Kulturë
Tahir Bezhani: Zyra numër 316
E merkure, 13.03.2019, 07:11 PM
TAHIR BEZHANI
ZYRA NUMER 316
-Tregim-
Ishte ditë me vapë korriku i vitit1994. Te ndalej fryma edhe hijeve të mbjella anash rrugëve të qytetit. Ishte vështirë të qëndroje tërë ditën rrugëve. Djersitja të kaplonte gjitha pjesët e trupit,të dukej e rëndë edhe këmisha veshë. Sytë digjnin nga gjelbësimi, nuk mund t’i shikoje larg as miqtë,sado që secili ecte me ngarkesat e veta,në mendime.
Jeta e atyre viteve ishte tepër e rëndë. Kudo vëreje policë rrugëve të qytetit,si farë hithe. Me nervozë shoqëroheshin gjithë qytetarët, ditën e natën. Në qytet të ndalnin në mes të rrugës,krejt pa lidhje. Ndërsa natën, futeshin shtëpive në bastisje për “gjahun” e tyre të preferuar. E kush nuk ishte irredentist ato kohë?!..
Të gjithë. Punëtorët, nxënësit, fëmijët, plakat, të gjithë. Jetohej nën një presion të paparë psikologjik. Besnik Bregu i Shpatit, nuk ndihej i qetë asnjë moment, ditë as natë, verë as dimër. E kishte futë bukur thellë gishtin në politikën e kohës. Njeriu pa liri i ngjan një magjie pa miell,pa bukë,pa shpresë për jetën. Si të jetohet pa të drejtën e lëvizjes,punës e jetës?! Prandaj Besnik Bregu e askush tjetër nuk mund të ishte i qetë, nuk mund t’i qëndronte gatitu okupatorit,as me çmim jete.
Por kujdesi mbrojtës duhej të ishte tejet i lartë. Besnikut nuk i mungonte vigjilenca çdo ditë. Kishte marrë pjesë në shumë demonstrata anekënd vendit,kishte mbajtur një dënim me burgim kundërvajtës dhe iu “dukej” se ishte urtësuar . Në fakt, i koordinuar mirë me grupe njerëzish atdhetarë, nën një sekret të paparë, bënin punë të mëdha sipas programit të lëvizjes së përgjithshme popullore të kohës. Aksionet e grupit të Besnik Bregut, kishin filluar sulmet natën ndaj pikave të policisë serbe në teren. Situata ashpërsohej çdo ditë e më shumë,sa represioni,po aq edhe rezistenca ndaj okupatorit.
***
Një natë nëntori të vjeshtës së ftohtë të vitit 1994, policia serbe e kishte arrestuar nën dyshimin se kishte marrë pjesë aktive, me veprime personale e të rrezikshme ndaj regjimit të okupatorit. E paraburgosin në orë të vona të natës së 23 tetorit 1994, pa e parë askush, pos familja, me qëllim që ta zbulojnë tërë grupin “irredentist” ku vepronte edhe Besnik Bregu. Ata nuk llogarisnin në metodat e punës nga të tjerët, vetëm të tyret. Në fakt, vetëm pas dhjetë minutash të arrestimit të Binak Bregut, ishte informuar i tërë grupi, të cilët ishin arratisur përkohësisht, pa rënë në dorë armikut. Shqipëria ose malet ishin vendbanimet e tyre, pas aksioneve ndaj okupatorit. Kishte mjaftuar vetëm një fjalë për kryesuesin e grupit, Durim Rrezja, që të kuptojë çdo gjë rreth rastit. Njoftimin për kapjen e Binak Bregut, ja kishte prezantuar personi me pseudonimin Bungu, që mbante lidhjet mes tyre.
Binte shi i qetë vjeshte, pa fërfëllizë, vetëtimë e bubullimë. Një tis mjegulle kishte përfshirë tërë qytetin. Dominonte një heshtje e ngrysur. Nga kati i katërt i ndërtesës së Punëve të Brendshme dukeshin vetëm dritat e zbehta të neonit dhe qetësia e brishtë e natës.
Ulur në karrige, Binak Bregu mendonte se si do i vinte fati në duart e këtyre xhelatëve gjakpirës të popullit të tij. Dy polic bënin roje pa folur asnjë fjalë me të. Nga reshjet e shiut ushtonin ullukët e ndërtesës. Mendja i shkoi te shtëpia ,se mos po hynte uji brenda, në ato dhoma të shkapërderdhura e fëmijët janë të vegjël. Ku nuk treteshin mendimet në ato çaste,i ndodhur në gojën e ujkut?!
Saora, mendimet shëtisnin botën, por kot, shpresa ishte akoma larg. I kredhur në mendime të fatit që e kishte goditur ,shikonte vendin rreth e rreth vetes. Shikonte getoinën me sy. Një dhomë tre e gjysmë me tre e gjysmë, me ato mure ngjyrë mejti, ishte trishtuese. Rreth e rreth dhomës, larg nga tavolina e zyrtarit, muri ishte i stërpikur me gjak njeriu, për një metër lartësi. Dukeshin hapur rekuizitat e dhunës, si ekspozitë e frikës dhe tmerrit. Mbështetur për muri, Besnik Bregu kishte numëruar disa shkopinj druri të llojeve të ndryshme, shufra metalike, shufra gome policore, dy thika të ndryshme në raftin e dritares me gjak. Të gjitha këto që shikonte, mendonte se përbënin mozaikun e dhunës, me të cilat do të përballej djaloshi muskuloz, zeshkani Besnik Bregu. Pastaj lëshoi sytë në tepihun e ndotur dhe si për ngushëllim të vetes, pëshpëriti:
” edhe ata që e kanë provuar, si unë ishin. Edhe unë do qëndroj burrërisht. Kohë gjaku !...” dhe ngriti kokën.
Befas , pa asnjë krismë, u hap dera e zyrës. Brenda hyri një zyrtar në rroba civile, i veshur bukur, me kollare. Pedant,por shëmtinë e kishte në shpirt. Ngjyrosje e bukur e një personaliteti me gjene gjenocidi. Dy policët u ngiten në këmbë. Pas përshëndetjes, u tha policëve se mund të shkoni në detyrën e juaj. Binak Bregu e kuptoi se ky ishte njeriu me të cilin do kishte punë, ndoshta punën më të rëndë në jetën e tij. Zyrtari hidhte shikimin e ashpër në drejtim të Binakut, ndërsa me duar, rregullonte tavolinën, fijokat, do letra në formë pytjesh i shtroi para vetes, ndezi cigaren, tymin e të cilës ia hodhi fytyrës Binak Bregut.Pas gjithë kësaj,iu drejtua klientit me fjalë të buta:
- Zotëri Binak,a e di se ku gjindesh?!
- Po,ia ktheu Binaku,gjendem në polici ,me sa di unë.
- Jo! Gjendesh në zyrë të Sigurimit të Shtetit të Serbisë, që ju shiftarët ,i thoni UDB-a. Unë jam zyrtari Radoviq, më quajnë Paja.E ke të qartë?
Heshtje nga pala e arrestuar, ndërsa zyrtatari i sigurimit filloi me aksionin e gjuetisë së egër.
-Tani dëgjo pytjet nga unë, mendo mirë ,të lejoj pesë minta të mendosh për përgjigje. Ndryshe, do përdor këto që i shikon rreth e rrotull vetes. Ai gjak mureve është i atyre sikur ti. Nuk do dalësh i gjallë nga këtu, kuptove, ose nuk do ta njohësh veten edhe nëse del....Kujdes! Më trego se sa njerëz jeni në grupin e juaj,cilët janë dhe sa aksione keni marrë kundër pikave të policisë në teren.Kush nga ju hodhi bombën në makinën e policisë që shkonte në drejtim të kufirit të Shqipërisë? Pastaj ka pytje të tjera!... Mendo, kujdes!- ishin pytjet e zyrtarit të sigurimit të shtetit.
Binak Bregu nuk kërkoi hapësirë mendimi, por ishte mjaft i përgaditur për çdo gjë para se të ishte i arrestuar. Edhe këtë e kishte të menduar bashkë me shokët. Të bindur se edhe jetën duhet ta japin për lirinë e këtij vendi. Me këtë bindje, pa hezituar,iu drejtuar zyrtarit të shtetit serb:
-Zotëri, nuk kam përgjigje në asnjërën nga pytjet që m’i shtruat, sepse, nuk kam njohuri për asgjë nga pytjet tuaja.. Nuk jam pjesëtar i asnjë grupi që përmendët.
Sapo dha këtë përgjigje Besniku Bregu,zyrtari i sigurimit,sikur e priste me kënaqësi këtë moment dhe pasi përvjeli mangët ,filloi goditje të ashpra ndaj klientit të tij, me duar të lidhura për këmbët e tavolinës së punës. Pasi u lodh duke e goditur, u ul dhe ndezi prapë një cigare. Shikoi me urrejtje Besnik Bregun, i cili kishte humbur ndjenjat dhe merrte frymë me vështirësi, i lidhur me lidhësa të metalta. I dha ujë për ta kthjellur, por nuk ia mori,hapi dritaren për ajrosje. Kur Besniku erdhi në vete, nënpunësi e sqaroi: “kështu e ke derisa të tregoni,derisa ta marr edhe shpirtin....”
-Nëse keni këtë dëshirë dhe qëndrim, atëherë mos më shtroni pytje të tjera ,sepse keni të njëjten përgjigje nga unë, foli Besnik Bregu, tejet i dërmuar.
I ballafaquar me një person të vendosur, me një qëndrim refuzues të paparë, i gatshëm edhe për të dhënë jetën, zyrtari Paja, e la vetëm, të lidhur në zyrë, doli për konsulltime me eprorët e tij. Eprori e njoftoi zyrtarin Pajo, që ky person është jashtëzakonisht kokëfortë.
-Puno të nxjerrësh atë që mundesh, ndryshe mos e dëmto tërësisht! Duhet të ndalet 3-4 ditë në biseda, të shohim çka do rrrjedhë, porositi ai.
Duke zbatuar urdhërat e eprorëve dhe programin e stërholluar për shqiptarët, zyrtari Paja,e ndërpreu punën e asaj nate në ora 05 të mëngjesit, për ta vazhduar të tjerët gjatë ditës, e kështu me radhë...
Kur zbardhi drita e ditës së nesërme,Besnik Bregu, zgjati kokën te dritarja dhe pa se nuk binte shi. Do rreze dielli kishin përfshirë majat e bjeshkëve larg qytetit. Trupi i ishte dërmuar, nuk e dinte për të vetin. Megjithatë, mendja i vajti te shokët, se mos vallë i kishin kapë ndonjërin dhe do e pësojnë sikur unë, e më zi. Lutej në vete të mos e keshin fatin e tij. Mendime të dhimbshme e preknin për fëmijët e vegjël dhe bashkëshorten. Kishte dronë e keqtrajtimeve të familjes. Vllau, Azgani,kishte ikur disa ditë më parë, por nuk tregonin se ku gjendej. Bashkëshorten, Besën, që më parë e kishte njoftuar se nëse paraburgoset , mos t’i shkojë në vizitë, duke e kursyer nga keqtrajtimet atë dhe fëmijët. Pos nëse dënohem me zgjatje burgimi,atëherë më vizito ku të jem,i kishte thënë asaj.
Binaku nuk e dinte se sa kishte shkuar ora e asaj dite te re .Orën ia kishin marë. Dëgjonte zhurmë makinash në oborr, rrapëllimë shkallëve të ndërtesës dhe nga kjo, nënkuptonte se po e fillojnë punën udbashët,po fillon tortura në trupin e Besnikut të dërmuar.
Në ora 08-të e pesë minuta, hyri një person në zyre, i cili i hodhi shikimin fytyrës së Binakut, të mavijosur . Sa u ul në tavolinë, i tha atij:
“ai të paska puthur gjatë natës, unë do të bëjë të zi ,katran,që mos ta njohësh veten. Kuptove?!Unë jam Sreta,nuk jam përkëdhelës…
-Fillo trego për grupin dhe aksionet tuaja,idiot,terrorist,iredentist,he nënën e juaj!....
Binaku heshti,ia bëri me dije se do qëndrojë kështu deri në fund i heshtur, pasi që fjalëve të tij nuk u besojnë udbashëte shtetit serb. Heshtje e hekurt....
-Kështu-a?!... Mbaje pra!. Dhe filloi dhuna fizike deri në alivanosje.
Pastaj përpiloi deklaratën sipas dëshirës së tij,përdhunisht e shtini të nënshkruaj Besniku,e pastaj kompletoi denoncimin penal, bazuar edhe në urdhërat e të tjerëve, me shumë e shumë supozime,si zakonishte në mungesë të provave origjinale.
Kishin kaluar njëzet e katër orë pa ngrënë asgjë,pos ujit me lagë fytin, për ta kthjellur. Nuk e duronte më as trupi e as ashti gjithë atë dhunë. Kaluan tri ditë rrathëve të ferrit dantian,përjetim të cilin nuk do e duronte as kafsha e le më njeriu.Nuk kishte ngrënë. Çorapave të tij u vinte erë e rëndë.Kundërmonte zyra e zyrtarit të sigurimit. Nuk mund t’i mbathte këpucët sepse këmbët ishin enjtur gjatë goditjeve jasht mase.E kishte ngacmuar edhe diarea Besnikun.Ushqimin e ditës së tretë nuk mundi ta fuste në gojë, anipse i uritur skajshmërisht.
Ashtu si ishte, e dërguan në gjykatë, e cila pasi shqyrtoi materialet dhe “faktet” e prezantuara, mori vendim për ta dërguar në paraburgim Besnik Bregun. Pas një viti”hetime” e shpallen fajtor dhe e dënuan me pesë vite burgim Besnik Bregun e fshatit Qendresë. Pasojat e përjetuara gjatë paraburgimit,i pati barrë jete deri në vdekje.
Gjatë kohës së paraburgimit, të cilin e mbante në Lipjan, filloi të ndihet më mirë se në zyrat e udbashëve të sigurimit të shtetit. Pjesen tjetër të denimit e vuajti në Pozharevac të Serbisë. Pas gati një viti,iu kishin zhdukur gjurmët e dhunës. Kur i shkonte bashkëshortja Besa, në vizitë me dy fëmijët, çmallej, duke i lotuar shpirti nga brenda, plot dhimbje...
E pyeste Besen për gjithçka,por ajo nuk guxonte të fliste. Binaku e kurajonte të shoqen e fëmijët se shpejt do kalojnë pesë vite dhe bashkohemi sërish. Mos u mërzitni,qëndroni të fortë. Do kemi ditë të mira edhe ne!..
Dy muaj pa mbaruar burgun,sipas vendimit të Gjykatës serbe në Prishtinë, nga goditjet të shkaktuara në biseda “informative”, boshti kurrizor iu deformua tej mase,koka i dridhej, kishte humbur dëgjimin. Nga këso rrethanash,fitoi sëmundjen e pa shërueshme Besnik Bregu. Vdiq dy muaj pa e mbaruar denimin, pa e shijuar lirinë e shtetit të Kosovës,për të cilin sakrifikoi edhe jetën .
Besnik Bregu mbeti në kujtesën e popullit të tij, një lapidar lirie,një copë e historisë së kësaj toke. Liria zanafillen e ka nga çelitë e burgut. Trupi i tij nën dheun e merituar të Kosovës, është mbjellje e farës që mbinë përherë ,rrezaton e mbron Kosovën dardane gjithmonë e jetë.
Ndërsa Besa,me Fluturën e Atdheun,do e gëzojnë jetën të lirë, në tokën heroike të Dardanisë.
Gjakovë,Mars,2019