shumë emrin e vet; Engjëlli mirësisë shën Nënë Tereza lartëson emrin e popullit
shqiptar; Banorët,
Kisha dhe historia e Shkrelit ndër shekuj; Gjurashajt, Trieshi dhe bijtë e tij krenarë; Krishtërimi dhe Arqipeshkvia e Tivarit ndër shekuj; Heroit kombëtar i pavdekshëm i të gjithë
kohërave Gjergj Gjon Kastrioti (1405-1468); Historia e Bajraktari i
Kelmendit Mark Toma Pllumaj; Kisha
e Madhe ose Kathedralja e shën Shtjefnit në Shkodër; Prekë Uli Gjokajnjë jetë në shërbim të
Atdheut; Trimi
dhe patrioti i kombit shqiptar baca Luli Ivezaj; Arqipeshkvi i New York-ut, John Cardinal O’Connor: “Kjo kishë është një xhevahir, vërtetë një vepër madhështore”; Shënime historike e disa
kapidanëve të Mirditës etj.
Këto
shënime hulumtuese historike apo shkrime dhe studime të detajuara në këndvështrime
të reja, janë temashumë interesante, që trajtohen për herë të parë nga autori
shqiptaro amerikanë Gjon Frani Ivezaj.
Në
tërësi historitë e larmishme të tyrepërfaqësojnë marrëdhëniet e përsonazheve
ose figurave kryesore me historinë e përjetuar me humbje dhe fitore në Malësi
dhe në trojet e tjera etnike shqiptare.
Libri
i tij, i fut lexuesit e vemendshëm në vendlindje dhe diasporë në një varg të
qasjesh kritike historike burimore, duke ilustruar traditat tona dhe demonstron
se qëllimi përfundimtar i këtyre qasjeve janë për të përcaktuar se si
materialet historike pasqyrojnë ose përcjellin historinë aktuale siç kuptohet
sot.
Prurjet
apo botimet e reja të njëpasnjëshme më të fundit në historiografinë tonë
kombëtare, janë padyshim një ngjarje me shumë rëndësi.
Profesor
Ivezaj, krahas teksteve, botimeve dokumentare, zë një vend të rendsishëm në
prodhimin e tij shkencorë të historisë shqiptare e ballkanike të shekujve.
Ai
është ndër përfaqsuesit më të shquar të shkencës sonë historike në publikun e
gjerë, sikurse në rrethet shkencore, prof. Ivezaj njihet prej kohësh si një
historian i paisur me një kulture të gjerë të përgjigjshme dhe si një studiues
i palodhur, që ka venë gjithë pasionin, aftesitë dhe dijet e tij në shërbim të
veprës së madhe të zbulimit e lartësimit të gjithë vlerave të historisë sonë
kombëtare.
Në
ketë botim të ri me shënime historike, janë përmbledhur artikuj rreth
problemeve të historisë. Historiografia në trojet etnike, sot është e
politizuar në shkallë të lartë.
Ai
flet me respekt e mirenjohje për historinë e trojeve shqiptare, po ashtu për
luftrat e popullit të Malësisë dhe malësorëve tanë trima për liri, pavarësi dhe
zhvillim kombëtar.
Në
secilin studim, ai ka sjellë një punim të ri, të paisur me argumente, antaliza
dhe sinteza të reja.
Me
stilin e rrjedhshem, që e karakterizon penden e tij të mrekullueshme, ai ka
përforcuar kurdoherë intepretimet dhe konkluzionet e veta shkencore, të cilat,
i ka përvetësuar edhe historiografia e sotme shqiptare.
“Historiani prof. Ivezaj, mbi bazën e të
dhënave duke u mbeshtetur në fakte dhe dokumente burimere arkivore, i jep
lexuesit një histori të pasur me punime origjinale e shkencore dhe është një
apel shumë i rendsishëm për çdo
historian për studiuesit dhe intelektualët, që merren me periudhën e gjerë
shkencore historike.”,
sikurse shkruan në parathënien e librit historiani i njohur dr. Anton N.Kani.
Dy fjalë për studiuesin
Gjon Frani Ivezaj (1953), ka lindur më në Këshevë të Grudës të Malësisë së Madhe.
Ai është i biri i Fran Zefit, një familje shumë e
njohur në Malësi për bujari, trimëri, fisnikëri tipike shqiptare brez mbas
brezi.
Prej kësaj dere kanë dalë shumë burra të njohur,
trima të fjalës dhe besës, pushkës dhe bujarisë, mikpritjes dhe urtësisë.
Gjyshi i tij Zef Prel Marashi, ishte shpata e
përgjakshme kundër armiqve.
Ai kishte marrë pjesë në ngritjen e flamurit
kombëtar kuq e zi, në Istikamin e Deçiqit, si luftëtarë në kalanë e
Rozafatit të Shkodrës në vitin 1907 në krah të Dedë Nikë Bajraktari të Grudës.
Ai për këto shërbime në nderim të atdheut, është
vlerësuar dhe nderuar me medalje të arta, të cilat ruhen nga trashigimtarët e
familjes. Pra, nipat dhe stërnipat e Smajl Martinit të Grudës, Tringës së
Smajlit e të tjerë më radhë janë ndera dhe krenaria shembullore e Malësisë dhe
derës Ivezaj.
Autori, qysh në fëmijëri ka pas një pasion të
zjarrtë për historinë e vendit dhe më gjërë, duke mbaruar njeri mbas tjetrit
shkollën fillore (Arzë), të mesme dhe të lartë.
Gjoni e fillon shkollën e mesme në Ulqin dhe e
mbaroi me sukses në Klinë të Kosovës.
Studimet e para universitare i bëri në Fakultetin
Filozofik në Prishtinë dhe më pas vijon në Shkup, ku dhe diplomohet në vitin
1979-1980.
Në moshë të re fillon të merret me shkrime dhe
hulumtime historike. Historia, është pasioni i tij i përhershëm.
Me kureshtje prej studiuesi të palodhur, ai ka
hulumtuar në arkivat e shteteve të Europës dhe sidomos në: Athinë, Romë, Vjenë,
Raguzë, Dubrovnik, duke qenë i interesuar shumë për njohjen më të thellë të
periudhës së Ilirisë dhe para saj.
Ivezaj, ka shkruar shumë artikuj në disa organe të
shtypit, që janë botuar në trojet etnike shqiptare dhe Amerikë.
Tematika e tij e preferuar ka qenë dhe mbetet
historia dhe traditat e shquara të malësorëve dhe Malësisë gjatë shekujve.