Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Ecë dy-tri hapa para rrugës dhe kthe kokën mbrapa
E enjte, 06.12.2018, 09:10 PM
ECË DY-TRI HAPA PARA RRUGËS
DHE KTHE KOKËN MBRAPA
NGA KALOSH ÇELIKU
Shteti i “përbashkët maqedonas”, qe e ka ende në ballë edhe sot e kësaj dite vulën e Dexhallit në Librin e publikur asaj kohe ”Trumbetat e Tellallit” (1992) me kalorësit e arratisur në “Bit-Pazar”, në Shkupin Historik Shqiptar me “manifestime kultutore e arsimore vit pas viti (Tri herë me radhë i çliruar nga kryengritësit shqiptar, 1844, 1912 dhe 1945). Vite, kur “vëllezërit” e Njerkës pas lufte, i prisnin pushtuesit turq me dreka, darka, gra dhe cuca të reja “maqedonase”, sipas Aleksandar Matkovskit tek libri historik “Kryengritja e Dervish Carës” (Shkup, 1995). Edhe pse, kanë qenë si popull shumicë dhe janë shqiptarët, ende gërhasin në gjumë. Njerka me ninulla komuniste dhe neokomuniste i përkund në djep me shqiponjën e zezë dykrenare mbi kokë.
Ninullë, gjoja e Shtetit “përbashkët maqedonas” ish jogosllav komunist edhe, sot fundekrye neokomunist Jugosllav i shokut Tito, që ende mbahet gjallë edhe sot e kësaj dite falë politikanëve të dalldisur dhe arratisur shqiptarë me “Din e Iman” në rolin e argatit “musliman” komunist ndërkombëtar, sot neokomunistë. Që, “maqedonasit”: Duhet ta kenë të qartë, se: pa shqiptarët nuk ka “Maqedoni Veriore Jugosllave”!
Qoftë IRJ e Maqedonisë, ose Maqedoni Veriore! Punë tjetër ështe ajo, se: Partitë Politike Neokomuniste Shqiptare dhe “maqedonase” mund të bëjnë pazare politike me vetëveten si Partri Politike Shqiptare dhe “maqedonase”. Populli Shqiptar, nuk ka bërë Dje, dhe as bënë Sot, pazare politike me “vëllezërit” e Njerkës Neokomuniste!
Im Atë, Emin Çeliku: shpeshëherë ma përsëriste një porosi të tij familjare, pranë Oxhakut: Ecë dy-tri hapa para Rrugës! Dhiareve, Maleve. Dhe, kthe kokën mbrapa! Sytë e tu besnik në ballë, vetë të shohin, se: kush të vjen përmbrapa. Armiku, apo miku: Rrufjani, Hoxha i Allahut me Hojdodolen përkrahu me dy-tri kësula lecka në kokë, herë pas here si “musliman” edhe me një shajkaçë fshehur nën sjetulla… Dudumi që gërhet për Liri... Apo, Skizofreni i shitur për një vend pune, banesë në Qeveri… Ose, Psikopati me një torbë taxhi përqafe në grazhd të “Kalit Shemës”…
Historikisht, populli shqiptar në jetë i ka pasur dy “miq vëllezër” shekullor: pushtues, turqit dhe serbët. Mos e them edhe Marrëveshjen Historike Shqiptaro-Bullgare. Gjermanët (Shqipërisë Madhe). Punë tjetër, se: a, u ka shërbyer këtyre dy miqëve besnik deri në vdekje me të cilët është dashur edhe ta ndajnë Shtëpinë?! Armiq tradicional edhe sot e kësaj dite, që para dere na i kanë lënë kopilat e Njerkës: pashallarët, agallarët… Sejmenët e tyre përmbrapa, në sistemin komunist. Përveç, Fadil Hoxhës, edhe: kryetarit Shtetit Jugosllav (Sinan Hasani) me partizanët e tyre komunistë përmbrapa, ende pa Shtet Etnik Shqiptar me përjashtim të një eprori ushtarak të APJ me sejmenët e tij përmbarapa në Qeverinë e “Shpëtimtarit” të shqiptarëve. Poste politike, që sot nuk i kemi në Shtetin e Ri Neokomunistn të “përbashkët” ish Jugosllav?! Dhe, as që na duhen me këto eksponentë të “vëllazërim-bashkimit”, për Ditën e Nesërme Shqiptare.
Dukuri shërbetori (argati) nëpër shekuj, që edhe sot e kësaj dite nuk mund t’i heqim qafe si mallkim pas shpine të Perandorive pushtuese turko-sllave. Namë e Perandorisë Osmane: “Tradhëtisë” Skenderbeut. Përderisa, Vëllai madh e ka “zaptuar” Shtëpinë e Babait. Arat, livadhet dhe malet… E, ne shqiptarët pas Partisë Komuniste dhe Neokoministe gjithë jetën e lume duke u besuar Partive Politike “demokratike’ dhe Neokomuniste “Shqiptare” e “maqeedonase” , u morëm me ndarjen e lugëve, enëve dhe çajnikëve të çajit rusit me vite. Herët, që e kam thënë publikisht në shkrimet e mia publicistike, përveçse mjeteve të informacionit edhe në Libra publicistik. Gjithë kohën u muarrëm me shkolla e gjuhë shqipe, flamurin me shqiponjën dykrenare. Dhe, jo me Shtëpinë e Babait (Shtetin): Arat… Livadhet dhe malet… Sot, duhet t’i duartrokisim “Shtëpisë Publike” te pragu i derës, në mes të Lëmës?!
Realitet, që ende jemi pa Shtëpinë e Babait (Shtet) “i bërbashkët”, ara, livadhe… Dhe, male… Fatkeqësisht, Luftë paqësore, ende bëjmë në këtë Shtet të “përbashkët demokratik” për lugë, enë dhe çaj rusi… Arsye, që sot shqiptarët ende nuk duhet të merren me ndarjen e lugëve, enëve dhe çajnikëve të rusit.. E, as të amerikanëve… Dhe, as të Bahkimit Evropian, po me ndarjen e Shtëpisë Shqiptare (Shtetit), rrëzë Kalasë Dardane Historike të kryengritësve shqiptar (1844).
Imzot, asaj kohe si i ri nuk e kuptoja Thënjen e t’im Ati: Çka donte të thotë me këtë porosi të përditshme im Atë?! Nateditë, e vrisja mendjen, në shtëpi, shkollë e rrugë, zgjidh Porosinë e Madhe të t’im Ati mes librave nateditë mbi kokë. Herë pas here edhe i bija me dy grushta kokës. Patjetër, duhet ta zgjidh Porosinë e Babait!
Dhe, përçudi, sot habitem me disa “analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen në prehërin e partive politike. Dy-tre këshilltarëve “shqiptar” edhe në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Përinatë, në debate televizive, se: Shqiptarët duhet të ecin me kokën para, pa e kthyer mbrapa të shohin se, cili i ndjek hap pas hapi pas shpine?! Edhe, të ecin në Ditën e Sotshme Historike me kokën “para” pa e kthyer mbrapa pas shpine për Ditën e Nesërme?! Dalldisen pas të arriturave historike të Rilindasëve Shqiptarë të asaj kohe duke i përdhosur e përbaltur: me koncerte, këngë e valle trusakate. Pizi patetike dhe banale, para kamerave televizive duke e fotografuar veten para popullit shqiptar si politikanë, “intelektualë” dhe “analistë politik” me të “arritura” dhe “fitore” historike?!
Kohë, kur ato burra mali Rilindas dhe fushe fitoret i kanë manifestuar me pushkë dhe penë, arave dhe maleve shqiptare. E, jo nëpër sallone aristokrate sllave e bejlere turke. Sot, siç i festojnë partizanët e Partive neokomuniste shtetërore, hotele e seli partiake, të shitur për një post partiak politik, një banesë, një vend pune… Ose, një torbë taxhi përqafe, në grazhdin e “Kalit Shemës”… Kohë, kur ende arsimi dhe kultura shqiptare, nuk marrin lirisht frymë. Ngulfaten, nga partizanët gjysmëanalfabetë të Partive Politike Shqiptare, dhe këtij Shteti të “përbashkët” neokomunist ish jugosllav. Përsëri, me këto dalldisje euforike festive plotë zhurmë arsimore dhe kulturore të shqiptarëve para ekraneve televizive, në “shtetin e përbashkët” duke vazhduar popullin shqiptar ta vënë në gjumë të thellë shekullor. Edhe pse, si “fitore” historike janë nën nivelin e Rilindasëve Shqiptar të asaj kohe, larg me shekuj.
Risi, e partizanëve të arratisur “kuqezi”, me këngë e valle, pizi e manifestime historike njëri përmbi tjetrin, nën sjetullat e partive politike shqiptare në pushtet: Viti Historik i Skënderbeut, 28 Nëntori. Pavarsia e Shqipërisë dhe Alfabeti i Gjuhës Shqipe në Manastir, ende pa “Din e Iman”. Dhe, “Vatan” sipas Muhamedit a. s. Pejgameberit fundit, janë vetëm zhurma të dalldisura arsimore dhe kulturore shqiptare me veshje partiake për ta mbajtur veten gjallë si kalorës të arratisur në pushtetin e argatit politik.
Përmëkeq, duke jetuar me shekuj me turqit dhe sllavët si “vëllezër” të nënave dhe baballarëve të Njerkave historike të pabarabartë, humbjet mu si ato i festojmë edhe sot e kësaj dite nën këmbët e tyre si “fitore”?! Aspak, pa i rënë kokës me të dy grushta: Pyesim veten si shqiptarë, pse deri më sot si popull Shqiptar mbetëm ende me shekuj në Robërinë e të njëjtëve pushtues historik shekullor?! Argatë besnik të pushtuesve. Atdheut, copë-copë në disa shtete, në Historinë Shqiptare?! Mund të jetojmë bashkë në një Shtet, por vetëm me të drejta të barabarta si “vëllezër” në një Shtëpi (Shtet).
Popull i “lumtur”, sot jemi ne shqiptarët përtej kufiri shqiptaro-shqiptar?! Edhe presim të na çlirojnë nga robëria shekullore Amerika dhe Bashkimi Evropian?! E, ne nën hije, siç thoshte Çajupi i Madh në një vjershë tek vepra e tij patriotike atdhetare “Baba Tomorri” për burrat e Shqipërisë: Lozën nën hije kuvendojnë. Pika që su bie se, nga gratë rrojnë. Identike me kohën e sotshme, e them edhe unë si autor i këtij shkrimi publicistik për politikanët shqiptar: Pika që s’u bie se, nga Amerika dhe Bashkimi Evropjan rrojnë.
Vetëm i hapni kanalet televizive, faqet e gazetave shqiptare: në Shqipëri, Kosovë e në IRJ të Maqedonisë, ku para kamerave televizive fotografohen nateditë politikanë dhe “artistë” shqiptar! “Analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen. “Artistë” rrufjanë pa kokën e tyre në trup, mos e them se e kanë te bytha.
“Fitore” historike, ë?!. Këngë e valle me tupan e çifteli. Pse, jo edhe me sharki?! Debate maratonike politike dhe kulturore para kamerave televizive. Popullin Shqiptar për ta vënë në gjumë edhe Sot e kësaj Dite. Gjithë jetën si popull shqiptar, e “vramë” turkun dhe shkaun me çifteli dhe pizi. Aqsa, në Ditën e Sotshme gjaku u derdh deri në gju, saqë u mbytë sot edhe Kali i Skënderbeut, në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Viti i Skënderbeut, edhe më i dalldisur dhe i arratisur me flamuj partiak “kuqezi”. “Skanderbegat e Fishtës”, ende edhe në Ditën e Sotshme pa Shtet Shqiptar Etnik, arsim dhe kulturë shqiptare. Sëpaku të ishin në nivelin e Ministrit të asaj kohe, Ernest Koliqit. Fatkeqësisht, ende nën nivelin e Rilindasëve Shqiptar. Ministrit të arsimit të asaj kohe, Ernest Koliqi. Megjithatë, në këto manifestime historike e kulturore janë krah për krahu para kamerave televizive dhe fotografohen nateditë me gratë e tyre të mbuluara e zbuluara edhe politikanët anonim të arratisur pas posteve politike shqiptare, që nuk i njeh as nëna e tyre e ku më populli shqiptar. E marrin guximin, fjalën për ta përshndetur popullin shqiptar për “fitoret” dhe “arritjet” e tyre historike.
Ditën e nesërme, ende pa i hapur sytë si politkanë të arratisur dhe dalldisur shqiptar në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit’, përsëri, e gëdhijnë veten në robërinë shekullore duke fajsuar turkun dhe shkaun për Liri. E, jo vetëveten si politikanë shqiptar. Edhe, përsëri bien në gjumin politik shekullor me këmbët dhe trutë në legen.
Nëntorin e ardhshëm Historik, përsëri të zgjohen nga gjumi në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. Dhe, një muaj ta bëjnë Shqipëri Etnike. Dhe, gjithë vitin Shqipëri të hajdutëve e partive politike shqiptare. Shkupin ta shpallin Qytet Historik të Shqipërisë Etnike. Ditën e Nesërme, ta gëthijnë veten mes bërlloku në “Bit-Pazar”, që i ka mbuluar këmbekokë, në Robëri.
Sot, falë politikanëve tanë të arratisur me kokën “para”, e jo mbrapa (me “analistë” me këmbët dhe trutë ne legen), duke vrapuar pas posteve politike dhe pasurive materiale personale, e zgjidha problemin e t’im Ati: Ecë dy-tri hapa para rrugës, dhe kthe kokën mbrapa! Kush të vjen pas shpine, armiku, apo miku: Rrufjani, Hoxha i Allahut me Hojdodolen përkrahu, Dudumi, që gërhet për Liri... Apo, Skizofreni i shitur për një vend pune, banesë në Qeveri… Ose, një torbë taxhi në grazhd të “Kalit Shemës”…
Im Atë, siç duket kishte qenë parashikues i madh i Ditës Nesërme Shqiptare. Kokë më kokë duke e kaluar Natën e Madhe me Rilindasët e asaj kohe Shqiptare. Misionin arsimor të Ministrit Arsimit Ernest Koliqi. Burrit, që asaj kohe i mbuloi me mësuesë vullnetar të gjitha Trojet Etnike shqiptare. Nuk e di ende, a e kam unë si pasardhës i tij shkrimtar atë dhunti Hyjnore? Vërtet, e kam vështir si shkrimtar. Dita e Sotshme, po na bind për atë Pasuri Historike Kombëtare. Falë Rilindasëve Shqiptar. Sot, euforinë dalldisëse “patriotike” rreth festave historike me kokën “para”, që nuk lanë pa e përdhosur asnjë festë historike, simbole kombëtare: Skënderbeun, Flamurin kombëtar (Shqiponjën dykrenare), Alfabetin e Gjuhës Shqipe, plisin e bardhë… Dhe, së fundi edhe Besën Shqiptare. Nuk e di, a u ka mbetur më politikanëve shqiptar të arratisur, sot pa e përdhosur edhe ndonjë simbol kombëtar shqiptar?! Që, sot pa merita politike duan ta përvetsojnë këto kalorës të arratisur politik shqiptar edhe Luftën me armë e penë të Rilindasëve Shqiptar për ta mbajtur veten ende gjallë në skenën politike?!
Politikanët e sotshëm, të dalldsisur dhe arratisur pas posteve politike nateditë para kamerave televizive, që i kanë përvetsuar si “fitore” të arriturat e Rilindasëve Shqiptar dhe dalin sot pa turp fare në mjetet e informacionit, janë me të dyja këmbët dhe trutë në legen... Kohë, kur sot, kokën duhet ta kemi para rrugës…
Herë pas here, ta kthejmë edhe mbrapa! Sytë, e jo bythën që sheh pas shpine!...