E merkure, 13.11.2024, 06:21 AM (GMT)

Kulturë

Illo Foto: Një roman, që sfidon kohërat

E marte, 22.01.2019, 08:00 PM


Një roman, që sfidon kohërat

(Libri i parë  i një sage me vlerë të madhe: “Zëra në lavjerrës “ )

Esse nga Illo Foto

E lexova, në dorëshkrim, romanin e  autorit, Kristaq Turtulli , që  jeton në Kanada .  Ndihem i privilegjuar, që  e  lexova këtë  vepër.  Ky roman është një sagë e  familjes së  zgjeruar  “Madhi “, një nga  familjet e rralla, që mund të  themi pa frikë, se përfaqëson, ideologjikisht, ekonomikisht, kulturalisht,  borgjezinë  dhe   Shqipërinë  e  viteve 30, e në vijim. Autori  ka përfunduar librin e parë, që është një roman i plotë  dhe  rrok periudhën nga fillimet e  Mbretërisë  deri në pushtimin  fashist të  Shqipërisë. Hapësira  mbetet ende  e gjerë, për sagën , qe pretendon    na japi  autori .

Në të kaluarën kam lexuar një  libër: “Saga e Forsajtesve “  të Xhon  Gollosourtht . Ai libër  përshkruan tronditjen e  familjeve të mëdha, kur  përjetojnë kapitalizmin. Romani i autorit  Turtulli, i kapërcen  të tëra  barrierat historike  dhe na jep një roman  të dimensioneve të mëdha  të jetës borgjeze qytetare  shqiptare, që megjithëse  ishte  e importuar nga Evropa, kishte një vulë nacionale shqiptare të dallueshme lehtë nga ç’do  studiues me kulturë i kohës dhe i sotëm.

Nuk bën  gabim, kur  thua  borgjezia  qytetare, sepse Shqipëria  ka pasur  një traditë të fuqishme baritore. Fillimisht, lulëzoi   borgjezia  fshatare e celnikëve , që i kthenin paratë  me lopatë, por borgjezia nuk është  vetëm para dhe as vetëm forcë ligji , borgjezia është emancipim  shoqëror, kulturë, jetë e lirë dhe  e shfrenuar . Janë  detaje të pa kapshme  nga  borgjezia  e parakohshme fshatare . Në të  dyja rastet , brenda saj fabule , zhvillohet idealizma , për të  ruajtur kombin , që i rriti . E duan  Kombin ,  deri ne vetëmohim . Këtë  na  sqaron, me shumë saktësi , libri i parë  i kësaj sage .

Turtulli, përfaqësohet jo vetëm si  romancier, por edhe  si filozof, i një epoke, që ka dashur të bëhet sunduese , por nuk ja arriti , sepse u projektua dhe u udhëhoq   gabimisht . Mendimi filozofik i  autorit Turtulli , ngrihet  mbi epokën, që përshkruan. Turtulli është artist I  fabulës  dhe i fjalës .

Për sa e njoh unë romanitikën shqiptare, Turtulli  ka dhënë një kontribut  cilësor, në këtë  fushë të rëndësishme te kulturës  letrare. Kjo nuk varet  gjithnjë  nga lista  e romaneve te   botuara , por nga  cilësia   artistike  e tyre.  Ky romancier  është  futur në botën shqiptare te romanit, pa asnjë ndrojtjeje . E ka hapur derën me finesën , qe meriton kuvendi  letrar .

Romani, qe   kemi në  analize, përbën  një  kulm në krijimtarinë  e  autorit  dhe te vete romanistikës  kombëtare.  Autori Turtulli , e njeh jetën dhe na i jep atë , aq dimensioale  sa duhet te jete sot  e  ne te ardhmen . Ai është  romancier filozof  i kësaj kohe dhe, i asaj , qe është mbyllur, por  është  romancieri klasik i se  ardhmes . Fatmirësisht  shumica e romancierëve  shqiptare, numerikisht,  i përkasin periudhës transitive .

