| E diele, 30.06.2019, 11:08 AM |
Avni Xhelili, intelektuali që dijet e veta, me këmbëngulje e përkushtim i vuri në dobi të shkollës dhe të vendit
Nga
Shyqyri Fejzo
Përpara
se të nisim të shkruajmë për një nga emblemat e trevës të Dy Grabovave e
Shënepremtes, për Profesor-Doktorin me një profil poliedrik, për sllavisitin e
mirënjohur Avni Xhelili, kemi të drejtën të bëjmë një hyrje lidhur me gjyshin e
tij, patriotin e Rilindjes, Mahmud Xhelili. Ai u lind në Grabovën Poshtë dhe
shkëlqeu si një meteor jo vetëm në trevë, por edhe në nahijen e Korcës,
Elbasanit e më tej. Flakët e rezatimet e veprimtarive të tij iu deshën vendit
dhe kohës dhe ai nuk pushoi së luftuari mbi 30 vjet deri sa si një meteor u
shua në Grabovë Poshtë. Gama e luftës dhe e veprimtarive të tij është e gjërë e
pozicionuar në krahun pozitiv dhe e
shumë anëshme, por në këtë hyrje do ndalim vetëm për një moment. Për arsimin
dhe shkollën shqipe patrioti i Rilindjes ka bërë të pamundurën. Ai donte ti
shikonte të rinjtë e të rejat të arsimoheshin. Amanetin e tij njerzit e kanë
përmbushur. Në pemën gjenealogjike të familjes së tij sot ka një plejadë nipa
dhe mbesa të Mahmudit, të cilët pas mbarimit të shkollave punojnë dhe drejtojnë
në të gjitha sferat e jetës. Në këtë bashkësi njerëzish të arsimuar e të
kulturuar bën pjesë dhe nipi i madh i Mahmud Xhelilit, Avniu.
Avni
Xhelili është një prej atyre figurave që u japin emër jo vetëm familjes, por në
rradhë të parë vendlindjes. Ajo që bie në sy në jetën dhe veprimtarinë e tij
është trajektorja intelektuale, sa në fushën mësimore, aq edhe në atë
shkencore, sa në fushëën e diplomacisë, aq dhe në përhapjen e kulturës dhe
gjuhës shqipe jashtë vendit. Ai u lind më 1 Janar të vitit 1947 në një familje
puntore të dëgjuar për tradita atdhetare nga
Grabova e Poshtme. Në viitin 1952, pa mbushur ende 6 vjec, nisi shkollimin fillor në fshatin e vet, ndërsa
arsimin 7- vjecar e kreu në fshatin Shënepremte. Tetori i vitit 1959 e gjen
nxënës në shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, të cilën e
përfundoi në vitin 1963. Me diplomën e mësuesit të kësaj shkolle me emër, në
moshën 16 vjecare fillon punën si mësues në rrethin e Gramshit, ku punoi 5 vjet
në disa shkolla 7- vjecare: dy vjet në Sojnik, një vit në Shënepremte, një
vit si drejtor shkolle në Gribë dhe
vitin e pestë si drejtor shkolle në Sojnik. Për përkushtimin e tij në punën e
mësuesisë, në vitin 1967 dekorohet nga Presidiumi I Kuvendit Popullor me Medaljen
e Punës “Naim Frashëri” të klasit II-të
Me
vullnet për të ecur më tej në rrugën e dijes, në vitin 1968 i u realizua
dëshira për të vazhduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës. U diplomua
për gjuhë ruse e shqipe në vitin 1972. Për rezultatet e arritura, me propozim
të vetë universitetit, ai fillon punën si pedagog në vitin 1973 pranë katedërs
së gjuhës ruse. Pasi jep disa provime të nivelit pasuniversitar dhe mëson dhe
dy gjuhë të tjera(Frëngjisht dhe sërbokroatisht), ai mbron në vitin 1983 gradën
e atëherëshme “Kandidat I shkencave”(konvertuar më pas me vendim qeverie në
“Doktor”). Në vitin 1990 I jepet titulli “docent”. Për arritjet e tij në punën
mësimore e shkencore Presidiumi i Kuvendit Popullor në vitin 1989 e dekoron me
urdhërin “Naim Frashëri” të klasit II-të.
Me
vullnet të pa epur për të ecur më tej në rrugën e dijes dhe të shkencës, në
vitin 1983 z,Xhelili shkon për kualifikim shkencor pranë Katedrës së Gjuhës së
Përgjitëshme të Universitetit Shtetëror të Shën-Petërburgut (Rusi). Në fund të
vitit 1994 atij i jepet titulli “Profesor”. Për nevoja të punës së tij
shkencore ai frekuenton disa kurse afat
shkurtra në Bullgari e Maqedoni, për mësimin e bullgarishtes dhe maqedonishtes, ose dhe në Itali për
përkthimin kompjuterik. Prirjet e Avniut kanë qënë të fuqishme për përvetësimin
e gjuhëve të huaja, vecanrisht ato me origjinë sllave.
