Shtesë » Lajme
Gjekë Gjonaj: Bashkia e Nju-Jorkut nderon me mirënjohje Gjekë Gjonlekajn
E enjte, 29.11.2018, 06:56 PM
Bashkia e Nju-Jorkut nderon me mirënjohje Gjekë Gjonlekajn
Nga Gjekë Gjonaj
Në një ceremoni madhështore të nivelit shtetëror Bashkia e Nju-Jorkut, mbrëmjen e 27 Nëntorit, në prag të Ditës së Pavarsisë së Shqipërisë dhe Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, vlerësoi shqiptarët e dalluar të diasporës shqiptare në Shtete të Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast u shpërblyen me mirënjobhje gjashtë shqiptarë nga po aq njësi të banuara shqiptare, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Çamëria.
Në mesin e laureatëve të sivjetmë të Bashkisë së Nju-Jorkut, nga radhët e shqiptarëve të Malit të Zi ishte edhe Gjekë Gjonlekaj-ish gazetari i “ Zërit të Amerikësm me motivacionin: “ Për vepra të mira filantropike për qytetarët e Nju-Jorkut”.
” Gjekë Gjonlekaj është njeriu me kapacitete të larta intelektuale, botues i 12 veprave në gjuhën shqipe dhe angleze për kulturën e shqiptare, botues i Kanunit të Lekë Dukagjinit në anglisht dhe i Papës Gjon Palit të Dytë në shqip, gazetar i njohur i ” Zërit të Amerikës” , shqiptari i vetëm që ka biseduar me Nënën Tereze në gjuhën shqipe, njeriu i cili ka ndihmuar botimin dhe shpërndarjen e veprave të Ismail Kadaresë në Amerikë, aktivist i palodhur i çështjes shqiptare të Amerikës, njeriu që ka marrë pjesë në Konferencën e Dejtonit, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, filantropist dhe biznesmen i njohur”, theksoi mes tjerash në fjalën e tij prezentuese , anëtari i Këshillit të qytetit të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj.
Bashkia e Nju-Jorkut, përveç Gjekë Gjonlekaj, shpërbleu edhe pesë shqiptarë të tjerë: historianin dhe gazetarin e njohur të “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj nga Shqipëria, - ish komandantin e UÇK-së Gani Shehun nga Kosova, Ilir Rusin nga Maqedonia, Rexhë Xhakrin nga Presheva dhe Naze Veliun nga Çamëria.
Të pranishëm në këtë aktivitet u cili u zhvillua në Zyrën e Bashkisë së Qytetit të Nj-Jorkut, mes tjerëve, ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Nju-Jorkut Kori Xhonson, ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Besjana Kadare dhe ambasadorja në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork, Teuta Sahatçiu. Mdërkaq ceremoninë e drejtuan Mark Gjonaj dhe Lidia Curanaj Ujkaj.