E merkure, 13.11.2024, 06:22 AM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: Në çakorr me Azem Shkrelin

E shtune, 25.05.2019, 07:44 AM


Nexhat Halimi

Në çakorr me Azem Shkrelin


Dolëm maje çakorri të djersitur udhe të gjatë

Hyjmë të pimë diçka në shtëpinë prej druri

Brenda qenë dhjetë dymbëdhjetë karrige thjeshtë

Binte erë frutash të egra qe tashmë vjeshtë

S`vonoi e ra nata me hënën lart e malet kreshta

Mbështeta në karrige shpinën thyer e heshta

Vumë bërrylat në tryezë e faqet në shuplaka

Kujtuam çaste betejash të gjata e të përgjakura

Pijet arritën në tryezë mendja ikte gur më guri

Të gjatë e ka dhembjen e të ashpër rugova

Papritur do të çilet dera e do të hyjë kosova

Me të azem shkreli e një copë e pishës së zezë

E pimë nga një pije bashkë ndoshta nga një kafe

Shkrepëm për shkup e për Shkodër ca llafe

E pyeti njëri dhe për sabri hamitin poet e krik

Ai tha është veç i zgjuar e idhnak, e  lirik


Sytë e kaltër


Tashmë kaq qartë e shoh gurin e bardhë te koka

S`është kjo rrokullisje kaq e thjeshtë nën ulërimë

Ndërmjet shtatëdhjetë e tri vjet ngjitje e zbritje

Ka kohë bëj përpjekje ta njoh më mirë këtë gur             

Te këmbët përballë larg është tjetri gur vetëtimë

Të rimbyllet ndoshta rrethi shtatë ditë më vonë

ky udhëtim të ngel ndërmjet dy stacionesh jehonë

shikoj rreth varret shkollën ku mësova shkronjat

ndonjë lule të rrallë e telat rreth e rreth gjemborë

më vijnë të njohurit të dashurit e sytë tu çdo orë

ndërrohen pamjet zvarrë inserte rrëzime kthesa

libra dashuri prita për vrasje për ndonjë paqartësi

në zinxhirët e përhershëm të më caktojnë robëri

shpresoj të më nxjerr nga burgu i lirisë veç toka

siç e bindi koperniku botën me diellin në qendër

siç e tha modelin heliocentrik se Toka rrotullohet

rreth vetes për 24 orë e rreth Dielli për `i vjet

natyrisht dhe sytë e kaltër të ndrisin në terr esa

Udhëtarë pa gjithësi

E i kërcyen veç vetes nën tingujt e një fyelli

Në marrëzi të pa përshkruar për udhëtimin

Qenë kaq vetë në secilin stacion iknin nga qielli

Asgjë s‘e kapte me sy as me asgjë fluturimin

Ç‘është kjo pafundësi uri e çuditshme e vjetër

Binte të flinte një zgjohej pandërprerë një tjetër

Vetmia vinte e ia zinte frymën zjarrit të fjetur

preknim hijen përgjigjeshim tinëz në fshehtësi

është vallë kjo liria të cilën e ëndërruam në gji

e vdiqëm e s`e kuptuam ç`ndodhi me mua e ty

ndërmjet stacioni e stacioni hipin të verbër pa sy

të plaguar vetes mësyjnë të prekin në gjithësi

tash pres me dorë të këputur të vijë liria tjetër

a do të vijë zotim apo akoma është kaq e fjetur


Tingujt e një shpirti

Dhoma tepër e ftohtë e ngjashme me pak borë

Bëra përpjekjen t‘i ndjek nga dera e s‘ arrita dot

S‘vonohen ndoshta e ngushëlloja veten kot

Mendja më ikte pandërprerë për çdo gjë në jetë

Ikët të arrini në qytet me shkrepat rreth kurorë

Ecni psherëtija bëni udhë ca grykës së rugovës

Në kujtim nga zbriti të njëjtit guri dhe shkreli

S‘do të arrini të dilni te çakori kurrsesi te kulla

Kot përpiqeni asgjë s‘kthehet në asnjë mënyrë

Është vështirë kaq copë ta falësh veten e ngrirë

Tepër e pakuptueshme e kaq e verbër e nxirë

Siç e kujtoj dhe çirrem në vaj kot për toplicën

Tashmë ka mbetur dhe ky manifestim poetik

E ndonjë vaj krrok qyqeje i dalë toke dhe qielli

Me ata që s‘mësuan kurrë ç‘është shpirti ilirik

Me luftëtarët nga e vrasin fshehtas dritën e vet


Pritja

Hëna shfaqet e humb përsëri nën terrin e shqyer

Fshatarë zbresin në rroba kombëtare nga malet

Ikin larg në kurbet të mos kthehen për një vjet

Pik zjarri nga sytë dhembjes për të dashurit e vet

Bredh në të majtë në të djathtë me mendje te ti

Treni lajmëron ardhjen e gjatë me gjëmë në stacion

Vjen treni udhëtarët ikin në shtëpi të mallëngjyer

Në kasollet e vjetra të ndezura i zënë gratë në gji

Mbetet shkret çdo gjë as hije as tren e as hënë

E vetmja shtyllë imja ngel në pritje lagur në shi

Kaq vjet i thyer e ti s‘ vjen e pres kot trenin tjetër

Të të puth ta ndiej në hapësirë shpirtin e vjetër

Megjithatë do të vish të më sjellësh lule në varr

Ta rikujtosh lirikën dhe epikën të ndezur në zjarr


Letër e pashkruar

A shkruhet letra thjeshtë apo me mall e lot

E nis tashmë kreun e letrës të gërshetuar

Apostrofoj veç ndonjë pjesë ndez nga vetëtima

Ndonjë copëz nga vetmia pa ty e ulërima

Tashmë ka rënë nata e kjo më ndjek hirit

Dëgjohet mes shevarit ujit nga rrjedh i qetë

hëna e fjetur copëtohet në degë të ullirit

apo vetëm shfaqet dhe ik kujtimit të tretur

e zhubravis letrën me shkrimin për ty

kot bëj përpjekje të të nis letër tjetër në largësi

prapë dështoj e prapë ndiej dhembje në gji

A shkruhet letra thjeshtë apo me mall e lot


Çasti i një fotoje të pabërë

Të buzëqeshur ia krihnim pamjen shtëpisë

Dritaret e mëdha të gjimnazit të vjetër mitik

Ndrinin në lulishten e formësuar ka katër vjet

Preknim kohën në sy të aparatit fotografik

E tërë klasa përveç meje natyrisht pa sekret

Pse s‘vjen dhe ti më thërriste ndonjë mik

Shkrepte foto afër e larg profa i historisë

Në stol dilnin dy nën bredh katër e prapë dy

Më dhembte zemra për bionden në vetmi

Na e nxirr një foto dhe mua me këtë trim

S‘pranova ta ndiej këtë çast në vete për jetë

Sidomos tashmë nga i mbush kaq vjet

Kujtim ndërsa ngeli veç ‘i dashuri pa rrëfim

Tashmë e kuptoj ç‘do të thotë ky vonim



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora