Kulturë
Sevdail Hyseni: Ramazani
E shtune, 11.05.2019, 08:12 AM
Satirike
RAMAZANI
Java
e parë e Ramazanit,
Shëmbëllen
me fjalë urimi!
Për
t’vazhduar me “iftare”,
Pas
çdo dite Agjërimi.
Nga
mëngjesi deri n’mbrëmje,
As
nuk hamë e as nuk pimë,
Janë
parimet e Islamit,
Që
tingëllojnë si obligim.
Me
“Iftare” e “Syfyre”
Jo
më pak se 30 ditë,
Nga
të mirat pse t’mos kemi
Ramazanin
për një vit ?!
Të
pastrohemi shpirtërisht,
Nga
të këqijat krejt për fije,
Të
lirohemi nga gabimet,
Që
na ndjekin sikur hije !
Por
të gjithë s’janë njësoj,
Nuk
i binden Ramazanit!
As
ata që s’kanë lexuar,
Veç
një varg t’Ali Asllanit !
“Dynjallëk
or tungjatjeta,
Bëhet
njeriu qesharak,
Sa
do që është i lart truri
I
ka rrënjët në stomak !”
Krejt
në fund të poezisë,
Del
mesazhi prej “zamani”,
Nga
një strofë e huazuar,
Që
ka lidhje Ramazani:
“Çmenduri
e jona
Me
asgjë nuk matet,
Mos
t’na ike ky muaj,
Pa
na u falë mëkatet !!!
Sevdail Hyseni