Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Prof Namik Resuli - gur i daltuem i Beratit
E diele, 16.12.2018, 02:12 PM
Nga Fritz RADOVANI:
PROF. NAMIK RESSULI
GUR’ I DALTUEM I BERATIT
1941 Linguisti dhe kritiku i letersisë shqipe Prof. Namik RESSULI, ka vue gurin e parë të kritikës mbi të cilin u ngrit binaja e naltë e Letersisë Shqipe, mbi themele moderne të asaj kulture Europjane të papersritëshme Perëndimore. 60 vjet perpara lexova prej Tij:
? “Pa dyshim ky prodhim Verior është më i rëndësishmi i prodhimeve të pjesës së parë të letratyrës shqipe, si nga pikëpamja e sasisë dhe gjërësisë si dhe nga pikëpamja e lëndës dhe e mbrendisë. Këta shkrimtarë të vjetër të Veriut nuk janë vetëm të parët që filluan një farë lëvizje kulturore në vendin tonë, nuk janë vetëm të parët që i dhanë shqipes një alfabet –alfabetin latin – po janë edhe të parët që mendojnë dhe punojnë për atdheun dhe gjuhën e tyre, për Shqipen e Shqipërinë. Madje nga kjo pikëpamje kombëtare ky prodhim munt të lidhej drejtë për drejtë me atë që erdhi pas lidhjes së Prizrenit, po t’ ishte ma e madhe vlera estetike e qellimi i përbashkësisë shqiptare.”(fq. 13 Antologjia 1941).
?Dhe, per të dijtë edhe Rinia intelektuale Shqiptare larg Atdheut po e persëris anglisht:
Professor Ressuli writes, 'Undoubtedly, this northern product is the most important part of the productivity of the first part of the Albanian literature, as well as from the point of view of magnitude and scale, as well as from the point of view of the material and what is inside. These old Northern writers are not only the first people who started a kind of cultural movement in our country, they are not only the first to give an Albanian alphabet - the Latin alphabet - they are also the first to think and work for their homeland for the Albania language and Albania. Even from this national point of view, this productivity could be linked to what came after the league of Prizren, if it was the greatest aesthetic value and the purpose of the Albanian community '(p. 13 Antologji 1941, Trans: J. Çefa).
?Mendimet dhe punimet e Këtij Kolosi të kulturës sonë kombtare, a janë në ndonjë prej teksteve të botueme në shtetin Shqiptar, të pakten si tituj? Nuk dij me kuptue se shka po studjohet nder shkolla e universitete kur s’ njihet Guri i Daltuem i Kështjellës së Beratit,
I Madhi Prof. Namik RESSULI?!... Mos harroni lutjen e Nanë Terezes në Rinas në 1997:
?“O Zot hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”...
Melbourne, Dhjetor 2018.