| E diele, 28.04.2019, 11:48 AM |
Nexhat Halimi
Dita me lëkurë hajni
(Katarina
Josipit)
E
rëndë dita me lëkurë hajni,
Ik`
e ik` e ik` sokaqesh pa sy .
Çdo
gjë në të zi për vdekjen, për Ty.
Nën
peshën e dhembjes dhe të lotit
Prilli
i zvogëluar për një palë duar,
Për
një shikim, për një përqafim.
Mbi
udhët, drurët, pullazet bie shi.
E
rëndë, Kati e heshtur, dita pa Ty
Binës
loti sesi i rrëshqet mbi fytyrë
Në
vete i puth sall kujtimet, ëndrrat,
Verbër
nga shikohen në pasqyrë.
II
Mbi
udhët, drurët, pullazet bie shi.
Të
gjitha rrugët humbin në mua
Me
buzëqeshjen e harruar të së kremtes
Ti
e le qytetin, Ti e le binën. Dhe, ne.
Funerali
i lodhur ik pas hijes së vet
Një
dhembje e gjallë nëpër qytet
Rrugë
më rrugë, troket, derë më derë
Krejt
e verbër, qan, pa vete pa fener
As
Dita të marrë frymë, as Teatri, as Ti.
Qytetin
e rrah shiu dhe lotët e mi.
III
Kortezhi
përkundet vetes në dhembje,
Rrugë
më rrugë rrëshqet, lumë i thyer
Një
nënë me fëmijë në gji, një plak sy shqyer
E
heshtje e ndezur, e lot. Zgahje dhe vetmi
Ti
ikën, pas ngelin kujtimet dhe pasqyra
Vetat
nga qajnë e qeshin, një mijë fytyra
Tërë
në mallëngjim dëgjohet diku lira
Pas
vetes vjen pas teje zemra ime duke qarë
E
hajni që vodhi lumturinë ik` pa u vrarë
Qyteti
gërhet i ftohur, ndrydh dejtë në vete
Ti
ikën, pas ngelin kujtimet, ëndrrat, pasqyra
Vetat
nga qajnë e qeshin, një mijë fytyra.
(Fundi
i prillit, `69)