Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Shokut tim
E diele, 09.06.2019, 05:23 PM
Reshat Kripa
SHOKUT
TIM
Kushtuar shokut
tim të fëminisë
dhe burgut, Jorgo Beshos,
vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jetën
bashkë e filluam, ende kur ishim fëmi,
Bashkë
luanim sylla mbylla, nuk na trazonte
njeri.
S’kishim
halle as dhe brenga, luanim edhe këndonim,
Zërat
seç buçisnin fortë, botën donim të pushtonim.
Vitet
rrodhën porsi lumë, porsi lumë prej kristali,
Ëndrrat
tona djaloshare, askërkush më nuk i ndali,
Ëndërruam
dhe luftuam, për lirinë e dëshëruar,
Së
bashku me Myrtezanë, shokun tonë të paharruar.
Por
përpara ish pantera, pantera e zezë mizore,
Që
na grabiti rrëmbyshëm e na ndau nga jeta prore,
Na
lëndoi, na sakatosi, na vërviti mes të
ferrit,
Ku sundonin pa mëshirë, tre gojët e
Luçiferrit.*
Zemra
jote shumë e fortë, zemra jote shumë e zjarrtë,
U
ngrit dhe kundër Zeusit, plot me flatra krah të artë,
Hape
krahët fluturove, lart në qiellin e
nxirë,
Dhe
e ndale vrullin tënd, atje në botën e lirë.
Por
Atroposi** mizore, nuk të la që të
gëzoje,
Të
shkëlqeje, të tregoje, aftësitë arbërore,
Kur
arrite majë malit, kur shpërtheve ti në
jetë,
Të preu fijen e jetës, të mbylli në varr të shkretë.
Ike
me zemër të plasur, për atdhe dhe për liri,
Për
ato kishe luftuar, me plot zjarr në Shqipëri.
Ike
pa i patur pranë, familjen dhe shoqërinë,
Larg
në botën e lirë, që të rrëmbeu rininë.
Jorgo,
shoku yn i dashur, Jorgo, shoku yn i
parë,
Përgjithmonë
të kujtojmë, të kujtojmë ty me mall,
Unë bashkë me Myrtezanë, që të dy pleq të
moshuar,
Shokun
e rinisë nderojmë, shokun tonë të
paharruar..
* Sipas Dantes dikur ishte engjëlli i
mrekullueshëm që udhëhoqi
kryengritjen kundër
perëndisë. Për këtë
u përzu nga
qielli në thellësitë
e tokës. U
shndrrua në djall
përbindësh me tre gojë dhe u bë mbret i ferrit.
** Sipas
mitologjisë ishte njëra
nga tre hyjneshat e jetës.
Lakezis endte fillin
e jetës,
Klotoja mblidhte lëmshin
ndërsa Atroposi e
priste atë fill.