E enjte, 26.12.2024, 02:37 PM (GMT)

Mendime

Nafi Çegrani: Gazetari në burg, Unë dhe dinjiteti im!

E hene, 25.03.2019, 04:07 PM


Nga rrëfimet e mia nga burgu

Gazetari në burg, Unë dhe dinjiteti im!

Me vetëdije të plotë dhe ndërgjegje të pastër po shkruaj këto rreshta dhe duke ndjer një keqardhje për këdo që nuk e ngrejnë zërin lartë, pavarësisht se e di që janë të vetëdijshëm për pafajësinë time, por ndoshta edhe ndaj të tjerëve të cilët Gjykata e Zenicës dha dënime të mëdha në process të inskenuar dhe katastrofal( ose sipas ndonjë urdhëri) nga viti 1981, duke na dënuar si shqiptaër për rast të montuar dhe unë nuk jam autor, u bë një  padrejtësi  e madhe...

Shkruan Nafi Çegrani

…Pikësëpari më lejoni të nënvizoj që në fillim faktin dhe mënyrën e arrestimit/kidnapimit tim në vjeshtë të vitit 1981 dhe dëbimin në burgun famkeq të Zenicës ku me muaj e vite nuk pash diellin me sy! Por, edhe një fakt tjetër paralelisht me këtë: sikundër dhe jeni njohur ato vite përmes mediave të shkruara  dhe elektronike, pikërisht me dëshminë time para gjykatësit hetues Bodul Nikica, dhe para trupit gjykues të Zenicës, para Tihomir Baboviqit, Sulejman Kapetanoviqi, Bradariqit dhe të tjerëve, të cilët nuk ishin fare të denjë dhe të drejtë si gjykatësa ashtu siç i kishin autorizimet dhe sikur i obligonin ligji dhe ndërgjegja,  pavarësisht se ata nuk kishin as ndërgjegje, nuk e donin ta shikonin të vërtetën, ligjin dhe drejtësinë në sy, pavarësisht pafajësisë time dhe përkundër faktit që nuk kam shkelur asnjë ligj,nuk jam autor i asnjë krimi, e aq më tepër i ndonjë ,,vrasje,, e cila nuk egziston, sepse askush nuk më ka bindur dhe nëse vërtetë egziston, sepse nuk ka fakte e ndonjë dëshmi tjetër ligjore e juridike, nuk ka kufomë apo trup të njeriut të ,,vrarë,, NUK JANË BËRË AS OBDUKSION APO NDONJë ELSPERTIZË TJETËR LIGJORE, GJYQËSORE DHE MEDICINALE, pos thënë e thasha të rreme të cilat janë dhënë nga Vahedin Ramadani, Hajrullah Huseini ose një ,,dëshmitar,, i trajnuar nga dajaku dhe ARGUMENT BACILINUMI!

ARRESTIMI…!

… Herët në atë mëngjes vjeshte kur gjathet kishin nis të zverdhëllonin, e majat e Sharrit kreshnik dukeshin si qulavka të bardha nga dëbora e freskët.Ishte  01 tetor 1981, kur më kanë  kidnapuar  në banesën time dhe me  avion ,,Inex Adria,, lidhur në pranga më dërguan në drejtim të Sarajevës, duke më kanë dëbuar madje në burgun famkeq të Zenicës.

… Një dramë e tmerrshme  persekutimi , torture dhe vuajtjesh do të vazhdojnë për kohë të gjatë edhe  në qelitë skëterë të burgut hetues atje, duke    keqtrajtuar  egërsisht, sikur të  kaloja  nëpër  ferrin e  Dante Aligierit.

Edhe sot, kur po i shkruaj këto rreshta , pyes veten:

"A është me të vërtetë e mundur  kjo që po ndodh  me mua  në këtë kohë,  apo është plani i keq sekret i dikujt për të cilin nuk kam në dijeni dhe askush nuk di asgjë"! Mendime të çuditshme ishin  kthyer edhe  në kokën e të atit, babait tim të kalitur dhe nga dëshprimi dhe fyerja i kishte ,,shkulur,, nga gjoksi  të gjitha dekoratat nga lufta të cilat me vite i kishte mbajtur ngjeshur...

Për shkak se unë nuk dija asgjë për gjërat e zhurmshme që dëgjova gjatë hetimit, unë kam qenë i sigurt se ka pasur një lloj ecjeje kundër meje dhe se të gjitha  rrymat dhe klanet  nëntokësore të  sistemit të sigurimit jugosllav atë kohë  kanë vendosur të më  mposhtin , njollosin dhe degradojnë si njeri, nga shkaku vetëm pse jam ky që jam si shqiptar…

Stuhia  në jetën time !

