| E hene, 20.05.2019, 08:05 PM |
Në kujtim të Ernest Koliqit
Nga
Ndue Ukaj
Sot
është përvjetori i lindjes së viganit të kulturës shqiptare, Ernest Koliqit,
autorit që na këshilloi se me tregtarë flamujsh nuk mund të bëhet shtet.
Prej
kohës kur ky autori e shkroi këtë novelë, kanë kaluar shumë kohë, por tregtarët
që i stigmatizonte rreptë Koliqi, nuk janë pakur, por janë shumuar, ndaj, sot
na duhet vepra e këtij kolosi në tryezën tonë për t’i kuruar dhe shëruar plagët
tona kombëtar.
Si
rrjedhojë e kësaj logjikë, ky shkrimtar i ditur, te novela "Gjaku”,
pyeste:
“A
ka send mâ të mrekullueshëm në këtë botë se me i sjellë qytetnimn nji kombi
zhytë n' errsjn e padijes?
Kurse,
përgjigjen në këtë pyetje, ai e shndërroi në postulat për tërë veprën e tij të
shtrirë në shumë fusha të dijes, të artit dhe të arsimit.
Ky
autori i madh, ndër të tjera na dëftoi se “nji lis pa rrajë nuk qindron në
kambë, dhe se nji komb qi përbuzë traditat e veta, vendos vetëvrasjen e vet.”
Koliqi
na la një vepër shumë të pasur letrare dhe studimore dhe gjithashtu na
këshilloi se "... nji veprimtari politike e cila nuk ndriçohet prej
kulturës nuk asht tjetër veçse nji lojë kote, qi argëton ndoshta ata qe e
lozin, por pengon ecjen e kombit mbi udhën fatale të historisë."
Kur
jemi të figura e Koliqit, assesi nuk guxojmë të harrojmë kontributin e tij
madhor që dha ai për arsimin shqip, veçmas në Kosovë, në një kohë shumë të
turbullt dhe kur qenia e shqiptarëve në këtë hapësirë rrezikohej seriozisht.
Atëbotë, ai çoi mësuesit e tij, të cilët vunë bazat e arsimit shqip dhe
themelet e kulturës shqiptare në këtë hapësirë.
Ndërkaq,
kur në Shqipëri ra dergja komuniste, Koliqi me plagë në shpirt e i shpallur
tradhtar nga ata që e shëmtuan shpirtërisht dhe kulturalisht Shqipërinë,
emigroi në Itali, por s’e ndali punën dhe veprimtarinë e tij fisnike për
kulturën shqiptare. Dhe në Romë, përveç punës së vyeshme akademike, themeloi
edhe Revistën “Shêjzat”.
Martin
Camaj, një personaliet tjetër shumë i rëndësishëm i kulturës shqiptare dhe i
ndikuar prej Koliqit, shkruante se, “Shêjzat” shërbyen si tribunë dhe dritare
informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë. Ato regjistruen në
kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si
dokumentacion historik e kultural për nji periudhë rreth njizet vjeçare.”
Gjatë
punës së vyeshme dhe shumë të frytshme, ai na ka treguar se një komb që nuk
ushqehet mjaftueshëm me vlerat ushqyese të kulturës së njëmend, atë e tërheqin
dokrrat dhe politika ditore, që e ngulfate. Pikërisht për këtë arsye, ai
kërkonte që populli mos të binte në kurthin e politikave të kafehnave dhe të
thashethemeve, sepse ato nuk çojnë askund, përveç se ushqejnë ambicie të
sëmura.
Sot,
në saje edhe të kontributit të Koliqit, shkruhet dhe flitet shumë, por pakkush
hedh farë të mirë në hapësirat shqiptare, kurse shumica janë lidhë, me vetëdije
ose jo, në litarin e injorancës që tërheqë fort drejt humnerës.
Vepra
e iluminume e Koliqit na thërret edhe ne që të iluminohemi dhe të emancipohemi.
Në këtë rrugë dhe për këtë synim, vepra e tij mbetet shujtë ushqyese.