Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Akademik Idriz Ajeti dhe shqiptarët shkencor të “New Bornit”
E marte, 05.03.2019, 07:46 PM
Akademik Idriz Ajeti dhe shqiptarët shkencor të “New Bornit”
“Turpi i institucioneve të shoqërisë sonë; të bëhet ky veprim, varrimi i të ndjerit të përcjellët me një grusht njerëzish, kjo gjë për një njeri të madh, për Dr.Akademik Idriz Ajetin: ti jepet lamtumira e fundit në këtë mënyrë, me këtë injorim total (qytetari Avdi Fejzaj ).”
E nisa mllefin e dëshpërimit me fjalët e një qytetari, mllef që në vetvete e ngërthen nivelin e ulët falënderues të një kombi për një njeri të madh të kombit, mllefi ndaj gjendjes së rëndë intelektuale në të cilën ka rënë shqiptari i “ New Bornit “ duke mos e përjashtuar as “Old Bornin” e turpit.
“Sot ia dhurojmë këtij dheu dhe atdheut kufomën e tij. Profesori Idriz Ajeti mund të krahasohet me tokën e atdheut tonë që jep fryte, që gjitha frytet i jep toka. Ai ka shumë fryte gjenerata e mbi gjenerata. Profesor Idriz Ajeti dhe profesori Çabej janë dy vëllezër të këtij dheu dhe këtij atdheut. Profesor ynë është ky parlamentar i parë i Republikës së Kosovës 1990”, ka thënë Behram Hoti. Por si ia “dhuruam” tokës jo falënderuese albanologun, gjuhëtarin, intelektualin, pedagogun dhe anëtarin i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe ish kryetarin i saj në dy mandate.?
Mjerimi intelektual i një kombi nuk paska fund !
Bota vëren dhe vrojton. Ne shqiptarët sigurisht që jemi në qendër të vrojtimit. Ata e dinë që ne jemi të lehtë, ata e dinë që ne nuk kemi qendër të rëndimit. Për derisa bota na vrojton, ne nuk i përfillim rregullat më elementare të qytetërimit. Sa jemi të qytetëruar ?
Të iu rikujtoj : ” Kemi humbur mjaft kohë, duhet të punojmë më shumë për Serbinë tonë duke njohur vetveten shqiptarë që na rrethojnë” -thotë autori. Por pa dashas ky e ka shkruar se shqiptarë ka në Srem, në Nikinci dhe në Ratkoci afër Mitrovicës së Sremit ( Serbia e sotme). Pse po them pa dashas, sepse e sjegon shumë mirë se si erdhën shqiptarët në këto anë : me “shpërnguljen” e madhe serbe . Një shpërngulje e rrejshme serbe dhe në të njejtën kohë një largim i së paku 40 00 familjeve ortodokse shqiptare nga Kosova. Një mashtrim epokal për shqiptarët . ” Aty u vendosën Kelmendasit dhe që edhe sot e kësaj dite i ruajnë doket dhe zakonet e tyre ( Viti 1897fxh)” ”Shqiptarët nuk janë pak, por ndjenjë për shtet formim nuk kanë dhe vazhdon ” sipas traditës sonë (serbe fxh) dhe të drejtës sonë historike, duhet që kërkojmë të drejtën për posedim të Serbisë së Vjetër ( Kosovës) dhe Maqedonisë e posaçërisht në ato anë që banohet me shqiptarë se pa ata Serbia e Madhe nuk mund të paramendohet.”( Aleksa Gj. Bogosavljeviç – oficer i xhandarmerisë mbretërore të Serbisë, dhe libri i tij ”O Arnautima! ( Për shqiptarët )” (http://revistadrini.info/pse-u-krijua-katedra-e-albanologjise-ne-beograd-me-1905/ )
O’ si nuk kam nji grusht të fortë
t’i bije mu në zemer malit që s’bëzanë,
ta dij edhe ai se ç’do me thanë i dobët –
n’agoni të përdridhet si vigan i vramë, … thoshte Migjeni!
” Kemi humbur mjaft kohë, duhet të punojmë më shumë për Serbinë tonë duke njohur vetveten dhe shqiptarë që na rrethojnë” – shkruante dikur një ushtarak serb.
Jo miq , miq jo ata na njohin më shumë se sa ne mendojmë, ata e dinë mirë se kush vlen për ne, se sa e çmojmë akademikun, se sa e çmojmë të madhin e diturisë. Po na njeh mirë edhe Europa.. Po , po na njohin më shumë se sa mendojmë.
Diçka nuk po ecë si duhet me ne?
E dini se si reaguan kundër Anton Çettës ?
« Këto ditë nuk u çua shumë pluhur për (mos)ngritjen e bustit të Anton Çettës para Institutit Albanologjik të Prishtinës” por ishte një revoltë e intelektualëve që e shprehen indinjatën e tyre kundër vendimit të Institutit Albanologjik te Prishtinës kundër ngritje së shtatores së Anton Çettës ne oborrin e këtij . I thënçin Institut . (Fahri Xharra,Anton Çetta ishte shkencëtar e shkuar shkencëtarit , o Ag Apolloni ! http://revistadrini.info/fahri-xharraanton-cetta-ishte-shkencetar-e-shkuar-shkencetarit-o-ag-apolloni/”
Profesori, shkrimtari Ag Apolloni shkruante: ” Të dy palët thanë se Antoni ka qenë burrë i mirë, ka mbledhur përralla, ka pajtuar gjaqe, prandaj sipas njërës palë busti (më mirë do të ishte një përmendore) duhet të ngrihet në një shesh, kurse sipas palës tjetër – vetëm para Institutit. Kjo palë e lidh refuzimin me përkatësinë fetare (katolike) të Anton Çettës, por nuk merret me kontributin e tij shkencor. “ ( Po aty )
Dhe kështu thoshte A.Apolloni: ” Unë personalisht, jo si shkrimtar, por si profesor dhe si doktor i shkencave filologjike, do të ndihesha i ofenduar nëse para një instituti shkencor do të vendosej figura e një pleqnari, në vend se e një shkencëtari “
Po cili nga ju , e nga institute albanologjik apo sot edhe nga Universiteti i Prishtinës jeni shkencëtar ? Po, ju të Akademisë ?
Me mllef të madh, Fahri Xharra
24.02.19 Gjakovë