E shtune, 21.12.2024, 12:29 PM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Vdes miku i madh i shqiptarëve, diplomati austriak, Albert Rohan

E enjte, 06.06.2019, 07:56 PM


VDES MIKU I MADH I SHQIPTAËVE, DIPLOMATI AUSTRIAK, ALBEER ROHAN

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Në moshën 83 vjeçare Vdes diplomati i lartë austriak Albert Rohan. Ai ishte sekretar gjeneral në Ministrinë e punëve të jashtme dhe një varg detyrash të nivelit ndërkombëtar duke dhënë kontribut pozitiv në rrjedhat e politikës globale. “Albert Rohan, që në vitet 1990 si diplomat me ndikim është përqendruar në politikën e Ballkanit drejtë perspektives evropiane, si rajon me interesa strategjike për Austrinë”, tha ministri i punëve të jashtme të Austrisë. Me vdekjen e Albert Rohanit, Austria humbë një diplomat profili të lartë dhe është dhembje e madhe për gjithë diplomacinë austriake dhe ndërkombëtare.
 
Albert Rohan u lind në qytezën e Melkut  në Austrinë e Ulët. Studioi shkencat juridike në Universitetin e Vjenës dhe  në Kolegjin Evropian të Brizhit në Belgjikë. Në vitin 1963 u angazhua në shërbim të lartë diplomatik, mes tjerash ambasador në Beograd e pastaj në Londër. Në vitin 1977, Rohan do të drejton kabinetin e Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara Kurt WaldheimNew York. Rohan, në vazhdimësi merr detyra diplomatike të nivelit të lartë, mes tjerash ambasador i Austrisë në Buenos Aires, kurse në vitin 1996 caktohet sekretar gjeneral në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë. Në angazhimet e Kombeve të Bashkuara rreth zgjedhjes së statutit të Kosovës, do emërohet nënkryetar i Marti Ahtisarit, ku luan rol me rëndësi në përgatitjen e draftit për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, i cili plan u tregua i suksesshëm në zgjedhjen e krizës në rajon.  Albert Rohan ishte kryetar i Shoqërisë Austriake-Amerikane. Në vitin 2001 u dekorua me “Yllin e Argjend për Merita ndaj Republikës së Austrisë”. Në vitin 2002 boton librin e tij “Diplomati në Rrethet e Politikës Botërore. Takime, sugjerime, njohuri”.

Rohan dhe shqipatarët

herët, Abert Rohan, ishte i pranishëm me qëndrimin e tij prej diplomati realist ndaj problemeve në Ballkan dhe veçanërisht ndaj atij të Kosovës, kurse pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës ishte vazhdimisht i angazhuar në realizimin e planit për të cilin kishte dhënë ndihmë të madhe. Qëndrimi i tij rreth Kosovës ishte me rëndësi jetike, në momentin jetik për Kosovën dhe qytetarët e saj.  Ndikimi i tij ishte i madh në qarqet vendore e ndërkombëtare, andaj njohja e pavarësisë së Kosovës nga Austria ndër shtetet e para nuk ishte e rastësishme. Mbështetja e Austrisë në momentet më vendimtare për kombin shqiptar u përsërit edhe një herë ngjashëm me vitin 1912 kur Monarkia Austro-Hungareze mbështeti fuqishëm pavarësinë e Shqipërisë dhe mbrojti aq sa mundi tërësinë e tokave shqiptare.
Albert
Rohan ishte i pranishëm në të gjitha manifestimet shënjuese në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. Që në ditën e hapjes së Ambasadës së Kosovës në shkurt të vitit 2009 duke vazhduar deri në ditët e fundit të jetës së tij. Ai duket qartë se u gëzohej arritjeve të shtetit të Kosovës, por kishte edhe shqetësime në rrjedhat negative në vend.   Ai ishte i pranishëm në shumë konferenca, tryeza e  takime diplomatike të organizuara nga Ambasada e Repulikës së Kosovës në Austri. Ambasadorët e Kosovës në vazhdimësi  e vlerësonin shumë kontributin e tij, praninë e tij.  Ishte e zakonshme prania e tij në të gjitha aktivitet e organizuara nga Ambasada e Kosovës. Nuk mund ta mendonim se ai nuk do ishte i pranishëm edhe pse nuk mbante fjalime të gjata, ai fliste atje ku duhej, në kuçin e vendimeve.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sabri Kiqmari, në vitin 2009 do deklaron:  “Ambasadori  Albert  Rohan ka luajtur rol të  dorës së parë në rrjedhën bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Austria i njeh rrjedhat në Kosovë. Këtu u zhvilluan edhe bisedimet që tani janë materializuar me planin e presidentit Ahtizari me pavarësinë e Kosovës. Këtu dominon një klimë e orientim tepër miqësor e dashamirës në veçanti tek Ministria e Jashtme, ndaj Kosovës dhe jam i bindur se Austria do ta thellojë këtë mbështetje permanente për qytetarët e Kosovës të cilat do të jetë shumë të rëndësishme për vendin.”

Albert Rohan, 21 shkurt 2009, Vjenë

Viti 2010,  Renner Isnstitut me seli në Vjenë organizoi podium diskutimi e analize “Perspektiva e Kosovës në Bashkimin Evropian”. Në tryezë merrnin pjesë analistë dhe figura politike, në mesin e të cilave ishte Dr.Albert Rohan,

Diskutim: Enver Hoxhaj, Albert,Rohan, Ulrike Lunacek, ishte i pranishëm edhe Alexander Van der Bellen, nga partia e të gjelbërve në Austri.

Albert Rohan, “Duhet kuptuar nga të gjithë se 22 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. EULEX-i në Kosovë po has në vështirësi të shumta mu nga qëndrimi rreth pavarësisë dhe nuk mund të jetë gjithnjë neutral ndaj kësaj.”

Miku ynë i madhe Albert Rohan!

Ne shqiptarët me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur që Ti nuk jeton më. Vepra e juaj prej njeriu të drejtë në dobi të paqes do jeton ndër breza. Falënderimi e respekti ndaj veprës dhe emrit tuaj do jeton gjithmonë!  
Pusho i qetë në dheun e bekuar!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora