E diele, 22.12.2024, 01:50 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Distikë të një burri të moshuar (2)

E diele, 23.06.2019, 08:13 AM


DISTIKË  TË NJË  BURRI   TË  MOSHUAR/3

Nga  Përparim Hysi

41.Njoh vetëm pushtetin mbi vete

Pushteti "tjetër",më bën  me ethe.

42. Demokracia është e bukur dhe të gjithë e duam

Anarshia e bën pis demokrracinë dhe mbi të hedh katran.

43. Berisha-autokrat dhe Nano- liberal

Dhe Shqipëria shkoi në djall.

44.Ti që sot lëpin e puth dorën e tiranit

Nesër je i gatshëm që shpirtin t'ia shesësh shejtanit.

45. EDVIN   RAMA "majtas",për mua:lara-lara

LUL BASHA ultra djathtas dhe shkel vijat e bardha.

46. Ju vërtet mandatin e morët me votë nga ky popull

Pa pyetur, i dogjët mandatet dhe tash mendja ju vjen rrotull.

47.Nëse ti sot rreh gjoksin dhe nuk pyet për ligjin,

E humbe"demosin",shko përqafo"Maliqin".

48. A e ke dëgjuar këngën"Ulu mal, të dalë hëna"

Është larg e bëra nga e thëna.

49.Pushtetar! Dëgjoje thënien që aq më ka dukë:

"Pushteti i fortë më shtyp.I dobëti më zhduk!"   *

50. Çdo tentativë për prishje rregulli e merr si të lehtë

Nuk ke pse pushtetin nuk e dorëzon vet.

51.Njeriu që nuk do paqen,por i hanë brirët për luftë

Mos e bëj sehir,po drejt e në burg.

52.Është "druri i shtrembër"që prish barrën e drejtë

Veç prodhon sherre, se do për vete pushtet.

53. Kur putha së pari, sikur ra tërmet

M'u drodh zemra, sikur rashë në korent.

54. Kur dashuron,je pak si DON KISHOT

Je krejt i dehur, pa pirë asnjë gotë.

55. Kur dashuron, të ikën burrëria

Se i dashuruari bëhet si fëmija.

56. Nuk e di në vdekja e mund jetën

Por kam parë dashurinë që ka mundur vdekjen.**

57. Kur dashuron, nga mendja je duman

Aq sa dhe një kungull, e ble për bostan.

58.Për dashurinë Eduarti i Anglisë,la fronin

Kleopatra "shpopullonte"Egjiptin për MARK ANTONIN.

59.Napoleon Bonaparti pushtonte me lehtësi mbretërira

Por binte në gjunjë dhe,mbi qafë, i rrinte  Zhozefina.  ***

60. As që pyet kur dashuron (s'ka kala që nuk e merr)

Sa dhe mallin e rrëzon se nga mendja bëhesh erë.

* vargu në thonjëza i Poetit francez PAUL  VALERY

** shih "Vajza dhe vdekja" nga Maksim Gorki.

*** Zhozefina, dashuria e madhe e Napoleon Bonopartit,që ishte grua e martuar dhe me dy fëmijë

Tiranë, 18 qershor 2019

DISTIKË     NJË    BURRI      MOSHUAR/4

Nga   Përparim    Hysi

61. Në dorën unë të shtriva,  ti ke dhe s'më jep

Unë një çast faqen "nxiva", ti, i nxirë je për jetë.

62. Ai që nuk bindet, nuk di të komandojë

Pas një të,tilli,unë kurrë nuk shkoj.

63.Nëse populli vuan dhe tirani ha grurë

Nuk është e largët koha,kur ta përzënë me gurë.

64.Harrove njeriun që ty të ka bërë mirë

Për jetë të jetëve do jesh faqenxirë.

65.Nuk e dua të mirën që më vërvit me sfurk

Ti nxin e sterron sikur je në burg.

66. Mos bëj obobo se nuk ke pasuri

A e ke vrarë mendjen në je njeri?

67. Në shkollë,po mësove, i fituar më je

Tani s'ke më dy sy,por shikon   me tre.

68. Mjeku që me jetën e pacientit bën pazar

Nuk dallon nga xhambazi që kallp të shet mall.

69.Turmat rendin më shumë pas marrëzisë

Turmat janë çibanë në trupin e shoqërisë.

70. Nëse del një qen dhe më pengon rrugën nga kaloj

Unë dëboj qenin dhe rrugën nuk e ndërroj.

71. Ti që sot gëzohesh,se  vendi zjarr e tym

Nga njerëzit me arsye ke  fituar neverinë.

72. Kalit kush i hipën sipër, ia di huqet

Mos e çmo nga jeleja dhe as nga mamuzet.

73. I ndershmi dhe të drejtën mezi e thotë

Zuzari i pandershëm ka mbushur një botë.

74. Kurrë nuk bëj mik që njeri që nuk di të qajë

Se nuk di as të qesh,skërmitet si për vajë.

75. Pushtetar! Mos beso "larashtët" që të vijnë nga pas

Ç'notë të vë shumica, atë  e ke si"masë".

76. Nodh që  dhe fjala kthehet në ilaç

Shëron dhe strese dhe brenga në paç.

77. Ti pushtetar që sot ha ryshfet

Nuk ke fytyrë,po ke syfet.

78.Paqa dhe gruaja janë delikate si qelqe

T'i ruajmë që mos"thyhen".

79. Grindjet dhe sherret janë çibanë kancerozë

Lëshojnë metastaza mbi një trup të shëndoshë.

80. Ti  ke vrarë dhe i ke shpëtuar "drejtësisë"

Pa pyete pak veten:- A  ke shpëtuar prej neverisë?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora