| E enjte, 20.06.2019, 07:11 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
SHQIPNIA DHE HUMNERA
SHESHI
SKENDERBEU NË TIRANË
2017
1997 Nana Tereza në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, heren e
fundit në Shqipni lutej:
“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!..” E Besoj,
edhe sot lutet!
1912 – 1913 “Shqipnia duhej “eliminue” praktikisht si
rrezik, pa kenë nevoja për pushtimin e saj ushtarak”. Ky ishte dhe asht
piksynimi sllav shekullor...
2019 “Shqipnia” e “Ballkanit Perëndimor” po drejtohet nga
Edi Rama, Ilir Meta, Lul Basha, Gramoz Ruçi dhe… A doni ma? – I keni naltë tue
u mendue per “Popullin”…
Per marrveshjet “demokratike” dhe klimen politike… Pa vetimë
e bumbullima sllave…
Gjithshka si na kanë mësue “vllezrit turq”… Dhe, shteti
ligjor i Greqisë… Italia mike e atyne viteve, “mos qofshin harrue… e 1939”..,
kur na trumhasi Mretin e, na la pa te !!
Mbas shiut filloi breshni! Jalta e 1945 na siguroi “Shtetin,
zgjedhjet e lira, Kushtetuten, demokracinë, barazinë, dialogun me sllav,
pushkatimet pa gjyq, dhunen, varfninë, vrasje e varrosje me gropa pa Emna,
kampet e shfarosjes, krimin e organizuem nga shteti, plaçkitjen, korrupsionin,
mafien shtetnore, spijunimin e mikut, shkatrrimin e Besës dhe Burrnisë, e
mandej, per familjen Shqiptare e Ateizmin..,mundet me ua shpjegue ma mirë se
unë, “shoku” ose “shokët” që sot drejtojnë shtetin e kalbun… Të cilit, nuk dij
sesi me ia vue emnin, mbasi vetem “shqiptar” ai nuk asht. Emni i “shtetit”
hajdut që kerkohet perditë nder arkiva të ruejtuna nga “Akademia e
antishkencave anadollake” e Toptanëve të Esatit të shkretë, që s’ po e lanë
rahat as aty mjedis ushtarve sllav, që i siguruen jeten.
Madje, aty afer i zhgrehun në vaj... U pat varrosë edhe
nipi, fukaraja i thesarit Tiranës...
Eh, moj Nexhmije...Ti mos vdeksh kurr per pa pa me sy tek ai
kafazi nalt, çka keni ba ... mbi këte Popull rrezikzi e të mjeruem qyshë se pat
ra nder duert tua prej tiranësh...
Nuk mjaftuen 47 vjetë që me provue sejcila shtëpi trokitjet
e sigurimit tuej, arrestimet e loçkave të zemres dhe, kampet e shfarosjes apo
varrosjet tek “qerrshija” e Burrelit...
Po, u deshten 30 vjet të tjera me provue edhe ringjalljen e
katilave shpirtzezë e vrasës të Shqiptarëve, tue fillue me Enverin tand,
Ramizin, Haxhiun e të tjerë, që “emnat e tyne” mos kjofshin permendë nder
Trojet Shqiptare persa të jetë jeta e Kombit Shqiptar, tue fillue nga Ata
Bjeshkët e Atyne Katolikve të Lulzim Bashës dhe, deri tek brigjet e Detit Jon,
ku kerkon me kullotë bagtitë Edi Rama me dekoruesit e tij grekë...E “vllaznit
turq”!
Rinia Shqiptare po shperndahet nepër Botë... Gjuha Shqipe e
Maleve po shkallmohet !
Populli Shqiptar asht ba si Dallndyshat e Filip Shirokës së
harruem...E s’ kthehet ma !!
Melbourne, 19 Qershor 2019.