Turtulli është autor , qe optimizmin  e gjen brenda kontradiktës . Nuk mund te këtë optimizëm  artificial . Janë me   dhjetëra ,  arenat , ku përshkruhen  gjendjet  psikologjike  dhe veprimtaritë  e  personazheve , në  këtë roman , qe rrok  një periudhe  nga me delikatet  ne historinë e  Kombit  shqiptar . Autori i  ka vizatuar  personazhet me  vërtetësi te një artisti , qe personazhet nuk i  vendos ne kafaz, por  i lejon te  ecin lirshëm ne rrugët e jetës, qe ata projektojnë , ose në shtigjet, qe i  detyrojnë kushtet  historike te kalojnë. Personazhet  janë  dinamike dhe te besueshëm, për atë, qe aspirojnë.  Personazhet  kryesore jetën e tyre  e konsiderojnë mision. Fjala vjen Leonardi, tregtinë dhe paranë i barazon me idealin  e tij jetësor, ndryshe nga oponenti i tij  dhe  shok i jetës, qe jetën  e  konsideron  mision te zhvillimit  shoqëror  në të tera   dimensionet dhe  për një ideal, e ve  veten afër sakrifikimit  fizik. Te  dy  gëzojnë  një aspirate  te zhvillimit  shoqëror, ne vektorë të ndryshëm , por  qe nuk jetojnë vetëm, për vete. Sado, qe me role me  te vogla , ne roman nuk ka personazhe krejt episodikë. Secili kryen një rol  te rëndësishëm ne jete, me mënyrën e tij  te kuptuarit te botes.

Përshkrimet e autorit, për  rolin  e parasë, te  heroizmit , te marrëdhënieve midis  shtresave  shoqërore , përveç  anës  perfekte  artistike  dhe psikologjike , marrin  vlerën  filozofike, te  kuptueshme nga   te gjithë  nivelet e lexuesve. Turtulli, ne këtë  roman, është shfaqur si  artist , që e  zhvillon intrigën  e personazheve , në  shumë plane  dhe te befason , për zgjidhjet. Ka shume episode te  këtyre   pamjeve, duke e ven lexuesin në pozitë, qe  t’i besoi, pa dialog   zgjidhjeve, qe jep autori. Ne ketë kuptim , romani  i “Lavjerrësit “ , mirëkuptohet  si një  epope, në një  arenë  të pa  fund,  ku  episodet  jetësore zëvendësojnë njeri tjetrin me  shpejtësinë e natyrshme  te  zhvillimit te fenomeneve  shoqërore .

Nuk e njoh fizikisht shkrimtarin Kristaq Turtulli , veç  nga shkrimet e tij.  Kam lexuar  disa prej   romaneve të tij. Për mendimin  tim, ky romancier  i ka kapërcyer te tera  pengesat , që lidhen me mos lexueshmerine e literaturës se sotme  te shkruar  dhe pak te lexuar . Turtulli, është shkrimtar i shume i  lexueshëm.  Ky roman  tregon se ne cilën mase ndihen  dridhmat dhe  dhimbjet, qe  linden borgjezinë dhe  të tjerat, qe përjetohen, me zhvillimin e  kësaj borgjezie te brishte.

Korça, lulëzon  borgjezinë  e brishte , por  krijon   dhe kushte , për ta  korrigjuar atë . Fjala vjen, a  nuk është  bamirësia   ai veprim shoqëror, që  zbut varfërinë. Është afër koha , kur  bamirësia do te ndalohet  me ligj . Jetën e tjetrit  nuk mund ta marri ne dore kush, veç shtetit. Ne vendet nordike, ky fenomen po ndodh praktikisht .Po përjetohet një shtet i ri  borgjez , me ndryshime nga  shteti borgjez klasik  por këto janë  çështje , qe nuk lidhen me objektin tone  aktual, prandaj te   kalojmë në temën tonë.

Romani i  Turtullit , shënon një nisme  historike , qe i jep ngjyrat e  humbura kombit . Historianet  nuk e dine, që në Shqipëri ka pasur një borgjezi, qe lindi si fëmijë  shtatanik  dhe u rrit  në pelenat e rreckosura te tregtarëve te kohës.   Ketë, qe  nuk duan ta dëgjojnë historianet , Turtulli , na i ka dhënë me rrënjë dhe dege ne  librin e pare te   sagës se tij te famshme, për  familjen e Madhi , të Korçës . Si u zhvillua dhe u rrit kjo  familje, kjo është  Shqipëria e viteve  30  e shekullit te kaluar. Vitet 30, janë gur kufiri për Shqipërinë moderne. Pa këtë  zhvillim dhe pa këta intelektuale te  shquar, Shqipëria  do te ishte  ajo qe pretendonte Bismarku : “ Një shprehje gjeografike , ne hartën e  Evropës “ . Shqipëria nuk u be siç thoshte Bismarku , por siç na i shtjellon artistikisht, Turtulli , në romanin e tij, që kemi në  studim . Romani  na jep në pëllëmbë te dorës  emancipimin  borgjez te  Shqipërisë  gjysmë feudale .

Gjetja  e  fabulës nga  z. Turtulli, është një  shërbim i madh  shoqëror, sepse  gjithë  jetën  shoqëria   do te mbetet e përkushtuar  ndaj historisë se zhvillimit te saj . Instinktivisht njeriu kërkon  rrënjët . Nuk  bëhet  fjale, për subjekt te  stisur, por për atë,   real-historik . Ne  ç’do personazh  njeriu   gjen veten, shoqërinë , të afërmit,  mënyrat  si duhet te  çlirohet nga veset dhe metodologjia, për te falur  solidaritet  te dëlirtë.  Ketë   fabul, me vlere historike,  e ka marre përsipër ta  shtjelloi Z. Turtulli, qe  e njeh  problemin , brenda vetes dhe  i  ka aftësitë e duhura   profesionale  dhe artistike, për te na i përcjellë problemin  emocionalisht .

Romani i Turtullit, është  një  tufe  e madhe  me  aforizma, proverba dhe përkufizime filozofike , qe vetëm  një  romancier si Turtulli mund t’i realizoi . Proza e romanit  është një ligjëratë  e plote  me  ngjyra poetike. Këtë ja jep  gjuha e rrjedhshme  dhe me origjinalitet popullor. Turtulli  shkruan atë, qe mendon, pa u  shtirur  dhe pa perifraza, por  me  kuptim te drejtpërdrejtë.  Sot për sot  Turtulli  mbetet  lider në një pyll me romancierë , qe kurrë nuk e kemi pasur  me përpara .

Për aq sa  romane kam lexuar,  ky  i  Turtullit  është nga me të  shquarit  e  këtij çerekshekulli të fundit, mbase më I shquari. A ka influencën  nga shkolla Kadare te romanit  shqiptar ?  Unë mendoj , Po, me ”  po “ te madhe !

Gjithsesi  Turtulli  ka individualitet  te  theksuar te romancierit. Jo vetëm  shkruan pa sforco , por temperamenti i tij , i lejon të  futet në të tera këndet e padukshme  dhe labirintet  e te gjitha klaneve. I qëndron   mire kostumi i shkrimtarit  popullor, por  nuk i mungon  inteligjenca  dhe kultura, për te na  futur ne  korridoret  e filozofisë dhe laboratorët e psikanalizës.

Lexuesin e komandon  libri, qe ka përpara. Ne se ai  ka mundur te depërtoi  brenda  qenies time, duke me familjarizuar me personazhet  dhe ngjarjet, behet pjesa  e ndërgjegjes .  Më fut brenda   ngjarjeve qe kane rrjedhur natyrshëm, jo vetëm  objektivisht, po aty ku i  ka  çuar mjeshtëria e autorit. Një libër  virtuoz , është një lloj   qelize , qe ndan kromozomet me lexuesin.

Ja si e përkufizon  lindjen e   idealeve komuniste “Lavjerrësi “ i   Turtullit:   “Është  dogme, që të djeg . Nuk të bind “ ( F154 ) . Me gjeni  një  përkufizim me lakonik, me gjithëpërfshirës  dhe me te sakte  se ky përcaktim , për monizmin lindor  stalinist . Duhet te  jesh Turtull, të arrish në të tilla deduksione filozofike, të ngritura ne art . Përkufizimi i Turtullit i thotë të tera , që na mëson historia , por vetëm me dy fjali te  shkurtra  sa s’ka .

Romani i  Z. Turtulli , lexohet  me një fryme, sepse është   libër   i shkruar  artistikisht, pa kryefjala redaksionale, pa  autoritet , diktim  dhe zgjidhje   te supozuara. Te vjen keq , që e ndërpret , për pushimin e drekës . Do që të  jetosh me personazhet, që  të bëjnë  shoqëri te  sinqerte, pa  luster  dhe prapamendime .

Nuk  është  fjala, për  një  libër  të pikuar  artistikisht , sepse   do te   behej  shume delikat , ne forme pelteje , për te ushqyer  bebet . Romani i  Turtullit ka oshtimën e  vet , për mire  dhe për keq . E duam  dhe kur  vërtetojmë  gabime dhe te meta , për  gjykimin  si lexues .  Është roman qe  ka aftësi te mbrohet  vete , s’ka nevoje për bodigarde. Ne kuvendin e burrave , romani i  Turtullit,  na flet nga podiumi , me siguri dhe krenari te një korifeu të stërvitur mire.

Lexuesit  i rrëshqet një pupël e lehte, ne  vesh dhe ne fytyrë , qe i tërheq  vëmendjen , për te   pasur  një sy dhe një vesh   nga politika  e kohës. Ka rëndësi fjala: “e kohës “ , sepse  gjejmë  politiken e  ditës , edhe kur  ngjarja  zhvillohet   një shekull përpara. Jemi te lirë të  bëjmë zgjedhjen tone  politike, pa buje, ndryshe nga  libra te  ashtuquajtur  artistike, por  te mbushur me  fryme   politike partiake.  Nuk ka  ofendim me te madh, për lexuesin, kur i  serviren metoda te tilla librash . Ne fakt  ato janë  një  forme e  atentatit  te  heshtur .

Ne këtë rast nuk dua të bej Platonin, por  e kam fjalën , qe arti  duhet  të jetë  veçmas  nga politika, për faktin e  thjeshte se pushtetet  ndërrohen periodikisht . Arti  ka vlere te pa kufizuar ne kohe.

Është fakt  se botimet, këto vite  janë shtuar shume  dhe  kjo flet  për rritjen e nivelit  kulturor te  popullit.  Romancierë  te  këtij  gjysmë shekulli , bashke me koleget e tyre para ardhës  , krijuan  një  pyll  me romancierë , qe i kishte munguar  Shqipërisë përpara  gjysmëshekullit të 20  e ne vijim .  Dijetaret , i kane shpallur romanet, gur kufiri midis epokave historike . Midis morisë  se  romaneve , qe botohen , ç’do vit , natyrshëm  do te  gjenden  edhe tek ne  te tille  gurë kilometrike te kufijve te  epokave  historike, sepse  historia  jone e  romanit, në pak raste dhe firma  autoresh,  i ka  kaluar  kufijtë  e  vendlindjes . Ne këtë  vështrim   është   me  e lehte te shërbejnë  si gurë kilometrike  , brenda kufijve  etnike  dhe kjo nuk është pak , për një letërsi, që ka qenë  e mbyllur ne kafazin e  hekurt    socializmit .

Nuk mund te  behësh romancier me sforco  dhe as me ndihmë, duhet  që të  gjenerosh ide  te  realizueshme, brenda logjikes  shkencore .  Kjo kërkon  jo vetëm talent , por dhe kulture te përgjithshme, qe  autorit në fjale  nuk i mungojnë te  dyja. Në vlerësimin e librit artistik , merr rëndësi te dorës se pse  shtjellimi  i skenave intime . Ato janë korridoret  jetësore, ku zhvillohet  lindja  dhe vdekja, puna dhe krijimtaria, politika  dhe  arti .

