Kulturë
Kalosh Çeliku: Xhadia që nateditë i ndërron burrat
E marte, 12.02.2019, 07:11 PM
XHADIA QË NATEDITË I NDËRRON BURRAT
NGA KALOSH ÇELIKU
(A e keni edhe një grua besnike
sonte të ma përcillni për Darkë)
Gjithë Jetën, i rrokullisa në BregLiqe
Gratë Besnike, që m’i dërgonte Xhadia:
Mes Dy shtambave me verë. Bereqet
Natëmadhen. Agimin e Madh. Nesër?!
Agim. Ato, ktheheshin tek Nëna Parti
“Armiku i Shtetit”, i përcillte me Diell:
Asgjë, s’u mungonte. Bereqetin me vete
Nesër, dërgonin: edhe, gra tjera besnike.
Vërtetë, ishin të çmendura. Histerike.
Faleminderit, sot Xhadisë. Policisë Letrare
A, u ka mbetur edhe ndonjë grua besnike?!
Përcillnje, sonte për darkë! Shtambave me verë
Nesër: E përcjell Nuse. E, pres Agimin e Madh!...
(E vras Veten pasmesnate
me Dy shtamba verë)
Nateditë, rrokem fytas me rakinë e rrushit
Dhe, Dy shtamba me verë. Kryeqyteti.
Njeri i gjallë nuk më nxjerrë nga Varri
Rrëzë Çuke. Dielli, kur zbretë nga Mali.
Njeri i gjallë, sot nuk më nxjerr nga varri
Edhe, pse: Shtatë sahat larg fluk Vargun...
(Dudumët me këmbët
dhe trutë në legen)
Përderisa, Dje: barit të pakositur të Babait
Eca zbathur. Turr, nën hijen e Lisit Çukës.
Sot, te Rrapi: në “Çarshi”, eci me çizme
Padashtas, ndoshta shkela ndonjë bletë.
Livadh, që eci zbathur: opionga Lastiku
Gjarpërinjtë, rreziten në Diell mes Parku.
Babai, moti nuk e ka rrokur kosën në dorë
Nana, drapërin arave me këngë t’i korrë.
Barrën ma lanë mua si Poet, në Bibliotekë
Lapsin, nxjerr nga brezi si një kosë Babai
Edhe, pse: Ai e kishte “nagëntin” në brez
E, Unë Penën e paqes: në dorë për Luftë...
Pashë më pash, t’u bie Livadheve. Katundit
Edhe, në Shkup. “Bit-Pazar”. Parkut, “Çair”.
Bari dhe lulet: kur, mes sëpatave politike
Dhe, fetare. Sot, bien dëshmorë në luftë?!
Dudumë, që më shpallët “armik i shtetit”
Fesë. “Shehitë”, me këmbë dhe tru në legen:
Unë, nuk jam “armik i shtetit”. Dhe, Fesë
Po, Shteti i “përbashkët”, është armiku im...
(Xhadia që nateditë
i ndërron burrat)
Xhadia, “Nuse”?! E veshur me lulelale. Dasme
Edhe, Sot: nuk e gjeti një burrë me kalë shale?!
Xhadi! Që, i ndërroi burrat. Dimitë me xixëlla
Herë me një politikan. Herë, një rrugaç partie.
Ditën e Nesërme, zgjohet në Shtëpinë Publike.
Matanë Gardhit, në një hu: flamur i dudumit
I përkulet gjysmëhënës. Nateditë, në xhami.
Xhadia, që përditë edhe sot: i ndërron burrat
Ende, nuk gjeti një burrë. Pëshurret në brekë...
(Edhe, Sot e pres një Grua azgane
krahpërkrahu të hyj në Luftë)
Vite e vite! E pres, një Grua azgane
Krahpërkrahu, sot të hyjë në Luftë!
Nxjerrë nga Ibrikët: Çepat e rakisë rrushit
Dhe, Dy sytë e Zi! Hapë rrugë, në Poezi.
Nateditë, e pres një Grua azgane besnike
Hapë rrugë Qiellore! Sot, ta shuaj Poezinë.
Nagantë Babai, që shti mbi vetulla. Ballë
Dhe, të palon mesdite te Pragu i Shtëpisë.
Vite e vite, e pres një Grua besnike. Azgane
Pashterkën e kuqe me pala, hudhë mbi kokë:
Edhe, palojë Xhadinë: Sot, te Pragu Shtëpisë...
(Namin sot e hipa
në Baba Tomorr)
Katundi im, herët të lash. Fëmijëri
Posa: mësova shkrim, edhe lexim.
Librave u dalldisa. Lisi midis Livadhi:
“Baba Tomorri, Librat e Këndimit
Lulet e Verës, Lahuta e malcisë
Mrizi i Zanave, Hanko Halla
Sulm dhe lot”. Edhe, “GUXO”!...
Ika, një ditë. Ende fëmij Katundi
Në Shkup. Prishtinë. Dhe, Shkup.
Gjithë jetën e kalova me Penë në luftë
Herë me Krajl. E, herë me një Dovlet.
Sot, shkrep Vargun. Trutë në Shkup...
(Në Grykën e Rugovës si student
Lumbardhi m’i vodhi teshat)
Herë pas here e vizitoja Pejën. Banjën
Shkaku, mikeve mia. Asaj kohe në rehati.
Edhe, e kam pritur Natën e Vitit të Ri
Në mes të Pejës, Hotelin: “Metohija”.
Isë Pampurri (cimeri), thoshte shpeshë
E di: Shkaku, vajzave bukura të Pejës?!
Që ato, kur vinin në Prishtinë. Korzo
Asaj kohe, Lule: Shqiptare. Dhe, serbe
Përpara, “Bozhurit”. “Drurin e Kaloshit”
E ringjallnin me frute rinie, në Prishtinë.
Përderisa, një ditë: ne hymë në Lumbardhë
Dhe, Unë, i hudha teshat në një breglumi.
Pas plazhit, duhej të kthehesha në Prishtinë
Teshat, kanaleve Pejës: i vodhii Lumbardhi?!
Lakuriq, mbeta pa tesha. Mesdite, pa para
Isa, i gjeti do tesha hua. Lekë, për rrugë
Unë Rrugaçi, që të kthehem në Prishtinë.
Nuk pati, edhe: aq të drejtë Isë Pampurri
Unë Pejës. Dhe, Prizrenit ia doja Natyrën.
Por, jo! Edhe, aq shumë vajzat e bukura.
Qyteti, që sot ka ndryshuar nga ajo kohë. Ende:
Vajzat e Pejës, nuk e kanë pushtuar Prishtinën...