E shtune, 21.12.2024, 02:03 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Fundi i iluzioneve, fillimi i një shprese të re!

E hene, 07.01.2019, 06:45 PM


Fundi i iluzioneve, fillimi i një shprese të re!

Shkruan Florim Zeqa

Përderisa në të kaluarën jo shumë të largët morali njerëzor ishte vlera absolute e shoqërisë sonë, sot imoraliteti, antivlerat, maskarallëku dhe poshtërimi njerëzor kanë njollosur imazhin dhe  mjegulluar të ardhmën e shoqërisë sonë.

Përderisa shqiptarët e Kosovës në të kaluarën e afërt identifikoheshin me heroizmin, trimërinë, bujarinë, atdhedashurinë, solidaritetin, humanizmin, toleranacën,...tani janë kthyer në njerëz që urrejnë njëri-tjetrin, nga besnik në tradhëtar, nga besimtar në fanatik fetar, nga politikanë në biznesmen matrapaz, nga mbrojtës të pasurisë shoqërore në shkatërrues të saj!

E gjithë kjo është produkt i politikanëve të papërgjegjshëm, të cilët Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend pa përspektivë, ku ëndërrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma palindur, ku pasiguria dhe vdekja të shoqëron në çdo hap të jetës.

Pushtetarët aktual, përveqse sindromë kancerogjene e shtetit të Kosovës, janë shndërruar në thyerës të shpresave për jetë të popullatës shqiptare në Kosovë, kanë zvënitur edhe ëndërrat e qindramijëra mërgimtarëve për kthim të shpejtë në vendlindjen e tyre.

Qytetarët e zhgënjyer në këtë klasë kusarësh dhe matrapazësh politik, e kanë humbur besimin në liderët aktual dhe subjektet ekzistuese politike.

Me fuqizimin e pakicës serbe dhe varësinë e madhe ndaj ndërkombëtarëve, që moti e kemi humbur sovranitetin politik, me prodhime te huaja (kryesisht serbe) e kemi humbur sovranitetin ekonomik, pa shëndetësi cilësore, me arsimin gjysmak dhe degradim kulturor jemi bërë shtet për gjynah të zotit.

Dy dekada nga përfundimi i luftës dhe 11 vite nga rishpallja e pavarësisë përballë njëra-tjetrës ndodhen dy shtresa të skajshme të popullsisë; oligarkët e pushtetit (politikanët multimilionerë) përballë një popullate të varfër, madje skajshmërisht të varfër, të harruar dhe nëpërkëmbur nga të gjitha pushtetet e pasluftës.

Kuvendi në shërbim të oligarkëve në pushtet

Qytetarët e Kosovës nuk e kanë më asnjë arsye që të ju besojnë politikanëve të papërgjegjshëm, të shantazhuar, të korruptuar dhe tejinkrimuar. Mjafton t'i shikojnë veprimet e tyre të përditshme, t'i shikojnë pasuritë e tyre të paligjshme, të shikojnë jetën e tyre luksoze prej “Sheikëve” në Kosovën e varfër.

Politikanët milionerë aq shumë janë shkëputur  nga interesat e popullit, saqë nuk e dëgjojnë më zërin e qytetarëve, nuk i shohin vuajtjet e përditshmërisë së tyre.

Aq thellë ka shkuar degradimi i institucioneve shtetërore, saqë edhe organi më i lartë ligjvënës në vend-Parlamenti i Kosovës është shndërruar në instrument të oligarkëve në pushtet.

Nuk ka ku shkon më keq, kur të zgjedhurit e popullit, në vend se të mbrojnë interesat e votuesve dhe qytetarëve të vendit, në Kuvendin e Kosovës votojnë ligje me rekomandim të qeveritarëve për rritjen enorme të pagave të pushtetarëve duke lënë në harresë të plotë shtresat më të varfëra dhe më të rrezikuara të shoqërisë.

Përtej kësaj marrëzie të "kuvendarëve" mercenarë të pushtetit, deputetët servil të liderëve të korruptuar partiak, me vendimet antishtetërore dhe antikombëtare në Kuvendin e Kosovës, e kanë rrezikuar dhe janë duke e rrezikuar seriozisht ekzistencën e shtetit dhe jetën e qytetarëve.

Nën diktatin e liderëve të shantazhuar partiakë, deputetët shqipfolës servil nga të gjitha partitë politike (me përjashtim të LVV-së) votuan në kundërshtim me betimin kushtetues të deputetit, duke i falur Malit të Zi hiq më pak se 8200 hektarë tokë.

Në këtë moment, pa shmangshëm parashtrohet pyetja logjike; Si t'u besohet atyre që shkelën betimin e dhënë dhe Kushtetutën e vendit, se nuk do ta bëjnë të njëjtën gjë edhe herën tjetër...

Logjika e thjeshtë përgjigjet në këtë mënyrë; Ata (ato) që tradhtojnë njëherë,  tradhtojnë përseri dhe me qindra herë!

Thirrjet e mërgatës, të pamjatuara

Nga paslufta e këndej, të gjithë pushtetarët pa dallim, e kanë përbuzur dhe injoruar mërgatën, me të gjitha kapacitet intelektuale të saj nga frika e humbjes së pushtetit.

Megjithatë, mërgimtarët edhe pse me mijëra kilometra largë vendlindjes, për asnjë çast nuk e harruan atdheun e tyre. Mërgata e jonë përveq ndihmave të pakursyera materiale për familjet e tyre, asnjëherë nuk i ndali përpjekjet për investime në shtetin e Kosovës.

Mirëpo, barrierat byrokratike, haraçi i pushtetarëve dhe mungesa e sigurisë së kapitalit ua pamundësoi realizimin e investimeve në vendlindje.

Mërgata deri më tani i kanë provuar të gjitha mundësitë për ta bindur këtë klasë të papërgjegjshme për ndrrim të kursit qeverisës në vend.

Intelektualët nga mërgata, përmes shkrimeve analitike, kërkesave për ndryshim, peticioneve dhe formave tjera i bënë thirrje edhe popullatës për ndërgjegjësim dhe vetëdijësim, por të gjitha ishin të pamjaftuara.

Levizja e re politike, shpëtim për vendin

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve me gjak të pastër shqiptar, për bashkim të mendjeve dhe zemrave edhe njëherë sikurse në fillimvitet e '90-ta, për ta nxjerrë Kosovën nga kthetrat e uzurpatorëve, matrapazëve dhe zhvatësve të buxhetit të shtetit, nga rrënuesit e vlerave dhe traditave tona shekullore.

Ndryshimet substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë,  mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.

Krijimi i një levizje të re politike nga elita intelektuale, konformë rrethanave kohore dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare është imperativ i ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin.

Levizja e re politike nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë kryer të vetën,...pragmatizmi dhe patrioztizmi i tyre përfundon tek "URA" mbi lumin Ibër në Mitrovicë!

Levizja e re politike duhet t'i bashkoj të gjitha forcat progresive pa dallime rajonale, partiake, ideologjike apo fetare për ta shpëtuar vendin nga katandisja në humnerë dhe për ta shpëtuar shtetin nga zhbërja fizike.

Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër se heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.

Ardhja në pushtet e një klase të re e të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare.

Me forcimin e sistemit të drejtësisë jo vetëm që do të luftohen dukuritë negative, do të krijohet siguri për investime dhe shpresë për ardhmëri në vendin tonë.

Me vendime të guximshme kolektive për forcimin e shtetit

Në rrethana normale do të mjaftonin 5 vite pas përfundimit të luftës, për rimëkëmbje ekonomike dhe paqe sociale në vendin tonë. Mirëpo, edhe pse kaluan afro dy dekada nga përfundimi i luftës, shtetit të Kosovës i mungon  përspektiva zhvillimore, arsimi cilësorë, shëndetësia dhe kultura qeverisëse.

Si pasojë e ngufatjes së sistemit të drejtësisë nga politika, bartësit e institucioneve vjedhin në baza ditore buxhetin e shtetit dhe s'ka kush t'i dënojë!

Në anën tjetër qytetarët me bizneset e tyre kanë mbetur të pambrojtur në mes kusarëve politikë dhe hajnave ordinerë!

Po ndodhë kështu për faktin se shtetin e udhëheqin oligarkët politikë dhe ekonomik e jo dijetarët dhe atdhetarët e vërtetë.

Kjo na bënë të mos ndjehemi krenarë me shtetin për të cilin sakrifikuam shumë dhe pritëm një kohë tepër të gjatë!

Për ta bërë shtetin e Kosovës tërheqës dhe të dashur për të jetuar në të,  duhet guxim e vendosmëri qytetare për marrjen e vendimeve kolektive për ndëshkimin e kusarëve politikë në pushtet dhe opozitë.

Vendimi kolektiv fillon me marrjen e vendimeve individuale për mos shitjen e votës për asnjë çmim apo premtim elektoral politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar.

Vendimi tjetër kolektiv fillon me injorimin dhe padëgjueshmërinë qytetare ndaj politikanëve që rropën e ç'rropën shtetin për 20 vjet rresht.

Grevat e përgjithshme dhe protestat mbarëpopullore deri në largimin përfundimtar nga skena politike e politikanëve të korruptuar dhe tejinkriminuar, do të hapë një fillim të ri, nga i cili do të lind një klasë e re dhe e pastër politike, që ka dijen dhe energjinë pozitive, vullnetin dhe guximin për ta bërë shtetin e Kosovës të dashur dhe tërheqës për të gjithë qytetarët pa dallim ideologjie politike apo fetare, përfshirë investimet dhe kthimin e mërgatës për të jetuar në vendin e tyre të lindjes.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fahri Xharra: Ja pse Oliver j. Schmitti duhet të largohet nga Akademia e Kosovës Dedë Preqi: Pelegrinët serbë në Gjakovë (kinse) si shërbëtorë fetarë Fritz Radovani: Dita e Ujit të Bekuem Nue Oroshi: Shqiptarët e Amerikës e filluan të parët aksionin për përkrahje financiare për monumentin e Gjergj Kastriotit Skënder Jashari: Deradikalizimi i terroristëve islamik të Serbisë, në Kosovë! Florim Zeqa: Politikanët e tërbuar pas pushtetit e rrezikuan të ardhmen e shtetit! Skënder Kapiti: Njëzet vjet Radio Kosova e Lirë Nue Oroshi: Kumti i dheut, përpjekjet e arbdheut dhe mos heshtja pranë sfidave kombëtare Kadri Tarelli: Nga Suedia vjen Sokoli, Tirana miqtë i mblodhi Skënder Kapiti: Në Shqipëri, komunistët janë sundimtarët edhe në demokraci Dedë Preqi: Edhe ky vit rrëshqiti nga bishti! Zenel Çeliku: Rama, 'dorzohu se je i rrethuar' Nue Oroshi: Aktiviteti i frytshëm shkencor, atdhetar dhe botues i Shoqatës "Trojet e Arbrit“ për vitin 2018 Fran Gjoka: Vetëm me një administratë publike të reformuar, garantojmë shtet të saktë ligjor Florim Zeqa: Konvertimi i (pa)pritur i Thaçit, nga patrioti në tradhtar! Fritz Radovani: Viti i Kastriotit 2018, kujtojmë... Ilmi Veliu: Mustafa Nano është anadollak dhe Gjergj Kastrioti është arvanit Idriz Zeqiraj: Propaganda lehaqene dhe falsifikimi i historisë Florim Zeqa: Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë injoron inovatorin Smajl Mulaj! Zenel Çeliku: Populli thotë, më mirë vonë se sa kurrë

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora