Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Dashuria ime
E merkure, 29.05.2019, 06:54 PM
Reshat Kripa
Tri
poezi
Dashuria ime
Dashuria
ime porsi dallgë deti,
Porsi
një shtërngatë, tufan dhe stuhi,
Dashuria
ime shkundullim tërmeti,
Shkundullim
tërmeti, të djeg, të bën hi.
Dashuria
ime si një melodi,
Melodi
e bukur, këngë e gëzuar,
Dashuria
ime si një tragjedi,
Tragjedi
e shpirtit, në mjerim thërmuar.
Dikur
unë jetoja, kohë gënjeshtare,
Ku
edhe Orfeu* nuk mund të këndonte,
Dikur
unë jetoja, kohë mashtrimtare,
Ku
edhe Feniksi ** s’ mund të fluturonte.
Shumë
u mundova që të dashuroja,
Nëkohëtëtilla,
mbushur plotfuri,
Kjo
furtunë e egër, kurrë nuk besoja,
Tëmëpristeëndrrën,
plot me egërsi.
Porse
përsëri, unë dashurova,
Nuk
mund të jetoja dot pa dashuruar,
Me
gaz edhe brengë, jetën e kalova,
Gëzim,
uragan, mendje turbulluar.
Tani
që dhe bora, mbi flokë ka rënë,
Tani
që dhe këmbët, janë bërë tri,
Kujtoj
atë fjalën, që dikush ka thënë:
Mos
jetoni kurrë, kurrë pa dashuri!
Vlorë, qershor 1995
* Këngëtar i mitologjisë greke.
** Zog
përrallor që kur mbush moshën 500 vjeç bënë çerdhen, e shtron me bimë
aromatike
dhe vdes. Mbi hirin e
tij, lind Feniksi i ri, i cili ushqehet po me bimë aromatike.
Dashuri e ndërprerë
Oh,
sa shumë unë të desha,
O
mojvajzë me sytëshkruar,
Një
mal të lart parandesha,
Që
na ndau dëshpëruar.
Nuk
e di nësemëdoje,
Ashtu
si të doja unë,
Lot
nga sytë ti kulloje,
Dashuri
shtypur me dhunë.
Ishim
rritur të dy bashkë,
Që
të vegjël, që fëmi,
U
rritëm, u ndezëm flakë,
U
lidhëm me dashuri.
Por
kentaurët * e mallkuar,
Seç
na shtypën dhe na ndanë
Zemrat
na i sakatuan,
Lot
nga sytë seç na ranë.
Larg
ti shkove, nuk e di,
Larg
u degdisa dhe unë,
Dhimbjen
tonë s’e di njeri,
Këtë
dhimbje që s’ka fund.
Tiranë, shtator 2004
* Qënie mitologjike, gjysëm njerëz dhe gjysëm kuaj, simbol të
dhunës dhe çfrenimit.
SHIU
Shiubie
pa pushim,
Po
pikon nga zemra ime,
Syt
e tu plot me trishtim,
Zemra
copë dhe
thërrime.
Shiu
bie pa pushim,
Bie
ditë edhe natë,.
Oh,
kjo kohë pse s’ka mbarim,
Shiu
pse është kaq i gjatë?
Syt
e tu pikojnë lot,
Nuk
e di janë lot a shi,
Zemra
po kërkon më kot,
Që
të gjej pak dashuri.
Dashuri
e perënduar,
Dashuri
në lot e shi,
Por
kjo zemra copëtuar,
Copëtuar
në rini.
Shiu
bie pa pushuar,
Lotët
janë të dashurisë,
Por
kjo zemra dëshpëruar,
Kujton
kohën e rinisë.
Ndaj
dhe sot kur bie shi,
Ndiej
një brengë, ndiej një dhimbje,
Për
të artën dashuri,
Që
iu shua zemrës time.
Tiranë, mars 2005