Pra, siç thash, në fillim të vjeshtës në mëngjes, 01 tetor (e enjte) 1981, unë  isha zgjuar  herët me qëllim për të përgatitur disa  kaseta magnetike që kam regjistruar  Reportazhin për fshat për emisionet e Radio Shkupit në gjuhën shqipe, duke mos menduar  se  ky do të  ishte  reportazhi im i fundit. Fëmijët e mi ende flinin me ëmbëlsi. Ndërkohë, dera e përparme e koridorit të banesës ishte një zilje e cila po bjente vazhdueshëm , si një këmbanë e fortë kumbues e cila ushtonte me monotoninë e saj atij mëngjesi ende pa gëdhirë, e që ato tinguj të mprehtë gumzhinin dhe përziheshin njëkohësisht me zhurmën e  autobusave të mëngjesit të cilët kishin nis të lëviznin herët, kur zgjohej kryeqyteti, në banesën time në rrugë Cvetan Dimov nr. 81 / 1-5 , ia kishin mësy një ordi e tërë, si bandë kriminalësh njerës që nuk i njihsha fare.Sërish zilja në derë. Shikova orën. ishte pikërisht pesë  e 45 minuta. Zile e gjatë që nuk pushoi kurrë më zgjoi fëmijët që ishin në ëndrrat më të thella dhe më të ëmbla në mëngjes. Unë nxitova për të hapur derën.

- Kush mund të jetë kaq herët? - Mendova! - Edhe fëmijët  m’i  zgjuat  nga gjumi.

U afrova derën për ta hapur atë dhe nuk mund të gjeja kush mund të ishte, duke menduar në të njëjtën kohë se ndoshta  babai im  ka  ardhur  nga fshati. Çfarë lloj problemi  do të kishte  ai që vjen kaq  herët në mëngjes?

- Hapeni  derën! Hape atë shpejt! Milicia! " - Dëgjova një zë të mprehtë nga jashtë.

Unë buzëqeshja kur hapja derën dhe thashë se "kujdestarët e rendit dhe paqës" me siguri do ta  kenë gabuar  adresën, ndoshta i ranë ziljes  gabimisht.

- Jemi të milicisë!-, u dëgjua sërish zëri i trashë kërcënues.

Duke  më shtyrë anash që t’ua hapja krahun, hynë  brenda dhe  kërkuan të hidheshin si ujqër nëpër korridor  sikur po hynin në një  çerdhe  terroriste. Veprimi i tyre ishte shumë i çuditshëm, kështu që unë vazhdova të  reagoja  ndaj sjelljes së tyre jot ë drejtë, sepse  as që nuk e dija se për çfarë kishin  të bënin. Me përjashtim të disa njerëzve të veshur me uniformë milicije, 2-3 të tjerët ishin  me rroba civile dhe  flisnin serbokroatisht. Në derë, nën komandën e rreptë,  milicioner   të uniformuar  dhe të armatosur me armë automatike, bënin rroje.

U shfaqën  në dhomën e fjetjes dy persona  të cilët nuk e njihja dhe sdhikonin tinëzisht duke bëlbëzuar diçka në gjuhën serbokroatisht e që unë nuk arrija t’I dëgjoja sepse që në fillim më kishin ngjit me fytyrë për muri.

Unë me mirësi u kërkova atyre të më tregonin se çfarë ishte problemi.

Askush tjetër nuk dëshironte të fliste asgjë. Pasi ata erdhën me rrëmim    banesën  time, më urdhëruan që të kthehesha  i mbështetur  me fytyrë për  muri dhe të mos flisja apo të kërkoj asgjë. Unë , gruaja ime dhe  fëmijët ishim kaq të habitur dhe të tronditur nga kjo sjellje arogante e tyre, duke u ndier shumë keq njëkohësisht, ishim të fyer.

- Zot, çfarë do të thotë kjo? – pieta me vete.

Dy prej tyre, filluan të më kërcnonin  si banditë nëpër korridor,  dhe duke përplasur dyerë e dhomave , hynin e dilnin , e unë nuk murova atë fyerje, u ktheva në drejtim të tyre dhe qëndrova ballë për ballë, duke u kërkuar të më jepnin sqarrime, u kërkova fleturdhëresë a kishin nga gjyqi dhe pse më frikësonin fëmijët. ,,Çfarë do të thotë e gjithë kjo hata?-i pyeta.

Sërish më urdhëruan të qëndroja me fytyrë nga  muri … ,,Stoj uza zid!,,- tha njeriu me nofulla të gjëra si  të një gorille të shëmtuar. Ashpër rreagoi edhe gruaja ime e frikësuar nga kjo rrëmujë trishtimi, Ante Bernada, një kriminel gjakatar iu kërcënua gruas duke I thënë se do t’I binte me boks dhe do ia thente dhëmbët. Ajo edhe mëtej u vërsulej, duke kërkuar njashtu si unë sqarrime se përse e bënin këtë terror dhe me sjellje kriminelësh në banesën time…Gjatë bastisjes dhe sharjeve, unë tashmë u thashë se isha  në një lloj  konflikti dhe marrëdhënieje konfliktuale  me disa persona të SJB dhe  SDB-së, e  këtë e kam  për një kohë të gjatë, dhe se e tërë kjo, ndoshta kishte të bënte me diçka që lidhej me ato konflikte të mia… Në një moment mendova se këta njerëz ishin nga  këto shërbime, kështu që unë mund të kërkoja të dija se për çfarë ishte fjala.Insistoja, por më kot…

Ndërkohë, ata u futën edhe në dhomën tjetër ku mbaja libra dhe gjëra personale të punës sime të përditshme… Sjellja e tyre arogante vazhdonte, filluan të rrotullohenin libra e orendi të tjera nëpër dhomë,  përmbysnin dhe  shfletonin libra e dokumente, analizonin. Dyshekët që kishin zgjuar dhe tronditur fëmijët dhe gruan time ishin bërë grumbull. Librat e rradhitura më parë, rroba, kontrolluan dhe gërmuan gjithçka që gjetën, të gjitha në apartamentin tim duke i bërë gërmadhë e rrëmujë bashkë.

- Kush jeni ju që nuk ju njoh dhe çfarë po kërkoni? Çfarë dëshironi nga unë? "-pyeta një sekondë kur pashë se si ata  ishin me sy të zgurdulluar e të kuq  nga pijet dhe alkooli, sepse edhe vepronin të dehur dhe të dhunshëm.

"Inspektorët," - në qoftë se ata mund vërtetë të  quaheshin  si njerëz të autorizuar organesh, ata  dukeshin vetëm si një grup bande keqbërësish në emër të ligjit dhe autorizineve ,bërtitën nëpër apartamentin tim për tre deri në katër orë, duke shqetësuar mua, gruan  dhe fëmijët. Ne ishim të poshtëruar dhe të ofenduar, dhe fjalët skandaloze, duke injoruar të gjitha pyetjet e mia, duke mos i lejuar gruan që të shkonte në punë dhe as fëmijët nuk i lejonin të shkonin në shkollë…

- Ç'kuptim ka kjo? Kush janë këta njerëz që flasin gjuhën serbokroate? - Mendova! "Ndoshta ata janë nga Sekretari Federal i UDBA apo KOS nga Beogradi, por unë do të shoh se çfarë është  ky problem dhe hallakamë  dhe çfarë duan prej meje këta të gjor dhe ogurzi.

Unë kisha krenarinë time dhe kulturën, edukatën e popullit që i takoj, dhe  isha shumë i ofenduar dhe i poshtëruar si një njeri, por në të njëjtën kohë nuk kam pasur ndonjë njohuri, as nuk kam pasur ndonjë prezumim për të cilin do isha i përgatitur dhe  për çfarë  loje më kanë zënë  pritën.

- Mos lëvizni!-, bërtiti  njëri prej tyre me zë  të çjerur i cili kishte stilin e një debili.

Më vonë do të zbuloj se ato quheshin: Ante Brnada, Stipe Grabovac, Pero Pepac etj.Dhe më vonë kësaj hordhie do t’u bashkangjiteshin edhe Bodul Nikica në rolin e gjykatësit hetues, Tihomir Baboviq, Sulejman  Kapetanoviq, Mensur Hoxhiq dhe Mutapqiq , dy të fundit si prokurorë…

"Ju nuk dukeni si një kriminel". Por ju  dini shumë për kriminelët. Tani është koha, duhet të tregosh veten nëse nuk do të vuash    burg ", -u dëgjua  zëri i inspektorit hetues.

Vetëm tani, kur i shkruaj këto faqe, shoh se çfarë ishte qëllimi i tyre, aq i çoroditur, i padrejtë dhe  keqbërës. Pyes veten se sa gabim isha, se si unë i lënduar dhe si  naiv do të mund t’u besoja gnjeshtarve të tyre, ose qëllimeve me prapavija shoviniste që kishin. Besoj se ata nuk kishin fare të  bënin me  drejtësi dhe të  drejtat e njeriut, sepse sikur të vepronin  sipas ligjit në përputhje me   të drejtët njerëzore, kuptohet ajo ka për  mbrojtje  vetëm  DREJTËSINË  që do të  thotë, ka në mbrotje dhe MBRONË  të drejtat e mia themelore të njeriut dhe lirinë. A ka ekzistuar me të vërtetë një shtet ligjor, në të cilën vendosi qeverinë socialiste, ose për ne shqiptarët, se besimi ishte vetëm një aksident i madh? Por kjo ishte e gjitha kot, më kot për të kërkuar ndonjë mbrojtje nga një gjendje të tillë, por kur vjen puna për te  Shqiptari, është trajtuar si  një leckë, gjithmonë përgjegjës  ose viktimë kujdestar për fajin që nuk e ka. Kjo është një sagë e ndryshme për fatin dhe jetën tragjike të  shqiptarëve në këto vende të Ballkanit.

Për rolin e këtyre grabitësve    pamëshirshëm  dhe që vepronin në stilin  banditesk nga kthetrat e shërbimeve sekrete të JB, të përgatitur në skenar, që kam hasur e kuptuar  shumë më vonë, ku janë fsheh edhe urdhra  të dikujt, që  mua, duke më  përdoret si një kokë turku, duke  u vë  më shumë në siklet dhe situatë të veçantë,të budallallëkut të tyre, hetimet u zhvilluan    shoqëruar  me  forma të rënda të torturës dhe metodat e ndryshme të poshtërimit dhe dhunës me qëllim  që të    mposhtin  moralisht dhe të më thenin  psiko-fizikisht .

… Vite e vite po kalojnë…Megjithatë, koha ka treguar qartë dhe këtë e dëshmon edhe sot , se çdo gjë ka qënë në mënyrë perfide e montuar dhe inskenuar,  që tregojnë faktet,sepse koha është gjyqi më i saktë, dhe domosdoshmërisht dolën dhe po  dalin gjërat në dritë të diellit, e kjo do të thotë:  definitivisht  të zbulohet e vërteta , dikush e don atë apo jo, sepse unë nuk kisha në dijeni për ndonjë ,,krim,, dhe   unë nuk  dija  se çfarë po ndodhte, çfarë është punë e ... Perëndia Zoti  u kujdes për mua dhe më ka ruajtur mëndjen dhe shëndetin dhe eci në rrugët e jetës dhe të drejtës njerëzore…

***

Megjithatë, jam i bindur dhe nuk kam as më të voglin dyshim se në fund do të shpallem i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj meje. Mirëpo, nuk e di dhe sa kohë të vazhdoj të mbahem padrejtësisht në betejën e stërgjatur me vite e vite duke kërkuar drejtësinë dhe të di të vërtetën. Kam qenë dhe akoma jam dashamirës një nga mbështetësit e hershëm  për Drejtësisë dhe zhvillim të vërtetë e të denj njerëzor, edhe tani bile, sa kohë që jemi duke ecur në rrugën e reformave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe kam kritikuar qëndrimet negative të disa personave eminent dhe me influence në organet e UDB-së së Jugosllavisë koministe dhe të politikës së saj, apo të KQ të LKM në moment dhe kohë të ndryshme. Kam luftuar kundër korupcionit të ,,pashallarëve,, në pushtet, jam acaruar me sheaf të SJB dhe SDB në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe më gjërë. Por, ata as që ndryshonin qasjen dhe diskursin e tyre politik ose të fenomenit të familjarizmit dhe nepotizmit që kishin lëshuar rrënjë të thella në të gjitha poret dhe institucionet e shoqërisë dhe sistemit, totslisht të shndërruar  në një regjim autoritar nën diktatin e një individi në hijerahrijën e UDB-së ose të Partisë komuniste, sidomos në relacionin Shkup-Beograd dhe anasjelltas...

Jam burgosur me pa të drejtë dhe me vite e vite të tëra më kanë mbajtu (972 në paraburgim dhe izolim të plotë), thjesht dhe vetëm për faktin se jam shqiptar kështu siç jam me edukatën dhe kulturën e kombit që i takoj, dhe i vetmi ,,faj,, imi ishte pse isha shqiptar dhe i kisha kritikuar qeverinë dhe politikat e saj, duke i shkruar letra dhe reagime të nxehta edhe Titos personalisht kundër të bëmave negative dhe fushatave antishqiptare udbashiane dhe kriminale e shoviniste ndaj shqiptarëve halklexhinj, para dhe pas arratisjes sime në SHBA.

Që nga viti 1967/68, kur ende isha si mësues i ri, kam filluar të shkruaj në gazeta e revista të ndryshme të cilat bptoheshin në Shkup dhe Prishtinë, dhe deri më sot, fshehurazi jam përballur me njerëz të klaneve ose nëntokës të cilët ishin SHTET MBI SHTET  dhe ndaj meje është ndërmarrë aksion i fshehur e tinëzar si rrjedhojë e qëndrimeve dhe pozicionimit tim ( të mëvonshëm në rradhët e SDB si analist) por, njëkojësisht edje për shkrimet, kontaktet me njerëz dhe deklaratat e ndryshme të mia. Përherë kam patur besimin e patundur se liria e shprehjes dhe e fjalës është një e drejtë e patjetërsueshme e mbrojtur nga Kushtetura e Jugosllavisë së Titos dhe Karta Europiane për të Drejtat e Njeriut në përgjithësi. Por, me keqardhje më duhet të pranoj se e gjitha kjo paskësh qenë thjesht një iluzion dhe një bindje ime e gabuar për atë kohë dhe vite të rrënuara...

I  CUNGUAR     QELI  BETONI

Gardiani i burgut e hapi derën e rëndë të qelisë ku unë qëndroja galuç, më ofroi një document ku kërkoj të nënshkruhesha. Ishte një vendim nga Gjykatësi hetues … KI-113/81 të 7 tetorit 1981. Me të cilin vazhdohej qëndrimi im në paraburgim edhe për disa muaj me rradhë. Në atë  vendim  thuhen edhe ca gënjeshtra të rradhës, të palogjikshme dhe kontradiktore edhe me veten e dispozitivin e tyre.

Unë menjëherë bëra  ankesën time , ku  kërkova lirimin tim të menjëhershëm nga ai paraburgim I paligjshëm,  sepse nuk kisha lidhje me "pretendimet" e tyre. Përgjigja ndaj ankesës sime kurrë nuk  arriti nga  gjyqtarët. Pse është kështu - nuk e di, e di se gjykata nuk e respektoi ligjin, as nuk dëshironin  të ballafaqoheshin  me të vërtetën e vërtetë rreth pafajësisë sime.

Ditëlindja ime, 10 tetor 1981, isha duke pritur në  qelinë e burgut nr. 30. Unë nuk besoj se dikush mund të qëndrojë në ferr për disa ditë, e  jo me muaj e vite. Dhe unë nuk do të mendoj  as në ëndrrën  se mund    kem kaluar afro 972 ditë në këtë qelizë, më mungon ideja e ditës kur është natë, ose në ishte verë apo dimër. Vetëm pafajësia më dha fuqinë për të duruar. Një muaj më vonë kam marrë  edhe një vendim  tjetër për zgjatjen e paraburgimit  KI-163/81 i 3 nëntorit 1981, e cila është vetëm supozim i pabazë ku  në faqen e dytë thuhet: "I akuzuari Vahdin Ramadani  ka pranuar plotësisht  ,,krimin .. Ai dhe të pandehurit e tjerë e kanë zhdukur  Deliq Melihën  në Gostivar. Pas kësaj  thuhet kinse ajo është vrarë me dy plumba në ballë tek vendi Ura e Vardarit afër fshatit Forinë, ku pastaj të tre bashkë  e kanë  hudhur  në lumi ... "

Aty  kalova  kaq shumë muaj, i përqafuar me trishtimin  dhe frikën, i  lidhur me zinxhirë dhe pa asnjë mbrojtje ligjore apo asaj që më garantonte ligji dhe Kushtetuta easaj Jugosllavie, e cila ishte njerkë për shqiptarin.

Qeliza ime dukej si një kuti prej betoni. Kam folur me veten time, si Cezari para gjykatësve romakë, dhe zhurma e zërit tim humbi në mes të mureve të trasha. Pra, guximi dhe krenaria ime, siç kam qenë gjithmonë në jetën time, jam  rritur në luftë  kundër padrejtësive dhe tundimit. Si i kam shkruar ankesat kundër akuzave dhe padrejtësive gjatë hetuesisë dhe sencave gjyqësore, kam bërë analiza të panumërta për gjithçka që kam dëgjuar deri tani dhe gjatë dëgjimit të inspektorëve dhe të tjerëve të cilët bënin manevrime dhe ujdi me gënjeshtrat. Kam analizuar deklaratat e Ramadanit dhe Huseinit gjatë konfliktit, së pari në Bugojno SUP, më pas në  akvendimin nr. K.133/81. Dhe akteve të tjera të mëvonshme. Ndërsa Ramadani  nuk thotë asgjë të veçantë në lidhje me vrasjen e pretenduar, Hajrullah Huseini në SPB në Bugojno, mohon çdo gjë, por më vonë thptë kinse e ka vrarë të humburën me dy plumba, porse për këtë, siç e kanë ,,këshilluar,, Ante  Bernada dhe të tjerë, duke e shtri në dajak, kinse ai e ka vrar por me ,,urdhër të Nafi Çegranit …!

Çfarë ironie dhe turpi !

Ishte e qartë se Ramadani nuk tha ndonjë gjë të veçantë për fajin tim dhe foli nga frika dhe kërkoi shpëtimin nëpërmjet meje. Hajrullah Husaini i tha gjykatësit kinse  ata janë "takuar" me një  femër që ndoshta ajo është ,,quajtur,,  Meliha. Ai  thotë më tej se, duke qënë  se kanë "shkuar  së bashku" me një furgon të verdhë,në drejtim të motelit  "Burimi" në fshatin Forinë. Dhe se ka qënë dita e shtunë . Aty kanë  pirë  kafe, dhe kur  paskan dal, doli,në anën e djathtë të lumit Vardar  "Nafi Çegran nxori një armë nga xhepi i tij  dhe me dy plumba  e  pat " vrarë " Deliç Melihan, dhe ai dhe Ramadani  e paskan  hedhur  në lumin Vardar .

Hetuesi Badul Nikica i thotë:,, Po, po  Ramadani, ashtu është, e ka vrar Nafi Çegrani, porse nuk e keni hedhur vetm  ti  dhe Hajrullahi në Vardar, por…,,Site trojica zajedno!,, ( që të tre bashkarisht)!

Unë reagova duke i thënë se tamam si gjykatës hetues po vepronka, dhe se u jepka ide të kirë: ,,sva trojica zajedno,, Sepse nuk ka logjikë që unë të vras dikend e ata ta hedhin në Vardar, Andaj u thua që të tre bashkë dhe i lidh demat kokë më kokë.

Ai u hidhëruar dhe plotë mllef dhe zemrim më tha se keq do ta psoja unë dhe se jeta ime dhe vitet e rinisë  do të më kalonin Brenda mureve të burgut.

Si mund të jetë po aq e lehtë të thuash, sikur të ,,vrasish,,  një pulë? Një veprim i tillë që "bëri" Çegrani a afre nuk e shqetësoi dhe  nuk e mërziti Ramadanin dhe Husseinin dhe më pas, si qënkan ndarë? Secili prej tyre aq lehtë  shkuan  në shtëpitë e tyre me një shpirt të qetë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Si është e mundur? Ose nëse këto dy janë personalisht përgjegjëse për fatin e vajzës së zhdukur, pse ata ndërhyjnë me mua me dallavere e gënjeshtra, pse nuk e thuajnë të vërtetën nëse paska ndodhur gjë seriozisht? Ose  e gjithë kjo është rezultat I asaj siç janë marrur vesht me Ante Bernadë, Temelko Bosjkovskin etj.duke pranuar që  në mënyrë të padrejtë të akuzojnë dike tjetër apo akuzat t’i hudhin mbi mua për të shpëtuar veten.Apo mos vallë, këtu ka  edhe ndonjë  tjetër konspiracion  që kjo  historia të duket si një film.

Një ditë prej ditësh në Burgun  hetimor më  bënë një vizitë edhe  kryetari i Gjykatës së Qarkut në Zenicë, Mirko Boshkoviq, prokurori publik i qarkut Džemaludin Mutap?i?, gjyqtari  shavinist Baboviq Tihomir dhe të tjerë. Unë u përgjigja me sinqeritet pyetjeve të tyre, duke pretenduar se do të  më lironin  nga burgu, sepse aty më mbanin  në mënyrë të paligjshme dhe  se unë nuk kasha lidhje me ndonjë  gjë.

- Është më mirë të pranosh, mos na mërzit dhe të zemërohemi. Ata i njihni edhe  Ramadanin dhe Huseinin dhe ata ju akuzojnë! Ata të patshin në qafë!- tha kryetari i gjykatës.

E kuptoj, por këtu ka gjykatës dhe prokuror, këtu jeni edhe ju, duhet të shikohet e drejta dhe e vërteta në sy, e jo t bëhen me qëllim të keq ,,forcimi,, i  akuzave të rreme që nuk qëndrrojnë.

Nga lëvizjet e kokës së tij, dukej pamje  dy dimensionale. Ai më shikoi me ironi dhe vazhdoi:

- Vetëm thuaj të vërtetën! Përndryshe, sigurohuni që ju dhe emri juaj do të mbeteni në historinë e organeve gjyqësore të BiH dhe Jugosllavisë ...!  Ju duhet të pranoni atë që ne po kërkojmë!"-tha I egërsuar Tihomir Baboviq.

"Ju duhet të pranoni se keni bërë një gabim, Nafi! Ju duhet të mendoni për familjen tuaj, gruan tuaj dhe fëmijët tuaj, prindërit tuaj të cilët vuajn dhe   përmallohen për ju!

- Ajo që unë pretendoj është e vetmja e vërtetë, gjithçka që Huseini dhe Ramadani kanë thënë, dhe më vonë Arif Zekiri, një gënjeshtër e dukshme. Në këtë makth dhe këtë rrjet hetimor-gjyqësor, unë jam viktima e vetme! Përsërita.

***

…Nga darka që na sollën nga një pulë të pjekur në tabakë, vetëm atëherë e kuptoja se ishte nata e  Viti    Ri 1982, të cilin prisja në qelinë e burgut të mallkuar. Unë isha duke menduar për fëmijët e mi, gruan time dhe prindërit e mi:

- Çfarë po bëjnë tani njerëzit e mi në Shkup dhe në Çegran?

Papritmas u ndjeva i fortë dhe njëkohësisht i kapluar nga një  dhimbje shpirti nga brenda.

Nuk di edhe sa kohë duhej të kalonte, sa muaj e vite që nuk e merrja me mend…Ah, sa ujë do të ketë kaluar në lum… E jeta ishte me plotë batica dhe zbatica, si deti me valë të trishtuara!

* * *

… Shpesh ndodhëte që  viktima, pasi zhvishej në këmishë e mbathje në një dhomë të caktuar, rrethohej nga skuadra e armatosur me  shkopij  të rëndë gome, të cilët të nxinin mishin, por nuk të thyenin kockat. E keqja vinte nga këpucët e rënda me gozhdë alpine, me të cilat ata goditnin ku të mundnin më parë. Dhe, kur "rebelit" i binte të fikët, i hidheshin kova me ujë të ftohtë dhe, ndërsa përmendej, fillohej me të nga e para, deri sa të bindeshin se i qe dhënë një mësim i mirë, nga i cili do t'i dilte gjumi natën edhe pas shumë kohësh. Unë të gjitha këto i kisha ndje dhe përjetuar gjatë fazave të hetuesisë sa here që më çonin në bodrumet e SPB të Bugojnës, siç kanë  vepruar edhe me Ramadnin ose Huseinin e të tjerë ku tmerri vdiste para vdekjes ! Ata e dinin mirë se kur arrinte kjo pikë, sepse ishin bërë mjeshtër në zanatin e tyre prej xhelati. ..Atëherë "rrebeshi" niste i papërmbajtur dhe vetëm fuqia e Zotit mund ta shpëtonte "kryengritësin" e gjorë, ose atë që ishte vetëm viktimë dhe nuk praninte fajin të cilin nuk e kishte bërë.  Ky qe një terror total në qënien e të dënuarit; sepse ai nuk i dinte shkaqet e vërteta të një ndëshkimi të tillë që të mund t'u ruhej përveç atij që  ,,hajka  e ujqërve,,  nuk i duronte dot njerëzit e ndershëm e kryelartë sië isha dhe veproja unë në hetuesinë e egër ose gjatë viteve sa kalova në burgje.

Hienat e sulmuan me mënyra barbare  personalitetin dhe  karakterin e  shqiptarit. Si mjeshtër të shkatërrimit në aspektin moral  të njeriut i jepnin rëndësi formës së arrestimit. Ajo bënte pjesë në mjetet e luftës psikologjike që e rrëzonte njeriun ngadalë në batakun e nënshtrimit.

***
… Fajësitë e paqëna dhe akuzat falco mund të montoheshin me anë të dëshmitarëve të rremë, kun ë krye të ,,fronit,, e mbanin dëmitarin pis e mashtrues Arif Zeqirin e Tërnovës.

Kish edhe  nga ata  që e pranonin  ,,fajin,, vetëm  për  të mbetur gjallë me dhimbje, në heshtje duke grumbulluar urretje të dyfishtë në zemrat e tyre  të fyera, siç  ishte rasti me Vahedin  Ramadanin e Çajlës ose Hajrullah Huseinin e Llakavicëc, të cilët gjatë hetuesisë Ante Bernada dhe Stipe  Grabovac  i kishin fut në ,,lëkurë dashi,, sipas dëshmive të rreme të Arif Zeqirit, një mashtrues i dehur i cili fjalët që ia kishin diktuar inspektorë huliganë i kishte mësuar përmendësh si vjersh si ndonjë nxënës në klasë fillore.

