Kulturë
Ardi Omeri: Histori shqiptare në Greqi
E diele, 05.05.2019, 08:47 AM
Histori
shqiptare në Greqi
Nga
Ardi OMERI
-Unë
s’di shqip, ose më saktë dija por ngaqë nuk e kam përdorur më, e kam harruar.
Prindërit e mi e flisnin. Fëmijët e mij jo,- Thanasi rreth të 80-ve, një burrë
trup madh, me bark, që e mbante me një rrip të trashë si ato të peshëngritësve,
na foli lirshëm pa thënë as po e as jo, për një intervistë lidhur me debatet e kohëve të fundit për ligjin e
luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Ligji
i luftës?,- Thanasi qeshi dhe i foli një kamarieri që ish aty afër e tërë kohën
i rrufjanosesh bossit të tij,- Eja fol ti me këtë poetin Shqiptar që ka emrin e
Omerit tonë të madh.
-Flisni
me të, pastaj me djemtë që punojnë këtu tek unë dhe në fund flasim edhe bashkë
po qe nevoja,- ai na kish spostuar me diplomaci tek bashkë atdhetarët tanë që
shërbenin aty.
Pa
u larguar mirë Thanasi, djali që na kish rekomanduar ai, u afrua dhe u ul në
tavolinë tek ne.
-Që
thoni ju, tërë fajin për këto që ndodhin sot e ka politika në Tiranë. Ata duhet
të pranojnë që po e persekutojnë minoritetin grek në Himarë. Unë jam nga Himara
dhe nuk kam vajtur prej disa vitesh atje. Herën e fundit shkova në postë të
paguaja dritat dhe ajo punonjësja nuk më shërbeu.
-Pse?,-
e pyeta unë i habitur
-Po
ja, vetëm pse unë i flisja greqisht dhe ajo më kërkoi ti flisja shqip?
-Shumë
mirë ka bërë. E pse nuk i flisje shqip ti? Ja me mua po flet shqip shumë mirë.
Pra ti shqip di, në tokë shqiptare ishe, në shtet shqiptar, në zyra shqiptare.
Përse mos flisje shqip?
-Si
more? Aty është tokë greke, ajo krahine është greke. Unë po i jepja shtetit 400
mijë lekë. Kupton që ajo po më persekutonte vetëm pse isha grek?
E
dini që unë jam në gjyq me shtetin shqiptar se më akuzojnë që kam djegur
flamurin shqiptar dhe më kanë dënuar me burg?
-Nuk
e kuptova, ose e dëgjova keq,- i them unë,- Ti ke djegur flamurin shqiptar?
-Jo
unë nuk e kam djegur por më akuzojnë ata atje,- vazhdoi ai pa përcatuar
akuzatorët.
Ky
tip mu shpif dhe drejtova shikimin nga kamarierët e tjerë që ishin aty në këmbë
e dëgjonin debatin tonë.
-Po
ti nga je?- pyeta një djalë të ri.
-Unë
jam nga Rrësheni,- qeshi ai, duke kuptuar që origjina e tij do më habiste.
Në
fakt nuk u habita. Shqiptarët pa dallim krahine kanë mbushur botën me emigrantë
dhe në Greqi gjen shumë, me dhe pa dokumenta. Ajo që më habiti ishte përgjigja
që më prunë në whatsup për këtë tipin që pretendonte të ishte minoritar dhe që
fliste më keq se një partizan i “Agimit të Artë”.
Ndërsa
debatoja dhe mësova emrin e tij, i dërgova një mesazh një mikut tim në Himarë.
Shoku mu përgjigj se e njeh si emër pasi është tip polemizues e servil filo
grek, por nuk është minoritar. Është nga Vunoi, më shkruan shoku,- dhe ka shumë
mundësi të parët e tij të kenë zbritur këtu nga malësitë e Mirditës, dikur pas
kohës së Skëndërbeut.
