Faleminderit
Nijazi Ramadani: Idriz Seferi, strategu i pavarësisë shqiptare
E enjte, 27.12.2018, 01:11 PM
IDRIZ SEFERI STRATEGU I PAVARESISE SHQIPTARE
Nga Nijazi Ramadani
Familja
? I biri i Isuf Selman Seferit, lind në një familje shqiptare muslimane në fshatin Seferi, (Preshevë) Sefer (Presheva e ditëve të sotme), në verilidje të Kradakut të Shkupit, në atë kohë pjesë e Vilajeti i Kosovës, Vilajetit të Kosovës Perandorinë Osmane.
Viti 1867,- Si 20-vjeçar, Idrizi për grua mori një vajzë nga fshati Bresalc. Më vonë, tregojnë familjarët, se kjo grua u bë edhe bashkëluftëtarja e tij më e ngushtë por, edhe në rolin e nënës pati 12 fëmijë (tetë djem e katër vajza). Atij ? kishin vdekur njëri pas tjetrit, gruaja dhe 11 fëmijë. Prej fëmijëve ? kishte mbetur në jetë vetëm djali ? madh – Isuf Seferi, të cilin më vonë do ta merrte me vete nëpër beteja. Me Baftije Xhaferin u martua në moshën 42-vjeçare, respektivisht më 1889. Pas një viti martese me të, ? lind djali Qazimi. Si djalin e madh me gruan e parë, njashtu edhe fëmijët tjerë që do t’i lindin me Baftijen, Idriz Seferi ? kyçi në luftërat për çlirim kombëtar. Nga të dhënat që kemi në disponim, na dëftojnë se djali Isufi ishte shumë trim. Ai, më 1910 së bashku me shokët e tij malësor e liroi të atin nga burgu ? Gjilanit. Më vonë, nga dëshira e madhe për të pasur një pushkë të mirë, që të përdor në beteja me babanë paraqitet si vullnetar në ushtrinë turke, për të luftuar në Jemen. Kjo ndodhi në vitin 1911, edhe pse u mundua që t’i bishtnoj shkuarjes pasi mori pushkën por ajo ishte e pamundur. Shkoi pa lejen e prindit, dhe kurrë më nuk u kthye, ngase atje kishte vdekur. Djali ? dytë – Qazimi, për grykën e Kaçanikut, kishte tregua trimëri të rrallë. Krah për krahë me babain kishte luftuar. Deri në ditët e fundit të jetës, nuk iu nda babait si në fushën e betejës, njashtu edhe në oda e kuvende të tjera.Idriz Seferi gruan e dytë e ka pasur nga Stublla e Poshtme që ? takonte fisit Gashi. Edhe me Baftin, Idrizi ? pati 12 fëmijë. (7 djem e 5 vajza) (S.Keqmezi BASHA, EPOKA E RE).
Veprimtaria dhe qendresa heroike kunder pushtueseve
Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane. Mori pjesë në kuvendet e në veprimet luftarake të Lidhja e Prizrenit|Lidhjes Shqiptare të Prizrenit]] dhe të asaj të Pejës. Ishte një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së Kosovës të 1916 dhe u shqua për aftësitë luftarake, si strateg popullor në Betejën e Kaçanikut, si edhe në betejat e Mali i Zi i Shkupit| Karadakut (Drenogllavës) e të Morava e Binçës-Moraves.
Në prillin e 1910 dymbëdhjetë fise të Vilajetit të Kosovës të drejtuar nga Isa Boletini dhe Idriz Seferi bënë kryengritje ndaj autoriteteve osmane. Rreth 5,000 kryengritës me në krye Idriz Seferin zunë hekurudhën Prizren-Shkup në Kaçanik.
Trimat e Seferit ndalën një tren të mbushur me ushtarë dhe nozullime drejtuar për në Prishtinë, i çarmatosën ushtarët dhe morën nozullimet. , IdriZ Seferi i shkaktoi humbje të mëdha ushtrisë osmane pavarësisht faktit se nuk kishte artileri dhe e mbajti grykën për dy ditë. Kryengritësit dolën vendit vetëm pas një beteje trembëdhjetë orëshe, sepse ishin më pak në numër. Kryengritja u fashit nga 16,000 trupat osmane të udhëhequra nga Shefqet Turgut Pasha, por jo pa vështirësi. Nën drejtimin e Seferit, gati 2,000 trupa osmane përreth Gjilanit u vranë
Nga gushti trupat qeveritare e bënë zap vilajetin, dhe për të mbajtur rregullin: meshkujt në moshat 16-60 u regjistruan për t'u thirrur në ushtri, burrat u çarmatosën.
Në fillim të marsit të vitit 1910 ishte mbajtur mbledhja e Gjilanit
? Xhelal Beu se për t’i fshehur gjurmët, kinse i kishte burgosur Idriz Seferin, Ramë Abdylin, Shabi Kajollin e disa të tjerë, kurse në realitet i kishte mbajtur në zyrën e vet dhe u kishte dhënë për të ngrënë e për të pirë gjithçka që kishin dashur. Se ajo ishte vetëm kamuflim i Xhelal beut e dëshmon edhe fakti se të nesërmen Isufi i biri i Idrizit me një grup malësorësh kishte arritur në Komuna e Gjilanit kinse për t’i liruar dhe se lirimi i tyre nga burgu ishte bërë pa kurrfarë rezistence dhe se duke dalë nga burgu Idrizi iu kishte drejtuar Xhelal Beut me fjalët ''edhe unë ty po të burgos''. Xhelal beu i kishte ndihmuar shqiptarët në çdo mënyrë.
? * Ishte komandant në luftën e prillit të vitit 1910 . Sipas dokumenet kur hyn xhonturqit në Kaçanik., ai do të binte herët në kontakt me patriotët shqiptarë, për t’u ushqyer e rritur me ndjenja patriotike. Ishte shumë i afërt me Hasan Prishtinen, Isa Buletinin, Nexhip Bej Dragen, Bajram Curri, etj., saqë thuhej se nga njëri sekretarë personal jozyrtarë i tij.
Idriz Seferi, rreshtohet në kryengritjen për pavarësi në Luftën antiosmane kunder xhavit dhe Dergut Pashës në Lëvizjen shqiptare për liri dhe pavarësi të viteve 1910-12, (si Beteja e Kumanovës, ku morën pjesë mbi 700 luftetare nga Gjilani, në mbrojtje të Kumanovës. Pastaj te Gryka e Kaçanikut, si dhe për çlirimin e Shkupit.
? *Në tetor 1912 në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve në rajonet e Preshevës, Bujanovcit, Gollaki (Gallapi)|Gollakut, Llapit e Kumanovës, ku i shkaktoi humbje të ndjeshme armikut. u bënë beteja të ashpra.
? *U dallua si një ndër udhëheqësit kryesorë edhe në Kryengritjen e përgjithshme antiosmane të 1912 në Kosovë, mori pjesë në çlirimin e Shkupit ,Kumanovës, Gjilanit, Preshevës e Ferizajt.
? *Udhëhoqi çetat kosovare në luftë kundër zgjedhës së huaj në vitet 1913-1915 dhe kundër pushtuesve bullgar në vitet 1916-1918.
? Vazhdoi luftën per çlirimin kombëtar nga zgjedha e huaj.
? *Në tetor 1912 në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve serb (Armata e trete serbe) në rajonet e Bujanovcit, Gollaki (Gallapi)|Gollakut, Llapit e Kumanovës
, ku i shkaktoi humbje të ndjeshme armikut. Në prillin e 1912 kryengritësit e [ Hasan Prishtinës u ngritën në Malësinë e Gjakovës dhe rebelimi u përhap në mbarë vilajetin. Më 20 maj krerët shqiptarë Bajram Curri,, Riza bej Gjakova-Kryeziu, Seferi, Hasan Prishtina,
Nexhip bej Draga dhe të tjerë, vendosën për të një kryengritje në shkallë vilajeti. Seferi organizoi kryengritësit në zonën e Ferizajt.
? *U arrestua në rrethin e Shkupit, në muajin nëntor, Idriz Seferi, bashk me Sait Hoxha, Kosum Sefer, etj.
dhe mjaft udhëheqës të tjerë të lëvizjes shqiptare, të cilët, meqë nuk pranuan të nënshkruanin deklaratat e besnikërisë ndaj Serbisë, u hodhën në burgjet e Beogradit, ku u mbajtën deri më 16 maj 1913.
? *Më 1912, ushtria e serbe depërtoi edhe nëpër territoret e banuara me shqiptarë, ku në fshatin Sefer, pikë së pari, e djegin shtëpinë e '''Kosum Can Seferit''' dhe po atë ditë te vendi i quajtur '''“Guri i Nezajve”''', si në Gruhali në prezencë të familjarëve të tyre, si të grave dhe fëmijëve i pushkatojnë.
? *'''Citat''': ''Derisa kryengritësit shqiptarë (nuk i quajtën kaçakë, sikur bëjnë historianët tanë), oficerët dhe ushtarët serbë të zënë rob i çarmatosën dhe i lëshuan, ndërse soldateska serbe nuk ua kurseu as fëmijët, as gratë dhe as të sëmurët... Më rrëqethet trupi kur i shoh dhe pyes, vallë!
A është e mundur që njeriu të jetë aq barbar. Kjo është lemeriste dhe e hatashme”'' ,
? *Në Luftën e Parë Ballkanike, Idriz Seferi|Idrizi me Isa Boletini|-Boletinin u ngritën kundër Serbisë për ti mbrojtur trojet shqiptare nga ''Komploti Ballkanik'', tre palësh Serbi-Greqi-Mali i Zi. Ai e vazhdoi luftën e tij për çlirimin e Kosovës në 1913-1915, pas okupimit serbë, dhe në 1916-1918 kundër forcave bullgare. Idriz Seferi. Idrizi Ndërroi jetë më 25 mars 1927. vdiq në mënyrë paqësore në shtratin e tij, në Zhegra|Zheger
* Mbas vdekjes u dekorua me çmimin Hero i Kosovës - nga Kosova|Republika e Kosovës.
Kryengritja e 1912
? *Shtatorja e komandantit dhe strategut të shquar Idriz Seferi Komuna e Gjilanit inauguroI në përvjetorin e 90 të vdekjes së tij, në vigjilje të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Cilësitë më të mira të luftëtarit, strategut dhe tribunit popullor, Idriz Seferi i sprovoi në mbrojtjen me armë në dorë të trojeve shqiptare, në bazë të platformës politike dhe ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, u shpreh presidenti Thaçi.
? *Idriz Seferi u shqua p ër guxim, trimëri dhe gatishmëri për sakrificë, ashtu sikurse edhe burrat e mëdhenj të asaj kohe, si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli, Abdyl Shkupi, Ali Ibër Neza, të cilët nuk u sprapsën asnjëherë nga synimi kryesor, ruajtja e tokave shqiptare nga copëtimi dhe realizimi i idesë për pavarësi.
? *“Me patriotë të palodhur të çështjes shqiptare, si Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, Isa Boletini, Bajram Curri dhe figura të tjera të kohës, Idriz Seferi dha një kontribut historik në kryengritjet e viti 1908 – 1912, që çuan në Pavarësinë e Shqipërisë”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi.
? *Me urtësinë e një tribuni popullor, Idriz Seferi u shqua edhe në kuvende, ku arriti të pajtonte njerëzit në konflikte, me idenë se fati i atdheut qëndron mbi interesin
? * Mbas vdekjes u dekorua me çmimin Urdhri Hero i Kosovës|Hero i Kosovës - nga Presidenti i Republikes se Kosovës, Hashim Thaçi.
? *Romani i [Ibrahim Kadriut kushtuar "Skënderbeut të Karadakut", heroit, [[Idriz Seferi]].
? *Kalorësi i Karadakut të Ibrahim Kadriut nuk është vetëm një roman, por është një monument,
një monument historik i betejave shqiptare për mbrojtje dhe pavarësi. Porsi Skënderbeu, Idriz Seferi, i admiruar madje edhe nga armiku, e shndërroi Karadakun në kështjellë të mbrojtjes së shqiptarizmit.
Në gusht në krye të të vetëve u bë pjesë e trupave kosovare të drejtuara nga krerët për të zënë Shkupin, ku nuk hasën në rezistencë dhe e morën nën zotërim.
Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike, ushtria osmane në bashkërendim me qendresën
shqiptare u thyen në Betejën e Kumanovës më 24 tetor, Seferi me krerët shqiptarë u kapën dhe arrestuan nga ushtria serbe.
Literatura :
• Bajraktari, Jusuf (2003). Jeta dhe vepra e Idriz Seferit. Tiranë: Instituti i Historisë. 9951-409-02-4.
• Braha, Shaban (1981). Idriz Seferi në Lëvizjet Kombëtare Shqiptare. Tiranë: 8 nëntori. 18020591.
• Hysa, Mahmud (2010). Portreti i Idriz Seferit sipas poezisë popullore. 39. Prishtinë: Gjurmime
• albanologjike: folklor dhe etnologji. f. 137–144.
• Pearson, Owen (2004). Albania in the Twentieth Century: A History, Volume 1. London: I.B.Tauris & Co. • Ltd. f. 11, 24. 1-84511-013-7. Marrë më 8 July 2013.
• Ratkoceri, Gani (2000). Idriz Seferi dhe Lëvizja Kombëtare në Kosovën Juglindore. Tiranë: . 163359424.
• Sylvia Kedourie (13 shtator 2013). Seventy-five Years of the Turkish Republic. Routledge.• f. 2 6–. 978-1-135-26698-1.