Disa  autore, këto  skena i përshkruajnë jashtë natyralitetit te tyre, ne mënyrë  kaq kanunore, sa qe ç’do klerik, i çfarëdo besimi , mund t’i përdori si formule pagëzimi. Ka  autore te  tjerë, që kalojnë në banalizim , qe do t’i kishte  zili  dhe seksi i rrugës së madhe.  Romani i Turtullit përshkruan  skena te tilla, me qindra, por me natyralitet  absolut . Pse e  shtoj fjalën e  fundit? Sepse nuk besoj qe do te  gjendet mënyrë me optimale, për te   depërtuar te  lexuesi i te tera moshave dhe sekseve . Pasi ta  lexoni romanin , do me  jepni te drejte. Skenat seksuale, qe përshkruan  autori ynë, do  t’i miratonin , pa hezitim  edhe Don Zhuanet patologjike edhe  murgeshat, e dënuara nga  fati .

Nuk ka  në veprën e  Turtullit  arifice dhe neologjizma parazitare: Ai  zotëron  ne mënyrë krijuese  vokapolarin  popullor .   Ja disa shprehje te  shkëputura: Mos na fut ne ato thekra! Dy janë prangosur : Ti dhe ideali! Pleqëria e Albanit , zbret me ritmin , qe investohet ne tregti (F. 110 )  Sa te dridhen leqet tona , le te thyhen  kockat e tyre.   Unë mbjell, dru pikëllimi, ne kodrat e shpirtit. Lumenjtë vdesin rralle!   ( F 73 Burrë e  grua, janë shpirtra, jo  burrë  e grua . (f.83 ) Meri nga fotografia është gjykim, për dashurinë . Nuk ka rëndësi ç ‘dashuri është , mjafton te jetosh.  Këto janë  disa batuta , midis mijëra të  tjerave te ngjashmeve .

Në këtë trajtese te  shkurtër , nuk mund te paraqes, veç pak shembujt, qe përmenda me sipër.

Ky është  autori Kristaq Turtulli, ne dimensionin emocional dhe artistik .  Me një pune te  thelluar  intelektuale dhe artistike, autori,  ka dale mbi kohen  dhe na ka  dhënë një roman, te nivelit, qe kumtova, në këtë ese modeste.  Midis të  tjerave romani, qe analizuam  krijon  garanci , për  librat e tjerë , për plotësimin  e sagës , qe ka  ne plan të  shkruaj  z. Turtulli.

Cilësia dhe sasia   e romaneve  shqiptare, ka zhvillim të ndjeshëm pozitiv, por  nuk jemi aty ku duhet.  Romanet  janë ngjarje të mëdha , për kombin , nuk janë simite, që përgatiten në furrë. Me këtë  dua të  them, qe  autoret dhe botuesit , kur mbi kapak , shkruajnë fjalën “Roman “ , jo vetëm duhet te mendohen  thellë, por të  kenë  krenarinë e ligjshme, që I kanë dhënë vendit një  epoke te pasqyruar  artistikisht.

Nuk jemi në kohen, kur  Shqipëria , kërkonte  dhe nuk gjente një  romancier, qofte  edhe të rëndomtë.  Sot ka shume te tillë  dhe  është  e natyrshme nuk mund te jenë të tërë te një niveli . Kjo ndodh se kultura dhe letërsia  aktuale, kane prekur nivele te kënaqshme   zhvillimi.

Nuk mund të pretendohet uniformitet, sepse  ku ka uniformitet, nuk ka jetë . Sot për sot, gjithnjë  sipas mendimit tim , kulmin, po e shënon  saga: “Zëra ne Lavjerrës “ , fillimi I një sage,  që nuk është parë, deri me sot, ne historinë e romanistikës tone kombëtare .

Illo Foto - Studiues , NY – Nëntor  2018



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora