Kulturë
Poezi nga Luan Kalana
E shtune, 04.05.2019, 12:02 PM
Luan Kalana
BAKLLAVAJA
...bakllavaja,
Mbretëresha e ëmbëlsisë
-Kush
ty të ka shpikur, të ka lindur,
cilët
ty njerëz të kanë embelsuar?
ti
ke si shenjtorët, një ditë të shënuar,
rituale
në kalendar,per gezime e bekuar.
në
tërë gjuhët e botës ke një emër,
te
pagezuan me emrin shqip "Bakllava".
njerëzia
kanë rënë në sevda, je "mjalt"
kush
ty, moj mbretereshë, nuk të ha?
Lypsari
që dëgjoi, u lut e tha:
“I
lutem Zotit, të mos vdes njerezia,
te
pangopur me buke nga kjo jetë,
vete,dua
një kafshore bukë të ha,
edhe
ëndërr të shoh një bakllava!”
Dëshira
ime sublime për çdo familje
t'i
jap nga nje thelë bakllava fëmijëve,
nga
duart e nënës dhe gruas shqiptare,
vetë
i lumtur,dua vetem pak thërrime.
-PARAJSA
Kur
flas me ty, ëndrrat marrin fluturim,
sa
do larg të jesh,të shoh,te lexoj në sy,
dridhem
si purtekë, zemra rreh shpejt,
muskujt
ngurtësohen, ngrihen përpjetë,
gjoksi
vlon, vullkan shperthen afsh i nxehtë.
Dërgomë
një fjalë, falmë një puthje,
në
qeli më ka mbyllur kjo dashuri,
dhuroma
zemrën, të të fal lumturi,
Mos
druaj, nuk je ti, të flet shpirti,
je
lule që çel, sirenë dil nga uji,
kërkon
diell dil ne breg ,do ngrohtësi.
Të
ndjej,digjesh flake që shpërthen,
fluturo,
kërko liri, le të flasë zemra,
derdhu
ne mjaltë, afrohu në zgjoje,
falju
parajsës,refehu në dashuri
SHPIRTERAT S' FLENE ...
Kur
fle Dielli ,Hena,yjet ndricojne,
kur
naten Bota fle,engjejt kendojne ,
kur
Amerika fle,shqiptaret telefojne,
kur
flejne njerezit,gojat pushojne,
kur
flejne femijet,perrallat mbarojne,,
kur
flejne bebet ,enderrat lodrojne ,,
kur
vdesin njerezit,shpirterat jetojne ,
shpirterat
s'flene ,naten dashurojne.