E merkure, 13.11.2024, 06:24 AM (GMT)

Kulturë

Fatmire Duraku: Mbretëria e rastit

E diele, 20.01.2019, 01:07 PM


Fatmire Duraku

Mbretëria e rastit

Borë bie apo pikon  shi

E ti rri mbi kotësinë e rastit

Gjysmë në vetmi

Gjysmë në hi

E tiktaku i heshtjes

Bëhet robëria jote

Fat i çuditshëm i fjetur

E ti pa vete rri  dhe kotesh

Gjysmë fjetur

Gjysmë në kotësi

Mes mbretërisë së rastit

Del jashtë vetes dhe ik dhe ik

Dhe mbledh lule në fushë

Borë bie apo pikon  shi

Degë më degë

Degë më degë ik

Me këngën zgjon dhembjen

Kujtimet për të ikurën

Këndon apo qan

Zog i argjendtë

Te unë  zgjon

Kujtimet për fushën në shi

E çupën e vogël nga mbledh lule

Të hutuar në jetë

Ky kujtim për ty

Ky vaj mitik

Është hija jote e tretur

Sesi  këndon në degë

Sesi  vajton në zemër e ik

Degë më degë ik

Tiktak i heshtur

Mbi mua bie zjarr i natës

Dhe zgjohet tiktak i humbur

Vjen nga larg me valë në mua  për mua

E godet me  kryeneçësi kraharorin

E shpërthen zymtësi e zënë aty ndër vite

Vetëm unin tim ta rrënojë

E shpërthen  flakë e  brendshme

Mes meje e hijes që shtrihet pa ndjenja

Unë sillem rreth në përpjekje të ik e s` lëviz

Vetëm zgjohet  prapë qetësia e vjetër

E më lidh litarin në fyt më mbyt

Asnjë gazetë nuk e lajmëron lajmin

Për çastin e papërsëritshëm të vetëm

Se lumturia është çasti

Mallkimet nga ngrihen lart e bien,

Copë e copë mbi zhgënjimin

Ndërsa gjithçka vjen e shndërrohet në zjarr

E zgjohet prapë tiktak i heshtur

Tharja e lules

Ja në këtë ditë shiu

Si humb aromë e lules

Nga thahet

E dhemb zemra

Tharja e lules në vazo

Është e njëjtë me vdekjen në shkretëtirë

Nga ik në etje e askund s` ka oazë

Pika e ujit është më e artë se ylli

E dhemb syri

Tharja e lules në vazo

Është e njëjtë me mëkatin

E njëjtë me vrasjen

E njëjtë me robërimin

Dhemb zemra dhemb syri

Njëjtë me natën e poetit të verbër

Nga e shkruan ëndrrën për lulen e gjakut

në gjithësinë e atdheut

Ja në këtë ditë shiu

Si cicërojnë zogjtë në sy



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora