Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Aliaj: Ikja dhe kthimi - festival dhe një konferencë

| E merkure, 19.06.2019, 08:00 PM |


”HIKJA DHE KTHIMI”-“FESTIVAL..DHE NJË KONFERENCË”

Nga Petrit R Aliaj

Reportazhin tim të festivalit internacional kulturor të mbajtur në Riva del Garda me dt 8 dhe 9 qershor 2019 do ta filloj nga fundi.

Vetë titulli, përkon me emrin e një dokumentari”Shqipëria –Hikja e Kthimi” me regji të Lia Beltrami, të cilin e ndoqëm në sallën e kinemasë në prani të mjaft autoriteteve. Nga Roma ishte ambasadorja e Rep.së Shqipërisë zj.Anila Bitri e cila për dy ditë rrjesht, ndoqi të gjitha aktivitetet e programuara të org.”Rinia”e zhvilloi një seri bisedash me disa nga drejtuesit e shoqatave të FNAI-it. Nga Sicilia kishte ardhur z.Rosario Peta , kryetar i komunës “Piana degli Albanesi”Palermo , përfaqësues për diasporën shqiptare në Itali, dhe këshilltar politik për problemin e Arbëreshëve të Italisë i K/Min. të Rep.së Kosovës z, Rramush Haradinaj.  Këshilltarja e komunës për kulturën në komunën, Riva del Garda zj.Flavia Chincarini. Presidenti i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali z.Skënder Lazaj , president i nderit i Federatës Nacionale të Shoqatave Shqiptare(FNAI)z.Petrit Aliaj, e pandashmërisht edhe stafi mrekullueshëm i organizatës vullnetare “Rinia” të cilët ishin të kudo gjendur.

Në këtë dokumentar, shtjellohej dhimbshëm hikja e imponuar për mijëra vetë, si rezultat i shëmbjes së një sistemi, nga i cili shumë syresh prej nesh, në kaos të plotë e pasiguri për të ardhëmen, muarëm rrugët e udhëkryqeve në Europë .Pati edhe nga ata që guxuan e u flijuan në kapërximin e murit të tmerrit, të atij muri i cili prej 5 dekadash e ndau lindjen me perëndimin, brënda “kështjellës socialiste” .        Ditë e orë të numëruara pritjesh pa fund, e zëmra të copëtuara për ata që s’ktheheshin më, ishte ”Një kafshatë që ‘skapërdihet….” e mëshiruar bukur e me dhimbje tek “Poema e Mjerimit” e Migjenit”

Kështu ndodhi.Hikja e mos pajtimi me gjëndjen e rëndë e detyroi aktorin e protoganistin e dokumentarit të zbriste më 7 mars 1991 në portin e Brindizit, duke u larguar nga ushtria e spitali.Me frikën se hijet mund ta kapnin, ai përjetoi ankthin e kalvarit të pafund të luftës së klasave .Përjetoi momente të cilat arrinin deri në caqet e sakrificës, ku pasojat e persekutimit jo vetëm mbi familjen e tij por edhe tek të afërmit ishin të pa shmangëshme….

Shumë kushi e ka provuar, jo si ndejsi largimin, por si një forcë që ta shtyp gjoksin e zemrën ta tkurr. Një përgjegjësi e madhe, një largim drejt së panjohurës, larg syve e larg zemrës, larg amullisë e boshllëkut në të cilin propoganda nuk kishte mundur të molepste shpirtërat e vrarë me jetën e hijeve të përvjellura.Në të gjithë këtë pasiguri e ankth për të ardhmen, protagonisti i dokumentarit “Hikje dhe Kthim”aktivizohet me shoqatat “Pelikani”(1993-’97) dhe Unimondo”(1998-2005) .Themelon shoqatën Aquila Albanese (2006-2010) e më pas ky djalosh me një vizion të qartë, e shikon idenë e bashkimit si të vetmen mënyre reflektimi në identitetin e tij personal, drejt një zgjerimi në hapësirat multikulturore me një kthim të tij . Në projektet e së ardhëmes është edhe themelimi i organizatës vullnetare “Rinia” në Riva del Garda.  -Ëndërrat e vrara të këtij djaloshi të lidhura pandashmërisht me vëndin amë, kthehen në ide, të cilat nis ti realizojë me kthimin në Atdhe, me fonde të mbledhura për riparimin e disa shkollave e qëndrave për fëmijë, të cilat sot ato i kalojnë shifrat përmbi, 250 mijë euro.

Një festival i 5-të multikulturor me këngëtarë, instrumentistë e grupe artistike të emigrantëve i organizuar nga Shoqata “Rina” e i drejtuar nga dr.Anila Cenolli e Gregorio Pastore , ishte arritje e një eksperiencë në bashkëpunim.Por mbi të gjitha një eksperiencë e shëmbull që duhet të mbetet në kujtesë për këdo që din të vlerësoj, e për të tjerë që me ligësinë e tyre, mllefi i xhelozisë i shtyn të përgojojnë e të vjellin vrerë .

Ose më saktë ndodh shpesh me disa tipa si tek “Veza e Kolombit “…...

- Kujtojmë se kudo ka atdhetarë të devotshëm e aktivistë, krijues me fantazi, të cilët i japin komunitetit identitetin e tij, me trashëgiminë e artit e të kulturës të manifestuar në aktivitete të shumë llojëshme e në shkolla, konkurse, sport e festivale.

Brazili e Bullgaria.Maroku, Irlanda, Peruja e Kosova ishin aty. Maqedonia Veriore e Rumania.Moldavia e Nigeria së bashku me Shqipërinë ishin të gjitha aty.Duke mos munguar edhe të zotët e shtëpisë të përfaqësuar nga  grupi “Ritmi folk”me drejtuese artistike zj.Laura Galli , miken dhe bashkëpuntoren e pranishme në shumë aktivitete që organizojnë shoqatat aderuese në Federatën Nacionale të Shoqatave Shqiptare (FNAI)Itali.                                                                                                          Ishte një shesh i strëmbushur me njerëz, të cilët hidheshin e kërcenin në këtë arenë vezulluese refleksesh.Një shesh në të cilin pasyrimi i liqenit me projektorët e dritave me fasha shumëngjyrëshe, dukeshin sikur loznin me entusiazmin dhe ritmin e muzikës artistike popullore të vëndeve përfaqësuese, në këtë natë mahniste e të mrekullueshme pa fund. 

Në këtë larmi flamujsh e kostumesh tradicionale me këngëtarë, instrumentistë e valltarë, nuk mungonin edhe kioskat e drurit si pjesë e ekspozitave të vogla me punime artistike në të cilat kishte flamuj e piktura foto e cd, veshje e istrumenta muzikor. Përballë njërës nga këto kioska, takuam skenografin Nexhmi Mati, drejtuesen e grupit të valleve“Shtojzovallet”Gentiana Abazaj  , mësuesen dhe aktivisten e mirënjohur Cristina Xhakolli .Drejtuesin e grupit të valleve”Bajram Curri” , të pa përtuarin Arif Musaj nga Treviso e po thuajse të gjithë antarët e grupit”Ritmi Folk” nga Breshja . Shumica e tyre ja kishin marrë shtruar një valle pogonishte që s’kishte të mbaruar në se nuk do të nxitonim të arrinim në kohë konferencën e shtypit të organizuar nga presidenti i org.”Rinia” z. Erio Korani, e të drejtuar nga Presidentja e Federatës së Shoqatave Shqiptare(FNAI) dr.Anila Cenolli.

Në konferencë merrnin pjesë kryetari i bashkisë së komunës në Riva del Garda z, Adalberto Masaner, zv/kryetari Mario Caproni, këshilltarët zj, Flavia Chincarini dhe Alessio Zanoni.Kryetari i bashkisë për komunën Ledro z.Renato Girardi si edhe kryetari i bashkisë për komunën Arco z. Alessandro Betta.

Gjithashtu e pranishme ishte edhe ambasadorja e Rep.së Shqipërisë në Romë dr.Anila Bitri .Ing.Rosario Peta, sindaco i komunës”Piana degli Albanesi”në Siçili .

Presidenti i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali z Skënder Lazaj .Presidenti i shoqatës “Vatra” në Arco , Sokol Abazaj, bashkëpuntori ynë Renzo Bonafini, poeti Tonin Nikolli me të shoqen Margarita Nikolli e të tjerë. Konferencën e hapi-dr.Anila Cenolli me falenderimet në emër të federatës Fnai për vlerësimin, mbështetjen dhe praninë e tyre në festivalin të 5-të shumë-kulturor.Ajo me këtë rast, falenderoi të gjithë drejtuesit e komunave që kontribuan në realizimin e këtij festivali, tashmë tradicional nga madhështia, bukuria e vizioni.Në vazhdim, ambasadorja Anila Bitri përshëndeti autoritetet vendore për mbështetjen dhe përkujdesjen e tyre ndaj komunitetit shqiptar, si edhe për organizimin e këtij festivali shumë-kulturor, si pikë referimi në një shoqëri të hapur e integruese në të cilat bashkohen kultura e tradita të ndryshme.

Njëkohësisht dr.Anila Bitri me këtë rast përgëzoi motorrin e këtijfestivali, presidentin e org.vullnetare”Rinia” z.Erio Korani dhe stafin e tij për punën pasionante dhe kontributet e vyera në kulturë.arsim, edukim, investim e integrim.

“Mirëse ju gjeta të gjithëve” , ishte fjala me të cilën nisi përshëndetjen e tij z Rosario Peta.”Në këto dy ditë, mu dha mundësia  të shikoj nga afër përpjekjet dhe punën e mrekullueshme të org.Rinia në drejtim të organizimit e paraqitjes me shumë kujdes të këtij aktiviteti artistik-kulturor shumë etnik”.                                                                                   Ai në vazhdim, falenderoi autoritetet për rëndësinë, vlerësimin dhe harmonizimin e aktiviteteve të tilla shumë domethënëse për bashkëjetësen, por edhe përkundrejt turistave të shumtë të cilët në këtë sezon dëfrehen si edhe shikojnë direkt gërshetimin e demostrimin e kulturave të dryshme nga emigrantë të shteteve të ndryshme.

Zoti R.Peta, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit edhe në aspektin e detyrës si i ngarkuar për diasporën Shqiptare në Itali. “Për më shumë” shtoi ai “arrita të shikoj direkt edhe punën e bashkëpunimin e drejtuesve të disa shoqatave që janë të pranishëm me Federatën- FNAI”

Me këtë  rast përshëndetën të gjithë drejtuesit e komunave të pranishëm , duke vlerësuar ndërmjet të tjerave edhe kontributin që jep komuniteti shqiptar në provincën e Trentos  .Konferencën e përshëndeti edhe z, Skënder Laze.zj.Cristina Xhakolli.z, Tonin Nikolli si edhe z.Erio Korani.

Zoti Korani falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre e në mënyrë të veçantë Ambasadoren e Rep.së Shqipërisë në Romë  zj.Anila Bitri, për të gjitha takimet që ajo ja dedikoi komunitetit shqiptar në bisedat me përfaqësues të disa shoqatave të pranishme, rreth shkëmbimit të ideve të ndryshme në bashkëpunim edhe me Federatën FNAI.

Z.korani i cili kryen edhe detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Federatës FNAI, falenderoi me rrallë të gjithë drejtuesit e komunave për ndihmesën e tyre në realizimin e edicionit të 5-të  Festivalit Internacional në Riva del Garda. Konferencën të cilën e përcollën stacionet lokale të tv .nëTrento .

Lago di Garda (TN).Italy.09.06.2019.