Për
shumë vjet Profesor-Doktor Avni Xhelili drejtoi me kompetencë veprimtarinë
mësimore e shkencore të departamentit të fakultetit. Për peiudha të caktuara ai
ka mbajtur disa funksione të rëndësishme në Fakultetin e Historisë dhe
Filologjisë dhe më vonë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Shef i Katedrës
të Gjuhës Ruse (1987-1993), zevendës dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë(1988-1991),dekan
i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (1991-1992), zevendës dekan i Fakultetit të
Gjuhëve të Huaja dhe shef i Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike
(2008-2012). Ka qënë kryetar i këshillit shkencor të fakultetit dhe udhëheqës i
mjaft punimeve të studentëve dhe pedagogëve për mbrojtjen e gradës
shkencore”doctor”.
Për
disa vite Avni Xhelili punon si pedagog i gjuhës shqipe në degët e
albanologjisë të Universiteit të Beogradit dhe të Shën-Petërburgut të Rusisë.
Ndërkohë, ai është autor ose bashkëautor i 10 teksteve universitare, 9 tekste
për shkollat 8 vjecare e të mesme dhe bashkëautor në hartimin e 4 fjalorëve
terminologjikë ushtarakë(Shqip-anglisht-frëngjisht-rusisht).
Eveniment rëndësishëm për të është koha e vitit 1997,
kur atij iu besua detyra me peshë që ti shërbente vendit si përfaqësuesi më i
lartë diplomatic në dy shtete të lindjes, në Bullgari dhe në Rusi. Duhet thënë
se në këtë pozicion të ri ai u ndodh në një kohë të vështirë e delicate, kur imazhi
i Shqipërisë ishte dëmtuar shumë nga ngjarjet e këtij viti, të pasuara deri në
shkoqjen e shtetit. Megjithëse nuk kishte mbaruar ndonjë shkollë të posacme
diplomacie, nuk kishte shërbyer më parë në shërbimin diplomatic, madie karriera
diplomatike nuk e kishte joshur ndonjëherë, zgjedhja e zotit Avni Xhelili,
ishte e duhura. Ai njihte mirë historinë e Rusisë dhe Bullgarisë, kulturën,
traditat dhe mentalitetin e popujve të këtyre vendeve slave, zotrnte rusishten
dhe bullgarishten, gjëra më se të domosdoshme për një diplomat.
Falë
dhuntive për tu orientuar në cdo situatë dhe disa cilësive të kultivuara në
personin e tij, professor Xhelili në cilësinë e ambasadorit kontribuoi në
mënyrë active për një imazh të ri të shqiptarëve dhe Shqipërisëë në arenën
ndërkombëtare. Zoti Xhelili u ndodh në kohën dhe në vendin e duhur edhe për ti
dhënë mbështetjen e duhur diplomatike cështjes
së lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe mbrojtjes së të drejtave të
popullsisë shqiptare në Maqedoni.Kohae shërbimit të tij përkoi pikërisht me
fillimin e konfliktit të armatosur në Kosovë në vitin 1998 dhe me konfliktin
shqiptaro-maqedonas të vitit 2001 në Maqedoni. Në rolin e ambasadorit që
drejtonte misionin diplomatic të Shqipërisë në Sofje dhe në Moskë z.Xhelili ka
qënë personalisht mjaft i angazhuar në bashkëpunimin me qeveritë e vendeve ku
shërbeu. Veprimtaria e tij diplomatike ka qënë e jashtëzakonëshme për zgjidhjen
e krizës së Kosovës, po ashtu e jashtëzakonëshme ka qënë dhe prania e tij në
mediat vizive e të shkruara të vendeve përkatëse në mbrojtje të kauzës së
shqiptarëve në rajon. Një veprimtari e tillë e dendur nuk ka qënë e lehtë as në
Sofje as në Moskë. Jo kushdo e cdo herë mund të ofronte akses në mjete e
informacionit masiv.
Avni
Xhelili është një figurë komplekse që ndërthur në mënyrën më harmonike
edukatorin, pedagogun, shkencëtarin, diplomatin,intelektualin e qytetarin. Ndryshe nga disa intelektualë të
tjerë shqiptarë që me shumë zell e për merita të dyshimta, rrahin gjoksin për
bëma të qëna e të pa qëna, ai rri i heshtur e tepër modest. Përpjekjet e
tendencat për ti ngritur kult vetes, për të janë të pa denja, deri në neveri.