Qeshja
ndërsa lexoja mesazhin dhe sytë i kisha nga djali i urtë e punëtor nga
Rrësheni. Një kamarier tjetër ishte nga Saranda, një tjetër nga Delvina. Nga
emri e mbiemri më dukej si çam por nuk e pyeta. Djali tjetër, kamarier edhe ai,
ishte nga Përmeti. Një guxhinier nga Berati dhe një ndihmës nga Lushnja. Të
gjithë punonin aty tek Greku (a arvanitasi) Athanas, që i trajtonte njëlloj
sikur të ishin athinas të vjetër. U çuam nga tavolina duke u përshëndetur me
çunat dhe kaluam të përshendesnim Thanasin.
E
gjetëm në guzhinë tek përgatiste mishin për drekën dhe turistët e panumërt që
shpejt do të mbushnin lokalet e tij.
-Më
falni se më duhet të punoj,- qeshi ai dhe djersa i shndriste në ballë. Do t’iu
dërgoja te takonin edhe djalin tim të madh tek lokali tjetër por ai nuk i ka
qejf intervistat dhe nuk di asnjë fjalë shqip. Ja edhe unë gjysma gjysma e
flas. Por siç e kuptuat besoj, ne populli s’kemi luftë, madje as kemi patur
ndonjëherë,- qeshi ai ndërsa vazhdonte e nxirrte mish nga frigoriferët.
Unë
kam 20 djem nga Shqipëria që punojnë prej shumë vitesh këtu me mua dhe djemt e
mij. Ata i trajtoj njëlloj si të jenë grekë, e në fakt me dokumenta janë në
rregull. Shumë kanë lindur këtu. Shqipen e flasin në shtëpi të tyre ose mes
njeri-tjetrit. Në punë janë korrekte dhe të ndershëm. Kaq më duhet mua.
Politika na ngatërron ndaj ne nuk merremi me politikë, as të Shqipërisë e as të
Greqisë. Ata atje dhe këta këtu kujtohen vetëm për zgjedhje për ne. Tërë kohën
tjetër kujdesen të vjelin taksat. Unë dhe djemtë e mi kujdesemi të jemi
qytetarë të mirë duke paguar taksat dhe puntorët. Origjina e tyre nuk na intereson,-
Thanasi fliste ndërsa punonte dhe na la të kuptonim që s’ja kishte ngenë më
muhabetit.
Uluni
të hani diçka para se të ikni, mbylli bisedën ai,- qeras unë,- dhe qeshi.
E
falenderuam për bujarinë greko-shqiptare dhe u larguam.
Ai
kishte 20 djem nga shumë krahina të shqipërisë. Madje edhe çemër dhe i
trajtonte njëlloj. Ai më kot nënvizoi se nuk i intereson origjina, pasi të
gjithë i kishte shqiptarë, por ata punonin 16 orë bashkë dhe nuk ishin në luftë
me njëri-tjetrin, perkundrazi.
Përveç
një dele-je të zezë që ndërsa ikja e kuptova përse na e kish vënë të parin për
të biseduar.
Askush
nuk i do servilët e polemizuesit.
Pak
më tej kish radhë të madhe për sufllaqe. Turistët porositnin në këmbë, merrnin
paketën e vogël me një pite me mish, ndonjë pije freskuese, që kushtonte shumë
pak, dhe largoheshin duke e ngrënë ndërsa ecnin duke vizituar sitet e shumta
arkeologjike.
Porositëm
edhe ne nga një sufllaqe. Vajza që shërbente sufllaqet dhe merrte paratë na pa
në sy ndërsa dëgjoi të flisnim shqip. Ashtu e heshtur e buzagaz, ajo paketoi
katër sufllaqe, futi dy pepsi cola në qesen e plastikës dhe na e zgjati pa
folur.
Ne
pamë njëri-tjetrin në sy dhe i buzëqeshëm.
Ajo
ishte shqiptare dhe na kish qerasur pa folur dhe pa rënë në sy tek të tjerët që
shërbenin aty.
Sa
shumë shqiptarë që kam takuar në dy ditë, sa shumë. Në autobus në fakt pashë
edhe një ish gazetare që dikur punonte për Radio Athinën në gjuhën shqipe dhe
më kish intervistuar dy herë. Madje më kish ftuar edhe në një shkollë shqipe
dikur para një viti. Por atë ditë në autobus ajo ktheu kokën nga xhami për
t’mos më folur. U habita nga qëndrimi i saj, por mendova kushedi si e ka
hallin, ndaj se ngava. Në fakt pas disa stacionesh ajo zbriti dhe u takua me
një burrë të vjetër. Ndoshta i shoqi,
prandaj s’më foli, nuk ka dashur të zgjojë xhelozi te ai që do ta shihte nga
jashtë,- kështu mendova, por shumica e shqiptarëvë këtu sapo dëgjojnë që flet
shqip të afrohen. Fillojnë të pyesin nga je, si e ke mbiemrin e pastaj e njeh
këtë apo atë e këtë. Zakon shqiptar për tu afruar e krijuar atmosferë intime
direkt.
Ka
shumë historira shqiptarësh në Greqi, shumë. Nga më të ndryshmet. Të mira,
shumë të mira por edhe negative që të bëjnë të skuqesh nga turpi që i kanë bërë
bashkëpatriotët e tu në një vend që u hapi dyert e shtëpive në moment nevojë.
Fati
ma solli të takoj Shegën dhe Gjolekën. Shega nga një fshat i Përmetit dhe
Gjoleka nga Tepelena. Si të gjithë shqiptarët e labërisë, në fillim të 91’
kalojnë malin e stabilizohen në Athinë. Ishin të sapo martuar dhe jetën e
fillojnë në Greqi. Punonim çdo punë,- thotë Shega. Unë pastroja, kujdesesha për
pleq e Gjolja bënte ngarkim-shkarkim, ndërtim, bojaxhi, pastrim, gjelbërim, çdo
gjë. Sot unë jam infermiere në një spital dhe Gjolja ka një dyqan fruta-perimesh
në Akropol. Vajzat na janë rritur. Dy i kam martuar e këtë muaj martoj tjetrën.
Të gjithë kemi blerë shtëpi e jetojmë të qetë.
-Rrodhula,
kouklla mou, ella dho se parakalo (Shega, kuklla ime, eja këtu të lutem)
Nga
dhoma tjetër u dëgjua zëri i një gruaje ndërsa në dhomë hyri një burrë i vjetër
me kapele në kokë dhe u ul në tavolinën e madhe të verandës ku ishim edhe ne.
Shega
u ngrit e vajti andej nga erdhi zëri.
-Hi,-
plaku që sapo kish hyrë na përshendeti në anglisht.
Hi,-
ja ktheva edhe unë
Ai
kish kuptuar që s’dija greqisht, ndoshta sepse kish dëgjuar që flisnim shqip.
Filluam
bisedën me plakun në anglisht.
I
kërkova falje që s’di mirë greqisht dhe e pyeta nga është.
Por
bisëda u ndërpre. Shega u kthye duke më shpjeguar që në dhomën tjetër kish një
plakë që e mbante aty. Kujdesej për të 24 orë dhe familja ja kish besuar duke
ditur aftësitë dhe përkujdesjen e saj profesionale e njerëzore.
Jimmi,
kështu i thërrisnin plakut, na dëgjonte të flisnim shqip por s’kish durim. Ai
dëshironte të hynte në bisedë, të njihej.
Shega
na tha që edhe Jimmi është nën kujdesin e saj, por nuk foli më tej. U bëra
kurioz dhe e pyes në anglisht Jimmin.
Shega
u çua dhe më la vetëm me plakun.
Ai
quhej Dhimitër por kish jetuar në Amerikë dhe atjë ja kishin trasformuar emrin
në Jimmi. ( edhe andej i ndrokan emrat, qesha me vete)
Pastaj
me aviacionin e Natos, ku ponunote si kapiten, ai ishte trasferuar në Athinë
dhe familjen e kishte lënë në Amerikë. Ikte e vinte por vajzat e tij dhe gruaja
jetonin atje. Pas disa vitesh i kish vdekur gruaja në Amerikë dhe Jimmi kish
gjetur grua tjetër në Athinë. Kishin blerë një shtëpi në mes të Athinës e
jetonin aty. Por një ditë edhe gruaja e dytë vdes dhe Jimmi tashmë në pension
dhe në moshë shumë të thyer kish mbetur në dorë të vajzës së gruas së dytë. Ajo
nuk kujdesej fare për të. Një ditë ai rrëzohet në rrugë dhe e dërgojnë në
spital. Katër-pesë muaj kura dhe plaku 98 vjeç kuptoi që ish i vetëm në këtë
botë. Askush nuk e vizitonte, askush nuk i sillte një gotë ujë, askush nuk i
blinte një frut, askush nuk i falte një buzëqeshje. I kishin marrë paratë,
shtëpinë dhe e kishin abandonuar në spital. E vetmja që sa herë kish turnin i
afrohej dhe i buzëqeshte, që i sillte
ndonjë frut a ëmbëlsirë nga shtëpia, ishte Rrodhula(Shega). Ajo i ishte bërë si
vajzë dhe ai rrinte me sytë nga dera duke pritur që ajo të merrte turnin.
Nje
ditë i thotë,- Përse nuk më merr në shtëpinë tënde? Unë mund të paguaj, kam
pension amerike.
Shega
konsultohet me mjekët dhe administratën e spitalit, dhe pasi firmos letrat e
marrjen nën kujdes me përgjegjësi ligjore të plakut, e merr në shtëpi.
Tani
unë jetoj këtu, qeshi Jimmi-DHIMITËR
Fjalët
e fundit ai i kish shqiptuar ndërsa edhe Shega na ish bashkuar në tavolinë.
Ajo
u skuq sikur kish bërë faj.
-Kjo
që ke bërë,- I them duke e parë në sy me krenari shqiptari,- është e
mrekullueshme. Shikoje këtë plak grek me passaportë amerikane, të sheh në sy si
të jetë babai yt. Ai sot është i lumtur sepse të ka ty që kujdesesh gati-gati
pa interes. Në fakt pensioni i plakut nuk mbulonte dot as pagën e punonjëses së
paradites, sepse ajo kish angazhuar një shqiptare për kohën që nuk ishte vetë
aty. Ajo kujdesesh që pleqtë të kishin çdo gjë në çdo moment.
Në
shtëpi erdhi edhe Gjoleka. Pas përshëndetjeve të para, ato të famshmet
shqiptare: nga je e nga s’je, biseda kaloi në politikë (vdesim ne shqipot po se
ngjyem pak bisedën me tema politike), tek do e falim apo jo detin, në ka ligj
lufte apo jo e pastaj gjuha shkon ku dhemb-dhëmbi. Paratë
-Jo
gjithçka bëhet për para,- thotë Gjoleke labi. Ka shumë raste që humanizmi të
bën të bësh gjëra pa lekë. Janë ngacmime njerëzore. Nuk ka rëndësi kush është.
Natyrisht kur ta vlerësojnë ke kënaqësi, por ka edhe raste që nuk ta vlerësojnë
por ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë:- bëje të mirën e hidhe në det. Po
s’ta diti njeriu, ta di zoti.
-Ashtu
është i them, dhe ne kemi shumë bujari në Adn tonë si shqiptarë. Por edhe
grekët, apo jo? Fundja mirëpritën në ditë të hallit mijëra shqiptarë në 90.
-E
vërtetë,- më mbeshtet mendimin Gjoleka. Edhe na kanë shfrytëzuar, por duke na
punësuar na dhanë një ndihmesë të madhe të mbijetonim e të ngriheshim. Gjatë
viteve edhe ne më pas u mësuam ti gjindeshim të tjerëve. Kështu e ka jeta.
Gjoleka
nis më tregon një histori.
Ajo
(Po e quajmë Shqipe per efekt tregimi)kish ardhur nga Tirana me të shoqin për
tu kuruar. Shqipja vuante nga një tumor dhe frika e kësaj sëmundjeje të
tmerrshme i kish detyruar të aventuronin me shpresë që të kurohej në Greqi. Por
nëpër spitalet greke kishin mësuar që çmimi i një operacioni ishte
jashtëzakonisht i madh.
Vizitat
e para i kishin bërë me dokumentat e vajzës së madhe të Shegës. Më pas
konstatimi që ai tumor ishte vdekje prurës dhe mos nderhyrja në kohë mund të
afronte datën e kobshme shumë shpejt.
Duhej
marrë një vendim, dhe shumë shpejt,- nënvizon Gjoleka
Kështu
Shqipja u shtrua në spital me emrin e vajzës së tyre dhe u operua. Pas një
muaji në spital ata qëndruan për tre vjet të tjera në shtëpinë e Gjolekës dhe
Shegës për kemio terapinë dhe rehabilitim, e më pas u kthyen në Shqipëri.
-I
paskeni shpetuar jetën,- i them Sheges dhe Gjolekës.
-
Unë jam femër vetë, dhe kam vuajtur shumë. Kur ndihmoj një person nuk e bëj për
para, por thjeshtë instiktivisht,- tha ajo grua e bukur në shpirt.
Pastaj
ndërsa qeshte ju drejtua të shoqit:
-Të
kujtohet djali jonë, hahaha
-Pse
keni edhe një djalë?
-Hahaha,
jo s’kemi por ashtu e solli fati dhe na u rregjistrua një djalë.
Dhe
kështu nisi të na tregonte historinë tjetër të bamirësisë së saj
Një
bashkëpatriote kish ardhur në Greqi të punonte dhe ishte shtatzënë. Punonin
burrë e grua pa dokumenta dhe Shega i ndihmonte me ndonjë kujdestari pleqsh apo
Gjoleka me ndonjë punë ditore në ndërtim. E ndërsa punonin i ish afruar dita e
lindjes pak para kohe. Në spital nuk kishin si e rregjistronin se ajo ishte pa
dokumenta dhe keshtu e rregjistrojnë me emrin e Shegës. Menduan se vetëm do
konstatonin sa ishte e pastaj çifti do largohej te lindtte në Shqipëri por fati
e desh që gruaja të lindte atë ditë. Askush nuk u mendua për dokumentat por që
ajo të bënte lindje të mirë e fëmija të dilte shëndoshë e mirë. E kështu
“Shega” lindi djalë e ndenji në shtëpinë e Sheges edhe ca muaj sa mori veten e
më pas u tranferua në Shqipëri. Por nuk mbaron me kaq. Tani problemi ishte të
bëhej regjistrimi në Shqipëri.
Një
kalvar më vete por për efekt privacie as unë nuk po e tregoj, Ju lë ta
imagjinoni.
Çifti
Shega e Gjolekë ishin të lumtur që kishin ndihmuar të njohur e të panjohur,
ndërsa unë krenar që i njoha këta bujarë shpirt mirë.
Shoqëruesi
im Oresti, një shok i vjetër që në shkollë, i dëgjoi këto historira e më pas në
kafeterinë e tij ja tregoi miqve të tij, disa minoritarë e disa shqiptarë që
jetonin e punonin aty, në Athinë
Disa
nuk i besonin këto historira që janë në kufirin e absurdit dhe njerëzores por
shumica pranonin që këto i bëjnë vetëm shqiptarët, sepse sipas tyre do pak
“budallallëk” të rrezikosh kështu!
Oresti
në vetëvehte është një filantrop i heshtur edhe “pa rezikuar”. Ndoshta sepse bujaria nuk ka kombësi por
shpirt, karakter. Ai i ndihmon të gjithë dhe me buzëqeshjen e tij
karakteristike gjëmuese e mbyll me një “shihemi nesër që është ditë e re”,-
hahaha
Ajo
që më la përshtypje në këtë udhëtim në Athinë ishte se shumica e shqiptarëve
dhe grekërve që takova ishin në paqe, ishin pa asnjë lloj lufte mes
njëri-tjetrit ndërsa politikanët e të dy
shteteve nuk gjejnë dot formulën e daljes nga ligji i një lufte të pa qenë!?
Athinë 2018