Kulturë
Sejdi Berisha: Fragment nga libri ‘‘Njeriu ‘pa’ vendlindje’’
E hene, 24.06.2019, 09:40 PM
Sejdi
BERISHA:
Fragment
nga libri, “NJERIU ‘PA’ VENDLINDJE”, i cili para pak kohësh doli nga shtypi
VARRIMI I BABAIT M’I NGJANTE SIKUR TOKA
PO E KËRKONTE ATË ME TË CILIN KISHIN QENË PËRGJITHMONË TË LIDHUR ME MISH E ME
SHPIRT
-Eh,
djali im, me fat puna dhe të uroj sukses! Ruaje dhe respektoje punën, kontribuo
për atë që e derdhë djersën; për familje, për kombin edhe për atdheun! Ruaji
dhe respektoji shokët dhe kolegët,... Ruaji dhe duaji njerëzit. Tash jam me
shpirt e trup të qetë...!
___________
Babëloku im, shoku im i shpirtit,
gjithmonë më thoshte se ka dëshirë të ndërronte jetë në ditën e premte. Ngase,
kishte dëshirë që para se të përcillej për në shtëpinë e përhershme, trupi i
tij të vendosej në hapësirat e xhamisë, e cila edhe gjendej në lagjen ku
jetonim, dhe pas faljes së namazit të xhumasë, të nisej për në varrezat e
qytetit.
Dhe, si koincidencë. Ai, ndërroi jetë
në ditën e enjte, kurse, të nesërmen, tamam ashtu siç kishte pasur dëshirë,
trupi i tij-shembull i qëndresës, në ditën e premte, pas namazit të xhumasë,
nga Xhamia e Hamamit nga shumë qytetarë u përcoll për në shtëpinë e tij tani të
përhershme, pasi i kishte rrumbullakuar nëntëdhjetë e një vjet rrugëtim jete,
që nuk ka libër që mund ta kapërthejë.
Tash, jeta e tij, puna dhe vepra,
urtia, madhështia njerëzore dhe edukata e tij u forcuan edhe më shumë si
bazament dhe udhë rrëfim i punës dhe i dëlirësisë familjare. Mos të harroj. Kur
e kisha pyetur njëherë për varrin e tij se çfarë mendonte ai se si do të dukej,
më pat thënë: i thjeshtë, por më një mermer tek koka ku do të shkruhej vetëm
emri dhe mbiemri im, viti i lindjes dhe ai i vdekjes.
Prandaj, edhe ashtu ndodhi. Mbi varrin
e tij qëndron pllaka prej mermeri, në të cilin është skalitur me shkronja me
ngjyrë prej ari: Bajram Çaka BERISHA (1882-1973).
Siç edhe kam theksuar, tani krijimtaria
letrare kishte zënë rrënjë në mua që në klasën e shtatë të shkollës fillore.
Andaj, babai ishte dhe mbetët pjesë e rrugëtimit tim jetësor dhe krijues. Kam
shkruar shumë poezi, por edhe impresione e tregime për këtë burrë të rrallë.
Dhe, ja një nga poezitë e shumta kushtuar plakut tim, po ua sjell edhe tani.
BABAI, NË GRUSHT MBANTE LOTËT E MI...!
1.
Një ditë
Tash
krejt vonë
U ula
pranë varrit të babait
Duke iu
përkulur madhështisë së tij
Më përcëlluan
shekujt
2.
Tek varri
i babait
E dija
pse kam ardhur
Falje t’i
kërkoj
Se
ndoshta ndonjëherë
Nuk e kam
kuptuar jetën e tij
3.
U përkula
dhe putha varrin:
Më fal o
babai im
Se
Ndoshta
pa e ditur
Kam bërë
ndonjë mëkat
Atëherë
nuk i kuptoja
Ndonjë
prej këshillave tuaja
4.
Më fal
Nëse kam
gabuar diçka
Se
gabimet e tilla janë të rënda
Si mëkate
ndaj Zotit
Më fal të
lutëm
Se sot më
mundon llahtaria
E moteve
tuaja
E
shekujve gënjeshtarë
Që mallin
ma bëjnë peshë
Qielli e
toke
5.
Baba
Zëri yt
edhe sot sa i ëmbël
Tash po e
kuptoj
Atë
shikimin tënd tej maleve
Sipër
qiellit e nën palët e tokës
Por pusho
i qetë në tokë, baba
Se fort
ke qenë i lidhur me te
6.
E putha
edhe njëherë varrin
Derisa
Loti im e
dogji barin
Gjer ke
eshtrat e babait depërtoi
Atje
thellë në varr
Për këtë
mëkat të lotit tim
Barin e
djegur e ledhatova
Dhe, m’u
bë se shpirti m’u lehtësua
Me
përkuljen pranë varrit
Tempull
përjetësie në jetën time
7.
Pasi u
përshëndetem
Sikur
shpina m’u shndërrua në sy
U zgjua
babai im
Në grusht
mbante lotët e mi:
Merri
këta
Se unë
lotin tënd nuk e dua
Por, biri
im
Ruaje
tokën
Përqafoje
njeriun
Këputi
hallkat e burgjeve
Dhe të
inateve të botës
Të
mendjes së ligë të njeriut
8.
Sikur i
mora ata lot
Nga
grushti i babait
I piva
Si një
gotë me ujë shërues
Atëherë
drita kaploi qiellin
Babai
pushonte aty ku e lash
Unë ika
në rrugëtimin tim të çmendur
Nuk di
për kënd dhe për çfarë
Pra, kujtimi dhe pesha për babanë,
gjithnjë e përgjithmonë në mua bëhet lapidar i praruar i përjetësisë së tij.
Për këtë, asnjëherë dhe kurrë nuk harrohet vepra e këtij njeriu të urtë e
madhështor. Kështu, një nga shumë shkrimet si përkujtim, e rreshtova dhe e
nxora nga brendia e mendjes dhe zemrës për ta përkujtuar dyzetetre vjetorin që
kur iku në lartësitë e yjeve, të cilin shkrim po ua sjell edhe tash:
Plaku im, simbol i jetës dhe i dritës...(Ditë përkujtimi për
babanë tim)
Sot, (e premte, 15 shkurt 2019) u bën
plot dyzetë e gjashtë vite që shkove në amshim, o plaku im, dhe asnjëherë nuk
mu hoqe qafet, nuk mu ç’kape nga mendja e zemra. E sot, edhe damarët e gjakut
m’i trazon dhe në të njëjtën kohë m’i ëmbëlson me madhështinë tënde, me
këshillat më njerëzore...
Sot, kujtimin ma ktheve pak më ndryshe:
ishe diku në sosje të momenteve të fundit të jetës, kur të pashë duke e pushuar
trupin në barin që e kishe kositur. Sfidë e madhe ishte, sepse, edhe në ato
momente doje të fitoje pak lekë për kafshatën e familjes.
Ngadalë t’u afrova dhe t’i putha faqet
plot rrudha. Hape sytë, me shikove e të shikova gjatë... Dhe, të dyve lotët na
tradhtuan, të cilët thanë e shprehen shumëçka!
Pastaj, ma vure dorën në faqe dhe më
pate thënë: “Biri im, më është kalbur trupi,... nuk e do më...”!
Tash e dyzetë e tri vite, pas frymës së
fundit, që ishe në duart e mia që m’i përcëllonte malli, filloi të binte
shi,... edhe bubullonte! Po, po. Kjo është e vërtetë, që është rast i rrallë që
në shkurt të bubullojë nga moti i lig...!
Or plaku im, edhe sot, beso shi po
bie,... Edhe sot të kujtoj, dhe kudo që preku trupin tim, has në fuqinë tënde
dhe që ma ke dhuruar... Më pate thënë, atëherë: Fjala e ëmbël është dukat,
ruaje dhe shpërndaje... kurse, barin kosite mirë, se i riu pastaj mbinë më me
sukses dhe është më i shëndosh... Edhe tokën ruaje e kultivoje, se bima, në te
merr krahë bereqeti...
Më pate thënë edhe shumë gjëra të
tjera, që i ruaj me fanatizëm si thesarin e paparë...!
Plaku im me plisin e bardhë, edhe pas
dyzetë e tri vjetësh, sot e përgjithmonë jemi bashkë duke biseduar, dhe, athua
prej atëherë a ka ndërruar diç në etjen tënde e në shkrumbin tim?!...
Po, sa fortë jemi të lidhur, o babi im,
edhe pse, sot ndryshe ta puthi ballin, i cili lartë të qëndron! T’i puthi sytë,
që shikimin ma kthjellojnë e mendjen ma shndërrojnë në fjalë të dëlirtë e të
ëmbël, në mendim të mprehtë për fatin e njeriut, të kombit dhe të
njerëzimit...!
O, plaku im! Sot pas dyzetë e tri
vitesh në amshim, duke të përkujtuar e duke të përqafuar, nuk do të derdhim
lot, por dhembjen bashkë do ta bëjmë këngë, o flokëthinjuri im, sepse, Ti vetëm
kështu kishe dëshirë.
Pra, eja te të puth dhe krahëhapur të
ecim tutje, edhe pse të dytë me thinja kohe,... por me histori të ndritur mbi supe
dhe me krenari në zemër e në shpirt...!
Babi im, Ti përjetësisht rron në ne dhe
me ne!
Kaq bisedoi me Ty djali yt, Sejdi
BERISHA
(Pejë, e premte, 15 shkurt 2019)