Pakkush e din ë Shqipëri që me përpjekjet e këtij ambasadori Universiteti I
Moskës “Lomonosov” futi për herë të parë mësimin e gjuhës shqipe në Fakultetin
Filologjik, ku mësoheshin gati të gjitha gjuhët e botës, përvec shqipes. Për
fat të keq mësimi I saj vazhdoi 7-8 vjet dhe u ndërpre për mungesë interesimi.
Falë interesimit të Profesor Xhelilit u hap në Universitetin Shtetëror të Shën-Petërburgut Qendra e Gjuhës
dhe e Kulturës Shqiptare, të cilën ai e
furnizoi nga Shqipëria me literaturë dhe paisje të tjera audiovizive. Për
mungesë interesimi dhe kjo qendër ka degraduar. Me shumë përpjekje siguroi një
sasi të vogël mjetesh financiare, me të cilat bleu në Shqipëri libra, fjalorë,
harta, albume dhe u a nisi nëpërmjet ambasadorëve tanë qendrave albanologjike
në Rusi, Poloni, Bullgari, Rumani, ose
Komuniteteve shqiptare në Argjentinë e gjetkë.
Në
vendet ku shërbeu, ambasadori Xhelili vendosi mardhënie shumë miqësore me
shqiptarët e vendosur në to nëkohë të ndryshme. Interesant ishte fakti I
ruajtjes të shtetësisë shqiptare nga komuniteti I shqiptarëve në Bullgari. Prej
dhjetra vitesh ataa ishin paisur me pasaporta shqiptare nga shteti shqiptar,
por pas viteve nëndëdhjetë ky regjim ishte prishur. Kjo u shkatonte shumë
vështirësi në jetën e përditëshme, për kryerjen e veprimeve bankare, për të
hapur firma private, për të udhëtuar jashtë shtetit etj. Me ndëryrjen e zotit
Xhelili në qeverinë tonë, pasaportat u a shpërndau vetë ish presidenti I
Republikës, Mejdani gjatë një vizite në
Sofje. Në raste vdekje shteti bullgar dorëzonte pasaportën e atij që ndërronte
jetë në ambasadën shqiptare. I tillë ishte rasti me piktoren e mirënjohur në
Bullgari, Lika Janko, e lindur në Sofje në vitin 1928. Babai I saj, Llazar
Janko ishte larguar nga Grabova e Sipërme dhe ishte vendosur në Bullgari në
vitin 1911. Pas vdekjes Lika la një koleksion shumë të pasur me piktura, nga të
cilat ambasadori Xhelili mundi ti shkëpusë komisionit të krijuar për ndarjen e
kësaj pasurie, 15 piktura të kësaj piktorje, të cilat u bënë pronë e Galerisë
tonë të Arteve. Për këto veprimtari në fushën e kulturës në vitin 2004 Avni
Xhelili është shpëllur në Rusi “Mecenat” nga Fondacioni Bamirës “Mecenatët e Shekullit”.
Avni
Xhelili, si profesor i gjuhësisë, autoritet shkencor, diplomat i përkushtuar,me
prioritet interesat e afirmimin e vendit
e problemeve të Ballkanit, intelektual modest i edukuar me vlera humane, i ka
ngjitur shkallët e karierës tij me punë, djersë e përkushtim. Në cdo hap të
jetës dhe punës së tij me theks ka qënë qartësi e mendimit dhe këmbëngulja
stoike për realizimin e objektivave të ndërmarra.
Këto
karakteristika kanë njerzit e Grabovës dhe të krejt trevës. Ai u lind, u rrit
dhe u shkollua në një shtrat të dalluar për punë e patriotizëm, ku pluari I
bujkut kur lëron tokën nxjerr prej andej gëzhoja të luftës,ku me sytë e veshët
e mendjes dëgjohet zëri i gjyshit të tij, patriotit Mahmud Xhelili, i xhaxhait
të tij dëshmor i luftës NaCl, Skënder Xhelili. Kur kujton Grabovën nuk ke se si
të mos kujtosh shpiksin e karafiles shqiptare, armëtarin e Ali Pashë Tepelenës
Ali Harkova (Grabova), apo plejadën e mëvonëshme, Selman Ajazin, Shyqyri
Kardhashin, Nexhip Xhelilin, Niaz Senen etj.të cilët kanë vendin e tyre në të
gjitha zhvillimet. Avni Xhelili është modeli briland i intelektualit të
kompletuar e të përkushtuar, ku sot, më shumë se kurrë ka nevojë të ndiqet
shëmbulli i tij në arsim,shkencë, diplomaci. Me punën e përkushtimin e tij,
Avniu ka lartësuar veten me shumë modesti, në peidistalet e kohës, familjen,
trevën Universitetin dhe krejt rrethin e Gramshit.