E merkure, 13.11.2024, 06:18 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Tri histori me brekë

E merkure, 13.02.2019, 07:23 PM


Tri histori me brekë

Tregim

Nga Përparim Hysi

Këto janë tri histori që, si "lëndë të parë" kanë brekët. Ndodhur në kohë të ndryshme dhe unë po  i përmbledh në një tregim.

Ndodhitë janë të vërteta dhe,ndërsa e para ta shpie buzën vesh më vesh, dy të tjerat janë pak  qesh e ngjesh. Të parën ma ka treguar gjyshja ime nga babai që ishte ilaç për gjithçka dhe e kujtoj me mirënjohje. Gjyshja ime qe e"vogël sa një sterlinë",kur thotë populli, por në të gjitha drejtimet ishte flori e kaluar floririt. Nënë e thërrisnin fëmijët e saj dhe ne,pasuesit,po se po,por ajo këtë atribut  të madh: NËNË e kish fituar në mbarë fshatin nga i madh dhe i vogël.

Gjyshja ime, kjo"sterlina e vogël", që vërtet ilaç. Me duarët e saj të vogla,sa mund të ngrinte në këmbë një gunë ( ne me origjinë ishim nga SKRAPARI,ku blegtoria e vë poshtë bujqësinë),aq,veç të tjerash, qe dhe"mami vendi": nuk kish grua në fshat ku mos ndihmonte,"mamia" e vendit. Pa asnjë shpërblim. Sa e papërtuar që ishte,aq dhe e ditur nga përvoja e jetës.

Pra, historinë që do tregoj, ma ka treguar gjyshja që dielli t'ia ngrohë atë pllakën mbi qivurin e saj,atje ku prehet, në vorrezat e MBYETIT në FIER.

*     *    *

"... po ndihmoja një nuse që po lindte së pari. Atje, në  kuzhinën e saj,pranë zjarrit në oxhak. Me vete kisha dhe kunatat e saj,si gra me përvojë në këto punë. Ajo kish dhimbje të mëdha; ulërinte dhe,sado që jepja e merrja për të nxjerrë fëmijën, ajo,sakaq, hodhi sytë për rreth. Varur aty për t'u tharë ca rroba të lara dhe,mes tyre, shqoi brekët e burrit dhe ato varur.

Pa më t'u lëshua me ankime:

-Hiqini ato se nuk dua t'i shoh me sy! Hiqini se nga ai po vdes!

Gratë që qenë "asistentet" e mia, bënë si bënë dhe i hoqën. Ndërkaq, pas shumë mundimesh,lindi dhe,sa u mbush me frymë,  tha:- Sillini këtu ato që hoqët, t'i thahen,se do i vesh nesër,i shkreti!!!

*     *    *

Dy historitë që vazhdojnë, janë të jetuara. Në vitin 1948,unë kam qenë në klasën e parë fillore. Mësuesen e kishim nga qyteti, të porsamartuar  me një mësues dhe jetonin në një  shtëpi afër shkollës. Qemë fukarenj, ca mbathur e ca zbathur, por zellin për shkollë e kishim të madh. Asnjë mungesë dhe, në ndodhte që dikush prej nesh të mungonte, të nesërmen e kish të prerë ndëshkimin: në këmbë para klasës ku i bëhej "demaskimi". Por ja që ndodhi që nuk erdhi Veseli. Të nesërmen, mu tek vendi i"ndëshkimit" dhe filloi gjyqi:

-Pse nuk erdhe dje në shkollë?

Ai nuk fliste. Mësuesja i dha, i mori, por nuk e hapte gojën. Mësuesja aq u nxeh. sa iu afrua dhe i bërtiti:-Fol, se do të përzë fare nga shkolla!!!

Tani "gogoli" kish hapur gojën dhe mend po e"hante" shokun tonë. I frikësuar dhe duke i "mbytur" fjalët, tha:- Nuk erdha ,se nëna më lau brekët!!!

Kur dëgjuam përgjigjen, klasa ra përmbys, por mësuesja e re, u skuq sikur të kish bërë turp dhe, këtë radhë, qe ajo që foli mbyturazi:- Shko, ulu dhe mos e përsërit më.

Jo më vonë se të nesërmen,Veseli u nis për shkollë. Se bobo sikur të mungonte dhe njëherë! Kur po i afrohej shkollës, pa   që mësuesja kish nderë rrobat e lara.

Aha,- mendoi Veseli,- mësuesja paska larë brekët dhe nuk paskemi shkollë. Dhe bëri prapaktheu dhe  frymën në  shtëpi.

Kur bëri mësuesja apelin,Veseli prapë mungonte.

Prapë,- foli tërë mllef mësuesja. Kini për të parë se ç'do i punoj!!!

Sa hyri mësuesja dhe tha:- Ti, atje tek vendi se nuk je për shkollë.

U çua i shkreti dhe,pa sosur mirë, filloi "ndëshkimi".

- Pse nuk erdhe dje në shkollë?

-Isha unë,- tha Veseli.

-Ishe,ë? Dal  po e shohim.

Sakaq mësuesja e la"fajtorin" dhe u drejtua nga ne:

-Ishte dje në shkollë Veseli?

-Jooooooooooooooooooooooooo!-ne, njëzëri.

-Hë, po tani?

-Jo, mësuese, unë isha, po,kur erdha afër shtëpisë ku rri, pashë që kishe larë brekët. Nuk paskemi shkollë sot, thashë dhe ika në shtëpi. Mësueses sa nuk i ra"vilani" nga fjalët e tij dhe mezi i tha:-Ulu në vend.Këtë radhë e qeshura jonë mend shkuli shkollën.

*      *    *

Në shtator 1964 (qe viti i pestë si mësues), më kishin transferuar nja 70 km larg shtëpisë, në një fshat të Mallakastrës. Aso kohe Mallakastra varej nga Fieri dhe unë,siur të bëja dhe dy çapa më tej, zëre se do isha në Tepelenë. Si  jabanxhi, këshilli interesohej  për strehimin. Qe fillimi i vitit shkollor dhe kryetari i këshilit më dha adresën ku do kaloja natën. Qe goxha larg nga shkolla, mbi një orë, por nuk kish rrugë tjetër. Atje  ku shkova, më pritën me krahët hapur (Mallakastra, sado e varfër, por të priste me bujari).

I zoti i shtëpisë qe në moshë pensioni dhe djalin,sado ushtar, e kish të martuar e me fëmijë.

E shtroi atë sofër,sa të varfër,po aq bujare për mikun. Ranxhata e rakisë, pak gjizë,qepë e hudhra dhe tek po takonim gotat, u rrëfye nipi i gjyshit,aty tek katër vjeç. S'e bante dot merakun për të parë mikun që kish bujtur për darkë. Erdhi, po qe gjysëm lakuriq dhe gjyshi, i zënë ngusht nga miku, i thotë të nipit:

-Shko,andej nga jot tëmë dhe vish brekët!

Dhe fëmija:- Ku kam brekë,unë?!!!

Kjo pyetje kaq e çiltër i këtij djali të vogël jo vetëm ma çarti gjumin e asaj nate,por më ndjek pas,sot e kësaj dite.

Tiranë, 26 janar 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora