E merkure, 13.11.2024, 06:20 AM (GMT)

Kulturë

Zymer Mehani: Hajrush Redenica - Flakë lirie

E marte, 12.02.2019, 06:15 PM


VËSHTRIM PËR VËLLIMIN POETIK “FLAKË LIRIE” TË AUTORIT HAJRUSH REDENICA (KIKA)

Autori Hajrush Redenica si publicist dhe poet tanimë njihet nga lexuesi ynë me vëllimet poetike: “Bregnë dhe mall”, “Pluhuri i zemrës” (për të rritur); “Bukuri në atdheun tim”, “Urat e vendlindjes” (për fëmijë), si dhe më monografinë “Kika” (në tri vëllime).

Tani, poeti Hajrush Redenica vjen me vëllimin poetik të radhës “Flakë lirie” me motive kryesisht atdhetare.

Poezitë e vëllimit “Flakë lirie” trajtojnë tematika të ndryshme dhe motive, të njohura dhe më parë. Kryemotiv i poezive të këtij vëllimi është atdhedashuria. Vërehet evoluimi i poetit si përnga përmbajtja estetike, po ashtu edhe përnga realizimi artistik i vargjeve.

Në këtë vëllim autori Redenica ka bërë përpjekje për ta zgjeruar horizontin, duke e formësuar më mirë botëkuptimin, duke u dhënë përmbajtjeve kuptim më të qartë. Ai shquhet me përfytyrim të pasur poetik, duke na sjellur  nota të reja dhe të freskëta të vargut poetik.

Poeti  Redenica edhe në poezitë e vëllimit “Flakë lirie” është shërbyer dhe mbështetur në traditat tona kombëtare, duke vjelur nga historia tema për figura dhe ngjarje të rëndësisë kombëtare. Duke pasur kujdes për formën, ky autor niset nga frymëzimi, kur shtjellon dhe trajton tema konkrete, motive të qarta dhe mendim të kristalizuar. Vargjet e poetit janë të mbushura me emocione dhe si të tilla, edhe me rrjedhën e mendimit, me ritmin dhe me frymëzim të plotë, te ne lënë mbresa të thella.

Vërehet se te vëllimi në fjalë autori Redenica ka bërë përpjekje serioze për ta skalitur vargun, prandaj poezitë e tij kanë dalë të bukura dhe emocionante.

Autori Redenica ka prirje për të kapur gjëra të thjeshta, të zakonshme, ngase asgjë s’i shpëton syrit të tij, prandaj tenton që edhe vargun ta përpunojë, duke e pasuruar me nuanca të reja.

Formimi i stilit të poetit Redenica sa vjen e sëndertohet, ngase është ndikuar nga konsekuencat e rrugëtimit poetik krejt të veçanta, që kanë rëndësi të jashtëzakonshme, sepse këto e dërgojnë drejt sukseseve si artist i fjalës poetike.

Në poezinë e autorit Hajrush Redenica ka gjetur vend të përshtatshëm materiali nga e kaluara jonë historike, që poezinë e tij e gjallëron dhe e pasuron përnga tematika. Në poezinë e tij mbizotëron një frymë e ngrohtë atdhetare.

Vargu është ndërtuar me figuracion të bollshëm poetik (si me krahasime, metafora, hiperbola etj) dhe gjuha e përdorur është e pastër, e kuptueshme dhe pa krahinarizma a barbarizma. Kryesisht nështë një gjuhë shprehëse e mendimeve.

Zëri i poetit Redenica është një zë që emocionon, ngase niset nga ndjenja dhe dashuria për truallin amtar dhe njerëzit e gjakut dhe të të njëjtës përkatësi komnbëtare, pra të shqiptarëve.

Podujevë, më 20 nëntor 2018, Zymer Mehani



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora