Kulturë
Kristo Çipa: Krisma e gabuar
E hene, 28.01.2019, 08:15 PM
KRISMA E GABUAR
Nga Kristo Çipa
Atje tej ku mbaron korija me lisa të rinj,degjohej një këngë polifonike, gjysëm lirike-gjysëm elegjike. Ishte këngë gezimi, dasme, por ne shqiptarët seç kemi këtu në shpirt brenda , që edhe në çast gëzimi, duam të nxjerrim dertin……….Hajmedet dynja e shkretë|Ç’më farmakose të zine!|Por si ujet shkojnë vjet|Me vaj e me psherëtimë|Ç’jam I semurë për jetë!|Më ilaçe s’bëhem mirë.etj….
Ai marrësii këngës , seç kishte një drithërimë metalike brenda zërit të tij, aq sa edhe fijet e barit, zgjateshin për ta dëgjuar. Në sy e shikonin edhe yjet e asaj nate. Thonë se kur kënga polifonike e vendit arin harmonin më të lartë, atëhere perënditë janë në pushim dhe shijojnë në qetësinë e mendafshtë, kryeveprën e tyre, që gjendet në malet e jugut të vendit tim. Edhe imzot Noli e la amanet qëta përcillnin për në atë botë, me një të tillë këngë. ”Vdek?a nga kënga!”-thotë një arkitekt I saj. ”Këngën ma vini kurorë!”- thotë një tjetër. Eh,sa e thellëështë bota e kësaj kënge! Sa e lashtë aq edhe modern !Sa popullore aq edhe aristokrate! Sa pa instrument aq edhe me muzikalitet! Çudia e të çuditshmëve!
Por atë mbrëmje ajo ishte derdhur e dredhur ,me të gjithë madhështinë e magjinë e saj. Ishte dasëm dhe të shtune në darkë, tek shtepia e dhëndrit, kënga është e lirë pa portokolle, në limerin e saj e lëshuar ergjele.
Në qoshe të odës, ndodhej miku I shtëpisë, Ago Lunxhi. Ishte në qafën e qejfit dhe herë pas here lëshonte pasthirma e fërshëllima të mprehta duke I dhënë zjarr, tallazit të qeshur te asaj darke në prag dasme. Kasnecët e dasmës , venin e vinin duke sjellur raki, meze,ujë e ndonjë kërkesë tjetër të vecantë.I zoti I shtëpisë sapo ishte kthyer nga stani,nga kishte sjellur mishrat e dasmës.Gjatë rrugës I kishte bërë përshtypje grindja që dy desh kryezinj bënin me brirë ,me njëri-tjetrin.Si kishte pëlqyer ,por edhe se kishte vrarë shumë mendjen.Martonte djalin dhe duhej të “digjej” shtëpia e tij.U ul në shilten e hedhur në anët e mureve.I hodhi një shikim odës së dasmës dhe sytë I vajtën tek miku I vjetër e I trashëguar I shtëpisë,Ago Lunxhi.Një lot I brendshëm e I përmallshëm I lagu shpirtin.-Sa e sa dasma,gëzime,hidhërime e halle kishin kaluar bashkë ,këto dy familje!-Nuk I thonë kot-Më mirë një mik ,se sa n je çiflig!-E pa edhe një herë ,ashtu me kënaqsinë e brendshme,u uroi të gjithëve për gezime e lumturi në dyert e tyre dhe u lut e u kërkoi qe ta çonin ,breg më breg e shteg më shteg,harenë e gëzimin e familjes Tava.
Të gjithë miqtë e të afërmit e shtëpisë e uruan Qëndro Tavën për martesën e djalit dhe pasi I morën leje u ngriten e shkuan për tek lagjja matanë ,në buzë të shkëmbit të bletës.U nisën të gjithë sipas rëndësisë së miqësisë e afërsisë së gjakut dhe shkuan tek miku ne darkën e nuses.Natën ,vonë ,në të gdhirë u kthyen për të fjetur ne Tavaj me ca “plagosje të lehta” rakie.Kuptohet ,ai që marton djalin,do ketë më shumë “plagë”.
Erdhi ora për t’u marrë nusja.Një re meraku si mjegull e bardhë në qafa e lugina e kishte mbuluar shtëpinë ku do të vinte nusja.Dasma duhej të ishte më e mira që ishte bërë ndonjë herë.Dhëndëri u vesh.Kostumi I ri I zi po I jepte një pamje tjetër.Nuri I djalërisë,fekste në të gjithë qënjen e tij dhe ishte shndëruar në tjetër person.Nëna e puthi në ballë dhe brenda saj së bashku me lumturin,lëvizi edhe meraku I të papriturës.Grumbulli me fëmijë vinte vërdallë tij.Bajraku I fisit Tavaj ngjyrë portokalli,dridhej në erë si letra e cigares,në duart e njërit prej njerëzve më të afërm të Qëndro Tavës.Në krye te dasmorëve kryemiku ‘Agu Lunxhi.Sa hodhën këmbën e parë ,jashtë oborrit të shtëpisë, ja nisën këngët e bataret.Sokaku ftoi për udhë dasmorët dhe ata lëshuan jehonën e cila duke u përplasur faqeve të malit,dërgoi lajm.Tavajt marrin nuse!
Largësia midis familjeve që bënin miqësi nuk ishte më shumë se njëzet minuta,por e bërë ngadalë.me pushime këngëtore,bëhej për një orë.Kur mbritën tek porta ku merej nusja,ndalën dhe ja morrën një kënge thirëse për krushqit e për fisin e tyre.Lavdërohej miqësia por edhe krenohej krushqia.Bajraku në krye e rreth tij armët me grykë poshtë.Pushuan këngën e thirën të zotin e shtëpisë, nëse pranonte miq.-Mirse të urdhëroni e bukën e ëmbël!-u përgjigj I zoti I shtëpisë.Në krye të portës ai priste krushqit.Hynë të gjithë,I fundit dhëndri sipas zakonit.U ulën dhe filluan rromuzet
-Për ku udhë e mbarë,o miq?- I pyeti babai I vajzës
-Ja këtej po kërkojmë një ruzë- ja ktheu Ago lunxhi
-Këndej nga ne nuk është parë gjë- vazhdoi dialogun krushku
-Gjurmët na sjellin këtu dhe ruzën do te marrim se s’bën-tha I vendosur Ago Lunxhi dhe plasën të qeshurat.Pastaj erdhën qerasjet me rradhë,raki e ëmbëlsira.Urime portokollare e tepër të sakta.Pastaj nxitimi.I thanë krushkut të nxjerrë ruzën.Ai del e merr vajzën e tij të përgatitur për nuse dhe e nxjerr deri tek porta e shtëpisë.Pastaj ja dorëzon dhënderit duke I puthur çiftin të dy në ballë.Nusja ngadalë zbret shkallët.Në shkallën e fundit,kur të gjithë përcillnin me sy nusen.çuditërisht,pengohet dhëndëri.Gati të rrëzohej.E mbajti nusja.Të gjithë pëshpëritën nën zë dhe vazhduan ecjen por pa kënduar.Pak më tej Ago Lunxhi e theu heshtjen.Këndon dhe ndez atmosferën.Pastaj këngët rradhë-rradhë.Kthimi për në shtëpi nga udha tjetër.Duke kaluar rrugicat e fshatit,të shtruar me kalldrëm,të zonjat e shtëpive,dolën tek portat e shtëpive,mbushur prehërin me oriz,sheqer ,karamele e bajame dhe qëllonin çiftin duke derdhur lumë urimet.Afrohen tek porta e shtëpisë.Një mace e zezë u del përpara.Të gjithë e qëllojnë.Asnjë gur nuk e zë.Ajo kalon murrin e avllisë mbi drurët e prerë dhe hidhet tek dritarja,nga ana e haurit.Atje ri d he nuk lëviz duke shikuar me përçmim nga dasmorët.Një fëmijë I vihet nga mbrapa për ta goditur me një shkop.Afrohet dhe rrëzohet.Ngrihet me dhëmbje dhe me dorë të thyer.E marrin dhe e çojne tek kocka ndreqësi.Harojnë për një çast dasmën,pastaj del e zonja e shtëpisë dhe pret tek porta çiftin.Bukë me mjalt vë në gojë të nuses dhe pastaj e puth.Puth edhe të birin por nuk I përmbahen lotët.Armët filluan të shkrepen.Barut e tym mbushet vendi aq sa dasmorët nuk shikojnë njëri-tjetrin.Pas pak minutash gjithë?ka qetësohet dhe rinis muhabeti.Hysmetxhinjtë shtrojnë drekën.Dasma futet ne portokollin e saj mijra vjeçar.
Dita e shkurtër e ftoi darkën të vinte me re të lehta shiu mbi supe.Juga e ëmbël e shtynte zhurmën e ç’regullt drejt përoit të thellë mes dy faqe shkëmbi të prerë thikë duke formësuar një deltë si grykë hi nkeje.Tingujt e këngëve përpunoheshin në xhepat e brendshëm dhe përcilleshim më tej.Kur ajo ishte e njëtrajtshme dhe përplasej tek gryka e honit,përpunimi I brendshëm e bënte atë si arie me kohë të plot.Në atë çast,çdo kompozitor po t’ a dëgjonte,do të nxitonte të bënte plagjiaturë.
Dollitë ishin graduar në karierën e tyre dasmore dhe kish ardhur koha e gjeneralizmi t .DollibashI po bëhej gati të jepte urdhërat e betejës finale.Rregulli I hekurt I dasmës po qullej, disiplina ishte shkrirë si rrëshira e pishës në gusht dhe fjalët,gjysëm këngët,gjysëm zënkat e çerek motivet, kryqëzoheshin me njëra-tjetrën.Po vinte rradha e kryemikut për dollibash.Ago Lunxhi ishte mbajtur mirë,megjithëse,detyrimet zakonore e kishin lodhur shumë.I duhej ta mbylltr atë darkë mirë ,bile shumë mirë.E morri dollinë dhe me zërin e tij autoritar vendosi pushtet.Mbushi gotën dhe urdhëroi të gjithë dasmorët të bënintë njëjtën gjë.Uroi me një motivacion konçiz zakonor e tërësisht tradicional,dha udhëzimin orientues të dollisë,ktheu gotën I dha udhë dhe urdhëroi që kënga të ndizej fort,fort si flakët e pishës.Kënga ashtu bëri! U nis e morri fluturimin drejt tavanit të punuar me motive nga mjeshtrat korçarë tëdrurit.Tavani nuk e mbante dot brenda dhe ja kaloi çatisë,por as ajo nuk mund ta mbante dhe ja nisi qiellit.Fjalët e këngës,pathos I I interpretuesit,energjia që ç’lironte rakia e rushit e ndezi yliver odën e dasmës.Ago Lunxhit ju mbush kraharori plot.Miku u deh nga lumturia e mikut.Nxori koburen dhe e drejtoi nga dritarja, ku pak orë më parë kishte qëndruar macja e zezë.Me shikimin e tij të turbullt pa jashtë.Hëna s’dukej.Vetëm re të zeza që ndiqnin me përtesë njëra-tjetrën.Dritë hijet e tyre përziheshin me ato të llambave me vajguri që ndiçonin odën.Tërhoqi këmbëzën e kobures duke percjellur me cep të syrit,dreitimin e tytës së saj.Në atë turbullim qe kishte ,ju duk se një siluetë kaloi atë moment,por kembëza ishte tërhequr.Rishikoi por nuk pa gjë.Vargu I ri I këngës e tërhoqi.U fut ne këngë.Jashtë ishte bërë gjëma.Fajin e kishte hëna.
. . .
Dhëndëri I kishte hipur kalit të zi të fatit.Në ato pak çaste vetëdije që I kishte mbetur, mallkoi momentin që e çoi atje mbrapa dritares tek hajati për të marrë raki për dasmorët dhe dorën që tërhoqi këmbëzën e kobures.Turbull ju kujtua macja e zezë kur erdhi me nusen.Pastaj me fytyrën e nuses ne sy,shaloi doriun e vdekjes.Iku duke u penguar në pellgjet e gjakut të tij … ……Pastaj……..pastaj..erdhën njerëzit dhe I folën.e ngritën,bërtitën.Bërtitën e morrën në duar dhe deshën ta futnin në odën e dasmës.Një burrë I moçëm I ndaloi.-Jo!- u tha-Nuk do të tregojmë!Nuk hapim kuje sonte ,natën!Nuk e nxijmë nusen sonte!Nesër kur drita të zbardhë,do të tregojmë!Drita e ditës e largon hijen e vdekjes nga kjo shtëpi.Qëndro Tava ka djem të tjerë.
Ashtu bënë,E morrën dhe e shpunë në dhomën e katit të parë.E mbuluan me çarçafët e natës së dhëndëris dhe heshtën.Ca pak fëmijë që kishin ngelur e panë të gjithë skenën dhe në momentin që të vrarin e futën në dhomën e poshtme,u ngjitën lart shkallëve në odën e burrave, ku këndohej dhe pasi e vërejtën vëndin nga ishte qëlluar, filluan të tregonin me gisht në drejtim të qoshes së odës,atje ku kryemiku po ndiqte me rreptësi dollinë.Hija e vdekjes nuk mund të rinte e mbyllur atje në dhomën e poshtme ,brenda.Lajmi I saj filloi ashtu siç bie nata,dalë-ngadalë të përhapej vesh më vesh.Ata që e merrnin vesh ngjarjen,ndërprisnin,këngën e pijen dhe gjymtyrët e hareshme të odës së dasmës,filluan të ngrinin.Pushteti I dollisë filloi të zvogëlohej duke ju afruar ,dalë-ngadalë dollibashit apo siç filloi te quhej,dorëvrasësit.Pjesa që e morrën vesh lajmin, shikonin me revolt të brendshme,pjesën tjetër.Ndërsa kjo e fundit shikonte me habi,duke ngritur supet.Kjo gjëndje zgjati ,aq sa lajmi I heshtur kaloi nëpër veshët e të gjithë dasmorëve dhe ndaloi përpara kryemikut.Ago Lunxhi shtangu në mosdijen e tij.Diçka kishte ndodhur.Diçka e kobshme por që atij nuk po I thuhej.I zoti I shtëpisë goditi gjoksin dhe kokën me grushte. Dikush I kapi duart dhe I foli në vesh.Ai u lëshua.Heshti.Heshti duke lidhur shpirtin.Nga dhoma e grave u degjua një britmë.Pastaj heshtje dhe lëvizje të çrregullta në korridorin e dhomave dhe shkallëve që zbrisnin poshtë.Nata s’duhej ta merrrte vesh.As kryemiku.Nuses asnjë fjalë.Nuk do këndohej por as vellua e nuses nuk do te rinte mbi krye të saj.
Qëndro Tava dhe e shoqja zbritën shkallët poshtë ose më mirë,shkalleve u varën.Hapën derën e dhomës dhe u zalisën.Dhëndëri kishte fjetur pa mbaruar dasma.I flihej gjumë.Ata nuk bërtitën por e morrën në duar dhe e lan me lot.Ja lidhën plagën me shaminë e beqarit dhe e përgatitën për në atë botë.Pastaj u çuan,ngushëlluan njëri-tjetrin dhe diçka bisedun.Vendosën që mikut të mos I thuhej gjë.U ngritën dhe u ngjitën lart në dhomat e dasmës.Atje gjëndjen e gjetën shurdhmemece.Të gjithë I shikonin në sy dhe s’donin të besonin.Ata u sollën sikur të mos kishte ndodhur gjë.Urdhëruan të vazhdohej muhabeti.Të uleshin të gjithë dhe po të donin të pinin edhe kafe.Dhe kafja erdhi.E solli motër zeza.Filluan ta pinin duke parë herë pas here nga Ago Lunxhi. Atij po I mbahej fryma ,jo vetëm që nuk dinte gjë ,por edhe nga vështrimet që hidheshin mbi të. Kafja ju vu përpara edhe atij.Sepse ju duk si kafe morti.Nuk e piu
.-Pse kjo kafe ,o mik?-pyeti.I zoti I shtëpisë nuk ju përgjigj.Heshti dhe dy pika loti hajdut e tradhëtuan.
-Ç’farë ka ndodhur ,o mik?Tregomë se do pëlcas!-I foli Ago Lunxhi I dëshpëruar.Në odën e burrave kishte ardhur e zonja e shtëpisë,e ëma e dhëndrit që flinte gjumin e madh.Ago Lunxhi u ngrit I doli përpara
-Ç’farë ka ndodhur ,o motër? I tha.Nëna djalë vrarë,ndali,kapërceu lëmshin e helmit,me sforcim të jashtëzakonshëm,çeli fytyrën,u ul në gjunjë,kapi dorën e mikut të shtëpisë dhe foli me zë të tjetërsuar.
-Hallall dora ,o miku I shtëpisë Ago Lunxhi!- dhe lotët e saj u derdhën rëke,duke larë dorën e Ago Lunxhit,zbritën poshtë tek filxhani I kafesë e mbushën atë dhe filluan të derdheshin.Ago Lunxhi u përmend.E kuptoi ç’farë kishte ndodhur.Me shpejtësinë e marrëzisë u sul tek qoshja, rrëmbeu koburen e tij e drejtoi nga vetja dhe e shkrepi.Në fije të sekontës, një dorë tjetër I kishte ndryshuar drejtimin e tytës.Flaka e shkrepjes I dogji vetullën e djathtë Ago Lunxhit. Plumbi kishte çarë tavanin e bukur,çatin dhe ishte derdhur në qiellin e përzier. E ulën e qetsuan.I folën dhe e falën.E ngushëlluan.Ai kishte humbur vetëdijen.Nuk përgjigjej, nuk reagonte.Vetëm sytë I mbante nga dritarja e zezë.Kaloi kështu orë të tëra pastaj u përmend dhe kërkoi të largohej.Dolën e përcollën tek porta.Ago Lunxhi përqafoi e puthi portën e asaj shtëpie.Puthi gurin e shkallës dhe iku I përcjellur nga dy të fisit pa zbardhur mirë mëngjezi.Në kufij të fshatit u nda me përcjellësit. Fshati po gdhihej nga dasma në kuje.Një krismë e thatë u dëgjua andej nga kishte ikur miku.
Miqësia e gjatë,më shumë se një shekull qe ç’bërë me dy krisma e dy mandata.