***
…Megjithatë, tani pas  shumë viteshjam që gjendem në ,,liri,,  jam tejet i bindur thellë dhe ngushëllohem nga faktin që gjithmonë shkrimet dhe mendimet e mia kanë qenë në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, kjo që nëse mund tat hemi, si demokraci që ka ardhur sot! Nga ana tjetër, me pikëllon fakti se pavarësisht se gjithmonë jam pozicionuar në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në të mirën dhe interesin e popullit që i takoj, për Atdheun tim dhe mirëqënien e përgjithëshme njerëzore, përpjekjet e mia po m’i shpërblyen që nga 1981 duke më burgosur padrejtësisht dhe dënuar me vite të rënda burg në saje të akuzave të rreme, për rast të montuar dhe gjyq tëinskenuar sipas stilit kominternist e udbashian. Më pikëllon dhe fakti, se që në kohën e atyre viteve të tërbuara dhe ndodhive në Kosovë, që bashkë me mua, dhjetëra dhe mijëra shqiptarë  të tjerë u përballen më të njëjtat padrejtësi, duke u burgosur dhe surgjynosur apo duke u pushuar padrejtësisht nga vendet e tyre të punës dhe po vuajnë padrejtësi nga kurthe dhe prapavija nga më të ndryshmet.

Gjatë gjithë jetës time, publikisht jam shprehur kundër të gjithë padrejtësive të shtetit dhe çdo përpjekje tjetër antishqiptare të jetës politike të vendit të asaj kohe (ish Jugosllavi), ku duhej të mbizotërote drejtësia ndaj shqiptarëve në përgjithësi.

(…Përpiqesha të vlerësoja siç duhet ditët, muajt dhe vitet që kaloja në burg sin ë atë të Zenicës, njashtu edhe në atë të ,,Idrizovës,,. Më vonë, kur më mundësuan të merrja libra, leximi i vazhdueshëm më freskonte mëndjen, shpirtin dhe zemrën. Krojova bindjen se në burg njeriun e shpëton nga e keqja dhe stresi vetëm leximi.Tani i jam rikthyer sërisht lëximit të romaneve dhe pa frikë mund të them se po përjetoj një pranverë të dytë pasionit tim për letërsinë dhe po plotësoj mangësitë e hershme, edhe tani pas vite e vitesh të kaluara në burgjet më famkeqe, tani kur gjendem në ,,liri,, lexoj me passion dhe shkruaj. Sigurisht, duke mos lënë pas dore filozofinë dhe shkencat sociale, madje edhe përshkrimin e vuajtjeve të mia Brenda kazamateve, meditimet dhe rrëfimet e mia për jetën prapa hekurave, atje ku isha I përmalluar për një rreze dielli …!

Tanimë jam duke shkruar edhe për aspekte dhe kuptimin e jetës së njeriut në burg. Për mundësinë të kuptohet qartë rreziku e elitizmit në aspektin që ato janë të lidhura me shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit dhe demokracinë,për kohët e tanishme të pluralizmit tek ne dhe në shembull me shtetet e zhvilluara demokratike të Europës dhe Amerikës. Sepse, mjerisht, tek ne ende dominojnë fenomene të ndryshme me të cilat në jetën e përditshme po përballemi dhe po mësojmë dhe pasojat dhe rrezikun e populizmit, pra vulgaritetin e njerëzve që ndodhin si zhvillime negative.

Ju jam mirënjohës të gjithëve; njerëzve të thjeshtë, politikanëve dhe kolegëve të mi të huaj , të cilët kanë kundërshtuar dhe dënuar arrestimin tim dhe të kolegëve të mi gazetarë dhe opinionistë. I falenderoj me zemër! Nga ana tjetër, nuk mund të mos shpreh zhgënjimin tim ndaj kujtdo që i vetëdijshëm që ndaj nesh, si shqiptarë në shtigjet ballkanike, është bërë një padrejtësi, ndonëse kanë patur mundësi të shprehin kundërshtitë e tyre  NATO dhe BE, kanë zgjedhur të heshtin akoma dhe mos reagojnë sa duhet përballë këtyre padrejtësive. Megjithatë, mjafton të jenë të vetëdijshëm që ndaj nesh është bërë një padrejtësi e madhe, e këtë e kam ndjerë edhe vetë në lëkurën time sa i përket arrestimit, akuzave dhe dënimeve me padrejtësi dhe burgje të gjata vitesh e dekada.

( vijon)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora