Kulturë
Nebi Dragoti: Unaza
E merkure, 26.12.2018, 11:07 AM
NEBI DRAGOTI
UNAZA
Tregim
Nata e errrët pus e kishte zënë rrugës, në këmbë duke ecur. As rrugën s’e shihte më. Filloi me duar të prekte vendin, ku dukej si rrugë e rrahur. I detyruar nga errësira ecte këmbadoraz për të arritur ilegalisht në shtetin fqinj që të mblidhte ullinj e të fitonte ca euro, se shtëpinë e kishte lënë pa bukë Ah, nëna, e dhimbshura, zemër nëne! Fatkeqësi familjare. Burrin ia kishte marrë nga jeta një atak kardiak. Gjithsesi, jeta duhej përballuar. Këtë sillte ndërmend Kujtimi dhe i jipte vetes forcë. Këmbadoraz kontrollonte me gishtrinjë rrugën. U gabua. Ajo s’ ishte rruga, por një vrragë e rrahur nga një rrëke në kohë shiu. Rrëshqiti. U grric nëpër ferra. Ra në një gropë të thellë. Megjithse kishte dhimbje, solli ndërmend unazën, që i kishte dhënë nëna për ta shitur, se nuk kishte lekë për t’ia dhënë birit, që kishte ndërprerë edhe mësimet për t’i ardhur në ndihmë familjes. Aty diktoi se i kishte rënë unaza në atë humnerë, ku asgjë nuk shihej. Këmbadoraz u ngjit me vështirësi dhe vendosi ta kalonte natën te trungu i një druaje, gjersa të zbardhte. Gjumi nuk e zuri për unazën. Nga retë e dendura as yje nuk shihte. Nata u duk e gjatë, por dalëngadalë agu jepte shenjat e ditës. U afrua tek gropa, në fundin e së cilës e gjeti unazën. U gëzua fort. E siguroi mirë në xhep. Nga larg shihte fshatin, pikëarritjen e parashikuar. Porsa kaloi kufirin, gjeti dhe punën te një pronar grek. Iu përvesh punës. Ullinjtë ishin ngarkuar si s’ ka më mirë. Tri ditë rresht: ngrihej herët, e linte punën shumë vonë, sa nuk shihte të mblidhte kokrrat. Pronari qe i rregulltë dhe çdo ditë i jepte hakun. Djersa, puna që bënte e kënaqte Kujtimin. E, kjo kënaqte dhe pronarin. Nuk mund të rrinte më. Kujtonte dhe shkollën. Kujtonte nënën, motrën dhe vëllan e vogël , që e prisnin të kthehej. Por, ja , jeta kërkonte sakrifica. Vazhdonte kthimin. Mesditë e bukur, kur u afrua shtëpisë. Pa le, pa le, sa u gëzua, kur pa nënën, vëllain dhe motrën, që ngitën duart duke bërtitur fot:- Kujtimi, Kujtimi! Nxorri nga xhepi i mbrendshëm i xhaketës dhe ia mbushi duart nënës me euro. Pas pak, unazën, që nuk e shiti për lekë rruge, ia vuri në gisht dhe , ashtu, duke u përqafuar fort lotët u rridhnin nëpër faqe. Nëna u shtang. Dita qeshte. Lotët rrezëllenin. Rrrezet loznin te lotet.